Shkruan:Ardit BIDO
Mund tė duket si imagjinatė, por nė Ēamėri ende sot, nėn sundimin grek, jo vetėm qė ka shqiptarė qė flasim shqip, por disa bashki kanė shumicė shqiptarėsh. Athina zyrtare vazhdon tė shprehet se ēėshtja ēame nuk ekziston, por me njė kėrkim tė thjeshtė nė internet, mund tė vėresh se ajo ėshtė mjaft mirė e dokumentuar.
Faqet zyrtare tė bashkive greke nė rrethet e Thesprotisė dhe Prevezės, e mbarė Qarkut tė Epirit. nė pjesėn e historisė sė tyre, kėto bashki e komuna, jo vetėm qė pranojnė ekzistencėn e ēamėve nė ato troje, pėrpara vitit 1944, por nė shumė raste pranojnė se ēamėt ishin shumicė dėrrmuese. Edhe pse me ton negativ ndaj shqiptarėve, tė cilėt i quajnė nė shumė raste turko-ēam, kėto faqe pasqyrojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme elementin shqiptar qė ka ekzistuar nė Greqi. Por jo vetėm ēamėt pėrbėjnė pjesė nė historinė e kėtyre trevave, edhe shqiptarėt ortodoks kanė prezencėn e tyre nė sajtet e bashkive greke. Madje, nė shumė raste ata zhduken krejt papritur pėrgjatė historisė. Nė raste tė tjera, nė bashkitė ku sot fshatrat shqipfolėse pėrbėjnė shumicėn e fshatrave tė zonės, nuk ekziston asnjė faqe pėr historinė e zonave e as pėrkatėsia gjuhėsore e tyre.
Prania ēame
Disa bashki e thonė qartė se kanė qenė tė populluara nga popullsi shqiptare, si rasti i bashkisė sė Parapotamosit (Varfanj), qė ėshtė njė nga shtatė baskitė e rrethit tė Thesprotisė. Historia e kėsaj bashkie nis Parapotamos ishte e banuar nga turko-shqiptar mysliman deri nė vitin 1944, tė cilėt u dėbuan nga rebelėt (e pėr tė cilėt dihet se bashkėpunuan me pushtuesit). Zona u ripopullua nga refugjatė nga zona tė tjera tė Epirit dhe Greqisė.
Por bashki tė tjera duket se e kanė tė vėshtirė tė thonė pėrkatėsinė e tyre pėrpara vitit 1944. Bashkia e Igumenicės (Gumenicės), qyteti kryesor nė rrethin e Thesprotisė, pėrmend thjesht ekzistencėn e ēamėve nė kėtė zonė, pa thėnė se sa ata pėrbėnin. Por nė tė njėjtėn kohė, bie nė kontradiktė me vetveten, pasi nė seksionin e historisė shkruhet se megjithėse nė bashki u vendosėn refugjatė nga Azia e Vogėl, qė mė pėrpara jetonin nė Trakė, popullsia u zvogėlua nga 3566 banorė nė vitin 1936, nė 3.268 banorė nė vitin 1951. Ndėrkohė qė nė tė njėjtin paragraf shkruhet se dėbimi i tyre (ēamėve) pas ēlirimit solli ndryshime dhe popullsi tė reja nga zonat malore tė Thesprotisė, por edhe pjesė tė tjera tė Greqisė, tė cilėt rritėn numrin e popullsisė sė Gumenicės.
Ndėrkohė, bashkia e Sajadhės, e pėrmend vetėm njėherė ekzistencėn e ēamėve, duke thėnė se pas shkatėrrimit tė zonės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga viti 1950 me qendėr pak shtėpi qė ndėrtoi shteti, u krijua njė fshat i ri nė afėrsi tė detit, nė fushėn, qė kaloi nga duart e ēamėve nė duart e refugjatėve tė tjerė nga Epiri. Ndėrkohė, nė rastin e fshatit Sivota (Murto), zhdukja e ēamėve ndodh nė mėnyrė tė ēuditshme. Nė vitin 1850 nė kėtė fshat jetonin 40 familje turko-ēame thotė nė paragrafin e dytė, duke vazhduar Quhej Murto dhe emri kishte ardhur nga njė taksidar qė kontrollonte anijet e zonės. Sot, banohet nga grekė qė zbritėn nga fshatrat malore tė Epirit.
Studimet e Paramithisė: Shqiptarėt, shumicė?
Mė shumė me ēėshtjen ēame merret faqja zyrtare e baskisė sė Paramithisė, nė tė cilėn janė botuar njė sėrė studimesh, qė sipas tyre, hedhin dritė mbi gjenocidin e kryer nga shqiptarėt nazistė. Por, nė kėto studime, duket se dalin nė dritė fakte interesante pėr praninė e shqiptarėve nė Ēamėri. Nė njė studim tė hollėsishėm tė njė autori grek, i cili del nė konkluzionin se ēamėt s`kanė tė drejta pėr tė kėrkuar pronat e tyre, ai nxjerr nė pah se shqiptarėt mysliman nė kėtė Ēamėri ishin 1/3 e popullsisė, ndėrkohė qė ata ortodoks, sipas tė vetmit numėrim popullsie tė kryer janė po 1/3 e popullsisė, duke lėnė grekėt nė pakicė.
Nė vitin 1923 nė Ēamėri jetonin 20.139 mysliman qė kishin si gjuhė amtare shqipen. Nė vitin 1925 qeveria shqiptare deklaroi se numri i tyre ishte 25 mijė. Nga numėrimi i popullsisė i vitit 1928, doli se nė Epir jetonin 17.008 myslimanė shqipfolės. Nė vitin 1938 u deklaruan 17.311 shqiptaro-mysliman nė zonė. Ndėrkohė qė llogaritja e popullsisė tė vitit 1940 nuk u pėrfundua por sipas njė burimi ata ishin 16.661. ndėrkohė, njė tjetėr burim, mė i besueshėm deklaron se ata ishin 21-22 mijė. Nė fund italianėt llogaritėn se nė vitin 1941, nė kėtė zonė jetonin 26 mijė ortodoksė shqiptar dhe 28 mijė mysliman shqiptar, kundrejt 20 mijė grekėve. thotė autori, Jorgos Kristaqis.
Vlen tė theksohet se numri total i popullsisė nė zonėn e Ēamėrisė nė vitin 1923 ishte 61.000, sipas institutit grek tė statistikave, 4.000 prej tė cilėve ishin refugjatė grekė nga Azia e Vogėl, 20.139, shqiptarė mysliman dhe pjesa tjetėr shqiptarė dhe grekė ortodoks.
Shqiptarėt e Konicės, qė u bėn turq
Por, nė shumė raste bashkitė greke janė konfuze. Njė herė i paraqesin myslimanėt e zonave tė tyre si shqiptarė, pastaj, shqiptarėt zhduken nė mėnyrė tė ēuditshme dhe nė vend tė tyre dalin turq mysliman. Rasti mė i mirė ėshtė ai i baskisė sė Konicės, qė nė fillim thotė se shqiptarėt myslimanė ishin shumica nė kėtė zonė e mė pas se turqit u dėbuan dhe nė vend tė tyre erdhėn grekė. Nė shekujt e 17 dhe tė 18, pėrhapet nė zonė, nėpėrmjet shqiptarėve tė islamizuar, sekti i bektashinjve, qė e gjen shumicėn myslimane tė Konicės tė gatshėm pėr ta pėrqafuar. shkruan nė seksionin e historisė, faqja zyrtare e baskisė sė Konicės, por kur kalojnė vitet dhe shkojmė nė shkėmbimin e popullsisė Greqi-Turqi, qėndrimi historik ndryshon dhe shqiptarėt e zhdukur, kthehen nė turq. Pas shkėmbimit tė popullsive, nė vitin 1925, shumica e familjeve myslimane shkuan nė Turqi dhe nė vendin e tyre u vendosėn banorė tė Kapadokisė (nga Turqia e sotme).
Zhdukja e shqiptarėve tė Janinės
Njė tjetėr zhdukje bėhet pėr shqiptarėt e Janinės, tė cilėt nė seksionin e historisė nė faqen zyrtare tė baskisė sė qytetit, zėnė njė pjesė tė rėndėsishme tė tekstit. Nė kėtė mėnyrė, ata paraqiten pėr herė tė parė, sipas faqes nė vitin 1335, kur me ndihmėn e pushtimit serb zbresin dhe kolonizojnė zonėn. Mė pas, ata kthehen nė udhėheqės tė Epirit, me Gjin Bue Shpatėn dhe Gjin Zenebishtin, tė cilėt nė faqe pranohet se janė shqiptarė.
Gjatė gjithė seksionit tė historisė nga kjo periudhė e mė tutje, fjala shqiptarė zė mė shumė vend se fjala grekė, e gjithė kjo deri nė vitin 1917. nė kėtė vit shkruhet Nė fundin e Luftės sė Dytė Ballkanike, ushtria greke hynė nė Janinė nga lindja, ndėrkohė qė italianėt hyjnė nga perėndimi, nė tentativė pėr t`i dhėnė mė shumė rėndėsi shqiptarėve tė zonės. Mė tej, fjala shqiptar, nuk pėrmendet nė kėtė seksion, nė asnjė ēast tjetėr.
Ndersa ne kemi bere te kunderten me minoritet e te tjerve
Politikat ndaj minoriteteve gjatė monarkisė
Shkruan:Prof.Dr. Beqir META
Periudha e monarkisė ishte njė etapė e re nė rrugėn e vėshtirė tė konsolidimit tė shtetit shqiptar. Ndryshe nga shtetet fqinje ballkanike tė cilėt ishin themeluar e konsoliduar si shtete homogjene dhe unitare nga pikėpamja fetare, gjė qė kishte ndikuar shumė nė kultivimin e hipernacionalizmit dhe ekskluzivizmit etnik, shteti shqiptar ishte krijuar dhe po zhvillohej si njė entitet politik, qė bazohej nė tolerancėn dhe bashkimin e popullsisė etnike shqiptare tė tre besimeve tė ndryshme, me njė maxhorancė tė spikatur myslimane, gjė qė ndikoi mjaft nė pranimin dhe kultivimin e bashkėjetesės nė diversitet dhe nė shmangien e fenomenit tė ekskluzivizmit dhe hipernacionalizmit.
Kėto diferenca dhe te tjera si kėto nė zhvillimin e shtetit shqiptar patėn njė ndikim tė rėndėsishėm nė politikat ndaj minoriteteve. Gjithashtu njė ndikim tė ndjeshėm ka pasur edhe dėshira e vazhdueshme e shtetit shqiptar pėr tė qenė njė model pozitiv ne trajtimin e minoriteteve ne Ballkan, me shpresėn se kėshtu do ti shėrbente mė mirė mbrojtjes sė popullsisė sė shumtė shqiptare qė jetonte nė shtetet fqinje. Kjo tendencė dhe kjo pėrkujdesje vihet re nė tė gjithė aktivitetin politiko-diplomatik tė shtetit shqiptar gjatė periudhės sė Mbretėrisė. Por ka ekzistuar edhe njė konsideratė tjetėr e rėndėsishme. I ndodhur pėrballė fqinjėve tė fuqishėm dhe me aspirata kundrejt shtetit shqiptar, Mbreti Zog u pėrpoq qė tė bėnte njė politike pragmatiste dhe sa me luajale ndaj tyre. Qėndrimi tolerant dhe luajal ndaj minoriteteve u konsiderua si njė pjesė e kėsaj politike dhe si njė faktor qė do tė kontribuonte ne stabilitetin e shtetit shqiptar. Nė fakt jo vetėm Mbreti, por thuajse i gjithė spektri i nacionalizmit shqiptar, si gjatė kėsaj periudhe qė po analizojmė por edhe para e pas saj e ka vlerėsuar bashkėjetesėn dhe trajtimin tolerant tė minoriteteve si njė politike te pandryshueshme e cila pikėsėpari i shėrbente interesave kombėtare tė lartpėrmendura.
Kjo ėshtė njė veēori specifike e nacionalizmit shqiptar nė raport me nacionalizmat ballkanike, tė cilėt kanė konsideruar si njė parim themelor tė forcimit dhe konsolidimit tė shteteve tė tyre kombėtare politikat e dobėsimit, asimilimit dhe spastrimit etnik te pakicave. Ndryshe nga shtetet fqinje qė erdhėn duke e ulur ndjeshėm peshėn specifike tė popullsisė se minoriteteve kombėtare brenda tyre, si rezultat i zhvillimit tė vrullshėm tė proceseve asimiluese apo politikave tė konvertimit dhe spastrimit etnik, Shqipėria e ruajti tė pandryshuar peshėn specifike tė popullsisė sė minoriteteve kombėtare, kryesisht pėr faktin se proceset e lartpėrmendura nuk u zhvilluan nė Shqipėri. Ky ėshtė njė dallim thelbėsor dhe ky fenomen u ruajt edhe gjatė monarkisė. Kėshtu p.sh. Greqia e uli peshėn e minoriteteve nga 23% nė vitin 1920 , nė 4-5% nė vitet 30.
Nė politikėn e shtetit shqiptar u konstatuan raste tė spikatura kur shteti u pėrpoq tė frenojė largimin e pakicave. Kėshtu nė vitet 1928-1934 qeveria e A. Zogut mori masa pėr tė penguar emigrimin e vllehve tė Shqipėrisė pėr nė Rumani. Ata synonin tė emigronin pėr arsye ekonomike. Largimi i tyre u konsiderua nga qeveria si njė ēėshtje qė dėmtonte prestigjin e shtetit shqiptar dhe miqėsinė shqiptaro-rumune. Secili shtet ballkanik do ta kishte mirėpritur dhe inkurajuar kėtė emigrim i cili u shkonte pėrshtat projekteve tė tyre pėr homogjenizimin kombėtar.
Njė veēori specifike e qėndrimit tė shtetit shqiptar nė periudhėn e Mbretėrisė ndaj minoriteteve ėshtė se ai i respektoi tė gjitha detyrimet ndėrkombėtare dhe zbatoi njė politikė tolerante ndaj tyre nė mėnyrė tė njėanshme, duke mos zbatuar parimin e reciprocitetit me vendet fqinje. Megjithėse shqiptarėt nė Greqi dhe Jugosllavi nuk i kishin tė drejtat qė gėzonin pakicat nė Shqipėri, megjithėse ato nė disa raste po vuanin politikat e asimilimit e spastrimit etnik, qeveria shqiptare nė asnjė rast nuk u fut nė rrugėn e zbatimit tė sanksioneve reciproke. Nė tė vėrtetė pati kėrkesa nga njė pjesė e shtypit dhe e administratės shtetėrore pėr marrjen e masave reciproke por ato nuk u pranuan nga Mbreti dhe qeveria.
Qėndrimet e shtetit shqiptar dhe ato tė fqinjėve tė tij dallonin nė mėnyrė thelbėsore edhe nė njė ēėshtje tjetėr themelore: nė qėndrimin ndaj pronės sė minoriteteve e cila ėshtė elementi mė jetėsor i ekzistencės sė tyre. Shteti shqiptar gjatė monarkisė, ashtu si dhe para saj, nuk ndoqi asnjėherė politika shpronėsimi tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta, tė pėrgjithshme apo selektive kundrejt pakicave. Pakicat nė Shqipėri nė vitet 20-30 erdhėn duke e pėrmirėsuar gjendjen e tyre ekonomike dhe statusin social. Po kėshtu ata po pėrmirėsuan edhe statusin e pronėsisė. Shumica e popullsisė minoritare qysh para krijimit tė shtetit shqiptar kishte pasur statusin e bujkut ēifēi. Ky status erdhi gjithnjė duke u pėrmirėsuar. Ky proces eci pėrpara veēanėrisht gjatė monarkisė me ligjet qė dolėn pėr qiramarrjen e tokave bujqėsore tė cilat favorizonin bujqit. Kėshtu u pėrmirėsua gjendja ekonomike e tyre dhe u rrit pėrqindja e atyre qė kalonin nga kategoria e bujkut pa tokė nė atė me tokėn si pronė e tij. I vetmi rast ku qeveria dėshtoi ishte nė konfliktin e pronarit tė fshatit Goricė, Maliq bej Frashėri me bujqit e atij fshati. Si rezultat i kėtij konflikti pronėsor fshatarėt e Goricės u larguan nga Shqipėria.
Minoritetet ruajtėn tė paprekur identitetin e tyre etnik kulturor dhe arsimor i cili erdhi gjithnjė duke u konsoliduar. Rasti mė interesant dhe mjaft domethėnės ishte ruajtja tėrėsisht e paprekur e minoritetit shumė tė vogėl malazez nė Vrakė tė Shkodrės, me njė popullsi prej 1 500 vetash.
Nė trashėgiminė historike tė monarkisė njė vend tė rėndėsishėm zė edhe mbrojtja e hebrenjve nė vitet 30.
Mbretėria zbatoi njė politikė tolerante ndaj pakicave, madje u tejkaluan edhe disa kufizime e parashikime tė Traktatit tė Lidhjes sė Kombeve. Shteti shqiptar financoi shkollat minoritare nė njė masė tė konsiderueshme. Pesha specifike e shkollave minoritare nė raport me numrin e fshatrave dhe tė popullsisė ishte dy herė mė e lartė se mesatarja e vendit. Kėshtu nė minoritet kishte 1 shkollė pėr 829 banorė, ndėrsa nė popullsinė shqiptare tė qarkut tė Gjirokastrės kishte 1 shkollė pėr 1 500 banorė . Nė vitin 1934 kur filloi dhe konflikti pėr shtetėzimin e shkollave greke pėrqindja e nxėnėsve shqiptarė nė raport me fėmijėt e moshės sė detyrimit shkollor ishte 36,29%, kurse ajo e fėmijėve tė minoritetit grek 79,30%. Pėrqindja e nxėnėsve shqiptarė nė krahasim me numrin e popullsisė ishte 4,8%, e atyre grekė 9,9%. Pėrqindja e nxėnėsve tė moshės shkollore qė frekuentonin shkollėn nė minoritetin grek tė Shqipėrisė ishte 79,30% kurse ajo e nxėnėsve grekė nė Greqi ishte 75% . Pėrveē kėsaj u toleruan nė heshtje edhe financimet e qeverive dhe subjekteve greke e serbe pėr shkollat e pakicave nė Shqipėri, gjė tė cilėn kėto shtete nuk e lejonin kurrsesi brenda territorit tė tyre.
Minoriteti grekofon dhe ai vlleh kishin pėrfaqėsim mė tė lartė se ai proporcional nė parlamentin dhe nė administratėn shtetėrore shqiptare. Qeveria shqiptare deklaronte se "grekofonėt ishin pranuar nė radhėn e nėpunėsve tė lartė tė shtetit, e oficerėve, policisė, xhandarmėrisė nė njė proporcion qė nuk i pėrshtatet aspak numrit tė tyre nė raport me popullsinė e pėrgjithshme tė Shqipėrisė. Asnjė shtrėngim pėr sa i pėrket pėrdorimit tė gjuhės sė tyre, gėzimit tė pasurisė sė tyre, sigurimit tė jetės dhe nderit tė tyre nuk u ėshtė bėrė kurrė. Ndėrsa gjithė kėto tė drejta qė u pėrkasin pakicave janė shkelur nė mėnyrė tė padurueshme nga qeveria greke ndaj pakicės shqiptare nė Ēamėri" .
Gjatė gjithė periudhės popullsia minoritare gėzoi lirinė e plotė tė kultit, ritet nė kisha kryheshin nė gjuhėn amtare, nxėnėsit merrnin edukimin fetar nė gjuhėn amtare dhe priftėrinjtė caktoheshin nga vetė minoriteti .
Krahas kėsaj politike liberale ndaj pakicave, Zogu vijoi politikėn e tij pėr konsolidimin e institucioneve kombėtare fetare, politike, arsimore, kulturore etj.
Pikėrisht kėto pėrpjekje nuk u mirėpritėn nga fqinjėt, tė cilėt u pėrpoqėn me tė gjitha forcat ta pengonin procesin e konsolidimit tė kėtyre institucioneve thelbėsore kombėtare dhe nė pėrgjithėsi procesin e stabilizimit tė shtetit shqiptar.
Fusha mė e preferuar e tyre u bė kinse politika pėr mbrojtjen e minoriteteve e cila u krijonte avantazhe pėr tė ushtruar presion nė mėnyrė tė maskuar ndaj shtetit shqiptar qė ai tė frenonte apo devijonte procesin e konsolidimit tė tij.
Greqia dhe Jugosllavia u pėrpoqėn tė pėrdorin nė kėtė betejė edhe njė pjesė tė emigracionit politik shqiptar, kryesisht i besimit ortodoks. Kėshtu nė shkurt 1929 me nxitjen e autoriteteve greke Koēo Tasi dhe Foto Dussi duke u paraqitur si pėrfaqėsues tė dy organizatave kristiane dhe si interpretė tė ndjenjave tė popullit shqiptar kristian (ortodoks e katolik), i paraqitėn njė peticion Lidhjes sė Kombeve (LK), ku ankoheshin kundėr neneve 223 dhe 232 tė Kushtetutės shqiptare, kundėr adaptimit tė Kodit Civil Francez nga Shqipėria pa bėrė pėrjashtime nė legjislacion lidhur me tė drejtėn e familjes dhe tė "minoriteteve kristiane", pėr karakterin unik tė sistemit elektoral nė Shqipėri, duke kėrkuar njė kolegj tė veēantė elektoral pėr kristianėt, pėr politikėn fetare tė shtetit shqiptar, duke sulmuar pėrpjekjet e qeverisė pėr mbėshtetjen e procesit tė krijimit tė Kishės Autoqefale Shqiptare. Madje ata nuk ngurronin tė sulmonin as Kongresin Kishtar tė vitit 1922 tė Beratit, i cili kishte vendosur pėr autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare .
Megjithėse kėto ankesa nuk kishin tė bėnin me minoritetet nacionale, por subjektet qė ato i referoheshin ishin qytetarė tė kombėsisė shqiptare, u morėn seriozisht nga sekretari i Lidhjes sė Kombeve, Drummond. Ai njoftoi se kėtė peticion do t'ua komunikonte anėtarėve tė Kėshillit i cili do tė kėrkonte sqarime prej qeverisė shqiptare . Shqipėria jo vetėm ndoqi njė politikė liberale dhe mirėkuptimi ndaj minoriteteve, por si organizmat shtetėrore ashtu edhe ato joqeveritare demonstruan nė institucionet e nė konferencat ndėrkombėtare njė frymė tė spikatur liberale lidhur me qėndrimin ndaj minoriteteve. I tillė ishte qėndrimi i delegacionit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve i cili kryesohej nga intelektuali dhe shtetari i njohur shqiptar Mehdi Frashėri. Ai kėrkoi qė tė formohej njė komision i pėrhershėm i LK pėr tė ndjekur problemet e minoriteteve, por u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesit e Fuqive tė Mėdha Evropiane, tė cilat e konsideronin "reklamimin kolektiv tė problemeve tė minoriteteve nga njė komision permanent, si njė rrezik pėr paqen" .
Njė qėndrim po kaq liberal mbajti delegacioni jozyrtar shqiptar nė Konferencėn Ballkanike, i cili gjithashtu kryesohej nga politikani i njohur shqiptar, Mehmet Konica. Delegacioni bėri presion qė nė kėto konferenca tė diskutohej ēėshtja e minoriteteve , dhe qė vendet ballkanike tė respektonin tė drejtat e pakicave. Ai deklaroi me vendosmėri se "shteti shqiptar ishte partizan i zjarrtė i bashkimit ballkanik tė bazuar nė parimet e drejtėsisė dhe miqėsisė sė plotė dhe se nuk do ishte e mundur qė tė bėhej ndonjė hap nė kėtė drejtim pa u njohur tė drejtat e pakicave" . Delegacioni ishte porositur mė parė nga Mbreti Zog qė tė tregonte energjinė mė tė madhe pėr mbrojtjen e shqiptarėve pėrtej kufijve . Delegacioni shqiptar kundėrshtoi pikėpamjen greke dhe jugosllave se njohja e tė drejtave tė pakicave do tė pėrbėnte njė rrezik pėr vendin ku ato jetonin duke e cilėsuar atė njė argument tė paqėndrueshėm dhe duke i kundėrvėnė asaj shembullin e shtetit shqiptar, i cili, qysh prej krijimit tė tij, kishte ndjekur njė politikė shembullore unikale nė Ballkan nė respektimin e pakicave: "Ja pra, ne nuk po shohim asnjė rrezik qė mund tė na kanoset nga ana e kėtyre pakicave. Rreziku do tė ekzistonte padyshim nė qoftė se sillemi ndaj kėtyre minoriteteve sikur tė ishin robėr lufte", deklaronte Mehmet Konica nė njė nga kėto konferenca . Delegacioni shqiptar sė bashku me atė bullgar kėrkuan garanci dhe krijimin e njė instrumenti tė ri efektiv pėr mbrojtjen e minoriteteve, si dhe zbatimin e barabartė tė kėtyre parimeve nga shtetet ballkanike. Ndėrsa pėrfaqėsuesit jugosllavė e injoruan problemin e minoriteteve . I gjithė shtypi shqiptar mbėshteti pėrpjekjet e delegacionit shqiptar pėr afirmimin e mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve dhe kritikoi rastet kur ai u detyrua tė bėnte lėshime nė kėtė drejtim me qėllim qė tė arrihej kompromisi nė konferencat ballkanike.
Megjithėse gjithė periudha e ekzistencės sė shtetit shqiptar karakterizohet nga tendenca e pėrgjithshme e respektimit tė tė drejtave themelore tė minoriteteve, kanė ekzistuar edhe raste episodike pėr probleme tė veēanta ku ka pasur mosmarrėveshje e pakėnaqėsi. Rasti mė i rėndėsishėm ishte ai i viteve 1934-1935 kur shteti shqiptar vendosi shtetėzimin e tė gjitha shkollave private nė Shqipėri. Nė fakt kjo masė u ndėrmor nė kuadrin e krizės sė marrėdhėnieve shqiptaro-italiane, por njėkohėsisht ajo synonte edhe dy objektiva tė tjera: 1 - tė unifikonte arsimin kombėtar nė shembullin e shteteve tė tjera europiane, me qėllim qė tė shmangte diversitetin e theksuar politik, arsimor, edukativ, moral e shpirtėror qė kishin shkaktuar kėto shkolla si rezultat i veprimit pėr njė periudhė tė gjatė dhe i konkurrencės sė fortė qė ato i bėnin arsimit publik pėr arsye te vėshtirėsive financiare e organizative qė kishte shteti i atėhershėm shqiptar. Nė Shqipėri ekzistonte njė situatė specifike pasi ajo e kishte fituar pavarėsinė kombėtare rreth njė shekull mė vonė se popujt e tjerė fqinjė. Nė sundimin osman shqiptarėt ishin privuar nga e drejta pėr tė kultivuar kulturėn e gjuhėn kombėtare dhe si rrjedhojė, arsimi nė Shqipėri ndryshonte sipas krahinave: myslimanėt frekuentonin shkollat otomane, ortodoksėt shkollat greke, dhe nė krahinat afėr vendeve sllave ato serbe e bullgare, katolikėt frekuentonin shkollat italiane ose austriake. Kleri i lartė i krahinave tė ndryshme nė Shqipėri ishte me kombėsi tė huaj dhe mbronte arsimin nė gjuhėn e huaj qė ishte e tij. Kjo anomali nuk mund tė vazhdonte gjatė. Zgjidhja e vetme qė i shėrbente ekzistencės sė shtetit ishte laicizmi i tij, krijimi i arsimit publik dhe nacionalizimi i tė gjitha institucioneve qytetare e kulturore. Bashkimi moral e politik i shqiptarėve ishte tronditur nga diversiteti kulturor qė kishte mbretėruar gjatė shekujve midis shqiptarėve. Pra, ishte jetik aplikimi i kėtij parimi pėr tė gjitha institucionet politike e sociale. Kjo masė u konsiderua si njė domosdoshmėri pėr forcimin e ndėrgjegjes kombėtare shqiptare dhe tė karakterit kombėtar e unik tė shtetit shqiptar. Njė qėllim tjetėr ishte edhe ndalimi i propagandave tė huaja qė gėlonin nė kėto shkolla, tė cilat gjithmonė kishin vepruar nė kundėrshtim me interesat e shtetit shqiptar. Fakti qė kjo masė nuk drejtohej nė mėnyrė specifike kundėr shkollave greke provohej edhe nga numri i shkollave tė tjera tė mbyllura: 10 institucione parashkollore, 44 shkolla fillore dhe 13 gjimnaze e shkolla profesionale. Ndėrsa numri i shkollave fillore greke ishte 10 . Pra dukej qartė se qėllimi kryesor i kėtij ndryshimi nuk ishin shkollat minoritare, por ato u pėrfshinė pėr arsye tė veprimit tė pėrgjithshėm tė ligjit.
Qeveria shqiptare deklaroi se synonte qė t'i jepte fund regjimit tė kapitulacioneve tė vjetra qė e kishte shndėrruar Shqipėrinė nė njė vatėr tė propagandės sė huaj. Ky ndryshim, thuhej, nuk ishte provokuar prej problemeve tė shkollave tė pakicave, "por prej kujdesit tė njė vendi, tė penguar prej shumė kohėsh nė zhvillimin e vet kombėtar pėr tė ardhur nė kulturėn tradicionale". Ajo deklaronte se shtetėzimi i arsimit nuk ishte njė masė e jashtėzakonshme dhe anormale, pasi edhe "shtete, qė liberalizmi intelektual i tė cilave nuk mund tė diskutohej, kishin praktikuar pėr njė kohė tė gjatė kėtė regjim tė monopolit nė rrethana qė prej tyre ishin gjykuar si tė volitshme" .
Popullsia e minoritetit grekofon nuk e mirėpriti kėtė shtetėzim, megjithėse tė gjitha elementet e tjerė tė shkollės si mėsimi nė gjuhėn greke, tekstet mėsimore tė botuara nė Greqi vijuan si mė parė. Qeveria greke dhe konsujt e saj nxitėn nėnshkrimin e peticioneve nga popullsia minoritare dhe ndėrmorėn njė fushatė politike, diplomatike dhe propagandistike shumė intensive duke amplifikuar rreziqet qė i vinin minoritetit nga ky ligj. Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve ia parashtroi ēėshtjen Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr tė dhėnė njė mendim ligjor mbi tė drejtėn e qeverisė shqiptare pėr tė shtetėzuar shkollat private grekofone. Pėrveē Greqisė edhe qeveria italiane u pėrpoq ta siluronte pozitėn e qeverisė shqiptare duke kėrkuar t'i paraqiste shkollat fetare katolike si shkolla minoritare.
Qeveria shqiptare u pėrpoq ta mbronte pozitėn e saj duke pohuar se ajo nuk kishte shkelur ligjet dhe angazhimet ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e minoriteteve tė cilat nuk pėrmbanin asnjė obligim qė njė shtet t'u akordonte minoriteteve njė trajtim superior nė raport me shumicėn nė bazė tė njė ligji tė pėrgjithshėm e mbi tė gjitha kur reciprociteti u refuzohej minoriteteve shqiptare nė vendet e tjera . Qeveria shqiptare deklaronte se lėvizja antishqiptare qė kishte filluar shtypi grek dhe elementet turbullues me anė tė mitingjeve nė Greqi nuk ishte shkaktuar nga shqetėsimi se gjuha greke ishte nė rrezik dhe se elementi grekofon po shqiptarizohej, por vetėm e vetėm se ata po shihnin qartė se privilegjet e tyre shkollore e fetare, qė kishin trashėguar nga koha e Turqisė, tė cilat i pėrdornin si vegėl politike, nuk lejoheshin mė nė Shqipėri. Me kėtė masė tė qeverisė shqiptare ata panė se ishte rrezikuar qėllimi i tyre i vėrtetė: shpresat imperialiste qė kishin kundrejt Shqipėrisė .
Gjatė debateve me Greqinė nė Lidhjen e Kombeve pėr shkollat e minoritetit grek qeveria shqiptare mendoi tė parashtronte edhe mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė Greqi, por nuk veproi aktivisht pėr arsye se i mungonte mbėshtetja ndėrkombėtare dhe pėr faktin tjetėr se grekėt kishin shtypur ēdo pėrpjekje tė shqiptarėve pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre nė Lidhjen e Kombeve.
Gjatė debateve pėrfaqėsuesi grek Politisi, akuzoi qeverinė shqiptare se kishte shkelur privilegjet e Patriarkanės, tė cilat i konsideroi si njė tė drejtė tė fituar; Protokollin e Korfuzit, Protokollin e Kapshticės dhe Marrėveshjen Titoni - Venizellos tė vitit 1919. Pėrfaqėsuesi shqiptar i kundėrshtoi tė gjitha kėto pretendime duke argumentuar se ato kishin qenė episode historike jodefinitive, tė cilat nuk kishin vlerė reale juridike nė kėtė kohė. Ai veēanėrisht shpjegoi se shtetit tė pavarur shqiptar nuk mund t'i imponoheshin kapitulacionet e Patriarkanės sė Stambollit tė akorduara nga sulltan Fati Mehmeti nė vitin 1453, pas pushtimit tė Stambollit. Kėto privilegje ishin pėrdorur prej Patriarkanės si njė armė shpirtėrore dhe morale tepėr aktive kundėr lėvizjeve ēlirimtare tė gjithė popujve ortodoksė tė Perandorisė Osmane .
Gjykata e Hagės me 8 vota pro dhe 3 kundėr dha mendimin juridik konsultativ pėr Kėshillin e LK se vendimi i qeverisė shqiptare, megjithėse kishte karakter tė pėrgjithshėm, dėmtonte pėrpjekjet e minoritetit pėr tė ruajtur identitetin dhe arsimin nė gjuhėn amtare dhe cenonte barazinė faktike tė tij me maxhorancėn. Ndėrsa pakica e Gjykatės me nė krye juristin e njohur Cecil Hurst e konsideronte tė drejtė ligjin shqiptar i cili vendoste arsimin publik nė tė gjithė vendin dhe pėr gjithė popullsinė, duke e konsideruar njė privilegj moszbatimin e kėtij ligji nė minoritet.
Qeveria shqiptare e zbatoi me korrektėsi vendimin e Gjykatės sė Hagės, por u pėrpoq qė tė arrinte njė marrėveshje me qeverinė greke qė edhe ajo tė hapte shkolla shqipe nė Ēamėri.
Debatin shqiptaro-grek pėr ēėshtjen e shtetėzimit tė shkollave shtetet ballkanike u pėrpoqėn ta shfrytėzonin pėr interesat e tyre. Jugosllavia u pėrpoq tė pėrfitonte pėr tė forcuar mė tej pozitat e pakicės sllave nė Vrakė, Rumania pėr tė zgjeruar shkollat rumune pėr vllehėt nė Shqipėri .
Qeveria shqiptare iu drejtua edhe asaj britanike pėr tė ndihmuar nė arritjen e njė kompromisi me grekėt. Pėrgjigjja e ministrit anglez nė Tiranė ishte dekurajuese. Ai kritikoi qeverinė shqiptare se "nė ēėshtjen e shkollave ajo nuk kishte vepruar me abilitet" . Madje nė ditėt e para tė majit marrėdhėniet me ministrin britanik nė Tiranė u acaruan mė tej pėr shkak tė njė lajmi qė ai kishte marrė se qeveria shqiptare do tė sistemonte 1 500 familje refugjatėsh kosovarė nė zonėn e minoritetit grekofon . Ministri i Jashtėm shqiptar e pėrgėnjeshtroi kėtė lajm dhe mė tej i kėrkoi pėrfaqėsuesit britanik qė qeveria e tij tė bėnte mė shumė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave shqiptare, por nuk mori asnjė pėrgjigje pėr kėtė kėrkesė. Megjithėse ne disa segmente tė ulta tė administratės pati propozime dhe tendenca te veēanta pėr te pėrdorur metodėn e kolonizimit dhe metoda te tjera me qellim qe te dobėsonin elementin grekofon kėto u hodhėn poshtė nga autoritetet e larta shtetėrore dhe nuk u ndėrmor asnjė masė nė kėtė drejtim. Kėshtu, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike ku procesi i kolonizimit nė kurriz tė minoriteteve ishte i thelle dhe intensiv, nė Shqipėri ai nuk ka ekzistuar.
Nė kėtė kohė qeveria shqiptare e ndjeu thellė se uniteti i brendshėm i vendit ishte i kėrcėnuar seriozisht sepse pėrfaqėsuesi italian i pėrkrahur nga ai spanjoll nė LK po pėrpiqeshin t'i jenin statusin e minoritetit edhe popullsisė katolike shqiptare. Qeveria shqiptare i shmangu komplikacionet e mėtejshme duke deklaruar se ajo po negocionte njė marrėveshje (konkordat) me Vatikanin pėr kėtė ēėshtje.
Nė tė vėrtetė problemi i shkollave nuk ishte i vetmi qė shkaktoi debate midis qeverisė shqiptare e minoritetit. Kėshtu popullsia e katundeve grekofone tė qarkut tė Delvinės dhe tė Dropullit mbajti vazhdimisht njė qėndrim tė ashpėr kundėr pėrpjekjeve pėr afirmimin e Kishės Autoqefale Shqiptare . Krerėt dhe nxitėsit kryesorė tė propagandės kundėr KOASH ishin agjentėt grekė dhe konsullatat greke nė Prefekturėn e Gjirokastrės. Pas masave qė mori qeveria kundėr krerėve qė nxitėn protestat kundėr KOASH, kjo rezistencė u fashit disi . Gjithashtu u modifikua statusi i KOASH, neni 8, i cili lejonte qė zėvendėsit e kryepeshkopit dhe episkopėve tė mund tė ishin individė tė kombėsive joshqiptare, me qėllim qė tė kėnaqej elementi grekofon pa i shkaktuar shtetit ndonjė rrezik apo dėm.
Turp te kene qe nuk ngrene kryet per nje shkolle Shqipe!
Ketu ke nje by... q.. Bollano qe ne nje qytet dem-ba-ba-dem Shqiptar del dhe hap shkolla greke, nuk investon tek ato shqipe, heq tabela dhe vendos ato greke etj.
Kjo tregon se ne ato troje kane mbetur ēamet qe bashkepunuan me shovenistet grek.
Ēamet atdhetar greku i vrau dhe i ndoqi!
Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!
Krijoni Kontakt