Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Kriza e Rinise dhe Skarcitetit i Sportit

    Korrieri

    Rinia jonė dhe Olimpiada
    Fatos Lubonja

    Olimpiadat kanė qenė dhe mbeten ngjarje tė mėdha botėrore multidimensonale, jo vetėm sportive, por edhe politike edhe mediatike edhe komerciale… edhe gjeografike, sepse tė bėjnė tė njohėsh, madje tė prekėsh me dorė tėrė botėn, tė ndjehesh qytetar i saj.

    Olimpiadat kanė qenė dhe mbeten ngjarje tė mėdha botėrore multidimensonale, jo vetėm sportive, por edhe politike edhe mediatike edhe komerciale… edhe gjeografike, sepse tė bėjnė tė njohėsh, madje tė prekėsh me dorė tėrė botėn, tė ndjehesh qytetar i saj. Me gjithė kontradiktat, e tillė ishte edhe kjo e Pekinit.

    Mund tė ulesh tė shkruash pėr olimpiadėn duke e parė nė tė gjithė kėto fusha e tė tjera. Por ajo qė mė uli tė shkruaj pėr tė ishte njė ngacmim qė mė kthehej e rikthehej teksa ndiqja garat e ndryshme sportive. E tregon edhe titulli: rinia jonė dhe olimpiada.

    Ajo qė personalisht mė godet gjithnjė e mė shumė nė olimpiadat, sa mė shumė kalon mosha e shtohet numri i olimpiadave qė mė jepet rasti tė ndjek nėpėrmjet ekranit televiziv apo tė kinemasė (pėr mua kjo histori ka filluar me njė film mbi olimpiadėn e Romės tė vitit 1960) nuk janė mė kampionėt e mėdhenj, as momentet e bukura tė jashtėzakonshme agonistike, as shumėsia e medaljeve qė merr njėri vend apo tjetri. Sigurisht kėto kanė vendin e tyre, por ajo qė mė ka mbresuar gjithnjė e mė shumė nė olimpiadat e fundit qė kam ndjekur, ashtu sikurse edhe nė kėtė tė Pekinit, ėshtė shumėsia e sporteve qė ushtron qėnia njerėzore. Sepse vetėm nė njė olimpiadė sheh tė mblidhen thuajse tė gjitha sportet: futboll, basketboll, volejboll, waterpol, not, atletikė, gjimnastikė (kaq shumė disiplina nė kėto tre tė fundit) hedhje nga trampolina, kanoe, kanotazh, vela dysh katėrsh, mundje, boks, xhudo, tenis, pingpong, skermė, ēiklizėm, hipizėm, gjuajtje me pushkė me rrathė, me pjatel … nuk i numėroj dot tė gjitha dhe nuk i di tė gjitha. Kam pėrshtypjen se edhe fjalėt nė shqip nuk i kemi pėr t'i shėnjuar e diferencuar tė gjitha.

    Nuk mund tė mos mbetesh gojėhapur duke parė se sa kreative ėshtė qenia njerėzore, edhe pėrsa i pėrket sportit; por edhe pėrpara faktit qė nėnkupton kjo shumėllojshmėri: se sa shumė pasion dhe energji njerėzore derdhen nė kėto sporte.

    Nė fakt, sportistėt qė shohim nė ekran nė Olimpiadė janė vetėm maja e piramidės, ata qė kanė dalė nga njė seleksionim i gjatė qė edhe frymėzojnė shumė tė tjerė. Por nėn ta, nė vendet prej nga vijnė, duhet tė imagjinojmė njė numėr shumė, shumė herė mė tė madh sportistėsh, pafundimisht mė tė madh. Pa ta nuk do tė kishim as Olimpiadė. Dhe tek ata qėndron, pėr mua, mrekullia e vėrtetė e sportit, ndoshta sporti i vėrtetė. Sepse nė thelbin e vet sporti nuk bėhet me synimin pėr tė dalė nė pedanat e medaljeve; ai bėhet sepse ėshtė njė pasion, njė kulturė, njė mėnyrė pėr t'i dhėnė kuptim jetės, pėr tė njohur veten, pėr ta forcuar atė si fizikisht edhe mendėrisht, pėr t'u shoqėrizuar, solidarizuar etj.

    "Ēfarė bėjnė kafepirėsit e bllokut? - mė pyeste me chat nga SHBA njė mik qė po ndiqte edhe ai olimpiadėn - ėshtė turp, gjithė rinia nė botė merret me diēka pozitive, tenis, pingpong, ēfarėdo sporti, janė aktivė pėr mjedisin dhe ēėshtje tė tjera. Ata tanėt i ke gjithė ditėn e mbarė nga njė kafe-bar tek tjetri".

    Ishin edhe fjalėt e tij qė mė nxitėn tė shkruaj kėto radhė. Nuk e vuaj aspak skarcitetin e rinisė sonė nė olimpiadė nga kėndvėshtrimi i njė nacionalisti. Sigurisht do tė ishte e bukur edhe emocionuese tė shihje ndonjė kampion shqiptar nė podium teksa ngrihej flamuri ynė. Por jam kundėr manipulimit nacionalist tė sportit ashtu sikundėr jam kundėr komercializimit tė sportit, kur gjithēka shndėrrohet nė para. Kėto janė njė tjetėrsim i tij. Ndoshta shembulli mė sintetik i kėtyre tė dy aspekteve ishte organizatorja e Olimpiadės, Kina, ku pamė sportistė tė prodhuar nė laborator enkas pėr tė afirmuar superfuqinė e re botėrore dhe reklama gjigante me fytyrat e sportistėve milionerė kinezė, agjentėt e tė cilėve nuk bėjnė kontrata mė pak se njėmilionėshe. Po ashtu nuk mė shkon ndėrmend se njė vend i vogėl si i yni mund tė konkurrojė me vende me njė popullsi tė madhe sepse nė ato vende ka mė shumė mundėsi tė dalin talente. Por ngulmoj se kėtu nuk ėshtė as ēėshtje konkurrimi, tek e fundit, ndonėse nuk mund tė mbetesh indiferent kur sheh se ka shumė vende mė tė vegjėl se ne qė garojnė me dinjitet, madje ngjiten edhe nėpėr podiume medaljesh. Pėr mua ēėshtja kryesore ėshtė ajo e kulturimit dhe edukimit sportiv, e zhvillimit tė pasioneve pėr sportin, pėr tė gjetur e shprehur veten nėpėrmjet tij, pėr tė derdhur energji nė mėnyre pozitive, pėr tė krijuar shoqėri, solidaritet e me radhė. Sepse sporti ėshtė njė nga mėnyrat mė tė shėndetshme pėr tė zhvilluar potencialitetet pozitive tė njeriut, pėr tė zhvilluar edhe shpirtin e garės, por edhe solidaritetin dhe sakrificėn pėr grupin, disiplinėn dhe autodisiplinėn, por edhe forcėn fizike e mendore pėr tė pasur njė jetė me shėndet me gjallėri me sociabilitet dhe mė me kuptim gjatė gjithė jetės.

    Pse tek rinia jonė mungojnė te gjitha kėto, apo janė kaq tė mangėta? Pse ne na duken sikur vijnė nga njė botė tjetėr, si marsianė sportistėt qė shohim nė olimpiada. Nė fakt janė homo-sapiensė si ne, dykėmbėsh dhe dyduarsh si ne. E gjithė diferenca qėndron nė kulturėn, edukimin sportiv qė kanė. Nuk ėshtė kjo as ēėshtje race e as ēėshtje prirjesh, paēka se u tha se xhamajkanėt i kanė fibrat muskulore superiore pėr garat e shpejtėsisė. Po ku ishin deri dje xhamajkanėt? Pse nuk fitonin?

    Olimpiada e Pekinit vetėm sa m'i ngacmoi kėto mendime. Nė fakt nuk ishte skarciteti i tanėve nė Pekin, por ajo qė shoh pėrditė tė ndodhė nė Tiranė e gjithė vendin tonė me sportin dhe raportin e rinisė sonė me tė, qė mė nxitėn tė shkruaj kėto radhė. Sepse shoh me dhimbje pėr rininė dhe me revoltė ndaj atyre qė duhet ta drejtojnė atė se ne, nė vend tė sportit kemi zhvilluar lojėn e bixhozit me sportin; se kemi me qindra vende bastesh, por jo fusha sportive, me qindra kafe, por aq pak palestra; se nė lajmet kryesore qė lidhen me sportin tek ne nuk mbizotėrojnė rezultatet e mira, por shitjet e ndeshjeve nga sportistėt tanė, se pikat e referimit pėr rininė tonė nuk janė sportistė tė shquar, por trafikantėt e drogės dhe prostitutave qė bredhin tė patrazuar tė kapardisur mbi BMW X5 nė rrugėt e Tiranės.

    Ku janė Agim Fagėt, Panajot Panot, Asllan Rusėt e Zhani Bonatėt, kampionėt e ēiklizmit si Agalliu, tė notit tė boksit, qė edhe nė terrin e diktaturės inspironin me pasione pozitive rininė? A duhet thėnė se komunizmi investonte mė shumė sepse e pėrdorte edhe sportin si imazh? Pjesėrisht kjo ėshtė e vėrtetė, por kėtė e hedh poshtė fakti se nė vendet tona fqinje ra komunizmi, por shohim pėrsėri serbėt, sllovenėt, kroatėt tė dalin nėpėr podiume. Ndiqja para disa kohėsh njė intervistė tė numrit njė tė botės nė tenis serbes Ivanoviē qė tregonte se, nė mungesė fushash tenisi, gjatė dimrit ishte stėrvitur nė njė pishinė bosh qė nuk funksiononte pėr shkak tė mungesės sė ujit tė ngrohtė. E megjithatė njė tjetėr serb gati sa nuk i rrėmbeu nė pishinat e Pekinit medaljen e arit njėrit prej yjeve absolute tė olimpiadės, amerikanit Phelps. "Kur ekziston njė vullnet i madh - thotė Makiaveli - nuk ekzistojnė vėshtirėsi tė mėdha". Jo, ky skarcitet i tė rinjve tanė nuk ėshtė as ēėshtje tė hollash as ēėshtje sistemi as ēėshtje race; ėshtė ēėshtje kulture e cila i jep jetė tek i riu pasionit qė ushqen e forcon pastaj edhe vullnetin.

    Ku janė politikat e Ministrisė sė Kulturės, Turizmit dhe Sporteve? Ku janė politikat e Ministrisė sė Arsimit. Kurrkund. Jo, u gabova: ata ua kanė lėnė nė dorė punėn e sportit ashtu sikurse edhe shumė punė tė tjera, bosėve tanė tė biznesit. Janė ata qė drejtojnė sportin tonė dhe politikat tona lidhur me sportin. Por, nga sa mė rezulton mua, kėta nuk i ka ēuar atje dashuria pėr sportin. I ka ēuar biznesi, veshja e figurės sė tyre dhe e bizneseve tė tyre me njė kostum tė mire publike. Kryetari i delegacionit tonė tė vogėl olimpik ėshtė njė ish-sportist vėrtet, por biznesin e tij sė bashku me ish-basketbollistin Rama, sot kryetar bashkie i Kryeqytetit, nuk ka sportin, por, pėrkundrazi, shndėrrimin e fushave tė sportit, por edhe tė teatrove dhe tė parqeve nė ndėrtime fitimprurėse. Kurse, pėr ironi, mesa di, fėmijėt e tij nuk po rriten nė Shqipėri, por jashtė shtetit, atje ku ka shumė fusha sporti dhe shumė parqe, gjelbėrim, teatro e kinema. Ministri ynė i Kulturės dhe Sporteve Ylli Pango, ka qenė edhe ai sportist, notar i mirė si bregdetas qė ėshtė, por nė vend se me ruajtjen e plazheve tė bregdetit ai merret me kthimin e tyre nė fshatra turistike, qė nė shqip do tė thotė ndėrtim vilash e hotelesh private pėr 1 pėrqindėshin e tė pasurve shqiptarė, qė do t’u pakėsojnė edhe mė fėmijėve tanė mundėsinė pėr tė pasur kontakt me detin e pėr t'u bėrė notarė.

    Varfėria e jetės sonė sportive, e pasioneve tė rinisė sonė pėr sportin ėshtė njė nga simptomat e krizės sė vlerave tė njė shoqėrie ku kultivohet vetėm njė pasion: ai i lekut tė fituar lehtė, pa punė, pa studim, pa mundim, pa sakrifica, pa solidaritet, pa ndershmėri. Rezultati duket nė tė gjitha fushat: njė katastrofė kulturore dhe shpirtėrore e pashembullt e njeriut shqiptar tė cilit mburrja me pasurinė dhe dėfrimi me tė i mbeten thuajse e vetmja ndjenjė. Dalja nga kjo krizė ėshtė punė e vėshtirė. Njohja e problemit nuk mjafton, por nėse ai ndjehet seriozisht atėherė ka mė shumė mundėsi tė gjenden rrugėt. Dhe rrugėt, sipas meje, duhet tė fillojnė me ndėrtimin e njė sistemi tjetėr vlerash qė njeriut njėdimensional shqiptar, tė orientuar vetėm nga leku, t'i hapen horizonte vlerash tė tjera. Dhe ushtrimi i sportit, pasioni e dashuria pėr tė, janė njė nga mė tė bukurat e kėtyre vlerave.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa her behem gati te coj ndonje biciklet ne shqiperi per miq e shok e te mite e per vehte.. me thone.. je nder vehte mo.. c'biciklet thua ti.. e mba mend filanin.. e vrane tek ecte me biciklet i varfri.. e mban mend fistekun.. qe ecte gjithmon me biciklet.. e hodhen ne beton e vate i ngrati .. po x po y po ate po kete.. iken me te shumtit nga se guxonin te bicikletonin ne rruget e vendit ton te sterdashur.. mo bej gabim te hypesh bicikletes se vete si qeni ne rrush me thon.. dhe e kam par vet.. ska me nje 50 metersh rrug ne shqiperi ku mund te vleje bicikleta..
    te shtipin e ste paguajn o r babam.. me thane..
    vlejne pra vetem kater rrotaket prej celiku e te shkreten biciklet qe fluturon pa benzin.. e persekutojne..
    po pse..
    sepse te bec rrug bicikletash.. nuk e shet dot aq meleon meter katrorin..se benet pron shoqerore rruga.. edhe te bec fusha sportive.. e njejta gje.. nuku shitet me kate.. e pllaka.. pra kryetaret e bashkive shikojn fitimet ne xhep te tire.. prandaj jemi ketu ku jemi..
    pra mir e ka i ngrati fatos..

    miljona makina ne minut gjullurdi -rojne ne qender te tiranes..
    cbejne valle.. shum shum kancerizojne mushkerit e qytetareve..
    sa mir do ish te trimfonte bicikleta rrugve te tirano vloro durrso shkodres.. e fier elbasanit e kucov lushnje kavajes..
    e ka brenda sportin biciklla e ngrate.. shendetin..ajrin e paster e shpenzimet xerro..
    nje her ne 5 muaj pak vaj neper zinxhira ..kaq duan..

    e ka shpin elvisi tek stadiumi dinamo.. e jo ti hipi kembeve apo bicikletes te pij nje kafe tek taivani.. po kerrit e veng veng.. rrrrr.. me kerr der atje..
    po ashtu leberit.. i pash ne fotot na vlora.. mbushur me kerra rruga skel-uj ftonet .. vėrr tynel..
    ku ka me bukur se asaj ane te ecesh ne kembe apo ne biciklete..
    po ashtu durrsako cecenet.. me kerra per nat mijra e mijra hajduke.. shkojne tek kuatro stina apo te bryli apo te aragosta.. po ec more m.ut ne kembe a me bicikell e shijo perendimin e diellit.. ne detin adriam.ut..
    pis milet qenkemi..

    kush nga ju bicikleton or shoka shoqe?

    ..

    josif thx per shkrimin qe ke sjellur..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 02-09-2008 mė 09:44

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ..

    josif thx per shkrimin qe ke sjellur..
    nuk ka gjo o ije, te menderosur prap e paskeni bo ndermend te fitoni, o zgjyra...

  4. #4
    Tė gjith ato sporte duan stėrvitje dhe investim. Nuk mund tė shkosh aq kollaj nė Lojra Olimpike. Te ne mezi po mbahet futbolli me pare tė pista, jo mė pastaj tė pretendojm pėr sporte tė tjera qė nuk i shef njeri fare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    te Lumte Penda O Fatos!!!!!
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    F. Lubonja: - Ku janė ... Asllan Rusėt ... ?

    ... Ik e pyt baben per Asllonin e shkret ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Dilemat me tė Cilat Pėrballen Rinia
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 18:16
  2. Mesazh rinisė muslimane nė botė‏ !
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 09:47
  3. Rinia islamike
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 13:24
  4. Historia e lindjes se Sportit Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •