Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    I vihet zjarri Bibliotekës së Etërve të Bardhë në Tuniz. Vdes një misionar italian.


    Një misionar italian, Atë Xhanbatista Mafi, rregulltar i Kongregatës së Etërve të Bardhë, vdiq më 5 janarin e kaluar në Tuniz, pas një zjarri që shpërtheu në Bibliotekën e Institutit të Letrave të Bukura Arabe (Ibla). Atë Mafi, 54 vjeç, me prejardhje nga Moxanika, në provincën e Bergamos, ishte drejtor i kësaj biblioteke të rëndësishme, themeluar nga Misionarët në Afrikë si qendër kërkimesh e dialogu kristiano-islamik. Zjarrfikësit e qytetit ndërhynë me shpejtësi, por nuk munden t’ia shpëtojnë jetën rregulltarit, i cili u gjet i vdekur, në mes të flakës, që nuk dihet sesi filloi. Policia po bën hetime për të sqaruar shkaqet e zjarrit, përhapur në bibliotekë, pas një shpërthimi.

    Etërit e Bardhë humbën, kështu, një intelektual, që u përpoq gjithë jetën t’i ndihmonte njerëzit për ta kuptuar më mirë Islamin, të dialogonte me këtë fe e me popullin e vendit, ku kryente misionin. Puna e tij ndikoi shumë për lindjen e Institutit Papnor të Studimeve Arabe e të Islamistikës, në Romë. Atë Xhanbatista na lë trashëgim mesazhin të mos kemi frikë nga tjetri për shkak të fesë e të kulturës, por të përpiqemi ta takojmë si vëlla a si motër, pavarësisht nga besojma.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  2. #22
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Në Malajzi sulmohen tri Kisha katolike nga ekstremistët


    Tri kisha katolike u vunë mbrëmë në shënjestër nga ekstremistët në periferi të Kuala Lumpurit, në Malajzi, vend me shumicë myslimane të popullsisë. Njërës nga kishat iu vu zjarri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kundër dy të tjerave u hodhën bomba Molotov, por pa probleme të rënda. “I marr shumë seriozisht ngjarjet e natës së sotme”, deklaroi ministri i brendshëm, Hishamudin Hysein, i cili ka urdhëruar disllokimin e forcave të policisë nëpër kisha.

    Pas këtyre sulmeve qëndron polemika e këtyre ditëve mbi të drejtën e katolikëve për të shkruar fjalën “Allah”, pasi Gjykata e Lartë e Malajzisë pezulloi autorizimin e dhënë për një gazetë katolike lokale. Qeveria pati shprehur frikën nga ndeshjet ndërfetare, duke u bazuar në një “fatva” të Këshillit të Lartë Kombëtar, në maj të vitit 2008, sipas së cilës fjala “Allah” mund të përdoret vetëm nga myslimanët.
    Problemi është se në gjuhën malaj ekziston vetëm termi “Allah” për të thirrur Zotin, prandaj Kisha pohon se moslejimi i të krishterëve për ta përdorur këtë fjalë është antikushtetues. Gjatë javëve të kaluara, policia ka sekuestruar 15 mijë Bibla, ardhur nga Indonezia, pikërisht sepse në përkthimin e tekstit përmbanin fjalën “Allah”. Atë Lourenc Endrju, drejtor i gazetës katolike “Herald Weekly” (Herald Uikli), e cila ka një tirazh prej 14 mijë kopjesh në javë në katër gjuhë të ndryshme, denoncon se po zhvillohet një fushatë frikësimi kundër së përjavshmes edhe përmes deklaratave në internet. Katolikët në Malajzi janë rreth 9% e popullsisë, ndërsa myslimanët 60%.

    Ja se si janë komentet e sekretarit të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kryeipeshkvit Robert Sarah:

    “Mendoj se ekziston vërtet vullneti për t’i zhdukur të krishterët, për t’i injoruar, për të refuzuar faktin se ata besojnë në Zotin. Moslejimi i shqiptimit të emrit të Zotit është si të konsideroheshin paganë, e pra duhet të kthehen në fenë islamike. Ky është qëllimi. Duhet të lutemi për të krishterët që jetojnë në toka myslimane e vuajnë shumë”.

    Në bazën e sulmeve qëndron vullneti i grupeve fondamentaliste për të diskriminuar të krishterët. Është i bindur për këtë drejtori i Agjensisë AziaNjus, atë Bernardo Çervelera:

    Myslimanët, apo të paktën këto grupe, duan që fjala Allah të përdoret vetëm prej tyre, pasi thonë se po të përdorej nga të krishterët mund t’u shkaktonte konfuzion myslimanëve. Në të vërtetë, të krishterët e përdornin fjalën Allah para se të ekzistonte konfederata e Malajzisë. Kisha ka paraqitur fjalorë të viteve 1600, në të cilat fjala “Zot” përkthehet pikërisht me fjalën “Allah”, para se të krijoheshin këto shtete islamike në rajon.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  3. #23
    “U bëftë vullneti yt” Maska e zef malsia
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    83
    Dhunë kundër të krishterëve javën e kaluar


    “Kur të krishterët vuajnë padrejtësisht është Korpi i Krishtit ai që plagoset”: kështu shkruan kryetari i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, kardinali Valter Kasper, në letrën drejtuar Shenjtërisë së Tij, Shenuda III, Papë i Aleksandrisë së Egjiptit dhe Patrik i selisë së Shën Markut në Kajro, pas ngjarjeve të përgjakshme të Krishtlindjes ortodokse.

    Kjo javë u karakterizua nga dhuna kundër të krishterëve në disa vende myslimane të botës. Pikërisht në Ditën e Krishtlindjes për kishat ortodokse që ndjekin kalendarin julian, tre myslimanë qëlluan kundër besimtarëve koptë ortodoksë, që po dilnin nga Mesha, në fshatin jugor Nagaa Hamadi, duke vrarë tetë besimtarë të krishterë e një polic. Në bazën e kësaj ngjarjeje, sipas vrasësve, qëndron rrëmbimi i një vajze myslimane dhe abuzimi seksual me të, gjest i kryer nga një i krishterë, por që u atribuohet pa të drejtë krejt bashkësisë .

    Tri kisha katolike u vunë në shënjestër nga ekstremistët myslimanë edhe në periferi të Kuala Lumpurit, në Malajzi, vend me shumicë myslimane të popullsisë.

    Pas këtyre sulmeve qëndron polemika e këtyre ditëve mbi të drejtën e katolikëve për të shkruar fjalën “Allah”, pasi Gjykata e Lartë e Malajzisë pezulloi autorizimin e dhënë për një gazetë katolike lokale. Qeveria pati shprehur frikën nga ndeshjet ndërfetare, duke u bazuar në një “fatva” të Këshillit të Lartë Kombëtar, në maj të vitit 2008, sipas së cilës fjala “Allah” mund të përdoret vetëm nga myslimanët.

    Para këtyre ngjarjeve, ç’mund të bëjë Evropa? Të dëgjojmë opinionin e përfaqësuesit të Presidencës së OSBE-së kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit, Mario Mauro:

    Nga ana e institucioneve lokale, ashtu si edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare duhet të kujtojmë me forcë dy gjëra. Së pari, që liria fetare nuk është një liri si gjithë të tjerat, por është kusht i domosdoshëm për njohjen e të tjerave. Së dyti, që bashkëjetesa civile e paqësore është e pamundur nëse personave nuk u lejohet të pohojnë lirisht e të mbështesin me vepra e fakte gjërat në të cilat besojnë. Për këtë arsye duhet t’i qëndrojmë pranë qeverisë egjiptiane e asaj të Malajzisë për të penguar dhunën e radikalizmit islamik, por duhet edhe ta ngremë zërin në bashkësinë ndërkombëtare për t’u thënë institucioneve lokale se mbrojtja e të krishterëve nuk duhet konsideruar si gjest vullnetmirë, por si detyrë themelore, nëse duan që të quhen demokratike.

    Nga shkrimi i kryetarit të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, kardinali Valter Kaspernë letrën drejtuar Shenjtërisë së Tij, Shenuda III, Papë i Aleksandrisë së Egjiptit dhe Patrik i selisë së Shën Markut në Kajro.
    "..ju do të vdisni në mëkatet tuaja, po të mos besoni se UNË JAM".

  4. #24
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Vatikani dhe Patrikana e Moskës:
    Europa t'u thotë jo bashkimeve mes homoseksualëve




    Vatikani dhe Patrikana e Moskës i janë drejtuar asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, mbajtur nga 25 deri më 29 janar, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj rezolutës ku kërkohet njohja e bashkimit ndërmjet personave me të njëjtin seks.

    Mënyrat janë të ndryshme, por qëllimi është i njëjtë. Vatikani, përmes nuncit apostolik në Paris, imzot Luigji Venturës, i ka shkruar një letër për këtë disa parlamentarëve francezë, hollandezë e italianë. Ndërkaq, Patrikana e Moskës, përmes përgjegjësit për marrëdhëniet e jashtme, kryeipeshkvit Hilarion u ka drejtuar një mesazh të hapur parlamentarëve, duke bashkëndarë qëndrimin e Selisë së Shenjtë kundër njohjes së bashkimit mes homoseksualëve, e duke theksuar se ky opinion është i përbashkët për të krishterët, për myslimanët e për hebrenjtë e Evropës.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •