Dashuria është eliksir. Një njeri që jeton me dashuri, është lumturuar prej dashurisë dhe ka mbuluar të tjerët përreth ose gëzimin e tij me dashuri. Në fjalorin e njerëzimit, dashuria është jetë. Ne e ndjejmë dhe e kuptojmë njërin-tjtrin me dashuri. Zoti I Plotfuqishëm nuk ka krijuar një marrëdhënie më të fuqishme se dashuria, këtë zinxhir që lidh njerëzit me njërin – tjetrin. Në fakt, bota nuk është asgjë tjtër veçse një rrënojë pa dashurinë që e mban atë në këmbë, të pastër dhe plotë jetë. Xhindet dhe njerëzit kanë mbretërit e tyre; bletët, nilingonat dhe termitet kanë, po ashtu, mbretërit e tyre; për secilin prejt tyre ekziston një mbretëri dhe një mbret. Mbretërit dhe mbretëreshat vijnë në fuqi në rrugë të ndryshme dhe ngjiten në fronet e tyre shpesh me luftë dhe viktima.

Kurse dashuria është mbret që mbretëron në zemrat tona jo duke shkaktuar përleshje dhe viktima. Gjuha dhe buzët, sytë dhe veshët kanë të vetëm një vlerësim për sa kohë mbajnë flamurin e dashurisë, ende dashuria është vetëm e çmueshme në vete dhe për vete. Zemra, pavioni I dashurisë, është shumë e vyer për atë që mban brenda. Kështjellat mund të mposhten pa gjakderdhje por thjesht duke valëvitur flamujt e dashurisë në ballë të tyre. Mbëretërit bëhen ushtarë të dhembshurisëkur mposhten prej ushtarëve të dashurisë. Në këtë botë të tejpërdhosur, ku e keqja është kudo, nëse ka diçka që ka qenë lënë e paprekur dhe e pastër, kjo është dashuria. Midis të gjithë stolive të venitura të kësaj jete, nëse është një bukuri që ka ruajtur shkëlqimin dhe magjinë pa u vyshkur, kjo është gjithashtu dashuria. Asgjë më të vërtetë dhe të qëndrueshmese dashuria nuk ka në çdo komb ose shoqëri të kësaj bote. Kudo ku është dëgjuar zëri I dashurisë, I butë dhe I ëmbël si një ninullë, të gjithë zërat e tjerë, të gjithë instrumentet, kanë heshtur dhe të gjithë të bashkuar kanë soditur në qetësi me përqëndrimin e tyre melodik.

Krijesa është rezultat I ndezjes së fitilit të qiriut të dashurisë , qiri për” qeniet që kuptojnë dhe shikojnë”. Nëse Zoti e bën krijesën të dashur, nuk di të ketë as hënë, as diell, as yje. Në shoqëri nëse është një pëshpëritje që përmban vlera, është dashuria, dhe përsëri vlera e dashurisë është mbështetur në vetë atë.
Pesha e dashurisë është më e madhe edhe nëse kundërpesha është ar I kulluar, sepse dashuria peshon më rëndë se ari. Ari dhe argjendi mund ti humbin vlerën e tyre në tregje dhe vende të ndryshme, por dyert e dashurisë janë të mbyllura për çdo lloj pesimizmi dhe asgjë nuk mund të ndryshojë harmoninë dhe qëndrueshmërinë e saj. Deri në këtë moment të vërtetë, vetëm ata që janë zhytur në urrejtje, zemërim dhe armiqësi, planifikojnë të rezistojnë dhe të luftojnë kunër dashurisë. Për ironi, I vetmi mjekim që do t’I qetësonte këta shpirtra mizorë, është dashuira. Përtej efekteve, në tokësorët e dashuruar janë të tjera problem që vetëm çelësat mistakë të dashurisë mund t’I zgjidhin. tokësorët e dashuruar janë të tjera problem që vetëm çelësat mistakë të dashurisë mund t’I zgjidhin. Është e pamundur që çdo velrë në këtë botë të mund të kalojë ose të konkurrojë njëlloj me dashurinë.

E vetmja magji, e vetmja formulë që mund të shkatërrojë kurthet e satanait, është dashuria. Lajmëtarët dhe profetët , zjarrfikësit e zjarrit të urrejtjes dhe xhelozisë ndezur prej faraonëve, Nemrodit dhe mbretërve të tjerë tiranë, nuk përdorën gjë tjetër veç dashurisë.Shënjtorët kanë provuar të mbledhin së bashku shpirtrat rebelë dhe të padisiplinuar, përhapur kudo si fletë të palidhura, ata kanë shfrytëzuar dashurinë për të inicuar sjellje njerëzore te të tjerët. Forca e dashurisë ishte tejet e mjaftueshme për të prishur magjië e Harutit dhe Marutit dhe mjaft e vleshme për të shuar zjarrin e ferrit.

Pra, nuk ka dyshim që një njeri që është blinduar me dashuri, nuk kërkon tjetër armë. Sigurisht, dashuria është mjaft e fortë për të ndaluar një plumb, madje, një gjyle topi. Interesi ynë në kushtet tona dhe dashuria jonë për njerëzimin – që është aftësia jonë për të përqafuar krijesat – është besimi në njohuritë dhe inteligjencën tonë për të njohur esencën, aftësia jonë për të zbuluar veten dhe për të njderë lidhje me Krijuesin tone.

Në paralel me aftësinë për të zbuluar dhe ndjerë thellësitë tona të brendëshme dhe potencialin e fshehtë brenda esencës tonë, ne gjithashtu do të jemi në gjendje të çmojmë dhe të tjerët që zotërojnë të njëjtin potencial.

Për më tepër, pikërisht sepse këto vlera të brendshme janë të lidhura drejtpërsëdrejti me Krijuesin dhe sepse është ushqyer respekti për gjërat e çmueshme të fshehur në çdo krijesë, ne do të fillojmë ta shohim çdo gjë të gjallë prej një prespektive tjetër dhe në një mënyrë tjetër. Në të vërtetë, niveli I inteligjencës tone dhe vlerësimi për një tjetër varet nga njohja sa më e mirë e cilësive dhe pasurive që zotëron çdo njeri tjetër. Ne mund ta përmbledhim këtë concept në një ide bazuar në një thënie të Profetit, paqja dhe bekimi qfshin mbi të, sipas së cilës, “Një besimtar është pasqyrim I besimtarit tjetër.” Ne mund ta shprehim të përgjithësuar kështu këtë thënie: “Një njeri është pasqyrimi I njeriut tjetër.” Nëse jemi në gjendje t’ia dalim në krye kësaj si dhe të jemi të aftë të kuptojmë dhe të çmojmë pasuritë e fshehura brenda çdo njeriu tjetër, ne do të kuptojmë gjithashtu si janë lidhur këto pasuri me Zotin e tyre të vërtetë dhe në këtë mënyrë ne do të pëlqejmë çdo gjë në këtë gjithësi që është e bukur, e dashur, ose të dashurit që bëjnë pjesë tek Ai.

Një shpirtë që mund ta kuptojë këtë shprehje të thellë, do të bënte siç bëri Rumiu që na rrëfeu prej gjuhës së zemrës : “Afrohuni, afrohuni dhe bashkoheni me ne, se ne jemi populli që jemi lidhur me dashuri pas Zotit ! Afrohuni, afrohuni përmes derës së dashurisë dhe bashkohuni e qëndroni me ne! Afrohuni, le të flasim me njërin – tjetrin nëpërmjet zemrave tona ! Le të flasim në heshtje, pa veshë ne sy ! Le të qeshim së bashku pa gojë ose pa zë, le të qeshim së bashku si trëndafila ! Ja mendimi, le të shohim çdo njeri tjetër që nuk nxjerr asnjë fjalë apo tingull.

Me kulturën e ditëve tona, nuk është e lehtë të dëshmosh kësodore një inteligjencë të thellë për këto ndjenja dhe vlera njerëzore ; ne nuk mund t’i gjejmë lehtësisht këto në mendime grek apo latim ose në filozofinë perëndimore. Mendimi Islam e shikon çdo njërin prej nesh si një tregues të ndryshëm për një mineral të veçantë, si një aspekt të ndryshëm për një realitet. Në të vërtetë, popujt që janë mbledhur rreth pikëpamjeve të përbashkëta, të till si Zoti është Një, Profeti dhe feja, u ngjasojnë gjymtyrëve të një trupi.
Dora nuk mund të kërkojë të krahasohet me këmbën, gjuha nuk mund të kritikojë buzën , sytë nuk mun dte shohin skajet e veshëve, zemra nuk mund të përleshet me mendjen.