Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Drejtesia pa Triumf !!!

    Njė vit pas vrasjes sė policit tė Njėsitit Elitė tė ShPK-sė, Triumf Riza, policia ende nuk ka arrestuar tė dyshuarin kryesor, Enver Sekiraqėn. Mė 14 tetor tė kėtij viti pritet tė mbahet gjykimi pėr tre tė arrestuarit tjerė tė dyshuar pėr kėtė vrasje. Pėr vendndodhjen Sekiraqes, burime tė ShPK-sė, supozojnė se shpeshherė shihet nė veri tė Mitrovicės.

    Prishtinė,29 gusht—Njė vit pas vrasjes qė tronditi tė gjithė kosovarėt, pėrkundėr faktit qė disa nga personat e dyshuar janė arrestuar dhe tani presin gjykimin pėr krimin e bėrė, ende tre prej tė dyshuarve kryesorė gjenden nė arrati, duke i ikur drejtėsisė. Enver Sekiraqa, Ilir dhe Rrahim Abdullahu janė tre tė arratisurit
    qė akuzohen pėr bashkėveprim nė kryerjen e vrasjes sė policit Triumf Riza. Pas kėrkimit tė dėshtuar nga policia e Kosovės pėr arrestimin e tyre, tashmė qė prej rreth dy muaj e gjysmė nė kėrkim tė tyre ėshtė vėnė edhe policia ndėrkombėtare.
    Qė prej datės 17 qershor, pas kėrkesės sė lėshuar nė fillim tė kėtij vitit nga gjyqtari i Procedurės Paraprake nė Prishtinė, fotografia dhe tė dhėnat e Enver Sekiraqės, i njohur me pseudonimin ‘Qopa’ gjenden nė listėn e tė kėrkuarve
    botėrorė. Kėrkimi i tij tashmė ėshtė shpallur pėr shkak tė kryerjes sė veprės
    penale tė cilėsuar si vrasje e rėndė. Pėr tė njėjtėn vepėr, nė kėrkim janė shpallur edhe Rrahim Adullahu i njohur me pseudonimin ‘Rrumqi’ dhe Ilir Avdullahu i njohur si ‘Liza’. Pėr vendndodhjen e tė kėrkuarit Enver Sekiraqa, burime tė ShPK-sė supozojnė se ky person shpeshherė shihet nė veri tė Mitrovicės. Nė 30 gusht tė vitit tė kaluar, rreth orės 15 e 40, polici Triumf Riza ėshtė qėlluar me armė zjarri nga i dyshuari Arben Berisha, pjesėtar i grupit ‘Sekiraqa’. Zyrtarėt policorė dyshojnė se ky akt ishte kryer me urdhrin dhe organizimin si dhe financimin e tė dyshuarit kryesor Enver Sekiraqa. Burime tė ShPK-sė pohojnė se pėrveē shumė fakteve dhe dėshmive tė tjera, ėshtė e rėndėsishme fakti i dorėzimit tė dyshuarit
    Arben Berishės nė polici, qė ishte bėrė pas marrėveshjes sė eprorėve tė lartė tė ShPK-sė dhe anėtarėve tė grupit Sekiraqa. “Kjo marrėveshje e bėrė nė mes
    tė eprorėve tė ShPK-sė dhe grupit Sekiraqa tė len tė kuptohet se pas ēdo veprimi nė kėtė vrasje dhe pas saj qėndron i dyshuari Enver Sekiraqa”, thotė ky zyrtar policor. Zyrtarėt policorė besojnė se Triumf Riza ėshtė vrarė nga grupi Sekiraqa pėr shkak tė hakmarrjes, pasi ka pasur probleme tė vazhdueshme qė nga koha kur ishte inkuadruar nė polici. “Nė mes tė policit Riza dhe tė dyshuarit Enver Sekiraqa konfliktet janė thelluar dhe mė shumė nė kohėn kur ai kishte filluar tė ketė lidhje me kėngėtaren Adelina Ismaili”, thotė ky zyrtar i ShPKsė nė kushte anonimiteti. Megjithatė, problemet nė mes tė policit Riza dhe Sekiraqės ishin bėrė edhe mė serioze pas incidentit nė ‘Swiss Cassino’, ku Triumf Riza sė bashku me shokun e tij, Arben Selmanaj ishin sulmuar me armė zjarri nga grupi ‘Sekiraqa’. Ky burim i ShPK-sė pohon se pas kėtij rasti, sulmet fizike dhe
    kėrcėnimet ishin intensifikuar nga ky grup kriminal, ku tė gjitha rastet e kėrcėnimeve i ndjeri Riza kishe raportuar nė polici. Pas vrasjes sė policit Riza, pėr
    tė shmangur tė njėjtin fat tragjik, mėsohet se polici Arben Selmanaj ka ikur nga Kosova pėr tė vazhduar jetėn e tij nė Amerikė. Pa u bėrė as njė muaj nga vrasja e policit Riza, mė 24 shtator tė vitit tė kaluar, nga njė shpėrthim i fuqishėm nė lagjen ‘Dardania’ nė Prishtinė, i shkaktuar nga 10 kilogramė eksploziv, kishin humbur jetėn Naim Murati nga fshati Bresalc i Gjilanit dhe Pleurat Sllamniku nga Prishtina, si dhe janė plagosur nėntė tė tjerė. Menjėherė pas kėtij incidenti tė ndodhur, duke u bazuar nė faktin se pak para shpėrthimit nė vendin e ngjarjes ishin parė vetura tė SHPK-sė, policia e UNMIKut kishte bastisur zyrat e Njėsitit
    Special tė ShPK-sė nė Ferizaj. Sipas burimeve tė ShPK-sė, ėshtė Enver Sekiraqa ai qė kishte urdhėruar njerėz tė caktuar tė kryejnė kėtė shpėrthim. Pėrkundėr faktit qė pėr hetimin e kėtij incidenti ėshtė krijuar njė grup hetuesish vendorė dhe ndėrkombėtare, ende asgjė konkrete nuk ėshtė zbuluar.
    Pas konfirmimit tė aktakuzės, ndaj tė dyshuarve Arben Berishės, Fitim Avdiut dhe Agron Eminit, pritet qė sė shpejti tė mbahet gjykimi. Gjykatėsi nė Gjykatėn e Qarkut, Mejdi Dehari konfirmon se gjykimi pėr kėta tre persona pritet tė
    mbahet mė datėn 14 tetor, nė orėn 10 e 30.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #2
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Njesia speciale e SHPK-se e pa'sukseshme !!

    Policia bastis shtėpitė e tre tė kėrkuarve, Sėrish dėshton operacioni pėr kapjen e Sekiraqės, Tri shtėpi, ajo e Enver Sekiraqės, Ilir Avdullahut dhe Rrahim Avdullahut, janė bastisur nga njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės, nė orėt e hershme tė sė shtunės, mirėpo aty nuk janė gjetur tre tė kėrkuarit...

    Prishtinė, 25 tetor
    Njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės sėrish kanė trokitur nė dyert e shtėpisė sė Enver Sekiraqės, por edhe kėtė radhė dėshtimi ishte nė anėn e policisė. I dyshuari, Enver Sekiraqa, dhe dy shokėt e tij nuk ndodheshin nė shtėpi nė momentin kur policia ėshtė futur pėr t’i arrestuar. Tri shtėpi, ajo e Enver Sekiraqės, Ilir Avdullahut dhe Rrahim Avdullahut, janė bastisur nga njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės, nė orėt e hershme tė datės 25 tetor, mirėpo aty nuk janė gjetur tre tė kėrkuarit. Sabrie Kamberi, zėdhėnėse e Policisė, ka konfirmuar pėr “Kosova Sot” se lidhur me rastin e vrasjes sė policit Triumf Riza, pėr tė cilin gjykata ka lėshuar tri fletarrestime, policia ka bastisur tri lokacione tė ndryshme.

    Operacioni
    “Nė orėt e hershme tė mėngjesi, tė datės 25 tetor, njėsitė speciale tė Kosovės janė futur nė shtėpitė e tė dyshuarve, por tė kėrkuarit nga policia nuk kanė qenė nė shtėpi”, ėshtė shprehur Kamberi. Ajo nuk ka dhėnė detaje tė tjera se a ka pasur informatė policia se tė dyshuarit janė duke qėndruar nė shtėpi apo jo. Kamberi e ka ripėrsėritur apelin e policisė pėr tė gjithė qytetarėt, tė cilėt kanė informata pėr vendndodhjen e kėtyre tė dyshuarve, qė ta njoftojnė policinė. Tė kėrkuar edhe nga Interpoli, tre tė akuzuarit kanė filluar ta krijojnė mitin se janė tė pakapshėm, tė paktėn ky ėshtė rasti i tretė ku policia e Kosovės ndėrmerr operacion pėr kapjen e tyre dhe operacioni rezulton me dėshtim. Ditėt e para kur ishte shpallur fletarrestim ndėrkombėtar pėr kėta tre persona, policia kishte dalė me njė informatė, nė tė cilėn e ngrehte dyshimin se kėta tė akuzuar po qėndronin nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ku dhe janė tė pakapshėm pėr policėt shqiptarė tė PK-sė. Mirėpo, akulli i kėsaj thėnie thyhet nė mes shtatorin e kėtij viti, kur policia bastis njė lokal nė lagjen ‘Kodra e Diellit’, nė tė cilin kishte marrė informata se ndodhej Sekiraqa. Policia pranon se ėshtė parė Sekiraqa nė Prishtinė, por nuk ka arritur ta arrestojė. Pėr tė mos i thėnė kėsaj mjaft, disa ditė mė vonė, jozyrtarisht, policia pati pranuar se ka pasur njoftime se Sekiraqa kishte qėndruar edhe dy ditė mė parė nė kryeqytet.

    Aktakuza
    Pas kėrkesės nga gjyqtari i procedurės paraprake, Enver (Hamit) Sekiraqa (1973), i njohur me pseudonimin “Qopa”, Rrahim Avdullahu, i lindur nė vitin 1983, me pseudonimin “Rrumqi” dhe Ilir Avdullahu, i lindur mė 1982, i njohur me pseudonimin “Liza”, vazhdojnė tė mbesin nė kėrkim nga ana e PK-sė. Kundėr kėtyre personave, zyra e Prokurorisė Speciale nė Prishtinė ka marrė aktvendim pėr zhvillimin e hetimeve nė drejtim tė veprės penale, vrasje e rėndė nė bashkėveprim, ndėrsa, pėr tė dyshimtin Enver Sekiraqa, edhe pėr dy vepra penale tė dhunimit nga neni 193 tė KPPK-sė, dy vepra penale tė detyrimit dhe pėr njė vepėr penale lėndim i rėndė trupor. Tė njėjtit, kohė mė parė, me vendim tė Gjykatės Supreme, i ėshtė fuqizuar dėnimi prej rreth 2 vjetėsh pėr njė vepėr penale. Pėr tre tė kėrkuarit Prokuroria Speciale e Kosovės ka ngritur aktakuzėn, e cila thotė se Enver Sekiraqa, Rrahim e Ilir Abdullahu janė planifikuesit e vrasjes sė policit Triumf Riza, pasditen e 30 gushtit tė vitit tė kaluar. Aktakuza e ngarkon Sekiraqėn dhe tė akuzuarit e tjerė se kanė angazhuar Arben Berishėn pėr ta qėlluar Triumf Rizėn. Ndryshe, para se tė shpallej nė kėrkim pėr veprat penale, tė cilat kanė tė bėjnė me vrasjen e policit Triumf Riza, Enver Sekiraqa ishte kėrkuar disa herė nga policia nė shtėpinė e tij. Atė kohė Sekiraqa ishte pjesė e njė procesi gjyqėsor nė Gjykatėn e Qarkut dhe mbrohej nė liri, mirėpo mosparaqitja e tij nė seanca gjyqėsore kishte shtyrė gjykatėn qė ta autorizonte policinė pėr ta sjellė me forcė nė gjykatė. Policė tė thjeshtė tė PK-sė kishin shkuar disa herė nė vendbanimin e Sekiraqės pėr ta zbatuar urdhrin e gjykatės, mirėpo asnjėherė ata nuk kishin hasur nė tė.

    K. GASHI
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Tema tė Ngjashme

  1. Si u godit drejtėsia shqiptare 40 vjet mė parė
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 02:54
  2. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  3. Drejtėsia ėshtė gjithēka qė na mungon.
    Nga drini_nė_TR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 02:49
  4. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •