Tungjatjeta Kosovė!


Tungjatjeta Kosove! (Kozeta Zylo)
Tungjatjeta Princesha ime,


Sot po udhėtoj kudo,
Me medalionin e Lirisė nė gjoks,
Medalion qė s'do ndryshket kurrė!
Nė kujtesėn e dhimbjes shkulmėzon shpirti,
Pėr rrėmbimin e tė artit medalion,
Nga zotat e heshtun tė Olimpit...!
Lamtumirė ju Zota tė heshtun, lamtumirė!
Lamtumirė ju qė ma gėrryet kockėn,
Me molėn e hipokrizisė!
Princesha ime Kosovė,
Mė lejo tė vė buzėt, nė bisqet e Lirisė,
E me ju tė bashkohem ne simfoninė e kėngėve,
Tė miliona shqiptarėve, qė kėndojnė shqip,
Aty, nė tokėn e lirė!
Sythet e Lirisė kanė buisur,
Janė harbuar sot, nė degėt e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer nė stinė pranvere!
Mėngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkė Kosove!
Mė fal Kosovė qė s'tė vij dot atje, mė fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unė po e shijoj kėtu lotin e gezimit,
Te ngrirė kallkan, acareve,
Tashme tė shkrirė nga Ju, por edhe nga kjo tokė,
Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokėulur!
Nuk do dėgjoj mė krokatje korbash,
Ato kanė kohė qė u shkrumbuan nė harkun vetėtimė tė Lirisė!
Nė trungun e tokės tėnde, dhimbjet lėshonin rrėnjė,
Sot ato u groposėn nė dheun e Prizrenit, Prishtinės…
E nė gjithė tokėn e Dardanisė!
Unė kam kohė qė jam larg teje, kam kohė…
Por dhe pse larg, vetėm tek ty pėrkundem me ninulla,
Nė tė vetmin djep me shqiponjė gdhendur,
Me emrin Kosovė, me emrin Shqipėri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unė,
Mė kap prej dore, se sonte dua tė hedh vallen e Rugovės,
Me xhamadanė sokolash e me plisin e bardhė nė kokė,
Tė trand botėn e cmendur, qė shekuj me radhė,
Ta pėrtypėn Lirinė!
New York, 17 Shkurt, 2008 (Marrė nga faqja personale e zonjės Zylo, kėtu nga Peshku pa ujė, Andi Ballshi

BIOGRAFI
Ka lindur nė Tepelenė, nga prindėrit Brahim dhe Liri Gjoni, njė familje Mezhgoranase, me tradita patriotike dhe arsimdashėse.
Pasi diplomohet nė Universitetin e Elbasanit "Aleksander Xhuvani" pėr Gjuhė dhe Letėrsi (1979), punoi si mėsuese e Letėrsisė shqipe dhe botėrore nė disa gjimnaze tė Tiranės, ndėrkohė kryen dhe studimet pasuniversitare nė Universitetin e Tiranės. E spikatur qė nė vitet 80-te pėr prirjet dhe qėndrimet e saj jo konformiste, K.Zylo u pėrfshi energjikisht nė proceset demokratike qė ēuan nė rėnien e komunizmit.
Mori pjesė aktive nė krijimin e Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė dhe qė nga themelimi ishte nė kryesinė e Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė.
Nė vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Pėrgjithshme e saj.
Ėshtė dalluar si njė mėsuese e apasionuar dhe mjaft aktive nė shtypin e pėrditshėm e periodik, organizatore dhe regjisore spektaklesh tė rinisė, etj.
Nė shkurt tė vitit 1997, me shpėrthimin e trazirave social-politike nė Shqipėri, emigron nė ShBA (New York), ku integrohet nė shoqėrinė e atjeshme, vazhdon kualifikimet nė kolegj, emėrohet Kėshilltare e studentėve nė BramsonORT College (2000-2004). Punoi si pedagoge disa vite nė Globe Institute of Technology nė Manhattan, dhe tani ėshtė e punėsuar nga Bordi i Edukimit tė New Yorkut.
Shquhet ndėr veprimtaret mė aktive nė komunitetin shqiptaro-amerikanė, ku ėshtė e zgjedhur zv/Presidente e org.sė gruas shqiptaro-amerikane nė New York.
Pėrfaqėsuese e medias pranė Institutit "Gjergj Kastrioti Skanderbeg" nė New York.
Sekretare pėr shtypin nė shoqatėn e Shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė nė USA.
Eshtė korrespodente e gazetės "Illyria" nė USA dhe nė disa media.
Bashkėpunėtore pėr vite me radhė nė TV "Albanian Culture" nė USA.
Ka organizuar pėr vite radhazi sė bashku me bashkėshortin e saj Qemal Zylo, ditėn e Flamurit si dhe veprimtari tė tjera atdhetare, kulturore si dhe pėr Kosovėn.
Pėrmes veprimtarisė sė saj tė dendur, si dhe krijimtarisė sė kahershme publicistike, letraro-artistike, veēanėrisht nė poezi, K.Zylo ka fituar respektin e studentėve shqiptarė nė New York, tė komunitetit shqiptar nė SHBA etj.
Ėshtė e martuar me Z. Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Valbonėn dhe Klodianėn.
Komente:78

Andi Ballshi - 3 Kor 2010 - 1:00pm
Thene te drejten une nuk kuptoj shume nga poezia, veēmas ajo figurative, te shprehem keshtu, por, megjithatė keto poezi me pelqyen dhe njėherit me preken shume, dhe gjithsesi do t'i kopjoj dhe do t'i lexoj, por edhe do t'ua dergoj miqve.

Pershendetje nga Andi Ballshi