Shqipėria ose paralelogrami i tranzitit euro-ballkanik
Ing: Xhevair Ngjeqari
Nė pesėdhjetė vitet e fundit, infrastruktura rrugore dhe portuale ėshtė trajtuar si njė skemė e mbyllur funksionale. Dhe konceptet studimore janė zhvilluar vetėm mbi logjikėn e qarkullimit tė brendshėm. Hapja politike dhe ekonomike kėrkon lidhjen e rrugėve tė brendshme me arteret Ballkanike dhe Europiane, e cila bėhet mbi parimin e komunikimit me fqinjėt nė radhė tė parė. Qė nėnkupton se duhet pėrcaktuar saktė vlera ekonomike e pozicionit gjeografik tė vendit, nė marrėdhėnie me fqinjėt kufitarė dhe tė largėt. Sepse trualli shqiptar zotėron aftėsinė qė tė jetė urė kalimi pėr shtete dhe vėllime tė caktuara qarkullimi. Dhe nuk ka asnjė justifikim qė tranziti nė ekonominė shqiptare tė mos ekzistojė si koncept, funksion, zbatim, si burim i tretė i tė ardhurave ekonomike kombėtare. Pėr tė spjeguar se cili ėshtė pėrkufizimi dhe koncepti i tranzitit, ēfarė ėshtė aftėsia e tranzitit, cilat janė treguesit fizik, gjeografik, ekonomik tė aktivitetit tranzitit, cilat janė objektet qė pėrbėjnė tranzitin shqiptar, cilat janė strukturat qė realizojnė tranzitin duhet tė risqarojmė mė parė se ēfarė ėshtė paralelogrami tranzitit, tė truallit shqiptar. Nė gjuhėn e pėrditshme ky aktivitet ėshtė zvogėluar nė slloganin e Korridorit *8*, pa pėrcaktuar kufijtė fizikė, gjeografik dhe ekonomik tė interesave qė duhet tė rrjedhin nga aktiviteti qarkullimit tranzitit. Mbas studimeve tė vazhdushme po ripėrsėrisim konceptin se cili ėshtė pėrkufizimi gjeo-shkencor i paralelogramit tranzitit shqiptar:
Aftėsia portuale bregdetare Vlorė-Shėngjin dhe aftėsia tokėsore e kufitare Qafė Morinė-Morinė-Bllatė-Qafė-Thanė-Kapshticė-Tre Urat ėshtė e gjitha njė paralelogram i detyruar tranziti, qė 50 milion banorė tė Ballkanit tė tranzitojnė mallrat dhe qenien e tyre pėr nė Italinė e Jugut, Europėn Jugperėndimore, Afrikėn Mesdhetare dhe nė ngushticėn e Gjibraltarit, duke kursyer 600 - 920 km rruge nė krahasim me drejtimet aktuale tė lėvizjes sė mallrave. Shqipėria nuk ėshtė rrugė mė e shkurtėr vetėm pėr Italinė e Jugut dhe Puglien, por mallrat qė vijnė nga Gjibraltari janė 2-3 herė mė shumė se mallrat qė vijne nga portet italiane pėr nė Shqipėri. Kėto koncepte dhe pėrkufizime janė shumė tė rėndėsishme pėr jetėn e njė kombi, pėr aktivitetin ekonomik tė njė shteti.
Nė pjesėn detare paralelogrami tranzitit shqiptar ka bazėn e vogėl ose bregdetin shqiptar Vlorė-Shėngjin me gjatėsi frontale rreth 200 km ndėrsa nė pjesėn tokėsore, e ka perimetrin Qafė-Morinė (Tropojė)-Qafė- Thanė-Tre Urat (Vjosė) me gjatėsi rreth 400 km. Paralelogrami tranzitit shqiptar ka kufizime natyrale luginat e lumejve. Nė pjesėn veriore paralelogrami tranzitit kufizohet nga lugina e lumit Drin, e cila pėrfaqėson shtratin e Drinit nga Vau i Dejės deri nė Qafė Morinė nė kuotėn 557 m. Sė bashku me Korridorin e luginės sė Fanit tė Vogėl ato bashkohen nė Prizren, pėr tė udhėtuar sė bashku nė drejtim tė aksit Prishtinė-Nish - Krajovė.
Paralelogrami tranzitit shqiptar edhe nė pjesėn qendrore ėshtė i gjithi njė koridor natyral i hapur nga ultėsira bregdetare nė brendėsi tė Ballkanit. Luginat e lumejve tė Matit, Erzenit, Shkumbinit, Devollit, Osumit formojnė koridoret naturale tė transportit qė mjetet dhe mallrat tė kalojnė nga bregdeti nė brendėsinė ballkanike, duke kaluar lartėsi modeste 500 - 950 m. Nė pjesėn jugore paralelogrami tranzitit shqiptar kufizohet nga lugina e lumit Vjosa, e cila pėrfaqėson njė koridor natyral Vlorė-Memaliaj- Pėrmet -Tre Urat-Kozan-Selanik, pa kaluar lartėsitė e vargmaleve Eros Pindos. Nga sa kuptohet gjithė trualli shqiptar ėshtė i gjithi njė korridor natyral tranziti Perėndim-Lindje dhe anasjelltas. Nė pjesėn Ballkanike Paralelogrami tranzitit zgjerohet. Nė kufirin Verior, ose brinja veriore ndjek linjėn - Kukės - Prizren-Prishtinė-Nish-Krajovė deri nė kufirin Moldavi-Ukrainė, ndėrsa nė Jug Lugina e Vjosės, Mifol - Pėrmet-Tre Urat, Kozan-Selanik-Stamboll. Nė pjesėn fundore apo Lindore Ballkanike, paralelogrami tranzitit shqiptar formohet nga perimetri bregdetit tė Detit tė Zi nga Odesa nė Stamboll. Gjithė kjo sipėrfqaqe brenda shkruan njė territor qė arrin deri nė 500 mijė km 2. Natyrishte qė nuk ėshtė pak qė njė territor sa Shqipėria, tė ketė aftėsinė gjeografike tė shėrbejė si urė tranziti pėr njė territor rreth 500 mijė km2, ku banojnė mbi 50 milion banorė. Kjo falė pozicionit gjeografik, altimetrisė dhe hidrografisė ujėmbledhėse tė territorit shqiptar. Kjo vlerė gjeografike pėrbėn padyshim *Minierėn sipėrfaqėsore* ose gjeopolitikėn e tranzitit, e cila ėshtė trajtuar pėr herė tė parė si parim nga kultura e Shpėtim Nazarkos, ndėrsa konceptet e pavaruara tė vlerės fizike, gjeografike, portuale, inxhinierike, ekonomike tė trajtuara nga ana jonė vendosen mbi themele reale piramidėn e ekonomisė tranzitit detar dhe tokėsor Shqipėrisė nė arenėn Euro Ballkanike.
Kjo nėnkupton se nė stadin aktual paralelogrami tranzitit ėshtė studiuar nė shkallėn e tij mė tė plotė dhe personaliteti i studimit nuk cėnohet nga korentet e mediokritetit vendor apo Sekretarisė Korridorit *8* nė Bari tė Italisė. Koncepti dhe pėrfitimi ekonomik nga tranziti ėshtė i lidhur me jetėgjatėsinė e Kombit dhe jo me jetėgjatėsinė e njė apo dy drejtuesve nė pushtet.
Ultėsira bregdetare Vlorė - Shėngjin ose Porti natyral i Adriatikut
Nė ultėsirėn bregdetare Vlorė - Bunė derdhen ujrat e basenit ujėmbledhės tė vendit qė arrijnė deri S = 43 305 km 2. Kjo sipėrfaqe ujėmbledhėse ėshtė e barabartė me gjithė sipėrfaqen ujėmbledhėse tė gjithė bregdetit malazes, kroat, slloven qė arrin deri nė S= 45 544 km2, i cili ka njė gjatėsi bregdetare mbi 2100 km. Natyrisht, ultėsira bregdetare shqiptare ėshtė dhuratė naturale e hidrografisė nė bashkėpunim me korentet detare, tė cilat kanė materializuar ultėsirėn mė tė madhe bregdetare tė Detit Adriatik nga ana Lindore dhe Perėndimore. Pėrshkrimet gjeografike pėrcaktojnė se ultėsira bregdetare shqiptare ėshtė e gjitha njė port natyral. Eshtė njė ultėsirė dhe bregdet ku mund tė ndėrtohen tė gjitha kategoritė portuale qė janė ndėrtuar nė brigjet e Mesdheut. Nė ēdo pikė tė bregdetit shqiptar mund tė ndėrtosh porte. Por, duke u nisur nga kushtet teknike tė ndėrtimeve portuale mundėsitė pėr ndėrtime tė porteve tė mėdha janė nė Gjirin e Vlorės dhe zonėn e Shėngjinit. Por sipas nevojave nė ēdo ndarje bregdetare duhen tė ndėrtohen porte tė vegjėl qė plotėsojnė nevojat e qarkullimit tė brendshėm dhe turistik pėr komunitetin respektiv. Si konkluzion rreth 72% e truallit shqiptar formon njė planimetri territori me aftėsi tė veēanta tranziti. Kėtė veēori gjeografike dhe fizike nuk e ka asnjė shtet i Ballkanit pėrveē Shqipsrisė.
Nė vijim tė koncepteve portuale duhet tė bėj dhe njė sqarim. Shumė specialistė tentojnė tė ndėrtojnė portet, duke konsideruar vende tė zgjedhura, portet e ndėrtuara nė antikitet. Duhet tė sqarojmė se vendet ku janė ndėrtuar portet e periudhave antike, janė mė shumė vende tė mbrojtura, qė shėrbenin pėr anije qė nuk kėrkonin mė shumė se H=5 m thellėsi. Ato mund tė shėrbejnė si porte turizmi, por jo pėr ndėrtime portuale qė plotėsojnė kėrkesat e tranzitit apo qarkullimit tė brendshėm, sepse nė periudhat antike tė gjitha strukturat e anijeve viheshin nė lėvizje nga krahėt e skllevėrve dhe velat detare.
Cilat janė shtetet qė kanė interes tė tranzitojnė nėpėrmjet urės sė tranzitit shqiptar
Nga studimet e gjeometrisė lėvizjes sė mallrave nga Italia Jug-Qendrore, Europa Jug -Perėndimore dhe mallrat qė hyjnė nė ngushticėn e Gjibraltarit pėr nė Ballkan, rrugė mė tė shkurtėr kanė bregdetin Vlorė - Shėngjin dhe truallin shqiptar pėr tė shkuar nė vendet Ballkanike. Nga analizat e gjeografisė lėvizjes sė mallrave Euro - Ballkanike, duke iu referuar vėllimeve tė Eksp - Importit janė pėrcaktuar shtetet qė kanė interes tė qarkullojnė nėpėrmjet bregdetit dhe truallit shqiptar. Emėrtimet e shteteve janė evidentuar nė tabelėn e mėposhtme.
Shtetet qė kėrkojnė tė tranzitojnė mallrat dhe pasagjerėt nėpėrmjet bregdetit shqiptar Vlorė-Shėngjin janė nga Ballkani dhe Europa, Italia Jugqendrore, Europa dhe Afrika mesdhetare, dhe mallrat qė vijnė nga Gjibraltari
Shtetet qė kėrkojnė tė tranzitojnė mallrat dhe pasagjerėt nėpėrmjet bregdetit shqiptar Vlorė-Shėngjin janė nga Ballkani dhe Europa, Italia Jugqendrore, Europa dhe Afrika mesdhetare, dhe mallrat qė vijnė nga Gjibraltari
NGA BALLKANI
Sip : Km2
Popullsia
Albania
28 748
3,5
Macedonia
25 713
2 ,022
Greqia e Veriut
Selanik + Thraka
28 262
2 ,213
Bullgaria
110 970
7 932 984
Rumania
238 931
21 680 974
Turqia Europiane
23 619
9 147 400
Kosova
10 887
2 325 000
Serbia Jugore
Jagodin -Nish - Lescovac
20 000
1, 01
Totale km2
487 130
49 741 358
NGA EUROPA DHE AFRIKA MESDHETARE
Italia Jug Qendrore nga Napoli - Siqili
Spanja Jugore + Franca Jugore
Maroku + Algjeria + Tunizia + pjesėrisht Libia
Mallrat qė hyjnė nė Gjibraltar
Angli - Vendet Nordike
Amerika Veriore + Qendrore + Jugore
Nga tabela vlerėsohet se gjeografia e vendeve qė kėrkojnė tė tranzitojnė mallrat nėpėrmjet paralelogramit apo Urės tranzitit shqiptar ėshtė shumė e madhe. Kjo pėr arsye se nė tė gjithė bregdetin e Adriatikut Lindor-Jugor e vetmja ultėsirė pėr shėrbime portuale ėshtė bregdeti shqiptar. Nga krahasimet Euro Ballkanike, Shqipėria ėshtė i vetmi vend qė mbi 72% tė sipėrfaqes ėshtė Urė Tranziti, dhe nuk tranziton asnjė ton mall dhe respektivisht nuk pėrfiton asnjė tė ardhur nga tranziti i mallrave. Aktualisht janė mbi 30 milion ton mall qė kėrkojnė tė kalojnė nga bregdeti shqiptar, por nuk kalojnė, sepse nuk ka kapacitete portuale. Sipas llogaritjeve elementare tė ardhurat nga tranziti duhet tė sigurojnė vendin e tretė te tė ardhurat kombėtare. Nevojat e tranzitit Euro - Ballkanike pėr tė kaluar nga trualli dhe bregdeti shqiptar, nėnkuptojnė se ekziston njė treg transporti tė pashfrytėzuar nga vendi ynė, i cili ėshtė nė rritje tė vazhdushme. Nga ana ndėrtimore nėnkuptojnė se ēfarėdo investimi nė bregdetin shqiptar nuk ka nevojė pėr financimet dhe projektet e shtetit shqiptar. Kėtu shtrohet pyetja: "Pėrse nuk tranzitohen mallra nga Shqipėria nė Ballkan dhe anasjelltas".
E vėrteta ėshtė se akoma Ministria e Transportit nuk ka strategji pėr zhvillimin e infrastrukturės nė funksion tė vlerės ekonomike tė pozicionit gjeografik tė vendit. Kjo ėshtė njė mangėsi kombėtare, sepse pesėdhjetė vitet e fundit infrastruktura shqiptare ėshtė studiuar si funksion i brendshėm ose izoluar ekonomiko-shoqėror. Ky parim ėshtė i mbikaluar. Strategjia e infrastrukturs sė brendshme duhet tė konceptohet si pjesė funksionale tė shėrbimit tė jashtėm ose pozicionit gjeografik tė vendit qė nėnkupton struktura me funksione PanBallkanike dhe Paneuropiane. Natyrisht, kėto parime nuk konceptohen nė qoftė se nuk dihet vlera e pozicionit gjeografik tė vendit. Duke mos ditur vlerėn fizike, gjeografike, ekonomike tė paralelogramit tranzitit qė gėzon trualli shqiptar, natyrisht nuk mund tė konceptosh ose dallosh tranzitin nga qarkullimi i brendshėm, sepse nė fund tė fundit tranziti dhe transporti i brendshėm janė kategori tė njėjta aktiviteti, por ndryshimi qėndron nė destinacionin e mallrave dhe posagjerėve .
Asnjėherė nuk janė ulur si duhet institucionet tė analizojnė konceptin e tranzitit. Me slloganet e Korridorit 8 dhe me mesazhet se kėto probleme i ka studiuar Sekretaria e Korridorit 8 nė Bari tė Italisė, institucionet shqiptare shtyjnė kohėn, duke lėnė tė shkretuar gjithė potencialet portuale tė bregdetit Vlorė-Shėngjin. Kur nuk dinė shqiptarėt vlerėn e pozicionit gjeografik tė tyre si mund ta dinė italianėt. Kam pasur njė takim flash me drejtuesit e sekretarisė sė Korridorit 8, tė cilėt kur vėshtruan hartat e gjeografis sė tranzitit u larguan me shprehjen se kur nuk i di vendi Juaj si mund t'i zotėrojmė ne kėto informacione. Duke shfrytėzuar pozicionin shtetėror specialistė tė ndryshėm nė bashkėpunim me egoizmin e kanė mė lehtė tė ofendojnė autorin dhe studimet e botuara mbi konceptet portuale dhe tranzitit se tė ēojnė mė tej tė vėrtetat reale mbi paralelogramin e tranzitit shqiptar. Dhe nuk do tė jetė e largėt dita kur koncepti i Tranzitit do tė trajtohet nė gjeografinė dhe ekonominė shtetėrore dhe universitare.
Tranziti nė Detin Adriatik
Gjithė shtetet e bregdetit lindor tė Adriatikut shėrbejnė si Urė Tranziti. Porti i Triestes pėrpunon mbi 52 milion ton mall nė vit nga tė cilat 42 milion i transporton nė drejtim tė Austrisė, Gjermanisė etj. Sllovenia me 40 km bregdet vetėm me Portin e Koperit pėrpunon mbi 15 milion ton mall, duke furnizuar direkt Hungarinė. Nė bregdetin e ashpėr tė Kroacisė dhe Malit tė Zi janė instaluar mbi 1300 porte tė mėdha dhe tė vogla, tė cilat pėrpunojnė mbi 40 milion ton mall nė vite. Mali i Zi me 100 km bregdet nga tė cilat vetėm rreth 15% janė pothuaj fushore pėrpunon aq mallra sa pėrpunohen nė bregdetin shqiptar. Si mund tė spjegohet fakti qė njė shtet i tėrė tė mos dijė dhe tranzitojė mallra nė bregdetin e tij. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi kombėtare ėshtė njė krim ekonomik, ėshtė dashakeqėsi e qėllimshme. Vazhdojnė t'i thurin hymne kapaciteteve portuale tė Portit tė Durrėsit, i cili pėr vetė pozicionin dhe thellėsinė ka njė kapacitet tė kufizuar pėrpunimi vjetor.
Kapacitetet portuale shqiptare
Nė vendin tonė mungon plotėsisht aftėsia pėrpunuese portuale. Kapacitetet portuale shqiptare pėrpunojnė vetėm mallrat e eksp - importit pėr nevoja tė brendshme tė vendit. Natyrisht kėto struktura portuale u trashėguan. Por mė e keqja ėshtė se kapacitetet portuale aktuale po interpretohen si tė afta tė pėrballojnė vėllime dhe mjete tė mėdha pėrpunimi. Megjithė pėrmirėsimet dhe zgjerimet, Porti i Durrėsit pėrpunon normalisht anije 2 - 4000 tonėshe qė nuk pėrjashton mundėsinė e pėrpunimit dhe anijeve 8000 tonėshe. Kapaciteti maksimal i Portit tė Durrėsit arrin 6,5 milion ton /vit mall, duke pėrfshirė max 50 000 mijė konteiner/vit 1,5 milion pasagjerė sė bashku me 30% tė mjeteve tė tyre. Kėto tregues janė dhėnė disa herė pavarėsisht se nuk korrespondojnė me mashtrimet e M. Transportit. Vėllimet e mėsipėrme pėrkojnė me nevojat e brendshme shqiptare, tė cilat rreth 61% realizohen me bregdetin. Edhe ndėrtimet portuale nė Porto Romano po realizohen me mundėsitė dhe kapacitetin privat vendas. Planimetria e Porto Romanos do tė zgjidhin problemet e pėrpunimit tė lėndėve tė rrezikshme dhe ndonjė pėrpunim tė brendshėm. Gjiri i Porto Romanos nuk siguron hapėsirat e pėrpunimit tė anijeve dhe mallrave tranzit si pėr anėn detare dhe tokėsore. Kam bindjen se specialistėt e porteve njohin mė shumė anėn konstruktive se funksionet e pėrpunimeve portuale.
Duke ndjekur metamorfozėn e koncepteve tė tranzitit nė strukturat shtetėrore dhe interpretimet e ndėrtimit tė infrastrukturės portuale dhe rrugore del qartė se ky institucion pėrbėn hallkėn mė tė prapambetur nė zhvillimin e ekonomisė shqiptare.
Nė botimet e ardhshme do tė trajtojmė nė veēanti Portin e Durrėsit dhe hibridin e Porto Romanos.
Tre grupet e korridoreve tė tranzitit tokėsor
Korridoret veriore, qendrore dhe jugore
Pėgjithėsisht ultėsira Ballkanike pėrfaqėsohet nga lugina e basenit ujėmbledhės tė lumenjve kryesisht ballkanik, Sava dhe Drava qė furnizojnė lumin e Danubit. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur ultėsira ballkanike nėnkupton luginėn e lumit tė Danubit, e cila aglomeron qendrat urbane tė Lubjanės, Budapestit, Zagrebit, Beogradit kufirin bullgaro - rumun etj. Ultėsira ballkanike ndahet nga bregdeti Adriatikut nga kurora e maleve Dalmate nė gjithė bregdetin e Malit tė Zi, Kroacisė, Bosnjės dhe Sllovenisė. Kurora e maleve Dalmate ka drejtimin e vazhdushėm Veri Perėndim - Jug Lindje, duke akopjuar bregdetin. Bile nė zonėn e Bosnjės, ultėsira ballkanike ose Beogradi largohet nga bregdeti mbi 500 km. Ndryshe nga bregdeti Dalmat, kurora e maleve shqiptare bėn njė kthesė brylore dhe masivet marrin drejtimin Jugperėndim - Veri Lindje, afrohet me bregdetin, njikohėsisht ndahet nga luginat e lumenjve, duke krijuar ēarje qė kalon direkt nė brendėsinė ballkanike, pa kaluar gjatėsinė e 180 km. Nga pėrshkrimet kostatohet se vendi ynė nuk zotėron vetėm ultėsirėn bregdetare me thellėsi 50-60 km, por dhe ēarjet natyrale ndėrmjet maleve ēdo 30 km, pėr tė kaluar nė ultėsirėn ballkanike. Kėto lloj ēarjesh natyrale nuk ekzistojnė nė bregdetin Dalmat.
Nė konceptin e infrastrukturės, natyra ka krijuar disa koridore natyrale qė historikisht kanė shėrbyer si transportues nė gjeometrinė e lėvizjes bregdet-Ballkan dhe anasjelltas. Nė funksion tė strukturave dhe altimetrisė rrugėt natyrale janė emėrtuar si korridore me pėrparėsi tė ndryshme. Intensiteti i zhvillimit tė ekonomisė sė Europės dhe interesi pėr tė komunikuar me Ballkanin Juglindor po evidenton shtigjet dhe rrugėt mė tė shkurtėra tė lidhjes midis tyre. Kjo ėshtė arsyeja qė nė kėrkim tė korridoreve natyrale altimetria dhe gjeografia e pozicionit gjeografik tė Shqipėrisė paraqet interes nė axhendat Euro Ballkanike. Paralelogrami tranzitit dhe korridoret qė brenda formojnė atė, janė pjesė e aktivitetit tranzitit Euro-Ballkanik. Nė pjesėn veriore dallohen Korridoret Natyrale, qė lidhin bregdetin e Adriatikut shqiptar me ultėsirėn Ballkanike. Korridori i parė natyral ėshtė Korridori Drinit, i cili nga Vau Dejės deri nė Qafė-Morinė 120 km ndjek shtratin e Drinit, Koman-Tetaj-Dushaj- Qafė-Morinė-Gjakovė-Prizren. Eshtė korridori mė fushor dhe mė panoramik i Ballkanit. Korridori i dytė ėshtė hipotenuza natyrale mė e shkurtėr, Shėngjin-Rrėshen-Kalimash-Kukės-Prizren-Prishtinė-Nish-Krajovė. Natyrisht qė ndėrtimi dhe kalime me tunel realizon lidhjen e hipotenuzės Shėngjin-Kukės nė vijėn mė tė shkurtėr rrugore tokėsore. Korridori i Tretė ėshtė lugina e Matit, Shėngjin-Rubik- Bulqizė-Peshkopi-Dibėr .. .
Nė zonėn qendrore vendi ynė dominohet nga koreidoret e Erzenit, Shkumbinit, Devollit, lumit Tomoricės, luginės Osumit. Koeidori mė i pėrpunuar dhe nė gjendjen funksionale ėshtė korridori Shkumbinit Tiranė, Durrės, Fier, Vlorė-Elbasan-Qafė- Thanė-Kapshticė-Selanik vlen tė theksohet se luginat e lumenjve tė Devollit dhe Osumit nga ultėsira bregdetare arrijnė nė brendėsi tė Maliqit dhe Ersekės nė lartėsitė natyrale 600 dhe 800 m pa asnjė pengesė altimetrie.
Ndėrsa nė Jug, Korridori Vjosės, Mifol-Memaliaj-Pėrmet-Tre Urat-Konicė-Kozan -Selanik nuk ka asnjė pengesė altimetrie natyrale. Kjo e fundit pothuaj ėshtė e palėvruar fare nga mendimi teknik dhe ekonomik i tranzitit shqiptar.
Qėllimi i shkrimit ėshtė qė tė sjellė nė kujtesėn dhe logjikėn e lexuesit konceptin e pozicionit gjeografik tė Shqipėrisė me tėrė kompleksin e elementėve natyral, fizik, gjeografik, ekonomik, qė formojn paralelogramin ose Urėn e tranzitit shqiptar. Krahas koncepteve tė infrastrukturės, materiali i shkrimit pėrbėn njė gjeografi fizike dhe ekonomike nė shėrbim tė institucioneve dhe katedrave shqiptare dhe Euro - Ballkanike, sepse pėrfitimet nga tranziti shqiptar nuk i ka vetėm vendi ynė. Pavarėsisht nga injorimi apo sjellja ēnjerėzore e strukturave tė M. Transportit, kundrejt koncepteve dhe gjeografisė sė tranzitit, argumentat, parimet i ngjajnė blloqeve tė gurėve tė latuar nga natyra qė vendosėn nė themelet e logjikės sė kombit, duke lartėsuar gradualisht vlerėn ekonomike tė tranzitit nė prioritetet e ekonomisė shqiptare.
RD
Krijoni Kontakt