Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    "Brain gain" për të frenuar " Brain drain"

    Tiranë - "Brain gain" për të frenuar " Brain drain"


    Financim dhe bursa nga qeveria Berisha për këdo që studion në 10 universitetet më të mira të botës, me qëllim që në përfundim të studimeve të rikthehet në Shqipëri.

    Në verën e vitit 2003, demokratët e Berishës e patën zgjedhur frenimin e largimit të trurit nga Shqipëria si një nga premtimet më të forta elektorale të zgjedhjeve të atij viti, që i sollën ata në pushtet.

    Një vit para përfundimit të mandatit dhe përgatitjes për zgjedhjet parlamentare 2009 qeveria e kryeministrit Berisha publikon strategjine e saj te quajtur ”brain gain” per të luftuar “brain drain”. Në një takim që vetë Berisha zhvilloi dje, në Tiranë, më përfaqësues të "Rrjetit të studentëve shqiptarë në botë" ai rrjeshtoi një sërë masash për t'i dhënë fund fenomenit te largimit të trurit nga Shqipëria.

    Sali Berisha “Kemi krijuar sistemin e “Brain Gain”, kemi përcaktuar bonuse për çdo master ekstra universitar, kemi krijuar fondin e ekselencës. Secili prej jush, çdo student shqiptar që do të aplikojë në 19 universitetet më të mira të botës do të ketë bursë nga kjo qeveri” tha kryeministri Berisha, duke iu drejtuar studentëve që studiojnë jashtë vendit dhe synojnë të mbrojnë tituj shkencore dhe të kryejnë studime pas universitare.” Shumica e këtyre studentëve studiojnë në Universitetet e BE dhe te SHBA.

    Largimi i elitës intelektuale

    Fenomeni i largimit të trurit nga Shqipëria përfshiu në 15 vitet e fundit elitën intelektuale, pikërisht atë që në çdo vend të botës jep impulsin e zhvillimeve cilësore dhe projekton të ardhmen. Brezat e kësaj elite, të krijuar gjatë regjimit të kaluar emigruan në kërkim të një jete më të mirë. Një pjesë arriti të aplikojë dijet dhe njohuritë në universitetet dhe institucionet shkencore te Perëndimit, pjesa tjetër u detyrua të bëje punë të rëndomta për të mbijetuar. Sot të rinjtë dhe të rejat e talentuara, që studiojnë në universitetet e perëndimit mbeten, për fat të keq, pasuri e universiteteve ku ata formohen dhe mbrojnë gradat shkencore. Vendi i origjinës, Shqipëria mbetet në nostalgjinë e kujtimeve dhe të një dëshire të vakët se një ditë edhe mund të kthehen për të qenë pjesë e jetës akademike dhe shkencore.

    750 mijë euro fonde për më të shkëlqyerit

    Por qeveria e kryeministrit Berisha synon ta ndryshojë këtë situatë. Berisha: “Brain Drain-it” i kundërvihet tani ”Brain gain” ose mbajtja në Shqipëri e trurit, kapitalit më të çmuar njerëzor. “ Fondi i Ekselencës”, i aplikuar për herë të parë këtë vit përbëhet nga 750 mijë euro për të shkëlqyerit ne rezultate. 25 studente të përzgjedhur nga universitetet e Shqipërisë morën sivjet mbështetje financiare për të kryer studime pasuniversitare në universitetet më të mira të botës. Ky fond është rritur për vitin akademik 2008- 2009 edhe me financime për studentë fitues ne konkurse apo olimpiada ndërkombëtare. Apo botime me nivel të lartë shkencor. Një web site i posacëm, www.braingain@al.com është në dispozicion të çdo studenti që studion jashtë Shqipërisë apo që dëshëron të kryejë studime pasuniversitare.

    Ajo për të cilën qeveria Berisha ende nuk u ka bërë oferta tërheqëse për te talentuarit që kryejnë studimet jashtë Shqipërisë dhe fitojnë grada shkencore është niveli i pagës. Brezi i prindërve të atyre që janë sot 20 vjeçarë e la Shqipërinë për një pagë më të mirë dhe jetë dinjitoze. A do t'ua sigurojë qeveria Berisha fëmijëve të tyre këtë page që ata pas studimeve në Perëndim dhe marrjes së gradave shkencore te rikthehen në atdhe? Kur kjo të ndodhë strategjia" Brain gain" do të jetë efikase .



    Ani Ruci

    DW
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-09-2008 më 17:11

  2. #2

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli Marte, 02 Shtator 2008

    Si vjedhin shtetin, drejtorët e dalë nga sisët e partisë
    Nga një lexues nga Tirana


    Shënimi i redaktori: Denoncimi i mëposhtëm na ka ardhur nga një lexuesnga Tirana dhe është dëshmi direkt e një prejqindra rasteve të abuzimeve “të vogla” në administratënshtetërore. Kydenoncim i është dërguar edhe kryeministrit. Nukka patur përgjigje, as reagim.

    E NDERUAR REDAKSI.

    Historia që do t’ju dërgoj më ka ndodhur mua personalisht dhe një kolegut tim. Kemi punuar drejtues automjetesh në një dikaster shtetëror dhe tani jemi të dy të papunë.

    Unë nuk do flas për rastin tim, sepse ndoshta mund të më paragjykoni, ngase jam autor i këtij denoncimi, por po ju tregoj arsyen (që nuk është arsye pse u pushua kolegu im nga puna).

    Drejtori i vet, një person nga ata që dihet si vihen në krye të dikastereve, (unë i quaj individë të rritur në sisët e partisë) e urdhëroi një ditë që të çonte makinën në një servis (me emër dhe adresë të paracaktuar sigurisht). Kolegu im i tha që makina sapo kishte bërë një servis dhe ishte në gjendje shumë të mirë. Tërbimi i drejtorit ishte i pamatë. E nxori me ulërima nga zyra dhe miku im u detyrua ta çonte makinën në atë servis që e kishin urdhëruar. Pas disa ditësh e morën në telefon nga servisi dhe i thanë që mund të vinte të tërhiqte makinën se “ishte bërë gati”. Shkoi të merrte makinën dhe i dhanë të firmoste një faturë 7 milionë lekë të vjetra. Kur i tha që nuk mund ta firmoste, i thanë “po ti çar halli ke, e di drejtori yt atë punë”.

    Kur u kthye në punë, kolegu im, mori direkt urdhrin e pushimit. Pse? Sepse nuk pranoi të firmoste vjedhjen e drejtorit të vet?

    Këta drejtorë të dalë nga sisët e partive, këto lekë që vjedhin, mos i kanë të mamasë së tyre? Kryeministri ynë që trumbeton me të madhe antikorrupsionin, pse emëron këta drejtorë?

    Sa për dijeni këtë denoncim e kemi bërë edhe në numrin celular që Kryeministri ka publikuar vetë në televizion, madje aty kemi shënuar edhe emrin e drejtorit. Por ai vazhdon të jetë në atë post. Epo, me ca të nënës e ca të njerkës nuk luftohet korrupsioni o zotërinj!

  4. #4
    Duaje Siveten=Brain Drain!

    Ik e karikoj baterite qe te mbushesh me energji pozitive qe te shkruash nja dy fjale te mencura per temen. Nese nuk ke gje per te thene te pakten mos e ndyj me artikuj te tilla.

    Cfare mendon per Brain Gain? Apo varja se do vijne studentet nga Europa e SHBA e do te zene vendin ty dhe te gjithe atyre qe ngroheni ne diell neper lokalet e Tiranes!

    Me mire Brain Drain apo jo se keshtu do te gjesh kohe per te shkruar ne forum!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117

    Brain Gain

    Po kush e garanton se dhe kto bursa s'do merren me miq e dallavere si gjithe te tjerat para ktyre?

    Pastaj 10 universitetet me te mira te botes jane te gjitha ne Amerike. Po po te kesh studiu ne Evrope psh, nuk quhet?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •