Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 112
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Shlyerja e mėkatit

    Ndonese e paraqita poezine ne temen e Di Anes, mendoj te cel teme te re me titullin e saj. Besoj se gjithkush ka dicka mekatare ne jeten e vet. Sa e shlyen ate, vete e di. Une gjeta menyren time te shlyerjes me kete poezi dhe me besoni, u lehtesova vertet. Po ju?

    Shlyerja e mekatit

    Falme e dashur, mekatin e pathene
    E thena do me beje me shume mekatar
    Per Ty jam, do jem, ai qe kam qene
    I gjithmonshmi per Ty, i mekatit nje cast!

    Lerme e dashur, ne denim te vetvetes
    Sot jam i kthyer ndaj saj ne xhelat
    Dje prift u bera, e lashe te rrefehej
    Dhe koken e mekatit, ja preva pastaj!

    Mbase e dashur, keshtu esht' me mire
    Rrefimin e bera me kohe para vdekjes
    Te tjera rrefenja do them kur te vije
    Aq sa do ta bej, te vdese prej qeshjes!

    * * *
    ----------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Poezia eshte e mire, me pelqen.
    Miqesisht dhe modestisht do sugjeroja qe fjalen e dashur te mos e perseritje 3 here (ne cdo strofe), ndoshta ne dy te fundit mund ti gjesh nje fjale zevendesuese.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te them te drejten m'u duk vetja ne rolin e rrefyesit, qe dritheron per ate qe ka dashur dhe do aq shume. Me dilte vetvetiu nga shpirti kjo fjale, si per t'u bindur nese zeri im degjohej bindshem prej saj. Megjithate, cdo sugjerim ne funksion te kesaj ndjesie, e mirepres. Te falenderoj, mik, per mendimin dashamires.

  4. #4
    Mond, teme e bukur.
    Teper e ndjere peozia jote.
    Te kerkosh ndjese, do te thote te clirohesh se pari nga vetja dhe nga pesha e rende e "te pathenes" qe rendon shpirtin.
    Te tere jemi nga pak mekatare. Te tere kemi te pathena qe here gjejme forcen per ti lene te lira e here i strukim e i kycim ne qelite e erreta te nenvetedijes...

    Po sjell ketu nje poezi kushtuar babait.
    Nuk e harroj dot castin kur e lexoi se pari ne librin tim dhe teksa fytyren ia pushtuan lotet, me perqafoi fort si asnjehere me pare...


    NDJEMĖ…FALMĖ…PĖRQAFOMĖ…



    Unė,
    nuk tė nderova me timin emėr.
    Ėshtė mbytur nė lotin e fjalės,
    “poetja jote brilante”, e fėmijėrisė sime tė vogėl.
    Unė, thinjat t’i shtova baba,
    gabime bėra sa desha.
    Me rrudhat e tua shtrirė dashurisė,
    .........................................qava e qesha…

    Ndjemė baba!
    Nuk dita tė jem “pasqyra jote e madhe”,
    ....................shkėputur prej qiellit “sa njė gogėl”.
    Falje, nuk kėrkova kur “gėnjeshtrat”,
    si qilim,
    mbi besimin tėnd i shtrova.
    Kur vuajtjen dhe lodhjen tėnde,
    gotave tė konjakut i harrova.

    Sot,
    kur netėt e mia,
    gdhihen mbi fytyrėn e bijės sime tė njomė,
    kujtoj dridhjet e tėndes zemėr.
    Unė e di mirė baba,
    ti, kurrė nuk mė ke mohuar,
    e asnjėherė turpėruar prej timit emėr…

    Edhe pse rinisė tėnde, pleqėri “ēmenduria” ime i dha,
    Ndjemė!
    ........Falmė!
    ..............Pėrqafomė…!

    Unė tė dua baba…




    Mond, kam nje poezi tjeter ku "te pathenat fjale", ngjasojne me "mekatin(tend) te pathene"...
    Une i besoj komunikimit mes shpirtrave te panjohur...edhe pse nuk jam besimtare ne idhuj apo dogma.
    Edhe nje here pergezime per temen!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 08-05-2008 mė 18:00

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Shlyerja e mekatit

    Falme e dashur, mekatin e pathene
    E thena do me beje me shume mekatar
    Per Ty jam, do jem, ai qe kam qene
    I gjithmonshmi per Ty, i mekatit nje cast!

    Lerme e dashur, ne denim te vetvetes
    Sot jam i kthyer ndaj saj ne xhelat
    Dje prift u bera, e lashe te rrefehej
    Dhe koken e mekatit, ja preva pastaj!

    Mond, te pergezoj per kete poezi, e cila me pelqeu jashtezakonisht shume. Je nje poet i madh dhe sigurisht qe sapo te kthehem ne vendlindje do kerkoj permbledjen tende te poezive.

    Urimet me te sinqerta nga une Pellumb Syku.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit MuZa!
    Faleminderit Syku!

    Meqe jemi tek i pashmangshmi mekat, po sjell ketu nje poezi te shkruar ne kohen e vetmise me vetmitare qe kam jetuar deri me sot ne jeten time, kur erdha ne Selanik dhe pas gjashte muajsh munda te sjell gruan dhe dy djemkat.


    "Mėkati" im

    Dhe sa kohė do kalojė
    Pa i puthur sytė e tu
    Vallė Zoti kur do dojė
    Qė tė jemi bashkė kėtu?

    Kur do vijė ai ēast
    Tė tė prek me buzė e dorė
    Apo Zoti ka vėnė bast
    Shpirti tim sa do durojė?!

    Nuk e sheh o Zot i madh
    Qė pėr Miran time vuaj
    Me vetminė veē mėkatar
    Do mė kesh gjithmonė mua!
    * * *
    -----------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Per nje Diell te ri

    O varg-brazde, me ler' te te mbjell
    Me faren-cast, qe shpirtit ndjej
    Te gjej te verteten mbi toke si del
    Sa jam un' tek ti, ti tek une, te gjej!

    T'i tregojme botes faqen e fshehur
    Kohen e vetngrene, kohen e pa erdhur
    Jo ndjekjen e diellit si lulja e tij
    Por ndjekjen qiellit, per nje Diell te ri!
    * * *

  8. #8
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Sa do tė doja tė isha aty k'tė mbrėmje, mes asaj lidhjes tuaj, nė Selanik.
    Tė ndiznim sė bashku nga njė cigare dhe tė pinim nga njė frappe tė ftohtė, e pastaj, ashtu ulur kėmbė kryq, ti kryqėzonim do fjalė pėr tokė, brazda, qiell, lule, buzė, vesė, etj etj.

    Gjithsesi, sėrish, i gėzohem faktit se, interneti, nė njė farė mėnyre na sjell mė afėr, dhe pse, nė kohėn mė tė madhe na ndan, mbasi i kushtojmė shum kohė.

    Vdeksh duke kėnduar i dashur mik, dhe, mosvdeksh deri sa, tė gjesh atė diellin e ri .....

    Respektet e mia
    Sinqerisht
    Leonard Seiti.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga BlackEagle Lexo Postimin
    Sa do tė doja tė isha aty k'tė mbrėmje, mes asaj lidhjes tuaj, nė Selanik.
    Tė ndiznim sė bashku nga njė cigare dhe tė pinim nga njė frappe tė ftohtė, e pastaj, ashtu ulur kėmbė kryq, ti kryqėzonim do fjalė pėr tokė, brazda, qiell, lule, buzė, vesė, etj etj.

    Gjithsesi, sėrish, i gėzohem faktit se, interneti, nė njė farė mėnyre na sjell mė afėr, dhe pse, nė kohėn mė tė madhe na ndan, mbasi i kushtojmė shum kohė.

    Vdeksh duke kėnduar i dashur mik, dhe, mosvdeksh deri sa, tė gjesh atė diellin e ri .....

    Respektet e mia
    Sinqerisht
    Leonard Seiti.
    .....ku e lame mik biseden? Aah, tek deshira per t'u takuar...., dhe per ate diellin e ri... Me volet vazhdimi me vargje...Meqe eshte bisede me vargje, te perjashtohet nga cdo lloj kritike prej miqve forumiste.

    Takuar kemi qene mijra vjet me pare
    Gladiatore fatkeqe dhe fatmire njekohesisht
    Rrethuar ulerimash spektatoresh te pafaj
    Qe vrasjen tone, urdheronin me gisht.

    Te gjymtuarit, te mjeret, te pafajshmit e fajshem
    Skllaverine e vetvetes, skllaveronin marezisht
    Arenave te kohes kerkonin qe shpaten
    T'ja ngulnim njeri-tjetrit, nga i uluri gisht.

    Takuar kemi qene, si sot e kujtoj
    Kohet e ngjashme kane mbetur serish
    E njejta arene, i njejti spektator
    Na vret dhe rivret, nga i njejti gisht.

    Takuar do jemi ne vazhdim shekujsh
    Me kohet e ngjashme, do tallemi o mik
    Spartake te penes kemi per te mbetur
    Derisa te drejtohet, i perkuluri gisht!
    * * *

  10. #10
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Si mė thua, i dashur mik ? Derisa njė ditė, gishti tė drejtohet ....!

    Do tė vazhdoj kėshtu, kjo legjenda jonė
    Arenave ulėrimat kurrė s’do tė ndalen
    Spektator mjeran, mbretėr, perandorė
    Tingujve te shpatave pėr hare do t’ju falen

    Dje, tek kėrkoja, tė gjeta nė legjendė
    Tek shkruaje me shpatė nė token e ftohtė
    Mu duk shpata jote, mė e bukura pendė
    Ish ngjyer me tė kuq, nė trupin tim tė ngrohtė

    Kush mė herėt e kush mė vonė
    Tė dy njė ditė kishim mbyllur sytė
    Duke lėnė mbas jehonėn tonė
    Pėr tu rigjetur diku, nė njė botė tė yjtė

    Ndėrkoh, ulėrinte turma e etur
    Jehonat shkonin e vinin nė legjendė
    Arenave gdhendur mbeti ndėr shekuj
    Historia e shpatės sė kthyer nė pendė.
    ***

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dallimet e Orthodhoksisė me Katolicizmin
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:12
  2. Qengji i Kurbanit
    Nga Gregu nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 05:52
  3. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Une dhe myslimani.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 18:23
  5. Pse tė krishterėt e ndajnė Zotin nė tre pjesė?
    Nga ardit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 02:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •