Besėtytnia



”Thuaj: askush veē All-llahut as nė qiell, as nė tokė nuk e di tė fshehtėn.” (En Neml, 65 )



Besėtytnia, pėr dallim nga religjioni dhe ateizmi, nuk i pranon ligjet kauzale tė botės materiale. Besėtytnia ka tė pėrbashkėt me religjionin dhe artin irracionalen, por irracionaliteti i saj ėshtė i drejtuar nga bota, kurse i fesė nga qielli, nga ajo qė njeriu ka nė vete tė pavdekshme.



Ajni Sinani

Besėtytit i intereson vetėm ajo qė i sjell dobi dhe pėrfitim personal. Duke besuar gjėra tė pavlera ai kalon jetėn nė kotėsi. Besėtyti arab nė kohėn para-islamike e varroste tė gjallė foshnjėn femėr, duke e konsideruar lindjen e saj njė turp pėr tė.

Ndėrkaq, besėtyti bashkėkohor shkon te fallxhori qė t’ia lexojė fatin, horoskopin etj. Fallxhori, duke spekuluar se mund tė dijė gjėra tė ndryshme, pėrdor metoda tė llojllojshme, sikurse ėshtė vizatimi i vijave, shkuarja e numrave, horoskopi, falli me letra, shikimi i llumit tė kafesė, hedhja e shkopinjve, kontakti me xhinnėt dhe shumė manipulime tė tjera.

All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:

“Ēelėsat e fshehtėsisė janė vetėm te Ai (All-llahu), atė nuk e di askush veē Tij...” (El En’am, 59)

Muhammedi a.s. ka thėnė:

“Namazi i atij qė shkon tek fallxhori dhe merr mendimin e tij rreth ndonjė gjėje, nuk pranohet 40 ditė dhe net.”

I Dėrguari a.s.ka ndaluar qė tė shkohet te fallxhori, sepse njė gjė e tillė e vė nė pyetje besimin-imanin e individit. Tė marrit me magji edhe sot e kėsaj dite ėshtė njė punė mjaft fitim-sjellėse pėr shumė matrapazė dhe intrigues qė shtiren se kanė tė bėjnė me fenė!

Muhammedi a.s. ka thėnė:

“Kushdo qė shkon tek fallxhori dhe beson thėniet e tij, ka mohuar atė qė i ėshtė shpallur Muhammedit”. (sipas Ahmedit, Tirmidhiut, Ebu Davudit, en Nesaiut dhe Ibn Maxhes. )

Nė kohėrat e lashta, me paraqitjen e dekadencės dhe largimit tė njerėzve nga feja e Zotit, pėrhapej ateizmi dhe besėtytnia, tė cilat gradualisht zinin vendin e fesė.

Nė Mesjetė ka ekzistuar rendi i priftėrinjve, i ngarkuar qė tė parashohė ngjarjet sipas fluturimeve tė zogjve, bubullimės, reve dhe shenjave tė tjera.

Animi njerėzor nga besėtytnia ka favorizuar zhvillimin e astrologjisė, e cila u ruajt qė nga Mesopotamia dhe arriti zhvillim tė plotė nė Greqinė e Vjetėr, duke vazhduar deri nė ditėt e sotme. Ajo u pėrhap me tė madhe dhe mė shumė se 200 vjet pati influencė dominuese mbi fenė, filozofinė dhe shkencėn pagane. Madje edhe shėn Tomas Aquini i shek. 13 nė filozofinė e tij e pranoi shkakun astrologjik!

Sot nė vende tė ndryshme tė Perėndimit ekzistojnė institute astrologjike pėr profetizimin e fatit, shoqata, revista dhe gazeta. Shumė gazeta ditore, revista dhe televizione nė gjuhėn shqipe qė nė mėngjes na njoftojnė me horoskopin, duke manipuluar kėshtu me profetizimin e sė panjohurės! Nė Shqipėri mund tė kontaktosh pėrmes televizionit me fallxhorė!

Sabiinėt, tė cilėve iu dėrgua Ibrahimi a.s. besonin nė yje. Ata hyjnizonin diellin, hėnėn dhe yjet, duke u bėrė sexhde atyre dhe duke bėrė kėshtu kufėr. Ne edhe sot kemi fenomene tė tilla, ku nė emėr tė humanizmit, religjioneve dhe ideologjive tė rrejshme bėhet hyjnizimi dhe shenjtėrimi i njerėzve, krijesave tė All-llahut.

Ka tė tillė, madje edhe tė shkolluar, qė pretendojnė se All-llahu pėrmes lėvizjes sė trupave qiellorė tregon mbi ngjarjet qė ndodhin nė tokė. Njė bindje e tillė ėshtė e pavend dhe nuk ka mbėshtetje fetare. E ardhmja i pėrket vetėm All-llahut tė madhėruar. Unė kėtu do tė sjell mendimin e Jean Audouze, Drejtor i Institutit tė Astrofizikės nė Paris i cili, ndonėse sikurse edhe bashkėvendėsi i tij astrofizikan qė do tė pėrmend mė pas, nuk ka koncept tė qartė pėr Zotin, thotė: Mendimi se nė ēastin kur lindim, pozicioni i planetėve mund tė luajė rol nė karakterin dhe fatin tonė ėshtė kryekėput i diskutueshėm. Studimet statistike tepėr tė hollėsishme qė janė publikuar nė dhjetor tė vitit 1985 nė revistė britanike ‘Nature’, tregojnė midis tė tjerave mungesėn e plotė tė lidhjes mes karakterit tė njė individi dhe pozicionit tė yjeve kur lind ai.

Ndėrkaq sa i pėrket lundėrtarėve dhe udhėtarėve nė shkretėtira, tė cilėt pėrcaktojnė drejtimin, ose fermerėt, tė cilėt caktojnė arritjen e stinėve pėr tė kultivuar drithėrat, kjo gjė ėshtė njė gjė e lejuar dhe ėshtė nė pėrputhje me Kur’anin dhe Sunnetin.

All-llahu i madhėruar thotė:

“Ai ėshtė qė krijoi yjet pėr ju, qė me ta tė orientoheni nė errėsirė kur gjendeni nė tokė ose nė det.” (El En’am: 97.)

Vendndodhja dhe lėvizja e trupave qiellorė nuk ka tė bėjė aspak me parashikimin e fatit. Besimtari nuk guxon tė bjerė pre e kėtyre manipulimeve. Kur i Dėrguari, Muhammedi a.s. urdhėrohet nga Zoti qė tė thotė:

”Thuaj: ‘Unė nuk kam mundėsi pėr vete tė siguroj ndonjė dobi, e as tė largoj nga vetja ndonjė dėm. Bėhet vetėm ashtu si do All-llahu. Sikur tė kisha ditur fshehtėsinė, do tė kisha fituar shumė tė mira dhe nuk do tė mė prekte gjė e keqe. Unė jam vetėm njė qortues dhe pėrgėzues pėr njerėzit qė besojnė.” (El Araf, 188.), atėherė ēfarė duhet tė themi ne, tė vazhdojmė edhe mė tej duke besuar gjėra tė kota!

Pra, pas kėtyre ajeteve dhe haditheve nuk ka vend pėr hamendje rreth asaj se a duhet apo nuk duhet t’i besojmė personave tė tillė. Besimtari i mirė nuk duhet tė lejojė tė zhytet nė gjėra tė tilla, sepse rrezikon besimin. Pėrmes kėtij ajeti kur’anor All-llahu xh.sh. zbulon turpin e gjithė atyre mashtruesve, tė cilėt gėnjejnė njerėzit se gjoja njohin gjėrat e padukshme dhe se e dinė tė ardhmen.

Michel Casse, astrofizikan nė Institutin e Kėrkimeve Fondamentale tė CEA (Saclay), thotė: Kur astrologėt vėshtrojnė qiellin, mjaftohen me njė gjeometri me dy pėrmasa. Ata nuk e njohin fare thellėsinė e mrekullueshme tė hapėsirės, faktin se yjet qė formojnė yllėsit ndodhen nė tė vėrtetė mjaft larg njėri tjetrit. Ky astrofizikan ata qė kėrkojnė tek astrologjia njė ngushėllim, njė mėnyrė pėr tė qenė mė pak tė vetmuar, i konsideron me mendje foshnjore.

Audouze, i pėrmendur mė parė, shprehet: “Tė varim fatin tonė nė pozicionin e planetėve dhe nė tė ashtuquajturin ‘ndikim’, ėshtė njėsoj sikur tė kthehesh nė kohėn kur besohej se Toka ishte e rrafshėt, e palėvizshme dhe se ajo pėrbėnte qendrėn e njė gjithėsie me pėrmasa tė kufizuara, kurse yjet nė qiell s’ishin gjė tjetėr veē ca grumbuj qirinjsh fare tė veckėl. Natyra dhe shumėsia e yjeve nuk viheshin nė dyshim dhe aq mė pak pastaj pėrmasat kozmike. Gjithēka ishte ndėrtuar rreth e rrotull tokės dhe gjithēka lidhej me tė. Astrologjia ėshtė besim arkaik. Sot pėr sot asaj i ka ikur koha dhe shfrytėzohet nga tregtarė tė pa cipė, tė cilėt luajnė me naivitetin e njerėzve. Ai ėshtė njė akt sharlatanizmi, qė ėshtė i papranueshėm. Kur shoh nė metro ose nė ndonjė aeroport reklamat pėr astroflesh-Filanin, s’rri dot pa pyetur veten: Nė cilėn epokė po jetojmė? E ē’na duhet studimi i gjithėsisė?”

Mendoj se kėto fjalė janė shumė domethėnėse, tė cilat vijnė nga shkencėtarė me famė botėrore. Nuk besoj se njeriu me mend nė kokė dhe me iman nė zemėr, duhet tė besojė abuzues tė ndryshėm, sepse sikur ata tė dinin tė ardhmen do tė ishin njerėzit mė tė pasur, ose sikur tė dinin se ēfarė fatkeqėsish do t’u ndodhnin, me siguri do tė ruheshin prej tyre dhe nuk do t’i godiste kurrfarė e keqe. Realiteti, ndėrkaq tregon se kėta njerėz janė shtresa mė e ultė e shoqėrisė. Ata janė parazitė qė jetojnė nė kurriz tė shoqėrisė duke e infektuar dhe mashtruar atė. Sa mė larg mashtruesve, aq mė afėr dijes sė vėrtetė, aq mė afėr All-llahut.

Disa gjėra, tė cilat i thonė astrologėt ose fallxhorėt, pėrmbajnė edhe ndonjė tė vėrtetė, tė cilat i marrin nga shejtani i xhinėve, por ajo ėshtė e pėrzier me 99 gėnjeshtra. Ata qė kontaktojnė me shejtanėt janė njerėzit mė tė ndyrė.

All-llahu i Madhėruar thotė:

“A t’iu tregoj unė se kujt i vijnė djajtė? Ata i vijnė ēdo gėnjeshtari, mėkatari. Ata pėrgjojnė dhe mė sė shumti gėnjejnė.” (Esh Shuara, 221-223.)

Muhammedi a.s. thotė:

“Nuk janė prej nesh: Ata qė shkojnė tek fallxhorėt, ai qė merret me sihir (magji ), ose kėrkon ndihmė nga sihiri, dhe ai qė parasheh fatin ose i parashihet fati. “ (nga el Bezza, me sened tė mirė.)

Pra, ata qė ushtrojnė astrologjinė nuk kanė tė bėjnė me Islamin, sepse ata pretendojnė pa tė drejtė se dinė tė ardhmen, e cila dihet vetėm nga All-llahu i madhėruar. Para disa vitesh, 186 dijetarė eminentė botėrorė, nė mesin e tyre 18 fitues tė ēmimit Nobėl, nxituan qė tė tėrheqin vėrejtjen pėr shkak tė depėrtimit tė madh tė astrologjisė nė botėn moderne. Injorantėve, tė cilėt e ngatėrrojnė fenė me besėtytni, ėshtė e nevojshme t`u thuhet se tė dėrguarit e Zotit, sjellėsit e Shpalljes, ishin kundėrshtarė tė rreptė tė besėtytnive dhe manipulimeve tė ndryshme.

Historia na mėson se nė Evropėn mesjetare Kisha kreu krime tė tmerrshme nė emėr tė luftės kundėr shtrigėrisė. Gorg Sarton pėrmend librin e titulluar ‘Ēekani i Shtriganit’, i cili ėshtė shkruar nga dy priftėrinj dominikanė pėr Papėn Innocenti VIII ( 1484-1492 ). Nė fakt, ky libėr ishte udhė-rrėfim pėr inkuizicionin e tė akuzuarve pėr herezi dhe shtrigėri. Ai thotė: “Libri ‘Ēekani’ ishte udhėzim i hollėsishėm pėr inkuizitorėt se si tė pėrcaktonin mendimin e njerėzve dhe mėnyrėn e zbulimit, dėnimit dhe ndėshkimit tė shtrigave... Frika dhe shtrigat ishin arsyeja kryesore e vrasjes sė tyre dhe vetė akti i vrasjes ndillte edhe mė tepėr tmerr.... Inkuizitorėt nuk ishin njerėz tė kėqij, tė paktėn veten e konsideronin mė tė mirė se njerėzit mesatarė. A nuk ėshtė e vėrtetė qė u pėrpoqėn dhe punuan pa pushim pėr fjalėn e sė drejtės dhe emrin e Zotit?! Nicolarmy, prokuror i opinionit publik pėr Lournin, bėri qė gjatė 15 viteve (1575-1590) tė digjen pėr sė gjalli nėntėqind shtriga. Ai ishte njeri i ndėrgjegjshėm dhe nė vitet e fundit tė jetės sė tij ndihej fajtor qė kishte shmangur vrasjen e disa fėmijėve. Pse vallė, a ka dikush tė drejtė tė ndalojė mbytjen e kėlyshit tė gjarprit?! Peshkopi Tersepeter Binzfold dha dėnim me vdekje pėr gjashtėmijė e pesėqind persona.”

Pėrkundėr gjithė kėtyre mizorive tė papara, torturimeve dhe djegies sė dijetarėve nga Kisha gjatė Mesjetės, njė pjesė e intelektualėve tanė nė Kosovė, ēdo gjė qė ka tė bėjė me katolicizmin, e sheh si diēka pėrparimtare, kurse nė Shqipėri edhe ajo qė ka tė bėjė me ortodoksizmin. Ndėrkaq, Islami nga tė krishterėt shihet si fe aziatike, thuajse Jezusi, Isai a.s. paskėsh lindur nė Evropė e jo nė Azi! Njė pjesė e intelektualėve tanė, Islamin e shohin si fe tė huaj, e jo edhe Krishterizmin, sikur Jezus i- Isai a.s. tė kishte qenė shqiptar. Islami shihet edhe si fe e prapambetur, sikur ai, e jo Krishterizmi t’ia kishte bėrė gjithė ato mynxyra dhe tė zeza popujve tė Evropės.

Edhe koha jonė ka besėtytnitė e saj, njė prej tyre, e cila bie nė sy, ėshtė hyjnizimi i njerėzve pėr qėllime tė caktuara, njė mashtrim i rrejshėm i kohės sonė. Kėshtu, diktatorė tė ndryshėm dhe njerėz humanistė nė syrin e njerėzve shndėrrohen nė mėnyrė tė rrejshme nė hyjni tė gjithėfuqishme dhe misterioze, dhe shpallen tė shenjtė!

Shoqėria jonė shqiptare, e dalė nga lufta me shumė halle dhe e ballafaquar me varfėri, madje njė pjesė e saj me varfėri tė skajshme, po sfidohet nė kėto vite tė pasluftės edhe me njė pėrpjekje pėr tė shkatėrruar ēdo gjė islame, dhe nė mėnyrė kamufluese pėr tė lartėsuar ēdo gjė tė krishtere nga njė klan intrigues i cili do tė dalė i turpėruar, nė kėtė botė, dhe padyshim nė botėn tjetėr! Ka pėrpjekje qė nė emėr tė pėrkatėsisė sonė evropiane dhe identifikimit tonė me kulturėn perėndimore, njė formė e atyre mashtrimeve tė Kishės tė manifestohen edhe sot e kėsaj dite.

Vazhdimisht trumbetohet se feja e tė parėve tanė ishte Katolicizmi, edhe pse dihet historikishr se Kosova ishte ortodokse, se ai na lidh me Evropėn. Madje shkohet deri aty sa tė prishet shkolla dhe nga ithtarėt e Papės Innocenti VIII vendoset qė tė ndėrtohet Katedrale politike, e cila do tė jetė mollė sherri! Njė formė e re inkuizicioni ndaj dijes nė emėr tė fesė. Njė keqpėrdorim i fesė pėr qėllime djallėzore. Po sikur tė ishte kėrkuar qė nė vend tė asaj shkolle tė ndėrtohej xhamia, ēfarė do tė ndodhte! A nuk do tė cilėsohej kjo njė kėrkesė e fondamentalistėve islamikė?!

Garodi thotė: Sot bota perėndimore, si rezultat i shumė rrymave ateiste qė mbinė nė truallin e saj, pėr arsye tė njohura, ėshtė e dhėnė pas njė religjioni tė ri. Ai religjion ėshtė besimi i verbėr nė zotin e fshehur. Kulti i kėtij zoti tė rremė karakterizohet me atė se njeriu ėshtė i mjaftueshėm nė raport me Hyjnoren. Mohimi i kuptimit tė jetės dhe vlerave absolute kanė bėrė qė shkenca dhe teknika tė bėhen qėllim nė vete. Tė besuarit nė zota tė rremė; shkencė, teknikė, nacionalizėm, para, seks, bėri qė shkenca tė shndėrrohet nė scientizėm, teknika nė teknokraci, politika nė makiavelizėm.

Ateistėt thanė se feja ėshtė rezultat i injorancės dhe primitivizmit dhe me pėrhapjen e diturisė lajthimi gradualisht fillon tė zhduket dhe vetėdija religjioze fillon tė bie.

Ndėrkaq, shtrohet pyetja: ku ėshtė ajo vijė horizontale nė tė cilėn njerėzit pushuan sė besuari aty pėr aty, nė cilėn ditė, orė ose minutė?! Padyshim qė njė vijė e tillė horizontale nuk ekziston. Ndėrkaq ekziston vija e pėrhershme vertikale, ku mosbesimin e pėrcjell besimi. Mbi kėtė flasin tė dėrguarit e Zotit: Musa, Isa dhe Muhammedi a.s.

Prandaj, nuk duhet tė shtrohet pyetja pse njerėzit anojnė nga besimi, sepse tė besuarit ėshtė ndjenjė e natyrshme dhe nė pėrputhje tė plotė me thelbin e njeriut (el fitrah), por duhet pyetur pėrse njerėzit anojnė kah mosbesimi dhe materializmi.

Mosbesimi ėshtė ikje nga vetja, koha e tė qenit pa fe ėshtė koha kur njerėzit largohen nga rruga e Zotit dhe harrojnė misionin e tyre nė Tokė. Pejgamberi a.s. tregon se All-llahu i madhėruar nė njė hadith kudsi ka thėnė:

“Unė i krijova robėrit e Mi nė fenė e drejtė (pastėr islame), por shejtanėt i bėjnė qė ata tė humbasin rrugėn e drejtė.” (sipas Muslimit.)

Po tė vėshtrojmė cilindo popull, cilėndo kulturė, do tė vėrejmė njė ligjshmėri tė pandryshueshme: Popujt tė cilėt kanė dalė nė skenėn botėrore, popujt e rinj, tė fuqishėm dhe tė shėndoshė, kanė besuar, ndėrkaq popujt nė rėnie dhe shuarje tė fuqisė sė tyre, janė bėrė skeptikė dhe indiferentė. Me lartėsimin e shpirtit njerėzit kanė realizuar veprat mė tė mėdha nė histori, ndėrkaq me ateizėm kanė shkruar vepra pėr dollapė, kurse pėrmes besėtytnive jetėn e kanė jetuar sot pėr nesėr.

Feja tek njeriu pra ėshtė ndjenjė e natyrshme (el fitra) dhe e lindur e cila ėshtė zhvilluar nga admirimi dhe ndjenja e fshehtėsisė, sipas sė cilės janė tė barabartė Gazaliu, Rumiu, Ikballi, Dekarti, Paskali, Ajnshtajni, njeriu i rėndomtė, gjysmanalfabet dhe analfabet.

Pėrkundėr diskutimeve, problemi i fesė mbetet, nė rend tė parė, pyetje e ndjenjave, problem i ‘vetėdijes universale’ sikurse do tė thoshte Abbas El Akkad. Ky ėshtė problem i shikimit gjithėpėrfshirės dhe i pikėpamjes universale, i cili e lė pas dore arsyen, e beson dhe e ndien tė Vėrtetėn, e cila gjendet ēdo kund: pėrreth, mbi, nėn, djathtas, majtas... E sheh All-llahun nė rregullimin e gjithėsisė dhe bukurinė e tij, nė harmoni tė qenies sė vet dhe bukurisė sė tij, nė ndjenjėn e shenjtėrisė dhe magjepsjes, e cila pėrshkon kur bie nata dhe kur yjet paraqiten nė qiell.

Ibn Ataullah El Iskenderi thotė: “O Zoti im, si tė arrij deri te Ti, kur ēdo send qė ekziston varet nga Ti? A mos vallė, ndokush veē Teje duhet tė shfaqet e tė paraqitet pėr tė argumentuar se Ti ekziston. Kjo nuk ėshtė e nevojshme qė tė dėshmohet se Ti ekziston. Kur ke munguar Ti, qė argumenti tė dėshmojė se Ti ekziston?

Nė shekullin tonė, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim, njerėzimi ėshtė duke u vėrtitur nė njė vorbull shpirtėrore. Njerėzimit i duhet tė dalė nga ky qorrsokak dhe nga kjo katrahurė shpirtėrore. Kėtė shpėtim e ofron Islami, feja e vėrtetė e All-llahut:

“Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe. “ (El Maide, 3.)

Po afron koha, kur do tė flakėrohet shpirti, kur ajo flakė do t’i pėrfshijė tė gjithė shpirtrat dhe do t’i frymėzojė njerėzit pėr vepra tė mėdha. Ajo ėshtė koha kur tė gjithė muslimanėt do tė formojnė bashkėsinė shpirtėrore qė s’mund ta zhdukė kurrfarė uragani. Atė bashkėsi shpirtėrore, poeti i madh i Islamit, Muhamed Ikballi e pėrshkruan kėshtu: “Kam jetuar i ndarė prej Teje, mė trego tė panjohurėn matanė kėsaj kupe tė kaltėr, m’i hap dyert e mbyllura dhe tokėn bėje tė besueshme pėr njerėzit e shenjtė. Ndize flakėn nė gjoksin tim. Ne tė kėrkojmė, kurse Ti je larg syve tanė. Por jo, ne jemi tė verbėr, ndėrsa Ti je i pranishėm. Ose na mėnjano perden misterioze, ose na e merr kėtė shpirt tė privuar nga vizioni. "

Padyshim se ky shpėtim do tė realizohet, sepse kėtė e ka paralajmėruar vula e pejgamberėve tė Zotit, Muhammedi a.s.:

“Nuk do tė mbetet asnjė skaj qyteti apo fshati mbi sipėrfaqen e tokės, pa hyrė aty Islami. Kjo do tė bėhet e mundur nė sajė tė fuqisė sė tė fuqishmit dhe tė pafuqisė sė tė dobėtit. All-llahu, ose do t’i lartėsojė njerėzit duke i bėrė tė denjė pėr Islamin, ose do t’i dobėsojė e t’i detyrojė t’i nėnshtrohen atij! “