Mbijetesa sa më e gjatë në treg, një logjikë e palogjikshme!
Njeriu është i prirur që të kërkojë të vërtetën, të hulumtoj, gjurmojë dhe në fund të vijë në konstatim të pastërt dhe të qartë. Ky konstatim do të arrihej vetëm me një statisfaksion të këndshëm dhe të realtë në botën e objektivitetit dhe në arritjen e kënaqësisë së atij unit të kontrolluar në mënyrë strikte nga ana e Mbikqyrësit të Gjithëdijshëm. Por, gjatë historisë ai u dëshmua si një gërryes i sfidave reale dhe dalje jashtë rruge e shoqërie. Disa këtë dalje e quanin si devijim, e disa e konsideronin si një të metë gjatë krijimit, në fakt Zoti krijoi krijesat e tij pa asnjë të metë në krijim e veçanërisht qenien e njohur dhe të privilegjuar mbi qeniet tjera – njeriun. Njeriu është ai që shpiki ekonominë, vëndosi rregulla, parime dhe kodekse në bazë të të cilave duhet të sjellet në treg. Por, njeriu si njeriu, një qenie e krijuar me plot gabime në rruzullin tokësor. Ai krijoi sisteme për ta lehtësuar jetën e tij në rruzullin tokësor. Këto sisteme ishin të njohura për nga karakteristikat e tyre të veçanta që ekzistonin në shoqëri. Të gjitha këto sisteme kishin një qëllim të vetëm shfrytëzimin e njeriut për njeriun , vënien e bazamenteve të forta të robërimit në shoqëri. Gjatë historisë njeriu u shëndërrua në kafshë dhe filloi ta harroj qëllimin e ekzistencës së tij në këtë jetë. Sensi i humorit të tij u shëndërrua në një shpirt kapitalisti i cili ka derte e halle për të ardhmen e tij dhe të familjes së tij. Edhe në kohën e Faraonit ekzistonte ai shpirt egocentrizmi i mbjellur në rrënjët e qenies njerëzore. Gjithmonë pritej në piedestal ai që shfrytëzon dhe i shfrytëzuari ndjeheshe i kobshëm për ardhmërinë. Jeta thjeshtë u shëndërrua në luftë ndërmjet klasave ku fiton më i forti dhe humb më i dobti. E gjithë kjo e bazuar në teorinë e evolucionit ku Robert Rait për të thotë:
" Teoria evolucioniste , në fund të fundit , ka një histori të gjatë e mjaft
të ndyrë në zbatimin praktik të saj në cështjet njerëzore. Pasi u përzie
me filozofinë politike në mbarim të shekullit XIX , për të formuar
ideologjinë e njohur si " Darvinizmi Social", ajo u shëndërrua në lodër
në duart e racistëve , fashistëve dhe kapitalistëve të pashpirt."
( shih librin : Fatkeqësit që solli Darvinizmi për Njerëzimin , Harun Jahja, Shkup 2003 , f.6-7)
Ky analistë i kësaj teorie me të vërtetë na qartëson disa elemente të temës sonë. Njeriu i shekullit që po jetojmë thekson vazhdimisht se teoria e evolucionit është zhdukur dhe nuk ekziston më në shoqërinë njerëzore. Ato bazohen në ndërrimin e sistemeve , në industrializimin e ekonomisë , krijimin e teorive të reja të ekonomisë së tregut etj. Në fakt, evolucionin e hasim për cdo ditë në cdo pore të jetës. Cdo sekuencë e pasqyruar në termat e ekonomisë së tregut fshehet pas duarve të fshehta të Ekonomisë ( shih, A.Smith, Bogastvoto Na Narodite 1, Shtrk , Skopje 1997) . Këto duar të përlyera me gjak dhe me kanibalizëm dëftojnë për fytyrën e vërtetë të evolucionit në shekullin që po jetojmë. Teoricientët e shumtë të shekullit që po jetojmë të gjitha teoritë e tyre kanë arritur që t`i përshtasin mbi baza ekonomike dhe kanë harruar të gjitha segmentet tjera të shoqërisë.
" Kur themi se ato hiporbelizojnë faktorin material – ekonomik dhe
e bëjnë atë bazë të cdo gjëje , kjo do të thotë nga njëra anë se
ato minimizojnë rrolin e vlerave të tjera jomatriale dhe nuk i japin
atyre vendin e përshtatshëm. Nga ana tjetër ato i konsiderojnë ato
të rrjedhura nga vlerat materiale dhe pasojë të tyre."
( shih : Bota në Fokusin Islam, Muhamed Kutub, Tiranë 2006 , f.233)
Ky shpjegim i arritur nga ana e matrialistëve se cdo gjë është materia dhe se morali varet direkt prej faktorëve ekonomiko-shoqëror nxiti më mijëra luftëra në rruzullin tokësor. Kjo logjik e cila për cdo ditë i servohet cdo studenti në fakultet nuk është e "shëndetshme" për trurin dhe trupin e njeriut të njomë. Ai bombardohet nga ide të këtilla dhe ja rruga e devijimit , humb shpresat për jetë dhe nga një mik i shoqërisë krijon një absorbues të pasurisë së saj. Shoqëria nuk ka nevojë për një kapitalist plus në rrethin e saj ku interesi vetjak është mbi të gjitha dhe se logjika e mbijetesës më të gjatë në treg justifikon cdo armë gjatë arritjes deri tek qëllimi. Shoqëria ka nevojë për përmirësues të saj dhe jo për shkatërrues, ka nevojë për një konsekuencë vlerash dhe modulesh. "Problemi i ynë i sotëm nuk është të sigurojmë zbatimin
e përshtatshmërisë , por është fakti që jemi të kërcënuar
nga një tejkalim përshtatshmërie. Problemi ynë është të
nxisim shumëllojshmërinë , dhe sistemi alternativ do ta bënte
këtë me më shumë efektivitet se një sistem shtetëror shkollimi."
( shih: Kapitalizmi dhe Liria, Milton Friedman, Tiranë 2000, f.109)
Është fakt i vërtet realizimi i kësaj përshtatshmërie në shoqëritë moderne ku edhe po frymojmë. Modernizimi i industrisë, automatizimi i prodhimit, e hudhi jashtë loje qenien e quajtur njeri dhe e shëndërroi prej qenies më të dobishme në një qenie "tepricë teknologjike" ku të pasurit duhet të kujdesen për to duke ua hudhur një copë mishi atyre si një grumbulli qenësh. Këto koncepte e robëruan njeriun e lirë, e shëndërruan në një homo ekonomikus ku qëllimi primar i tij do të jetë ekzistenca në këtë jetë të përhershme sipas tyre. Të lidhësh njeriun për shtetin në modelin perëndimor don të thotë ta robërosh atë dhe të mos e lësh të ngritet asnjëherë. Është njejtë sikur rasti i pretendimeve greke në Shqipëri. Në trazirat e vitit 1997 Shqipëria gati u shkatërrua totalisht në të gjitha aspektet. Mekanizmi i parë i shfrytëzuar në sjelljen e këtij shkatërrimi ishte sjellja e ligjit mbi ndarjen e pronave. Ky ligj mundësoi skemat piramidale në Shqipëri ku mashtroi më mijëra shqiptar në Republikën e Shqipërisë. S`ka dyshim se rrolin kryesor në këtë lojë të fëlliqur e kishte Greqia përmes agjentëve të saj të fshehtë në Shqipëri. Pas grusht-shtetit të vitit 1997 kur edhe u ndërrua qeveria, ishte mu Greqia ajo që e para i doli në ndihmë Shqipërisë duke u dhënë kredite me kamata marramendëse. E shqiptarit të shkretë iu shkatërrua e tërë pasuria e tij nga ana e Greqisë, ai prap detyrohet të hyjë borxhe të thella tek fqinji i tij greku. Dhe ky projekt i paramenduar mirë është pikërisht për shkatërrimin e Shqipërisë që ajo kurrë të mos ngritet në këmbët e veta. ( shih:Vetëm Nacionalizmi Shpëton Kombin Shqiptar, Abdi Baleta, Bajram Kabashi, Tiranë 2005) Është një shembull mjaft ideal i shpjegimit të temës sonë. Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj logjike.
"Pikëpamjet ideologjike mbi lidhjen e individit me shtetin ndikojnë në pikëpamjet mbi mënyrën e funksionimit të qeverisë në sferën ekonomike." ( shih; Financa Publike,
Harvey S. Rosen, Tiranë 2003, f.5)
Një ideologji e këtillë prodhon efekte negative në shoqërinë njerëzore. Une di se shteti duhet të funksionojë dhe të mbahet nga ana e individit, por jo në mënyrë të padrejtë dhe të skurpullt. Individi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj shtetit, njëashtu edhe shteti duhet të kujdeset për individin , duke krijuar një individ të mirë dhe të dobishëm për shoqërinë. Nuk ka nevojë shteti për vendosjen e taksave të rënda për individin që nuk mundet t`i mbaj, por as individi nuk duhet të kursej kur është në pyetje shteti, poqese ka mundësi të mos kursej në atë masë që duhet.
"Forcat mbizotëruese të shoqërisë kapitaliste, sundojnë në mënyrë indirekte edhe me shtetin. Madje , kohë pas kohe , sic shprehet Marksi, shteti bëhet mjet i plaçkitjes në duart e klasës sunduese. Edhe pse kjo tezë nuk mund të përgjithësohet për të gjitha shoqëritë e kaluara , mund të thuhet lirisht se funksioni i shtetit, në shumë shoqëri kapitaliste të shekullit XX, është i tillë. Ky gjykim është i drejtë sidomos për shekullin XX, kur kapitalizmi e formoi tregun sipas ligjeve të veta dhe kur kundërshtitë e tij të brendshme i shmangte me anë të eksportit të mbiprodhimit." ( shih; Koncepte dhe sisteme bashkëkohore, Ali Bullac, Shkup, 2005, f.75)
Për në fund mund të konstatojmë se logjika e mbijetesës më të gjatë në treg justifikon të gjitha armët e mundshme për mbijetes. E nga njerëzit e edukuar dhe të moralshëm shëndërron poltron dhe egoist që hajnë njëri tjetrin. Njeriu duhet të rritet në frymën e të vërtetës dhe realitetit. Shoqëria duhet të mundohet të krijoj njerëz të vlerave. Njerëz të tillë të cilët kur do të dalin të blejnë dic në treg, ai shitësi do t`i thotë : shko tek konkurrenti im bleje këtë send se unë mjaft sot kam shitur. Kjo është logjika e njerëzve të mëdhenjë dhe përshtatshmëria e progresit të shoqërisë. E ky konkurrenti tjetër i cili do të përfitoj nga ky konsumator i fituar në mënyrë të ndershme dhe vëllazërore, kur të furnizohet me mall të mos kërkojë nga furnizuesi të pamundurën, por të marrë vetëm atë që i takon dhe ta largojë atë që nuk është e tij.
Hamdi Nuhiju
Literatura:
Harvey S. Rosen , Financa Publike , Tiranë 2003
Milton Friedman , Kapitalizmi dhe Liria , Tiranë , 2000
Muhamed Kutub, Bota në fokusin Islam , Tiranë , 2006
Harun Jahja , Fatkeqësitë që Solli Darvinizmi për Njerëzimin , Tiranë 2003
Adam Smit, Bogatstvoto na Narodite , Tom 1 , Skopje 1997
Abdi Baleta , Bajram Kabashi , Nacionalizmi e Shpëton Kombin Shqiptar , Tiranë 2005
http://www.ekonomia-islame.com/118.html
Krijoni Kontakt