Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Protagonizem

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Protagonizem

    (NGA FAIK QYQJA)

    Burri ndaloi ne mes te shetitores se mbushur me kalimtare, perkuli trupin, vendosi gishtat ne ball si brire, dhe u sul plot rrembim drejt njerzve. Te gjithe e pane ate rendje te menjehereshme, por askush nuk kuptoi cpo ndodhte.
    Burri qendroi menjehere si te ishte buze nje gremine, beri disa hapa mbrapa, dhe perseri u sul me vertik drejt turmes.
    Njerzit po ndiqnin te habitur turravrapin e tij dhe ata me kureshtaret ndaluan per te pare cpo ndodhte.
    Ai tashme kishte qendruar ne mes te sheshit dhe godiste me kepuc asfaltin, pastaj levizi qafen si demat kur duan te perzene mizat.
    Ndenji edhe pak ne mes te sheshit me shikimin perhumbur ne qiell dhe gishtat e ngritur mbi koke si te ishin brire pastaj me hap te lehte, me nje shprehje krenare, duke trufulluar dhe pare gjithe qesendi kureshtaret beri nje rreth te plote ne mes te sheshit.
    Ne kete moment nga truma shkeputet nje tjeter burre, heq pardesyne dhe e hedh plot mosperfillje.
    Ngre duart lart plot elegance, pershendet turmen qe sa vinte e shtohej dhe me gjesture teoradoresh i drejtohet burrit qe trufullon si dem, e shikon nje hop ne sy, ben nje piruete, pershendet serish turmen dhe me nje buzeqeshje te ngrire ne fytyre vendos duart sikur eshte duke mbajtur rroben e kuqe.
    Kaq mjafton dhe burri dem i sulet copes imagjinare, por teoradori i shmanget me elegance.
    Grupi i kureshtareve eshte shnderruar sakaq ne nje turme te babzitur per te mesuar se cpo ndodh.
    Njerez qe shtyhen, berryla, sharje ne gjuhe te ndryshme, blice aparatesh, kamera turistesh qe perpiqen te fiksojne gjithcka.
    Te tjere kureshtare vijne dhe pyesin cpo ndodh, por askush nuk ka kohe te jape shpjegime.
    Nje tjeter sulm i burrit dem, dhe nje tjeter shmangie elegante.
    Teoradori ben ole.
    Kjo duket se e nxeh burrin me brire qe sa kaq ben nje sulm te dyte, duke kaluar kesaj here mjafte prane burrit teorador, aq sa rrezikon ta plandos ne kalldrem, por ky serish shmanget me delikatese.
    Nje thirrje gjithe ankth e nje gruaje degjohet nga mezi i turmes, dhe teoradori shikon plot admirim fansen e tij.
    Pastaj nje sulm i trete, nje te katert, nje i tete ndersa truma e kureshtareve shtohet dhe po keshtu edhe zerat qe ne kor bejne ole.
    Tani ne shesh ka entuziazem, ka dihatje, lavdi, ka klithje gezimi, ka djerse dhe padyshim olee fitoreje.
    Burri dem duket i lodhur, dhe po keshtu teoradori, por ai vazhdon ta mbaje doren larte dhe rroben imagjinare e lekund plot delikates.
    Ekzekutohet sulmi i rradhes, dhe perseri ne kor Oleeeeee.
    Ne kete kohe degjohet zeri i nje polici.
    Ai hyn mes turmes dhe pasi therret pranes vetes burrin dem dhe teoradorin, u drejtohet njerzve qe te shperndahen. Njerez te entuziasmuar i rrahin shpatullat ndersa largohen teoradorit dhe i shmangen burrit dem, sikur kane frike nga briret apo nga humbja e tij.
    Te gjitha po flasin per ta.
    Turistet qe do ta mbajne kete kujtim per kohe te gjate ne memorije, grate dhe burrat qe kurre s’kishin pare nje gje te tille me pare ne jetet e tyre dhe femijet qe kaq shume kane degjuar per luften e demave.
    Perfaqesuesi i shtetit u terheq vemendjen burrave dhe pasi u vendos nganje gjobe per prishjen e qetesise publike u kerkoi te largohen.
    Burrat shihen ne menyre kuptimplote, dhe pas pak minutash takohen ne nje nga rrugicat qe lidhet me qendren e qytetit.
    Shkembejna nga nje cigare dhe me pas edhe emrat.
    Pas nje besede te shkurter pershendeten dhe vendosin te ndahen.
    Pasi jane larguar disa metra nga njeri -tjetri burri dem thote:
    “Neser ne oren 11 ne sheshin para katedrales”?
    Teoradorit i shkelqejne syte, aprovon me koke dhe ben Oleeee.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 03-09-2008 mė 15:52

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ku je gjithe keto kater vjet???
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •