Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Berisha bën analizën 7 mujore: Ja sukseset e mia

    Në krye të arritjeve të 7 mujorit të parë të 2008 Berisha ka renditur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Pas tyre ai renditi sukseset në reforma dhe ndryshimin e kushtetutës. Për Gërdecin, Berisha nuk i njohu asnjë përgjegjësi qeverisë së tij, por ai pranoi se tragjedia do hetohet deri në qelizë.

    TIRANË – Kryeministri Berisha bëri sot analizën 7-mujore të punës së qeverisë së tij Në krye të arritjeve Berisha ka renditur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “NATO besoi në reformat e bëra nga qeveria shqiptare dhe prandaj na dha mbështetjen e saj”, tha Berisha. Por kryeministri i vendit përmendi mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Xhorxh W.Bush të cilit vendi ynë duhet ti jetë mirënjohës.

    Më pas Berisha ka renditur si mjaft të rëndësishme sukseset e shënuara në ndërmarrjen e reformave të ndryshme në vend duke përfshirë këtu edhe ndryshimin e kushtetutës. Sipas kryeministri Berisha reforma kushtetuese solli ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe frymën e një politike perëndimore. “Vetë Kuvendi ndryshoi nga një organ i cunguar në një parlament perëndimor”, tha Berisha. Ai përmendi si sukses edhe shmangien e krizës presidenciale e cila nuk do të ketë më shans të përsëritet me ndryshimet re ja që iu bënë Kushtetutës.

    Në fushën ekonomike, Berisha ka vënë theksin te dhjetëra privatizime të suksesshme dhe tek bumi ekonomik të cilin provon vendi. Ai ka konstatuar punën mjaft të mirë të ministrisë së Ekonomisë në përgatitjen e privatizimeve të reja që po përgatiten. Qeveria do të shesë të gjitha aksionet që ajo zotëron në të gjitha objektet që tashme janë privatizuar, duke theksuar ato që ka në kompaninë AMC. PO ashtu ai përmendi privatizimin e suksesshëm të ARMO dhe përgatitjen e shitjes së INSIG. Berisha ka ritheksuar edhe një herë se privatizimi i ARMO ka qenë nga proceset më të suksesshme të bëra deri më sot. Gjithashtu në fushën e bujqësisë është rritur ndjeshëm prodhimi vendas duke ndihmuar në ekonominë e vendit. Eksportet bujqësore këtë vit janë rritur 100%, theksoi kryeministri. Sipas tij treguesit e rritjes ekonomike gjatë të gjithë me nga dy shifra. Konkretisht ai tha se ka 10.4 për qind rritje ekonomike, eksportet kanë shënuar rritje në 44 % gjatë këtij 7 mujori, kurse eksportet bujqësore janë rritur 100%.

    Por në statistikat qeverisëse të kryeministrit Berisha nuk ka mbetur pa u përmendur edhe shpërthimi tragjik i 15 marsit në Gërdec. Duke numëruar 26 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur, Berisha renditi masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate. Evakuimi i menjëhershëm i banorëve, pastrimi i zonës, shpërblimi i banorëve të prekur dhe rindërtimi i zonës, kanë qenë disa nga masat e ndërmarra nga qeveria të cilat Berisha i ka cilësuar si arritjet e kësaj qeverie. Rezultatet qeverisëse për 7 muajt e vitit 2008 e kanë cilësuar këtë ngjarje si tepër tragjike, por mjaft mirë të përballueshme nga ana e qeverisë. Në vijim të kësaj Berisha ka theksuar se hetimi i çdo qelize të ngjarjes se 15 marsit është një obligim ndaj viktimave dhe të prekurve.

    Buxheti i vitit 2008 ka qenë një tjetër sukses i qeverisë. Berisha theksoi se ky buxhet është më i madhi në të gjithë historinë e tranzicionit dhe kjo erdhi si pasojë e punës së mirë të administratës. “Administrata ime nuk i vjedh të ardhurat”, ka thënë Berisha duke shtuar se është trefishuar forca goditëse kundër korrupsionit. “260 milion dollarë erdhën në buxhet vetëm si pasoje e luftës kundër korrupsionit”.Rreth 70 zyrtare te korruptuar janë çuar për ndjekje penale dhe janë dënuar, tha Berisha. Ai tha se investimet publike këtë vit janë investimet me te mëdha të kryera ndonjëherë. Ai ka renditur me radhë investimet në akset rrugore nacionale dhe rurale. Sipas tij është duke u punuar me ritme të larta për përfundimin e rreth 800 km artiere rrugore në të gjithë vendin. Bum ekonomik dhe investime



    (a.s/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    me sa duket, per arritjet nga fitorja ne fitorje te se ashtuquajtures se djathte, mund absolutisht e duhet sigurisht te jene ftuar per te mare pjese ne konventen e republikaneve edhe liderat si saliu, sabriu, mediu, guraziu, ndriu, firifiu, kacafiu ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    saliu jo por aleatet e ti te pafytyre si mediu jane te ftuar se pa ate nuk zhvillohet konventa.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Te gjith sukeset i ka arritur Saliu vetem se e ka shpallur lekun armik te popullit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mediu vate..
    le te shkoj ne cfar do konvente..
    ai e mbilli me faqe te zeze karrieren politike..
    nje politikan provohet ne popullin e tij ne jeten e punen e perditshme ne shoqerine shqiptare..
    pranija ne ceremonira jashte sdo te thot asgje..

    deri erion veliu e ustai i tij edvin.. na dalin shpesh ne takime me te huaj..por kjo nuk i ngre kandar ketyre rrufjaneve..
    saliu po punon mire.. por dhe me mire mund te kish punuar..

    psh..

    po te isha une krieminister.. cdo beja me ato thaset me para qe ju dhane e do i jepen firmes ndertuse te rruges.. durres-prishtin..

    jam i bindur se do me dilnin ato para..per te..

    themeluar nje ndermarrje rruga uro-tynele.. ne varesi te ministrise se transporteve e rrugeve..
    te punesoja me rroga te majme.. ne kete ndermarrje 100 inxhiniere shqiptare te stervitur ne punet e sektorit rrugo hekurudho tynelo hidrotekniko elektriko mekanike.. e nja 20 inxhiniere te sprovuar.. frengo-norvegjezo danezo suedezo-gjermano italian.. e nja 300 mjeshtra tekniko gollobordo zanatalinj meraklinj te kesaj natyre pune.. e te financoja.. dhe studentet me te mire te fakuiltetit te ndertim inxhinerive.. qe do ti punesoja ne kte ndermarrje.. e pastaj nje studim te hollesishem.. shkencor krejt ceshtjeve rrugore hekurudhore.. te vendit..e pastaj do bleja makinerine me moderne qe i duhet ketyre veprave.. pra traktore kamione eskavatore tynel cpuso-gerruso izoluso-betonuse.. etjetj.. plus laboratore e logjistike te nevojshme..plus.. menxa e kapanone per gjat pikave kryesore te rrugve ne projek.. e pastaj.. do filloja punet..



    nejse..uroj tu dal mire puna berish basho olldashve..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-09-2008 më 06:27

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Po 2000 personat e hedhur ne rruge ne Shoqerine Alpetrol, si nuk i paska permenduar Sala ..... Edhe kjo eshte nje arritje ......
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 21:07
  2. Rritet paga minimale mujore
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-06-2004, 06:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •