Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 125
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ik o cun a goce ca je se ti je jashte loje. Ik e hidhe voten atje ku do dhe mos shkruj budallalliqe katunaresh.
    U erdhi fundi bejlereve dhe komunistave skam degju ksoj shprehje idjote ku qekan bashke bejleret dhe komunistet.
    Medet kujt i ka rane interneti ne dore.

  2. #112
    Kartat, qeveria gėnjen BE. PS: Tė shtyhen zgjedhjet


    Dėrguar mė: 05/06/2009 - 06:14

    Tedi Blushi/Darina Tanushi

    Qeveria mashtron Bashkimin Europian nė lidhje me ecurinė e procesit tė pajisjes sė shtetasve shqiptarė me kartat e identitetit. Nė progres-raportin pėr periudhėn tetor 2008 - maj 2009, qė Ministria e Integrimit ka paraqitur nė Bruksel, shprehimisht thuhet se: “Nė bazė tė tė dhėnave operative, deri nė datėn 31 maj, numri i aplikimeve nė total ėshtė 1.172.279. Janė prodhuar 1.045.910 letėrnjoftime elektronike, janė tėrhequr nga zyrat e aplikimit 1.019.956 dhe iu janė shpėrndarė kartat e identitetit, 652.067 shtetasve”. Ndėrkohė, tė dhėnat e servirura Bashkimit Europian bien nė kontradiktė me tė dhėnat qė i ka bėrė tė ditur opinionit publik shqiptar, ministri i Brendshėm, Bujar Nishani. Pikėrisht, nė datėn 31 maj ai ka vizituar ambientet e prodhimit tė letėrnjoftimeve elektronike tė kompanisė “ALEAT”, pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e prodhimit tė kartės sė njėmiliontė tė identitetit. Nė prononcimin e tij pėr mediat, Nishani informoi se, “deri mė tani numri i personave qė kanė aplikuar pėr kėtė dokument ėshtė 1 milion e 150 mijė shtetas”. Ndėrkohė, drejtori i kompanisė “ALEAT”, Jean Alain Jouan, nė deklaratėn e tij, pretendoi se po tejkalohen kapacitetet prodhuese nė mėnyrė qė asnjė aplikant, sipas tij, tė mos mbetet pa kartė identiteti. “I kemi dhėnė qytetarėve shqiptarė njė kapacitet mė tė madh se ē’ėshtė nevoja. Brenda 10 ditėve kemi regjistruar 1 milion shtetas dhe kemi prodhuar po kaq karta qė do tė jenė qė nesėr nė zyrat e njėsive bashkiake”, - tha Alain Jouan. Pra, si ministri i Brendshėm, ashtu edhe drejtori i kompanisė “ALEAT” kanė dhėnė nė datėn 31 maj, tė tjera tė dhėna nga ato qė qeveria i jep Bashkimit Europian nė progres-raportin pėr periudhėn tetor 2008 - maj 2009. Mashtrimi nė kėtė rast ėshtė evident pėr ēdo shifėr tė servirur. Konkretisht, nė progres-raportin thuhet se, deri nė datėn 31 maj, numri i aplikimeve nė total ėshtė 1.172.279. Nga ana tjetėr, Nishani nė po tė njėjtėn ditė thotė se numri i personave qė kanė aplikuar pėr kėtė dokument ėshtė 1.150.000 shtetas. Pra, diferenca ėshtė jo e pakėt, pasi bėhet fjalė pėr 22.279 aplikime. Mashtrimi i radhės lidhet me numrin e letėrnjoftimeve tė prodhuara. Qeveria, nė progres-raport shkruan se, deri nė datėn 31 maj “janė prodhuar 1.045.910 letėrnjoftime elektronike”. E po kėtė ditė, ministri Nishani merr pjesė nė ceremoninė e prodhimit tė kartės sė njėmiliontė tė identitetit. Diferenca kėsaj here ėshtė pėr 45.910 karta tė prodhuara. Kėsisoj, qeverisė nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė sqarojė: janė shifrat e dhėna nė progres-raport tė gėnjeshtėrta apo gėnjen ministri i Brendshėm, Bujar Nishani?

    PS: Kartat mund tė shtyjnė zgjedhjet

    PS-ja depozitoi dje 3 kallėzime penale nė Prokurorinė e Tiranės qė kanė lidhje me kartat e identitetit. Sekretari pėr ēėshtjet ligjore dhe koordinimin nė PS, Fatmir Xhafaj, i cili depozitoi edhe dosjet, sqaroi se njė kallėzim penal ka tė bėjė me manipulimin e kartės sė identitetit nga njė shtetas. Kallėzimi tjetėr ka tė bėjė me manipulimin e njė funksionari lokal tė Partisė Demokratike, duke shitur kupona nė kėmbim tė votės, dhe kallėzimi i tretė ka tė bėjė me akuzėn qė PS-ja ka pėr falsifikim tė tė dhėnave dhe dokumenteve zyrtare nga strukturat e Ministrisė sė Brendshme. Pasi ka lėnė paditė nė Prokurorinė e Tiranės, Xhafaj sqaroi pėr mediat se tė gjithė kėta persona janė tė barabartė para ligjit. Ajo qė bie nė sy nė kėrkesė-padinė pėr funksionarėt e Ministrisė sė Brendshme, ėshtė se nuk ka emra konkretė, por kjo i ėshtė lėnė hetimeve. “Pėr manipulime tė mundshme me procesin zgjedhor, do tė pėrgjigjet pėrpara ligjit, sot edhe nesėr, cilido qė do tė guxojė tė bėjė njė veprim tė tillė, qoftė ky njė shtetas qė pėrdoret nga segmente tė caktuara pėr efekt tė manipulimit dhe tė ndryshimit tė rezultatit elektoral, qoftė i strukturave partiake, qoftė nėpunės apo funksionar i lartė i shtetit”, - u shpreh Xhafaj. “Kjo ėshtė njė nga rrugėt qė ne do tė ndjekim pėr t’i prerė rrugėn ēdo lloj manipulimi tė mundshėm nė procesin zgjedhor tė pritshėm, ēdo lloj pėrpjekjeje pėr tė deformuar rezultatin zgjedhor nė zgjedhjet e 28 qershorit. Ne jemi tė vendosur tė respektojmė Kushtetutėn dhe ligjin, por nga ana tjetėr pėr tė mos iu lėnė asnjė mundėsi manipulimi ‘Al Kaponeve’ dhe ‘Arturo Ui-ve’ qė dėshirojnė tė bėjnė nga kėto veprime”, - theksoi Xhafaj.

    Shtyrja e zgjedhjeve

    Sekretari socialist ėshtė pyetur dje nga gazetarėt, edhe sa i pėrket rrezikut tė shtyrjes sė zgjedhjeve, pas gjithė kėtyre problemeve me kartat qė ata denoncojnė ēdo ditė. “Nuk pėrjashtohet asnjė opsion”, - ėshtė shprehur Xhafaj. “Ne jemi duke e menduar seriozisht kėtė gjė, ėshtė bėrė e njohur pėrmes konferencave tė shtypit, deklarimeve publike, letėrkėmbimeve tė herėpashershme qė kemi pasur me dikasterin pėrgjegjės nė Ministrinė e Brendshme pėr kėtė ēėshtje”, - u shpreh Xhafaj. “Sė pari, ne kemi kėrkuar dhe vazhdojmė tė kėrkojmė tė dhėna tė plota, jo tė dhėna tė deformuara dhe tė falsifikuara si kėto qė na janė dhėnė sot, sepse mbi bazėn e atyre tė dhėnave, ne do tė kemi mundėsi qė tė gjykojmė realisht mbi riskun dhe situatėn konkrete lidhur me ēėshtjen e kartave tė identitetit. Kjo nga njėra anė”, - sqaroi ai. “Nga ana tjetėr, natyrisht, mbi bazėn e kėtij informacioni, ndjekjes sė pandėrprerė dhe njė sistemi tė plotė monitorimi qė ne kemi nė terren, nė njė moment shumė tė pėrshtatshėm dhe tė afėrt ne do tė marrim vendimet pėrkatėse politike. Natyrisht, nuk pėrjashtohet asnjė opsion. Ne nuk do tė lėmė asnjė qytetar qė tė mos i jepet mundėsia, nė respekt tė Kushtetutės dhe tė ligjit, pėr tė ushtruar tė drejtėn e votės”, - deklaroi ai.

    gazeta shqiptare



    Nga data 15 qershor, kasnecet e Rames kane pergatitur nje kontigjent te atyre qe "regjimi i Berishes nuk po ju mundeson marrjen e kartes se identitetit", qe te protestojne para kryeministrise dhe te dergojne peticione prane ambasadave ne Tirane dhe neper institucionet e BE.

    Qellimi i vetem eshte bojkoti i zgjedhjeve ose ne pamundesi shtyrjen e zgjedhjeve!

  3. #113
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Sot Berisha deklaroi qe zgjedhjet nuk do shtyhen as edhe nje ore te vetme, jo me te caktohet date tjeter.

    Kshu qe harrojeni, zgjedhet nuk shtyhen!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ne nje seancen te posatshme "Per Zgjedhjet ne Shqiperi" te Komisionit amerikan te Helsinkit, Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel tha :

    Edi Rama ka frike se i humbet zgjedhjet e 28 Qershorit, prandaj luan me idene qe ti bojkotoj ato dhe te thote qe zgjedhjet nuk ishin te ndershme.


    Pjese nga fjala e Kongresmenit Engel:

    ...One of the things that I was concerned about is before the Democratic Party and the Socialist Party reserved their dispute over the ID cards, the Socialist Party’s Edi Rama was threatening a boycott of the elections. This had happened once before. And my feeling is, of course, that if a party feels they are going to lose and then they say they are going to boycott and they come up with all these reasons why they are going to boycott because they say things are unfair, that may not necessarily be the case because if you are losing, you
    boycott and you say it is not fair
    ...

    .................................................. .................................................. ......................

    Per me shume shko tek lidhja e meposhtme

    http://csce.gov/index.cfm?FuseAction=ContentRecords.ViewDetail&ContentType=B&ContentRecord_id=451

    dhe pastaj kliko:

    Unofficial Transcript

    .................................................. .................................................. ..........................


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 06-06-2009 mė 05:48

  5. #115

    PS: Do manipulohen zgjedhjet. Nuk mund tė votojnė mbi 10% e votuesve

    PS: Do manipulohen zgjedhjet. Nuk mund tė votojnė mbi 10% e votuesve



    Kryeministri, Sali Berisha, tha dje se ėshtė i vendosur qė tė bėjė zgjedhje edhe pa Partinė Socialiste. Berisha tha nė Divjakė se Rama ka krijuar koalicionin e bojkotit.

    “Kjo fushatė, siē e shihni ju, ėshtė njė festė e vėrtetė. Shqiptarėt kanė vendosur tė rikthejnė vitin ‘92, lavdinė e tyre elektorale. Por, njė njeri, i cili duket se nuk e ka as nanogramin e fundit tė moralit politik dhe njerėzor, do tė bojkotojė zgjedhjet. Ky ėshtė Edi Rama. Edi Rama po pėrpiqet tė krijojė koalicionin e bojkotit. Unė dua t’i them kėtu para jush se ne do tė votojmė nė tė drejtėn tonė, do tė votojmė si qytetarė tė njė vendi anėtar tė NATO-s, do tė votojmė tė lirė, do tė votojmė me maturi politike. Por, nė qofte se ti vendos qė pėr karrigen tė bojkotosh zgjedhjet, koshi i plehrave tė historisė tė pret, se ne do tė fitojmė”, - tha Berisha.

    “Ti, Edi Rama, tregon se ke mbetur nė komplekset e lustraxhiut tė bustit, ke mbetur nė labirintet e atyre, pėr tė cilėt vota ishte plumb pėr armikun. Ty, Edi Rama, tė ka mbetur ora te baballarėt e tu. Por, unė tė them edhe njė herė kėtu qė mos i llogarit hesapet gabim, sepse me ty dhe pa ty shqiptarėt do t’i bėjnė zgjedhjet, sepse me ty dhe pa ty do tė bėjmė zgjedhjet mė tė mira, sepse me ty dhe pa ty do tė ndėrtojmė Shqipėrinė evropiane. Merr ēdo vendim”, - vijoi mė tej Berisha.

    Sėrish kryeministri tha se ėshtė gati tė bėjė ndryshime nė ligj pėr t’i mundėsuar Ramės qė tė jetė nė listat zgjedhore.

    “A keni parė apo keni dėgjuar ndonjėherė ju, tė dashur qytetarė, i pyesni edhe socialistėt nė botė, qė kryetari i partisė kryesore opozitare ta nisė partinė nė zgjedhje dhe vetė tė fshihet nėn karrigen e lejeve tė ndėrtimit tė bashkisė?

    Kėtė turp nuk e ka bėrė kush kurrė, kėtė turp nuk ia lejon vetes asnjė politikan. Madje, kėtė turp nuk e kanė bėrė as edhe nė vendet gjysmė-demokratike, pasardhėsit e klikave komuniste. Nėse ti do ta bėsh sot, bėje. Ne do tė shkojmė nė zgjedhje. Po tė jap afat 24 orė dhe nesėr, nė qoftė se do, tė ndryshojmė ligjin dhe vihu nė krye tė listės. Shqiptarėt tė lexojnė ty lakuriq siē je. Shqiptarėt nuk do tė tė pyesin, ata do tė shkojnė nė zgjedhje”, - u shpreh kryeministri.

    Ndėrsa nė Librazhd, Berisha akuzoi Ramėn se ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 me certifikata e tha se njė gjė e tillė nuk do tė pėrsėritet.

    tema

  6. #116
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Edvin Rama nuk po pergatit bojkot per te shtyre zgjedhjet apo per ti bojkotuar ato. Bojkotin nuk e pelqen askush, as elektorati shqiptar dhe as faktori nderkombetar qe do te jete i pranishem ne monitorimin e ketyre zgjedhjeve si asnjehere tjeter ne historine e ketij vendi, pasi jane zgjedhjet qe do te diktojne pranimin e Shqiperise ne BE, nese shqiptaret jane ne gjendje qe te mbajne zgjedhje sipas standardeve demokratike. Ajo qe Edvin Rama po ben eshte pozicionimi i JUSTIFIKIMIT TE HUMBJES ne syte e elektoratit socialist. Eshte nje menyre per te thene qe nuk eshte faji dhe pergjegjesia e tij per humbjen, eshte "faji i kartave", "faji i qeverise", "faji i Berishes".

    Persa i perket kartave te identitetit, ideja qe socialistet po hedhin se "te gjithe shqiptaret duhet te jene te pajisur me karta ne menyre qe te mbahen zgjedhjet" eshte qesharake. Eshte qesharake per faktin se kartat e identitetit jane RISI ne procesin elektoral dhe shoqerine shqiptare. Dhe duke qene risi, do te rrisi besimin ne procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve pasi votues qe shkojne te votojne me kete karte ne dore i bejne zgjedhjet me te ndershme pasi u presin udhen manipulimeve, ashtu sic rrisin besimin ne rezultatin e zgjedhjeve, pasi procesi elektoral tani eshte plotesisht i digjitalizuar, jo vetem nga kartat, por edhe me pastrimin e listave, edhe me instalimin e kamerave vizive ne cdo qender votimi, edhe ne kodin zgjedhor, edhe ne trajnimin e policise per rolin e tyre prane qendrave te votimit. Arsyeja tjeter qe e ben kete pretendim te socialisteve qesharak, eshte fakti se kur thone qe pa karta nuk behen zgjedhje, jane duke thene qe ato 6-7 zgjedhjet e meparshme te mbajtura ne keto 2 dekadat e fundit ne Shqiperi nuk kane qene zgjedhje te pranueshme per ta, edhe pse socialistet kane fituar edhe vete disa prej tyre. Kjo eshte pjese e diletantizmit politik te liderit socialist Rama.

    Keto jane zgjedhjet me te mira dhe me te lira qe jane mbajtur ne Shqiperi ne keto 2 dekada, dhe kete e them une e kane vezhguar edhe monitoruesit nderkombetare, muaj para mbajtjes se zgjedhjeve. Teksa PS dhe ministria e brendshme po shkembejne akuza per procesin e pajisjes me karta, drejtuesja e ODHIR ne Shqiperi qe ka monitoruar edhe me pare procesin zgjedhor ne Shqiperi shprehu habine e saj per mediat duke thene: "Asnje parti nuk eshte ankuar deri me sot ne KQZ per listat e zgjedhjeve", dhe kjo eshte nje tjeter risi qe ndodh per here te pare ne dy dekada qe publiku shqiptar dhe partite politike po anashkalojne. Dhe kjo nuk eshte risia e vetme: fakti qe kodi i ri zgjedhor u aprovua ne parlament pa shume buje me mirekuptimin e te dy paleve, si PD edhe PS; fakti qe Ministria e Brendshme shqiptare digjitalizoi te gjitha listat e votuesve dhe i pastroi ato nga te vdekurit dhe njerezit qe kane levizur nga nje fshat apo nje qytet ne tjetrin; fakti qe policia eshte trajnuar per sigrimin e qendrave te votimit duke mos lejuar kanosje apo incidente; fakti qe infrastruktura zgjedhore eshte modernizuar ne menyre qe shqiptaret te mos presin me jave per te mesuar rezultatin e zgjedhjeve; fakti qe ne cdo qender votimi do te kete kamera vizive qe do te regjistrojne gjithcka qe ndodh ne qendrat e votimit, duke rritur ndjeshem transparencen; fakti qe ne keto zgjedhje monitoruesve te huaj do tu shtohet edhe nje shpure monitorues vendas nga OJQ; fakti qe mediat vizive shqiptare do te kene mundesi te transmetojne direkt procesin e numerimit te votes ne cdo qark e ne cdo qender votimi.

    Te gjitha keto jane merite e qeverise ne pushtet, pasi eshte pergjegjesia e saj qe te garantoje nje proces zgjedhor te lire e te ndershem. Por kjo nuk do te thote se shtetasit shqiptare nuk mbajne asnje pergjegjesi per zgjedhjet. Ky ne vetvete eshte edhe nje keqkuptim i madh i shume shqiptareve. Shtetasit kane per pergjegjesi qe te pajisen me karta identiteti duke aplikuar, kane pergjegjesi qe te dalin te votojne ne diten e zgjedhjeve, kane pergjegjesi qe te marrin pjese ne demokracine shqiptare. Do te kete edhe nga ata shtetas indiferente qe nuk do te aplikojne fare per karta pasi nuk duan te marrin pjese ne zgjedhje, do te kete te tjere qe do pajisen me karta e nuk do dalin te votojne. Bojkotimi i zgjedhjeve nga shtetasit eshte pjese e demokracise, por bojkoti nuk eshte i pranueshem nga partite politike. Nje parti politike qe bojkoton zgjedhjet eshte nje parti qe i mohon vetvetes nje shans per te ardhur ne pushtet dhe elektoratit te saj nje shans per te votuar dhe per tu perfaqesuar. Ky akt eshte i denueshem moralisht dhe llogjikisht. Perfaqesimi i interesave te elektoratit qe te voton dhe ardhja ne pushtet jane misioni i cdo partie politike, dhe kush bojkon zgjedhjet i bojkoton te dyja, rend se qeni nje parti politike dhe kthehet ne nje klub pensionistesh.

    Nese pretendimi i PS se "10% e zgjedhjeve nuk jane te pajisur ende me karta" eshte i vertete, atehere kjo le te kuptoje se 90% e shqiptareve jane pajisur ose jane ne pritje te pajisjes me karta. Pra kjo nuk perben aspak nje shqetesim qe mund te vere ne medyshje procesin zgjedhor. Interesant eshte fakti se ne sondazhinq e ne po bejme ne forum per zgjedhjet, 10% eshte edhe numri i personave qe zgjedhin te mos votojne.

    Albo

  7. #117
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Nese pretendimi i PS se "10% e zgjedhjeve nuk jane te pajisur ende me karta" eshte i vertete, atehere kjo le te kuptoje se 90% e shqiptareve jane pajisur ose jane ne pritje te pajisjes me karta. Pra kjo nuk perben aspak nje shqetesim qe mund te vere ne medyshje procesin zgjedhor.
    Albo]
    shume "i drejte" mendimi juaj z.Albo ...............
    por ku ta di une se ky 10% nuk eshte elektorat i Ps i lene jashte loje me qellim....
    dhe me cfare te drejte ketyre votuesve tu mohohet e drejta e votes?
    shteti e ka per detyre ti paise me karta pastaj votojn apo jo eshte e drejta e gjithkujt te zgjedhe......
    Keto jane zgjedhjet me te mira dhe me te lira qe jane mbajtur ne Shqiperi ne keto 2 dekada, dhe kete e them une e kane vezhguar edhe monitoruesit nderkombetare, muaj para mbajtjes se zgjedhjeve.
    sa per tua kujtuar zgjedhjet nuk jane mbajtur akoma keshtu qe si mundet ju te percaktoni se sa te lira jane ato...............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga prenceedi : 12-06-2009 mė 15:32

  8. #118
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Pas deklarates se kongresmenit Eliot L. Engel, ne menyre teper te ēuditshme, PS ka bere nje kthese 180 grade persa i perket bojkotit apo jo te zgjedhjeve. Deri ne deklaraten e Kongresmenit PS kercenonte me mospjesmarrje ne zgjedhje, ndersa 1 dite pas kesaj deklarate, ēuditerisht kreret e PS dalin ne konferenca shtypi duke e thene me te madhe qe nuk do te bojkotojne zgjedhjet e as do kerkojne ne asnje menyre shtyrjen e tyre. Kjo eshte shume per tu ēuditur. Mesa duket PS ka me te vertete frike nga zgjedhjet, dhe sjellja e tyre gjate kesaj fushate ka qene teper e shemtuar.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #119
    PS dhe opozita terhiqet nga procesi zgjedhor me date 26 qershor 2009!



    Ne mbremje Rama (pas akordit te arritur me Meten) dhe drejtuesit e tjere te opozites do t'u drejtohen simpatizanteve te tyre me thirrjen: "Mos merrni pjese ne votime"! "Zgjedhjet jane te manipuluara"!

    Me 27 qershor e ne vazhdim do te dilet ne protesta, ne te cilat do te kerkohet "vota e lire", "shtyrje e votimeve", "qeverisje teknike deri ne fund te vitit", "pajisje te plote te qytetareve me karta identiteti" etj.

    Gjate ketyre diteve jane pergatitur me qindra deklarata e intervista nga qytetare, ne te cilat do te paraqiten "manipulimet" sipas tyre te se drejtes se pajisjes me karte identiteti etj.

    Jane manipuluar punonjes te administrates, qe te deklarojne se atyre "po ju behet presion nga drejtuesit e tyre per te votuar PD"!

    Te gjitha xhirimet e tyre do te publikohen ne mediat e vendit dhe do te dergohen ne forma digitale ne institucionet nderkombetare.

    Rama i dha shenjat e bojkotit te paralajmeruar, qe kur nuk pranoi te vendoste veten ne liste dhe vecanerisht me kercenimet qe ben qe tri dite (pikerisht qe nga skadimi i afatit te pajisjes me karta identiteti) ne publik, se nuk do te leje gje pa bere me 28 dhe pas 28 qershorit 2009!

    Ndersa Gazeta Shqiptare dha paralajmerimin permes shkrimit te saj te sotem me titull: "Vėrtiten hije tė ’96-s"!


    Opozita do te luaje serish me karten e njohur te terheqjes nga procesi zgjedhor i vitit 1996, por tashme ajo nuk do te hyje fare ne votime!

  10. #120
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Une uroj me gjith zemer qe ky lloj skenari te mos zbatohet. Nese do ndodhe kjo gje, Shqiperia do te largohet nga te gjitha vendet e Europes dhe do ti duhet te rifilloje tranzicionin nga e para. Shqiperia, nga statusi aktual qe Shqiperia ka ne rajon e me gjere, do te shikohet si nje vend inferior dhe pa prosperitet. Atehere Edi Rama do te jete Enveri i 2-te per kete popull. Une shpresoj qe ne daten 28 Qershor te gjithe votuesit tu drejtohen kutive te votimit dhe te japin verdiktin e tyre per Qeverine e re, pasi kjo eshte e vetmja menyre per te ecur ne gjurmet e vedeve te europes perendimore.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Kontestimet e rezultatit tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 10-09-2005, 19:02
  4. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •