Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Nafta ulet në tregjet botërore, stoike në tregjet shqiptare me 162 lekë për litër

    Tuesday, 02 September 2008
    Nafta në tregjet botërore tashmë është duke shënuar rënie të jashtëzakonshme. Nga piku i çmimeve ku një fucoi naftë blihej me rreth 147 USD për fuçi, dita e djeshme shënoi një tjetër rënie. Çmimi i naftës në bursat botërore vazhdoi tendencën e uljes që filloi dy netë më parë, pasi u njoftua se uragani Gustav nuk do të prekte instalimet e naftës në rajonin e Gjirit të Meksikës. Çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut arriti sot në 108.70 dollarë për fuçi, pra 6.76 dollarë më pak sesa të premten kur kjo naftë kushtonte 115.46 dollarë për fuçi. Bursa në Nju Jork nuk ka punuar dje për shkak të Ditës së Punës në Shtetet e Bashkuara.Njëkohësisht, çmimi i naftës në bursën e Londrës u ul sot, duke shkuar në 107.51 dollarë për fuçi. Rënia më e fundit e çmimeve të naftës vjen në prag të takimit të ministrave të naftës të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK), që do të mbahet më 9 shtator në Vjenë. Gjatë këtij takimi, OPEK pritet të marrë vendim për të shtuar prodhimin ditor të sasive emergjente të naftës. Në dy muajt e fundit, çmimi i naftës u ul ndjeshëm në bursat botërore, ndërsa në gjysmën e parë të korrikut arriti çmime rekorde me mbi 147 dollarë për fuçi. Ndërkohë që nafta është ulur rreth 25% në tregjet botërore, në Shqipëri rënia e naftës po ecën me ritme të ngadalta. Nëse një litër eurodiesel blihej me 165-170 lekë për litër, sot blihet me 159-162 lekë. Pra ulja e naftës në Shqipëri nuk ka pasur të njëjtin nivel me tregjet botërore të naftës. Ulja me 5 lekë për litër duket se është i papërfillshëm për konsumatorët shqiptarë. Ndërkohë që biznesmenët shqiptarë janë të parët në ngritjen e çmimeve në krahasim me tregjet botërore dhe të fundit në rastin e uljes së çmimeve.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  2. #2
    Po s'ka arrit akoma në Shqipëri ajo nafta e lirë.

  3. #3
    Po ne si EKSPORTUESA te medhenj qe jemi e mbajme cmimin lart se nuk duam te dalim me humbje lol...
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    PO 165 L/Liter *3.5 Lt/Gal = 577.5 L/Gal

    577.5 L/Gal / 77.5 L/USD = 7.45 USD/Gal

    Ne US cmimi i benzines eshte rreth 4.45$/Gal. Po pse sdo i bejme 3$/Gal me shume fitim ne se amekanet? Ndryshe ckuptim ka qe kemi Salen mbret! desha te them kryeminister.

  5. #5
    Në gjithë Europën benzina ka qënë dhe është më e shtrenjtë se në Amerikë.

    P.S. ka vajt nja $3.80 tani në NY të paktën

  6. #6
    Po ne bar hame dhe çmimet nuk i ulim.......

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Letërsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •