Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Bota do ti nënshtrohet gjuhës angleze, si mendoni ju?

    Pershendetje.

    Me shtyu dicka, ishte nje ide rasti qe me erdhi neper koke dhe mendova qe ja vlen te diskutohet dhe te dim mendimet tuaja per kete.

    Gjuha angleze dita-dites po zhvillohet sa e sa me shume, dhe nje e perditshme ose nje e ardhme pa te eshte gati se e pamundur. Ne te gjitha shkollat neper bote gjuha angleze eshte si gjuhe e dyte pas asaj amtares qe po ligjerohet, lind pyetja, se mos valle gjuha angleze qe para disa dekadave e flisnin vetem ca miliona njerez e tash miliarda, nje dite te behet gjuha e cila do te jete gjuhe amtare e cdo shteti, pra dominim total i anglishtes ne te gjithe ruzullin tokesor, edhe pse kjo gje vetem se gati po ndodh.?

    Me kete normal qe nenkuptohet ulja e vlerave te kulturave te ndryshme dhe te gjithe do te thonit se ky eshte diskriminim mes kulturave dhe dicka e tille te ndodh eshte e pamundur, mirepo ne anen tjeter edhe mund te ndodh, shume vende ne ligjet e tyre kane gjuhen angleze si gjuhe te dyte dhe nje gje e tille nuk perjashtohet te ndodhe, me interesojne mendimet tuaja reth kesaj ceshtje.


    Mendimi i secilit nga ju eshte i mirepritur.



    Rapsoul
    Sui generis

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Anglishtja eshte gjuhe amtare ne shtete shume te zhvilluara,keshtuqe dominimi eshte i pashmangshem.
    ps. pershendetje bruder.

  3. #3
    I ♥ Tetova Maska e Albanian^Boy
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Tetovë/Iliridë
    Postime
    501
    Mendoj qe ne kohet ne vazhdim gjuha Angleze do flitet neper shum vende si ne shtepi apo edhe ne vende tjera...
    El Real Madrid, campeón de Liga 2007/08.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une per vete jam pro kesaj , le ta zyrtarizojne si gjuhe te gjithe shtetet por pa humbur dhe gjuhen e tyre keshtu njerzit do merren vesh lirisht kudo qe te shkojne.

  5. #5
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Varet se si duhet ta kuptojme nenshtrimin apo dominimin. Anglishtja eshte gjuha me e perhapur ne Bote. Kjo vlen sidomos per terminologji nga aktualiteti shkencor dhe ka te bej me faktin se shtete me Anglishten si gjuhe shteterore kualitativisht dhe kuantitativisht jane udheheqese ne kerkimin shkencor. Per cdo zbulim te ri shkencor, pavaresisht ciles lemi i perket, nevojitet shpikja e terminologjive te reja perkatese; dhe eshte e vetkuptimte qe shpikesi ketyre terminologjive do u vej gjuhen e vet si baze, pra Anglishten. Ne sferen e prodhimit te terminologjive te reja, Anglishta dominon Boten. S´ka gjuhe qe eshte me aktuale sesa ajo.

    Mirepo qe Angishtja nje dite do te deboj gjuhet tjera pjeserisht apo teresisht dhe ne kete menyre t´i nenshtroj ajo, kete nuk mund te themi patjeter. Sepse kjo nuk varet nga zhvillimi i Anglishtes, por me teper nga moszhvillimi i gjuhes tjeter (qe "kercenohet"). Influencime nga gjuhe te medha njohin gjuhet qe nga Antika, Shqipja si shembull. Mirepo prap se prap gjuhet e kercenuara kane mbijetuar, ose teresisht ose pjeserisht, konform vullnetit dhe afinitetit te bartesit te kesaj gjuhe.

    Udheheqjen boterore te Anglishtes ne krijimin e terminologjive te reja mund ta shohim edhe si shance per gjuhe tjera, te cilat (bartesit e tyre) mund te mesojne se si gjuha duhet apo mund te pasurohet. Shqiptaret kete gje nuk me duket se kane kuptuar sa duhet. Tek ky perfundim vij nese e krahasoj Shqipen me p.sh. Gjermanishten. Ne Gjermanishte, fjalet angleze sipermirren vetem perkohesisht. Dhe sipermarrja efjales behet sakesisht ashtu sic fjala ekziston ne gjuhen origjinale (ne Anglishte), pra sipermirret ne ate menyre qe lexuesi perhere mund te dij se kjo fjale nuk eshte gjermane. Si p.sh. ne Gjermanishte ekziston poashtu termi "hacker" (nga Anglishtja). Ne Shqipe poashtu ekziston ky term. Mirepo si e shkruajme neve kete term? Ashtu si shkruhet ne Anglishte? Jo. Ne e "shqiperojme" termin e importuar menjehere. E shkruajme "haker". Dhe kjo barte me vete rrezikun e shkrirjes se kesaj fjale ne Shqipen. Kurse ne Gjermanishte, fjala "hacker" perhere do te paraqesi nje signal optik si nje fjale e importuar, deri ne momentin kur kjo fjale zevendesohet me nje fjale gjermane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 20-09-2008 më 06:47

  6. #6
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Gjuha Angleze eshte gjuhe mbareboterore dhe kjo dihet nga te gjithe. eshte nje gjuhe e bukr e cila tanime ka hyre pothuajse tek te gjitha familjet kudo neper bote......por kjo s'do te thote se bota do ti nenshtrohet kesaj gjuhe......shum vende te botes kurre nuk do reshtnin se zhvilluari gjuhen e tyre per shkak te anglishtes......kjo sepse askush nuk deshiron te humbe identitetin,te kujtoje rrenjet e tij ne ndryshim me shqiptaret.....

    rapsoul ndoshta ke dashur me shum te kuptosh nese Shqiperia do ti nenshtrohet gjuhes angleze apo jo.....sepse ne me keto hapa qe po hedhim duket qarte se duam me cdo kusht te behemi ata qe nuk jemi...kemi harruar te flasim SHQIP....s'na pelqen me kjo gjuhe,nuk tingellon bukur ne veshin tone.....preferojme me teper OK OK.....BYE....etj si keto.......

    Ne si Shqiperi nese ecim me idene e "evropianizimit" sigurisht qe do ti nenshtrohemi gjuhes angleze......por bota....vendet vertet te kulturuara nuk do e lejojne kurre dicka te tille....

    Pse si mendon ti se nje arab parapelqen te mos flasi arabisht qe e quan edhe gjuhe te shenjte nga perendia(pak rendesi ka kjo)do te mund ti nenshtrohej anglishtes vetem per faktin se eshte gjuhe mbareboterore????
    kam dyshimet e mia per kete....

    P.S: Rapsoul urime per temen qe ke hapur...shum e vlefshme per tu diskutuar....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Varet se si duhet ta kuptojme nenshtrimin apo dominimin. Anglishtja eshte gjuha me e perhapur ne Bote. Kjo vlen sidomos per terminologji nga aktualiteti shkencor dhe ka te bej me faktin se shtete me Anglishten si gjuhe shteterore kualitativisht dhe kuantitativisht jane udheheqese ne kerkimin shkencor. Per cdo zbulim te ri shkencor, pavaresisht ciles lemi i perket, nevojitet shpikja e terminologjive te reja perkatese; dhe eshte e vetkuptimte qe shpikesi ketyre terminologjive do u vej gjuhen e vet si baze, pra Anglishten. Ne sferen e prodhimit te terminologjive te reja, Anglishta dominon Boten. S´ka gjuhe qe eshte me aktuale sesa ajo.

    Mirepo qe Angishtja nje dite do te deboj gjuhet tjera pjeserisht apo teresisht dhe ne kete menyre t´i nenshtroj ajo, kete nuk mund te themi patjeter. Sepse kjo nuk varet nga zhvillimi i Anglishtes, por me teper nga moszhvillimi i gjuhes tjeter (qe "kercenohet"). Influencime nga gjuhe te medha njohin gjuhet qe nga Antika, Shqipja si shembull. Mirepo prap se prap gjuhet e kercenuara kane mbijetuar, ose teresisht ose pjeserisht, konform vullnetit dhe afinitetit te bartesit te kesaj gjuhe.

    Udheheqjen boterore te Anglishtes ne krijimin e terminologjive te reja mund ta shohim edhe si shance per gjuhe tjera, te cilat (bartesit e tyre) mund te mesojne se si gjuha duhet apo mund te pasurohet. Shqiptaret kete gje nuk me duket se kane kuptuar sa duhet. Tek ky perfundim vij nese e krahasoj Shqipen me p.sh. Gjermanishten. Ne Gjermanishte, fjalet angleze sipermirren vetem perkohesisht. Dhe sipermarrja efjales behet sakesisht ashtu sic fjala ekziston ne gjuhen origjinale (ne Anglishte), pra sipermirret ne ate menyre qe lexuesi perhere mund te dij se kjo fjale nuk eshte gjermane. Si p.sh. ne Gjermanishte ekziston poashtu termi "hacker" (nga Anglishtja). Ne Shqipe poashtu ekziston ky term. Mirepo si e shkruajme neve kete term? Ashtu si shkruhet ne Anglishte? Jo. Ne e "shqiperojme" termin e importuar menjehere. E shkruajme "haker". Dhe kjo barte me vete rrezikun e shkrirjes se kesaj fjale ne Shqipen. Kurse ne Gjermanishte, fjala "hacker" perhere do te paraqesi nje signal optik si nje fjale e importuar, deri ne momentin kur kjo fjale zevendesohet me nje fjale gjermane.

    Shume mire e ceke, se nuk varet nga vet Anglishtja dominimi i saj total mbi tere vendet e botes, por nga vet kultura dhe gjuha e secilit popull. Mirepo ajo qe me shqeteson eshte fakti qe dita-dites gjuha angleze behet mese e nevojshme, dhe nje e ardhme e dominuar plotesisht nga kjo gjuhe nuk mund te perjashtohet, e quajte kercenim kete qe e thash une, dhe ashtu eshte, dicka qe bota asnjeher se ka pare me heret mund te ndodh vitet ose dekadat ne vijim.
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga keneta e vogel Lexo Postimin
    Gjuha Angleze eshte gjuhe mbareboterore dhe kjo dihet nga te gjithe. eshte nje gjuhe e bukr e cila tanime ka hyre pothuajse tek te gjitha familjet kudo neper bote......por kjo s'do te thote se bota do ti nenshtrohet kesaj gjuhe......shum vende te botes kurre nuk do reshtnin se zhvilluari gjuhen e tyre per shkak te anglishtes......kjo sepse askush nuk deshiron te humbe identitetin,te kujtoje rrenjet e tij ne ndryshim me shqiptaret.....

    rapsoul ndoshta ke dashur me shum te kuptosh nese Shqiperia do ti nenshtrohet gjuhes angleze apo jo.....sepse ne me keto hapa qe po hedhim duket qarte se duam me cdo kusht te behemi ata qe nuk jemi...kemi harruar te flasim SHQIP....s'na pelqen me kjo gjuhe,nuk tingellon bukur ne veshin tone.....preferojme me teper OK OK.....BYE....etj si keto.......

    Ne si Shqiperi nese ecim me idene e "evropianizimit" sigurisht qe do ti nenshtrohemi gjuhes angleze......por bota....vendet vertet te kulturuara nuk do e lejojne kurre dicka te tille....

    Pse si mendon ti se nje arab parapelqen te mos flasi arabisht qe e quan edhe gjuhe te shenjte nga perendia(pak rendesi ka kjo)do te mund ti nenshtrohej anglishtes vetem per faktin se eshte gjuhe mbareboterore????
    kam dyshimet e mia per kete....

    P.S: Rapsoul urime per temen qe ke hapur...shum e vlefshme per tu diskutuar....

    Gjuha angleze eshte gjuha univerzale qe perdoret gati se cdokund si gjuh e botes si gjuh e pergjithshme, mirepo e gjithe kjo ka sjellur tek depertimi i kesaj gjuhe ne kulturat e secilit popull, nuk e vecoj as Shqiperine aty e as Maqedonine. Une nuk pata per qellim te pyes per Shqiperine por e mora si shembull tipik te pergjithshem, meqe gati tek cdo vend ose popull dhe cdo kulture shfaqet i njejti shqetesim, qe ja vlen per tu diskutuar, sepse identiteti dhe kultura e nje populli nuk mund te prezantohet ne gjuhen ose kulturen e nje populli tjeter, ajo eshte absurde, mirepo sic e thash edhe tek postimi paraprak, kjo po na kercenohet, kjo qe nuk e presim ose skemi deshire qe te vije. Nuk kam asgje kunder gjuhes angleze eshte gjuha me e perdorshme ne ruzullin tokesor dhe eshte gjuhe univerzale, por shqetesimi im kryesor vjen tek ajo qe thash me lart, reth ndikimit te saj ne kulturat e cdo populli ma marrur parasysh cilit meqe te gjithe kane te njejtin problem ose shqetesim.
    Sui generis

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    C'lidhje ka nenshtrimi ktu? Duhet te jete nje gjuhe qe ta flasin te gjith e te merremi vesh. Kush dreqin i kupton kinezet sikur mos te ishte anglishtja.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Tema të Ngjashme

  1. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  2. Pastërtia e gjuhës shqipe në media
    Nga murik në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:10
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •