Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    belgjike
    Postime
    5

    Gazeta Shekulli Dhe Hajredin Isufi Ne Sherbim Te Greqise

    GAZETA SHEKULLI DHE ISUF HAJREDINI NE SHERBIM TE GREQISE

    SHKRUAN: ABEDIN RAKIPI


    (Gazeta Shekulli e drejtuar nga vllahu me miliarda Koēo Kokedhima, ne bashkepunim me delfinin e saj Isuf Hajredinin jane vene ne sherbim te politikes antiēame greke duke shpifur, sajisur dhe fshehur fakte historike qe mbrojne kriminelet grekomane si Pitulenjte e Gumenices. Ju ftojme te dashur lexues te lexoni shkrimin e meposhtem qe te kuptoni politiken e poshter qe po luhet kunder dhe nga prapa kraheve te ēameve, fatkeqesisht e mbeshtetur edhe nga ndonje ēam gjakprishur)



    PITULENJTE E GUMENICES

    Pas vitit 1913 Gumenica filloi te mbushej edhe me shume shqiptare ortodokse dhe vllahe shqipfoles te ndihmuar nga qeveria greke e cila tentonte te ndryshonte proporcionet demografike dhe ekonomike te qytetit, por jo vetem por edhe ato fetare. Jan G. Sharra ne «*Ist. Tis Periohj. Igum. 1500-1950*», fq. 569, 573-579 etj. tregon se pas 1920-s Gumenica filloi te zmadhohet. Fillimisht thote atje u vendosen disa Kastrizas nga fshati shqiptar Ortodoks i Kastrizes, dhe menjehere pas tyre edhe disa vlleh shqipfoles; se pari (1916) vllahu Ziko Beza me te bijte : Andonin dhe Mihon si dhe i vellai.(1)fillim te 1920-s ne Gumenice dhe jashte qytetit u vendosen edhe vlleh te tjere shqipfoles: Foto, Ilia, e Ndine Koēi me femijet e tyre, Kristo Berati, Koste Sterjua, Pitulenjte etj. Vllehete u shkeputen nga jeta e tyre baritore dhe u dhane pas ndertimeve te ndryshme publike dhe industriale, duke u bere keshtu zoteruesit e jetes ekonomike-e rrjedhimisht edhe politike ne tere qarkun(2). Per drejtimin e qarkut qeveria qeveria greke caktoi ushtarake dhe nepunes gjakatare nder ta edhe kryefajtoret prefekti vllah Andonaqea, dhe zv. i tij, Vasillakua. Gjate viteve 1913-1941 ata e shnderruan Gumenicen ne nje thertore te vertete njerezore ndaj shqiptareve islamike. Veēanerisht ne vitet 1940-1941 pushtetaret kryqtaro-athino-fanarite kunder ēameve te besimit musliman bene vandalizma nga me perbindeshet, duke arritur nr djegie njerezish te gjalle, varrosje se gjalli, urdherim i atit per hapjen gropes per te bijte qe i grine para tij etj.(3) Nje nga familjet vllahe qe morri pjese ne masakren e ēameve ishte ajo e Pitulenjve te cilet ishin Tejgramozite, dhe qe u vendosen fillimisht ne fshatin Grave te Gumenices pas 1913. Batalioni Ēameria ne nentor 1940 ishte vendosur ne Grikehuar dhe prej andej dergoi njesite ne disa fshatra per mbajtjen e rendit dhe qetesise; nje njesit prej tyre e dergoi edhe ne Kastrize. Diten e dyte te shfaqjes se atij batalioni ne Grikehuar meqe spo shfaqej kurrfare keqberesie, Kristo Pituli qe ishte strehuar ne Glopoēar ne shtepine e mikut te tij Hamzo Rexhepit, me feste te bardhe mni krye dhe me nje shuk florinjsh ne xhep, i shoqeruar nga i zoti i shtepise strehuese u paraqit tek Haziz Ēami, si i njohur i tij i kahershem. Hazizi u zu ngushte sepse e dinte se qe veshtire qe mund ta shpetonte, mbasi e padisnin si organizator te njesitit, qe vrau disa dite me pare nje nentoger zbulimi Italian ne priten e ngritur ne Lubec.(4) Mbi te rendonte edhe padia si nje nga pagatoret kryesore te ēetes qe u fut brenda kufirit shteteror shqiptar dhe vrau kryeheroin e Ēamerise Daut Hoxhen. Paditej gjithashtu si grabites me 1913-1914 i arkes se ēetes se Sali Butkes, gje per te cilen kolonjaret kerkonin ndeshkimin e tij. Me leket qe vodhi nga kjo arke dhe me shuma te tjera qe morri nga kryqtaret, duke i shtuar pasurite e veta qe kishte me dhen, dhi, kuaj, mushka, etj qe i shiti, i perdori per blerjen e tokave shtepive dhe pasurive te ēameve ne Gumenice e gjetke. Edhe pse Hazizi nuk donte qe Kristua te vihej para pergjegjesise nga vete ai, nuk mund ta linte sepse paraqitja e tij tek Haziz Ēami u muarr vesh nga karabinieria ushtarake. Hamzua dhe miqte e tij bene ēmos per ta shpetuar, por karabinierkomandanti s’ua degjoi fjalen. Keshtu Kristua shkoi me kembet e veta si cjapi te kasapi. Togeri i karabinierise qe kryesoi gjyqin ate dhe Hristo Ēonin i denoi me vdekje dhe te nesemen nje 8-she karabinieresh i pushkatoi ne buzegjirin e Gumenices, paksa ne jug te qytetit.(5) Por para se te pushkatohej Kristo Pituli ishte deputet i parlamentit grek dhe punoi intensivisht per largimin e ēameve ne Turqi, ne menyre qe te pervetesonte pronat e tyre, dhe per kete hiqej si mik i ēameve, por nga ana tjeter i trembte ose u jepte paradhenie qe tju merrte pronat e tyre. Nje gje e tille ndodhi edhe ne fshatin Luarat, kryeqender e pavdekshme e fisit te Ēaparenjve. Prova per kete na sjell shkrimtarja Georgia Kretsi ne artikullin e saj historik: “Pronesia ne Ēameri. Veshtrime mes konflikteve politike e shoqerore midis dy luftrave.” Ja sesi shkruan autorja ne faqen 13 te artikullit te saj publikuar edhe ne European University Historical Studies, e cila gjendet gjithashtu edhe ne Institutin e Historise ne Tirane*:

    «*Fshati Luarat
    (Καταβόθρα) u ballafaqua me vendimin pėr tė emigruar nė Turqi. Shumė
    pronarė tė vegjėl tė fshatit nxorėn nė shitje pronat e tyre. Njė raport i
    administratės lokale tė xhandarmėrisė tregon se ēamėt kishin marrė njė
    paradhėnie pėr pronat e shitura prej njė shtetasi grek tė pasur dhe me
    ndikim, me emrin Pituli. Mė vonė ata “u penduan pėr shkak tė
    propagandės sė udhėheqėsit tė fshatit, tė njė farė Mehmet Buza dhe ishin
    tė gatshėm tė kthenin kėstin e parapagimit, madje dhe me vlerėn e
    dyfishtė … Buza u thoshte fshatarėve se familjet nė Turqi do tė ndahen
    dhe do tė dėrgohen nė Anadoll”. Sipas njė dokumenti tjetėr nga arkivat
    greke, kreu i fshatit, njė propagandues i nacionalizmit shqiptar, u pėrpoq
    tė jepte me qira kullotat e bashkisė, me qėllim qė tė merrte shumėn pėr t’i
    paguar paradhėnien Pitulit. Si rezultat i kėtij veprimi, autoritetet greke u
    pėrpoqėn ta largonin nga fshati ēamin qė bėnte propagandė nacionaliste
    shqiptare. Disa muaj mė vonė u raportua se njė pjesėtar tjetėr i
    komunitetit u pagua nga Pituli pėr tė bindur fshatarėt vendas qė tė
    emigronin nė Turqi.(6) Por, kundrejt kėtyre pėrpjekjeve, kreu i fshatit ia doli
    mbanė dhe arriti t’ia kthejė tė hollat Pitulit. Meqenėse Mehmet Buza
    nuk ishte i pasur, autoritetet greke ishin tė bindur se “propaganda
    shqiptare” i siguronte atij mjetet e nevojshme financiare.
    Pėr ēėshtjen qė trajtojmė, agjentėt e ndryshėm vendės, qė
    pėrfaqėsonin si palėn greke ashtu edhe palėn shqiptare, duke u nxitur
    edhe nga interesat e tyre, bėnin pėrpjekje pėr tė pėrvetėsuar pronėsinė e
    ēamėve. Pituli, ndėrkohė, vepronte nė emėr tė qeverisė greke, por
    njėkohėsisht pėrpiqej tė merrte prona pėr vete. Kreu i fshatit qė
    interesohej tė mos emigroheshin bashkėfshatarėt e tij, vepronte nė emėr
    tė nacionalizmit shqiptar. Ndėrkohė ēami, tė cilin Pituli e kishte bėrė pėr
    vete, vijonte tė punonte nė dobi tė interesave greke. Fakti qė banorėt e
    fshatit nuk lėvizėn nga Greqia, tregon se pėrpjekjet qė u bėnė pėr tė
    emigruar ēamėt nė kėtė fshat qenė tė pasuksesshme.(7) »
    Ky pra ishte Kristo Pituli njeriu qe hiqej si mik i ēameve por qe duke punuar fshehtas per Greqine ju merrte pronat ēameve duke perdorur menyrat nga me te felliqurat. Bile ai nga nje ane ju shtinte friken se ata duhet te iknin perdryshe qeveria greke do ti shperngulte dhe nga ana tjeter ja u blinte pronat e tyre per nje cope buke duke arritur ne kete menyre edhe pasurimin e tij personal por edhe realizimin e projektit grek per zbrazjen e Ēamerise.
    Qe nga prilli i 1939-s kryqtaret-athino fanarite per te arritur qellimet e tyre shfarosese, tere vemendjen e perqendruan te lufta italo-greke te cilen e nxiten me lloj-lloj menyrash. Duke e nxitur dhe pritur nga dita ne dite ndezjen e saj ata ndermorren gjithfare masash te ndryshme per te arritur me padurim ate qe donin te arrinin gjate plasjes se luftes. Nder ato masa ishte edhe ngritja e nje grupi e perbere prej 13 vetesh te zgjedhur me pingez, te kryesuar nga dhespoti i kryekishes ne Janine, Spiridhon Vllahu, dhe nga Prefekti i Gumenices Andonaqea. Pra vetekuptohet se Kristo Pituli, me i rendesishmi ne ate qytet nuk kishte sesi te lihej menjane, pa u futur ne ate mbledhje. Ne krye te grupit u vu sekretari i prefektures dhe njeherit edhe kryetar i komitetit te sigurimit, Jorg Vasillakua. Ai grup percaktoi deri ne hollesi masat per qe u morren per internimin e gjithe meshkujve te besimit islam nga 10 deri 95 vjeē.

    Jan G. Sharra dhe njeriu qe shumicen e referencave te tij i merr nga kujtimet dhe shkrimet e Jan G. Sharres, Isuf Hajredini, verejne se Kristo Pitulit nuk i pelqeu internimi i ēameve islamike, por ky qendrim nuk percaktohej nga detyrimet njerezore e aq me pak kombetare njegjakse, po nga frika se kjo e keqe ndaj tyre mund te shkaktonte nje te keqe per ate me shoke dhe per “Mbreterine ekonomike personale” qe ai kishte ngritur ne Gumenice me pervetesimin e pronave te ēameve te ikur ne Turqi, me marifetet dhe felliqesite qe perdorte siē e shpjegon me lart edhe shkrimtarja Georgia Kretsi. Kjo e vertete shfaqet lakuriq ne vete fjalet e thena prej tij polickomandantit Vardhullaqit ne kafenene e Marko Kolos ne Grikehuar, fjale te permendura nga Jan G. Sharra si me poshte: Kristo Pituli diten e dyte te shpalljes se luftes u gjend rastesisht ne Grikehuar; pa polickomandantin, Vardhullaqin dhe policet qe po flisnin me kryeplakun Pandeli Lakon ne kafene te Marko Kolos; meqe diēka kuptoi, pyeti shqip Pandeline e kur e morri vesh i tha Vardhullaqit: “Ky vendim nuk eshte i drejte. Ju jeni te huaj, sot jeni ketu, neser do te shkoni. Ne do te rrojme bashke me keta dhe ne do ti paguajme pjatat e thyera”. Kristoja ishte ne dijeni te plote te asaj qe do te ndodhte edhe pse hiqej si mik i ēameve nga frika e fitimit te luftes nga italianet dhe batalionet ēame qe bashkepunuan me ta. Ai donte qe mbreteria e tij ekonomike mos te vihej ne rrezik ne te dyja rastet apo drejtimet qe do te merrte lufta. Keshtu, nese fitonin greket ai si bashkepunues i fshehte i tyre do te perfitonte akoma me shume prona bashke me aleatet e tij kryqtaro-athino-fanarite, nese fitonin italianet dhe ēamet ai si mik i tyre sdo te demtohej hiē. Pra ai ne te dyja rastet ai do te humbte asgje. Pra sado qe si Kristua si Jan G. Sharra, Pandeliu, Markua e shume te tjere si ata ishin ēamer ortodokse te te njejtes kombesie si ēamerit myslimane, ndikimi i kryqtareve-athino-fanarite u kishin ndryshuar bindjet kombetare dhe i kishte renditur ne grupin kombetar kundershtar, i kishte shnderruar ne greker, po nuk mund ti nderronte edhe gjakun. Po le te mos e lodhim shqipen ne kete drejtim, se nuk ja vlen barra qirane; arratisja e tyre nga njesia kombetare shqiptare nuk e varferon kete njesi, sepse nje fjale e urte thote: “Hudhrat trashen kur rrallohen”. E ata qe svlejne te jene shqiptare kombetare, s’ka se perse tu duhen kombit shqiptar dhe Shqiperise. Le te shtojne stanet e huaja qofshin ato greke apo tjeterkush. Po le te kthehemi rreth asaj qe Jan G. Sharra dhe pastaj delfini i Janit Isuf Hajredini thone per Kristo Pitulin se ai jo vetem qe nuk paskesh “dijeni” mbi ate gjeme qe po behej, por as qe ua vuri kush veshin verejtjeve te tij per ndaljen e saj. Nuk dyshoj aspak ne perzemersine e njegjaksit dhe njekombasit tim te shnderruar ne grek, zotni J.G. Sharres; po jam i bindur se atij nuk ja kane kallezuar te verteten.
    Dihet se Kristo Pituli edhe pse vllah shqiptar, per shkak se ishte i krishter si edhe per shkak te “Mbreterise se tij ekonomike” jo vetem qe nga cilido zyrtar i qarkut te Gumenices nuk i hidhej fjala poshte, por as qe mund te mendohej se mund te behej qofte edhe veprimi me i parendesishem pa dijenine dhe pelqimin e tij.

    IBRAHIM HOXHA DHE GEORGIA KRETSI PERBALLE JAN. G. SHARRA DHE ISUF HAJREDINIT (I njejti realitet dy versione te ndryshme)

    Historiani dhe foilkloristi me i madh ēam i te gjitha koherave, gjithashtu edhe djali i heroit ēam, Daut Hoxhes, zoti Ibrahim Hoxha i quajtur ndryshe edhe Babai i Ēamologjise ka botuar edhe dhjetera libra rreth Ēamerise nder te tjera edhe
    1 Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek
    2 Neper udhen e penes shqiptare
    3 Ēameria dhe Janina ne vitet 1912-1922
    4 Daut Hoxha
    5 Keshtu luftuam ne
    6 Turqit dhe Shqiptaret
    7 Ēaparenjte
    8 Kenge popullore ēame
    9 Bilbila dhe thelleza ēame
    10 Fabula dhe vjersha
    11 Jusufi dhe Zulejhaja
    12 Enciklopedia Jugshqiptare
    13 Kryengritja ēame ne vitet 1822-1850 etj.

    Babai i Ēamologjise ne shtypin shqiptar dhe te huaj, brenda dhe jashte Shqiperise, ka botuar 260 punime per Ēamerine. Ne radiot dhe televizionet shqiptare dhe te huaja ka dhene 107 emisione, dhe ka kenduar ne radio dhe Institutin e Folklorit 37 kenge ēame etj.

    Ibrahim Hoxha meqe rrjedh nga nje familje ēame me tradita atdhetare te perhershme, qe eshte shquar ne luftrat per mbrojtjen e Ēamerise dhe meqe eshte edhe djali i Kryeheroit te Ēamerise, per shkak te therrjes se te cilit filloi edhe lufta Italo-Greke, Daut Hoxhes i ka kaluar 63 vjet te jetes se tij duke luftuar me pushke e me pene per mbrojtjen e trojeve ēame dhe ruajtjen e identitetit ēam.
    Ibrahim Hoxha ne ishte pjesemarres ne perberjen e Batalionit Ēameria 2-te te vullnetareve drejtuar nga major Skender Ēami dhe kapiten Nuri Dino. Ai morri pjese ne luften greko-italiane te viteve 1940-1941 per shpetimin e shqiptar te zgjedha greke te Ēamerise dhe te trevave te tjera kombetare shqiptare.(100)
    Ibrahim Hoxha deshmon teksualisht si me poshte ne vepren e tij*: Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek*fq. 262-263:

    Si pjesemarres ne Batalionin e dyte deshmoj*:
    Duke qene gjate mesymjes ne pararoja te Batalionit dhe gjate terheqjes ne praparoje, deshmoj me vertetesi te plote dhe ndergjegje te paster se prej atyre dy batalioneve s’u prek as edhe nje gjilpere. Si Haziz Ēami edhe Nuri Dino veē porosive te prera, mbikqyrnin me vemendje te madhe dhe mbanin qendrim te rrepte edhe per keqsjelljen me te parendesishme. Ja disa raste*: Kur po niseshim nga Shulashi, per ne Gumenice, dikush nga ne kapi nje zbulues dhe u mat ta godiste. Nuriu qe vezhgonte me syte kater ne te gjitha anet e per ēdo ndodhi, nderhyri vendosmerisht pa ndodhur kurgje e shemtuar. Gjate hyrjes ne Gumenice ishim une e Muharrem Rustemi qe prinim pararojen e qe arritem te paret tek shtepia e Pitulenjve. Sipas porosise se Nuriut, po qe se atje gjenim Kriston ti thoshim se ishte i lire te delte dhe se Nuriu deshironte te fliste me te. Mirepo atje s’kishte njeri nga familja dhe shtepia ishte e mbyllur. Njoftuam Nurine*; ai erdhi e pasi la perpara shtepise 3 vete derisa te kalonte tere Batalioni, urdheroi hyrjen ne qytet. Pershkuam qytetin pa u ndalur fare, duke e lene siē e gjetem. Nje rast tjeter ishte ai qe ndodhi ne Arpice. Nje tregtar ardhacak anadollak i vendosur atje rreth viteve 1923-1924 u paraqit tek Nuriu i frikesuar nga ndonje e keqe. Nuriu me urdheroi te shkoja me 3-4 te tjere per te qendruar tek shtepia e tij, si per ta qetesuar dhe per te penguar ēfaredo te keqe nga kushdo qe te vinte. Po rasti me domethenes dhe me pergjegjesi te tejshme ushtarake e shteterore ishte njoftimi gojarisht qe i beri Mekembesit Perandorak dhe Mbreteror ne Shqiperi, Jakomonit dhe paraqitja atij me 16.11.1940 me shkrim e pasqyres te keqberesive ta ushtareve italiane ne Gumenice dhe ne qarkun e saj: Filat, Galbaq, Lops etj. Per Gumenicen shkruante se tregu i saj u grabit dhe u dogj nga bombahedhesit e Batalionit te 2-te dhe nje pjese e te 3-tit si dhe nga ushtaret kalores te njesise Milano e jo nga batalionet shqiptare ēamer, e vertete kjo e pohuar edhe nga popullata, edhe nga komanda italiane. Ne kohen e asaj ngjarjeje, batalioni i 2-te ēam qe ishte perhere ne pararoje, kishte kaluar neper qytet dhe kishte ēare shume kilometra ne thellesi te vendit. Ai bente te ditura edhe plot raste te tjera grabitjeje dhe burgimesh te bera nga kembesore dhe kalores italiane ne Filat dhe ne fshatrat Lops, Smarte, Spatar, Galbaq etj., popullata e te cilave kishte kerkuar nderhyrjen e batalioneve vetedashese shqiptare. Me kerkesen e komandave te tyre, komandanti i Sienes morri masa te rrepta dhe shume plage te ēelura prej keqberesve u mbyllen. Per mosperseritjen e fajeve te tilla kapiten dr. Nuri Dino kerkonte te viheshin ne zbatim tre kushte.(101)
    Tere peneperdoruesit greke apo ēamer te krishtere- madje per turpin e tyre edhe ndonje ēam mysliman kane ngarkuar Haziz Ēamin dhe Nuri Dinon me lloj-lloj fajesh, kryekeput te pabera e as nga nenurdhesat bashkeveprues te tyre. Nder te tjera Hazizi paditet se paska qene pergjegjes edhe per plaēkitjen e djegien e Gumenices. E para e punes qe Hazizi nuk mund te asgjesonte mallin e nje qyteti ku synonte te behej sundimtar, te nje qendre te rendesishme te Ēamerise, per te cilen ai po flijohej per ta shpetuar nga skllaveria e pushtetareve kr. a-f. E dyta Haziz Ēami nuk mund te shperdoronte detyren e ngarkuar zyrtarisht: mbrojtjen e qetesise dhe ruajtjen e rendit. E treta, Haziz Ēami nuk zoteronte kurrfare mjeti per te mbajtur mallin e dyqaneve te Gumenices. Dhe se sa moslejues i keqberjeve ishte Haziz Ēami, veē te tjerave e tregon edhe ky rast: Nje nga luftetaret e batalionit “Ēameria” duke kaluar para nje kafeneje, shturi doren e mori nje shishe pije te embel dhe nje vogeline tjeter. Me t’ia njoftuar Hazizit, qe ate ore e ēarmatosi ne sy te te tjereve dhe e zboi nga batalioni. Keto jane ndodhi te mirenjohura nga shumekush prej bashkekohesve; edhe pse me gjysme zeri duket edhe pa dashur pohohen edhe nga Jan G. Sharra me shoke, qe me pafytyresi te hapur i kalojne shkarazi miresite e tij.
    Por Historiani i shquar Ibrahim Hoxha nuk ndalet ketu. Ai demaskon me fakte historike edhe Vasil Krapsitin. Ky pseudo-historian me origjine arvanite por ne sherbim te ideologjise greke shenon se ne Margelliē: “Ushtria italiane u rikthye me 3.5.1941, e shoqeruar nga njesi te armatosura muslimane margelliēase”.(12) Ibrahim Hoxha ne vepren e tij “Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek ne faqen 280 shprehet tekstualisht me pergjegjesi historike: “Per sa i perket dates nuk mund te ve doren ne zjarr, kurse persa i takon “Njesive te armatosura myslimane margelliēase, them me bindje te plote dhe pergjegjesi historike se ne Margelliē qe nga vera e 1917-s e ketej nuk kishte shkelur kembe ushtari italian. Eshte gjithashtu genjeshter se ushtaret italiane shoqeroheshin nga “njesi te armatosura muslimane margelliēase”. Vete V. Krapsiti thote se myslimanet margelliēas nga 14-70 vjeē te internuar ne Hjio e Lesbo(Militin e Sakez) u kthyen me date 6 maj, d.m.th 3 dite me pas. Ndersa Batalioni “Ēameria” ku ishin edhe disa Margelliēas me banim brenda shtetit shqiptar- ishte shperndare qe ne dhjetor 1940. Pra i vetmi Batalion i mbetur ne kembe deri asokohe ishte ai i komanduar nga kapiten Nuri Dino dhe ndermjetesi, major Franēesko Paskosoldi, por ai ishte hequr nga vija e luftimeve qe ne dhjetor 1940 dhe qe vendosur ne fshatin Kreshpan te Mallakastres. Levizja e tij drejt jugut filloi ne 10- diteshin e 3-te te prillit; pas disa ditesh udhetim u ndal ne Limjon te Sarandes, dha pas disa ditesh te tjera u shpernda. Pra vetvetiu lind pyetja: ku do te gjendeshin tere ata Margelliēas qe te perbenin ato njesi, per me teper edhe te armatosura? Pjesemarresit per to as nga dheu mund te mbinin, as nga qielli mund te binin! Vasil Krapsiti nuk ben fjale per 3-4 apo 5 vete qe mund te kene vrapuar nga ndonje ane, po per “Njesi te armatosura muslimane Margelliēase”.(Fund i citimit te Ibrahim Hoxhes)(13) Kete pjese te librit ashtu si ka ne shume libra te tjere e solla sepse Vasil Krapsiti, Jan. G. Sharra dhe Niko Zhango(te tre bashkekombasit e mi arvanite te shnderruar ne greke qe kane marre pjese ne njesite luftuese te Napolon Zerves kunder ēameve dhe shqiptareve) jane tre referancat kryesore te Isuf Hajredinit. Bile Jan. G. Sharra ishte nga Kastriza e Gumenices nga shqiptaret e krishtere, ndaj ai edhe si i tille ne librat e tij shkruan vetem fantazi historike duke i bere te krishteret Gumeniciote ndihmues te ēameve si psh Kristo Pitulin. Eshte logjike do te thoje dikush se ai do te mbroje racen e tij arvanite-ortodokse dhe do te mundohet te limitoje ne maksimun imazhin rrenqethes te gjenocidit, qe ne pjesen derrmuese u krye nga Sulioto-Arvanitet ne sherbim te Greqise. Arsyetimet e Jan G. Sharres mund ti gjykoj te drejta dikush por jo edhe tjerrjet e tij; dhe ja pse: E para me percaktimin “ēamoshqiptare”, per shqiptare njeh vetem ēamet e besimit islamik dhe ben sikur harron apo mohon se edhe ēamet e krishtere perfshi ata vete si nga gjaku, si nga raca, si nga gjuha jane shqiptare, gje qe diku-diku duket padashur e pohon me plot gojen, edhe pse ata nuk meritojne te quhen me shqiptare sepse luftuan per Greqine kunder interesave kombetare shqiptare te udhehequr nga zelli fetar duke masakruar shqiptaret islamike te Ēamerise. Se dyti Jan. G. Sharra genjen ose do te genjeje kur thote se “ēamoshqiptaret” qenkeshin bij te “atdheut grek”. Ēamerit islamike si dhe gjithe shqiptaret e tjere myslimane te krahinave kombetare shqiptare brenda shtetit grek ishin bere me pahir e dhune nenshtetas greke, po ata ishin dhe mbeteshin pjesetare te atdheut shqiptar,pra te Shqiperise. Por ajo qe te ben pershtypje me keta deformues historie si bashkekombasi im dhe njegjaksi im Jan G. Sharra (edhe pse hiqet si grek dihet publikisht origjina dhe kombesia e tij) dhe bashkekombasit tjeter Isuf Hajredinit eshte se ata te dy me paturpesine me te madhe fshehin se kur me 9.11.1940 skuadroni italian hyri ne Paramithi(10)(ngjarje e treguar kjo edhe nga paramithitet vendas te asaj kohe) gjithe te krishteret shqipfoles, dhe greket vune ne koke feste te bardha per te fshehur numrin e ēameve islamike te masakruar ato dite nga kryqtaret-athino-fanarite. Ja sesi deshmojne tregimtaret paramithite per kete ngjarje: “Nje njesi kaloresish italiane, pas rreth 5-6 minutash shkrehje pushkesh kunder nje njesiti ushtarak grek qe i qellonte nga Gallatai(11), hyri ne qytet. Tere te krishteret shqiptare dhe greke te qytetit, per te fshehur ēkishte ndodhur ato dite me shqiptaret islamike(therrjet, zhdukjet masive, arrestimet dhe internimet e meshkujve etj), vune ne koke feste te bardha per te krijuar keshtu pershtypjen se popullata ishte e tera atje.(12) Keshtu te krishteret e Paramithise u bene njesh me ushtrite greke per te fshehur paudhesite e bera nga kryqtaret-athino-fanarite. Por dosja e zeze qe Isuf Hajredini pas trajnimit te tij historik bere ne Greqi para disa vitesh fsheh ose mundohet te fshehi duke e mbuluar me perralla dhe shpifje historike qe ai sajon se bashku me miqte e tij grekomane vazhdon edhe me tej.


    Ndersa deshmite dhe shkrimet e babait te Ēamologjise Ibrahim D. Hoxhes kundershtojne haptas versionet e paraqitura nga Jan G. Sharras, shqiptari i tjetersuar ne grek, dhe te Isuf Hajredinit rreth ngjarjeve ne Gumenice dhe gjetke, dhe sidomos personit te Kristo Pitulit, por ata te dy dhe shkrimet e tyre bien ndesh edhe me shkrimtaren Georgia Kretsi qe shkruan si me poshte rreth perpjekjeve dinake qe ka bere Kristo Pituli per shporrjen e ēameve ne Turqi dhe pervetesimin e pronave te tyre si me poshte:
    «*Fshati Luarat
    (Καταβόθρα) u ballafaqua me vendimin pėr tė emigruar nė Turqi. Shumė
    pronarė tė vegjėl tė fshatit nxorėn nė shitje pronat e tyre. Njė raport i
    administratės lokale tė xhandarmėrisė tregon se ēamėt kishin marrė njė
    paradhėnie pėr pronat e shitura prej njė shtetasi grek tė pasur dhe me
    ndikim, me emrin Pituli. Mė vonė ata “u penduan pėr shkak tė
    propagandės sė udhėheqėsit tė fshatit, tė njė farė Mehmet Buza dhe ishin
    tė gatshėm tė kthenin kėstin e parapagimit, madje dhe me vlerėn e
    dyfishtė … Buza u thoshte fshatarėve se familjet nė Turqi do tė ndahen
    dhe do tė dėrgohen nė Anadoll”. Sipas njė dokumenti tjetėr nga arkivat
    greke, kreu i fshatit, njė propagandues i nacionalizmit shqiptar, u pėrpoq
    tė jepte me qira kullotat e bashkisė, me qėllim qė tė merrte shumėn pėr t’i
    paguar paradhėnien Pitulit. Si rezultat i kėtij veprimi, autoritetet greke u
    pėrpoqėn ta largonin nga fshati ēamin qė bėnte propagandė nacionaliste
    shqiptare. Disa muaj mė vonė u raportua se njė pjesėtar tjetėr i
    komunitetit u pagua nga Pituli pėr tė bindur fshatarėt vendas qė tė
    emigronin nė Turqi.(6) Por, kundrejt kėtyre pėrpjekjeve, kreu i fshatit ia doli
    mbanė dhe arriti t’ia kthejė tė hollat Pitulit. Meqenėse Mehmet Buza
    nuk ishte i pasur, autoritetet greke ishin tė bindur se “propaganda
    shqiptare” i siguronte atij mjetet e nevojshme financiare.
    Pėr ēėshtjen qė trajtojmė, agjentėt e ndryshėm vendės, qė
    pėrfaqėsonin si palėn greke ashtu edhe palėn shqiptare, duke u nxitur
    edhe nga interesat e tyre, bėnin pėrpjekje pėr tė pėrvetėsuar pronėsinė e
    ēamėve. Pituli, ndėrkohė, vepronte nė emėr tė qeverisė greke, por
    njėkohėsisht pėrpiqej tė merrte prona pėr vete. Kreu i fshatit qė
    interesohej tė mos emigroheshin bashkėfshatarėt e tij, vepronte nė emėr
    tė nacionalizmit shqiptar. Ndėrkohė ēami, tė cilin Pituli e kishte bėrė pėr
    vete, vijonte tė punonte nė dobi tė interesave greke. Fakti qė banorėt e
    fshatit nuk lėvizėn nga Greqia, tregon se pėrpjekjet qė u bėnė pėr tė
    emigruar ēamėt nė kėtė fshat qenė tė pasuksesshme.(7) »

    Po i leme ēamet vete te gjykojne me mire se kush nga keto dy dyshe qe kundershtohen ashper bie prova dhe vertetesi te paster historike; Njeriu qe gjithe jeten ja dedikoi Ēamerise dhe shkrimit te 10-ra librave rreth gjenocidit ēam dhe Ēamerise, i quajtur ndryshe edhe Babai i Ēamologjise Zoti Ibrahim D. Hoxha dhe shkrimtarja shkrimet e te ciles jane publikuar edhe ne Qendren Universitare Evropjane zonja Georgia Kretsi, apo Arvaniti i tjetersuar ne grek, pjesemarres ne batalionet qe shfarosen ēamet te Napoleon Zerves zotni Jan G. Sharra dhe amatori pseudohistorian i trajnuar historikisht para disa vitesh ne Greqi, i ndihmuar nga vllahu myzeqar Koēo Kokedhima dhe gazeta e tij “Shekulli”, zotni Isuf Hajredini. Keto dy versione ku ne njerin ēamet sdogjen dhe nuk bene as te keqen me te vogel ne Gumenice e gjetke, dhe se preken as vete Kriston me dore, me gjithe pabesite qe ai u ka bere ēameve, dhe ku Kristua tregohet me natyren e tij te vertete prej krimineli ne sherbim te kryqtareve-athino-fanarite apo versioni i dyte ku ndodh krejt e kunderta dhe ku Kristua dhe familja e tij lavderohen si mbrojtes te ēameve dhe si familje fisnike , eshte i vertete? Por pergjigjen e kesaj pyetjeje ēdo ēam do ta kete ne maje te gjuhes kur te kete lexuar veprat qe u beri ēameve vellai i Kristos, Thoma Pituli.

    Vellai i vogel i Kristo Pitulit, Thoma Pituli duke i quajtur banoret e fshatrave Niste e Salice si pjesemarres ne luftime se toku me Italianet sikur edhe ata te Grikehorit shtytes te ndeshkimit te Kristo Pitulit, si perbindesh i tmerrshem me shoke, ne bashkeveprim edhe me komandantet e njesive ushtarake te Horofillaqise, se pari u vuri thiken ne mase burrave me me emer. Nen padijen e luftimit te perbashket me italianet, me 16.11.1940 ne Niste dhe ne fshatrat e afert: Grikehuar, Glopoēar, Nuneshat, e Sharat u arrestuan shume vete dhe u burgosen ne Grikehuar. Me 20 te atij muaji horofillakkomandanti, vllahu nga Gumenica Marko Sterjo, 22 djem prej te burgosurve i qiti prej bodrumit te shtepise se Husejn Metit –te shnderruar ne burg- dhe, pasi i lidhi dore me dore me te njejten terkuze, ndermjet 40 e ca ushtareve dhe disa civileve te krishtere bashkepunues me ta , nen mbikqyrjen te oficerit shqiptar ortodoks Lluke Vangjel Gjergo nga Grikehori i shpuri ne vendin e quajtur Daulez ne arat “Dimerenj”, pakez mbi fshatin Ledhez, i grine me bresheri plumbash perbindeshat qe i kishin shpene atje. Nder te vraret qene edhe : Muharrem Ali Devolli, Murteza Mehmet Prrari nga Grikehori, Ramiz Habibi nga Sharati etj.(8) Me akuzat e mesiperme vetem ne rrethin e Gumenices horofillaket dhe familjet vllahe-ortodokse shqiptare si Sterjotet, Koēenjte, Pitulenjte etj vrane mbi 500 vete. Te ngrateve me pare u prisnin hundet, veshet, gjuhen, buzet, u qitnin syte, e pastaj i grinin me thika, sepata e plumba.(9)

    Ata qe u therren prej Thoma Pitulit dhe ēetes se tij ishin te shumte prej te cileve edhe : Abdul Idriz Dule Xhemaliu(23 vjeēar) nga Grava; i vrane be “Vigelze”, disa minuta ne veri te Gumenices.(14) Por ajo qe ishte edhe me tragjike dhe ēnjerezore nga ana e Thoma Pitulit dhe ēetes se tij ishte se shtrenguan te atin te bente varret e djemve te tij(15). Sebashku me ta do te kishin vrare edhe Veli e Xhemali Xhemaline po keta ju rreshqiten nga duart dhe humben gjurmet(16). Ne Gurrez Thoma Pituli nga Gumenica dhe ēeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722). Qamil Zejnel Kasemin, e Shuquri Abaz Bajramin( te gjithe nga Grikehori) si dhe Hamit Tahushin nga Salica e Qazo Rexhep Himon nga Glopoēari, Thoma Pituli dhe ēeta e tij i vrane anes se detit, pak sa ne jug te Gumenices, ne vendin e quajtur “Stamatel” pasi i kishin masakruar duke ju prere pjese te trupit. Abdine e dogjen me benzine per se gjalli. Abdi Maze Fetahu ishte aso atdhetar i zjarrte qe tjeter me te zjarrte se gjeje dot ne tere Ēamerine. Beshir Rushit Xhaferrin dhe Damush Hysejn Zerrin Thoma Pituli dhe ēeta e tij i vrane ne faqen malore mbi Grave, ne vendin e quajtur “Grava e Drizave” dhe ende te gjalle i hodhen ne ate brime shkembore te thelle 20-25 metra. Qe te gjitheve u qitnin syte dhe u prisnin nje nga nje shqisat e tjere dhe gjymtyret: hundet, veshet, buzet, gjuhen, organet mashkullore dhe duart. Per kryevrasesin e lemeritshem Thoma Pituli Nuh Shuaip Sulejmani nga Grikehori , i bashkeburgosur me te vraret e lartpermendur, deshmon : “Naten e dyte te burgimit tone ne Gumenice erdhi Thoma Pituli dhe duke iu drejtuar Qazim Rexhep Himos, e pyeti: “ Ē’e bete Kriston?”
    -Ku e di u se nga vate Kristua! Sa ndenji nek ne, ish mire, s’e gjeti gje. Nek ne qendroi sa deshi; njeri jo qe s’i tha “ik”, po e lume te rrinej akoma. Po aj vet nguli keme te iknej e ne e percollem si e do njerzilleku e miqesia; nuk munt te mbajem me pahir. Duket qe
    ashtu e kish punen e ti s’munt ti beneshim davxhi!
    Hajde, hajde pa me 300 koka tuaja do paguhet Kristua!
    Nuk shkoi as nje ore, e erdhen morren te parin Qazo Rexhep Himon e pas ca Ahmet Muho Fetahun e Shuquri Abaz Bajramin; me vone moren edhe shume te tjere. Te gjithe i grine ne Stamatel, njefare perruathi prane Gumenices.”(17)
    Deshmite per Thoma Pitulin dhe ēeten e tij jane te shumta por une nuk po zgjatem me ne kete shkrim qe ndoshta u be i sterzgjatur rreth kesaj familjeje gjakatare qe zotni Isuf Hajredini e ben fisnike dhe e levdon si askush tjeter. Ajo qe duhet theksuar eshte se Thoma Pituli edhe sipas vete deshmive te tij ka dashur me mish e me shpirt te pagoje koken e vellait te tij me 300 koka ēamesh. Ai arriti te masakroje nje numer te madh ēamesh, por a ja arriti ai qellimit; te masakronte 300 ēame? Duke pare situaten qe ishte ne Gumenice dhe rrethinat e saj dhe duke marre parasysh se ai kishte ēelesat e gjithe burgjeve ku u burgosen ēamet, eshte mese e mundur qe ai vete te kete masakruar 300 ēamer me duart e tija. A mund te me tregoni Zotni Hajredini se ku qendron ne kete rast fisnikeria dhe lavdia e kesaj familjeje qe ju ne shkrimet tuaja e beni heroike? Nje nga niperat e Pitulenjve eshte edhe Fatos Nano siē e deshmmon edhe Nase Nasi ne shkrimin e tij “Kush vlen me shume: Nano pėr Partine Socialiste, apo Partia Socialiste pėr Nanon? Ku ai shkruan tekstualisht per Nanon dhe Kristo Pitulin :
    Nano eshte nip nga Pitulenjte nje fis vllah me banim ne Ēameri. Burime te gjalla okulare, si andej dhe ketej kufirit pohojne me vertetesi e bindje se Kristo Pitulin ne vitet 1930-1940, ka qene deputet i Parlamentit grek dhe bashkepunetor me Napolon Zerven.(18) Nje nga pasardhesit e familjes gjakatare Pituli eshte edhe Llambro Pituli i cili zoteron ndermarrjen “Vasili. SH.P.K” ne Korēe qe transporton gure, dhe gelqere drejt Greqise.(19)

    Pra siē e tregon edhe shkrimi i sterzgjatur tashme Isuf Hajredini pas trajnimit te tij ne Greqi dhe pas aksesit te ēuditshem per nje ēam qe ai ka ne arkivat greke lavderon dhe ngre ne kupe te qiellit ata qe masakruan gjysherit tane ne Ēameri. Ky njeri eshte bere vasali i miliarderit ne bashkepunim, dhe i ndihmuar nga Janullatosi, vllahut myzeqar qe zoteron edhe “Gazeten Shekulli” tek e cila botohen shkrimet e Isuf Hajredinit, zotni Koēo Kokedhima. Pra ashtu siē gjysem shekulli me pare vllahu Kristo Pituli kishte rekrutuar nje ēam per te arritur planet e tija te fshehta(gje qe e deshmon edhe Georgia Kretsi ne shkrimin e saj) ashtu edhe sot vllahu me miliarda Koēo Kokedhima ka rekrutuar nje tjeter ēam per ta arritur planet e tija. Po cilat jane qellimet e kesaj klike antiēame? Ata kerkojne qe me shpifje, sajisje faktesh historike, fshehje faktesh te tjera historike, dhe shume manovra te tjera te zhdukin historine dhe identitetin e vertete ēam, dhe ti japin atij ate qe duan ata, qe ne sot ta arrijme ne kete pike te mjerueshme qe therresit e gjysherve tane ti quajme “FAMILJE FISNIKE” dhe “MBROJTES TE CAMEVE”. Kjo strategji e tyre ka 50 vjet qe eshte vene ne pune fatkeqesisht edhe me kontributin e disa tradhtareve ēame te cilet te majmur me dhrahmi po zhdukin gjithēka ēame qe ne nje dite pa pike turpi dhe ndjenje ti shtrengojme duart dhe ti puthim gjakataret e familjeve tona te stermasakruara brenda dhe jashte Shqiperise. Perballe kesaj sfide te stermundueshme vellezer ēame a mos duhet te gjenden vetem 1 apo 2 persona kur kemi perballe gjaganden(asfaline greke) dhe nepunesat e saj ne Shqiperi?
    Ku humbi krenaria jone si popull, ku shkoi burreria ēame? A mos valle qyteteve te Evropes dhe Amerikes? Te dashur vellezer ēame ju ftoj per nje bashkepunim vellazeror perballe ketyre asfalianeve qe nuk u mjaftuan me therrjen dhe ēnderimin e familjeve tona, po sot me felliqesine me te madhe po na ndryshojne edhe historine, identitetin, dhe ndjenjat tona duke na kerkuar dinakerisht qe te puthemi me ata qe na masakruan. Zoti Isuf Hajredini eshte nje nga ata qe une si quaj me ēame por grekomane sepse ne sherbim te atyre qe e bene pseudo-historian hedh hi mbi eshtrat e martireve tane ne Ēameri dhe lavderon kriminelet qe ju prene atyre veshet, hundet, duart, etj. Ketij grekomani tradhetar i kerkoj debat televiziv dhe jam gati ta perballoj edhe ne ATHINE nese atin i vjen me kollaj. Nese njerez te tille shkelen buken ēame dhe u vune ne sherbim te grekut, une mbeta ēam dhe do te vazhdoj luften time per vendin qe me dha gjithēka por qe fatkeqesisht spata mundesine ti jap asgje Ēamerine. Te gjithe ata qe i thone akoma vetes ēame i ftoj te reagojne perballe shkrimeve te Isuf Hajredinit ku lavderohen heronj greke qe kane therrur 300 koka ēamesh muslimane.

    Falenderoj Allahun qe ma dha mundesine ta perfundoj kete shkrim.

    Per komunitetin ēam, Shqiperine, diasporen, dhe gjithe boten
    Vellai juaj ēam, shqiptar, dhe musliman
    Abedin Rakipi
    albertinobe@yahoo.fr
    00393803437415






    (1)Jan G. Sharra «*Ist. Tis Periohj. Igum. 1500-1950*», fq. 569, 573-579
    (2)Ibrahim D. Hoxha «Enciklopedia Jugshqiptare», fq. 774
    (3)Ibid. Fq. 775
    (4)Jan G. Sharra ne vepren e vet, Istoria tis periohjis.... fq. 620, thote se vrasja u be ne Dhahne.
    (5) Ibrahim D. Hoxha “Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek.” fq. 262
    (6)Georgia Kretsi: “Pronesia ne Ēameri. Veshtrime mes konflikteve politike e shoqerore midis dy luftrave.” fq. 13
    (7)Ibid fq. 14
    (8)Ibrahim D. Hoxha “Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek.” fq. 268
    (9)Ibid fq. 269
    (10)Jan G. Sharra, Istoria...., v. e p., fq. 624
    (11)Ibrahim D. Hoxha “Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek.” fq. 266
    (12)Vasil Krapsiti, Istoria tu Margaritiu, Athine 1992 fq. 95.
    (13)Ibrahim D. Hoxha “Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek.” Fq
    (14)Kujtime te Mustafa Bido Dules nga Grava.
    (15)Jan G. Sharra «*Ist. Tis Periohj. Igum. 1500-1950*», fq.
    (16)Kjutime te Xheviz Xhemaliut e Resul Taipit.
    (17)Tregimi ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes.
    (18) Nase Nasi ne shkrimin e tij “Kush vlen me shume: Nano pėr Partine Socialiste, apo Partia Socialiste pėr Nanon?
    (19)Lejet minerare aktuale viti 2007
    101 A.Q.SH.,261? Dos. 633, fq. 1

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    isuf hajredin apo hajredin isuf..o tem hapes..


    spo merret vesh fare..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    "Falenderoj Allahun qe ma dha mundesine ta perfundoj kete shkrim.

    Per komunitetin ēam, Shqiperine, diasporen, dhe gjithe boten
    Vellai juaj ēam, shqiptar, dhe musliman
    Abedin Rakipi
    "

    Abedin Rakipi o djale,
    Duket se te ka mbetur sahati larg, shume larg. A mendon ti se i shton vleren vetes duke e cilesuar se je Cam dhe musliman? Po Camet e krishtere a si ke ne defter? Me sa kam par dhe ne ca video..dukesh moshe e re dhe me vjen keq qe je fokusuar tek myslimanizmi dhe Turqia per zgjidhjen e problemit Cam. Nuk jemi ne vitet 1913 kur Turqia i humbi ato vise dhe gjithe Shqiperine. Jeto me kohen dhe leri shkrimet rrote mulliri te llojit : "Camologu me i madh i te gjitha koherave "
    Koha qe jetojme kerkon finese diplomatike dhe angazhim edhe te qeverive shqiptare qe vene e vine ne Athine. Finesa diplomatike nuk nenkupton lufte me te gjithe, biles as me qeverine greke, dhe jo me me komunitetin vllah.
    Mendohet gabim se problemi Cam mund te zgjidhet duke hapur thesin e historive te vellavrasjeve. Koha kerkon rikthim ne ato troje si qytetar grek me kombesi shqiptare dhe numurimet e kota jane pa vlera per momentin. Koha kerkon sensibilizim nderkombetar per kete problem jo vetem per genocidin e ushtruar por edhe per kokefortesine e treguar nga qeverite greke. Dhe po ta shohesh holle holle...eshte qeveria shqiptare qe ka leshuar pe me shume se cduhet per kete problem qe ne vitit 1996 me ate Traktatin e miqesise dhe Bashkepunimit. Ironia qendron ne faktin se : Problemi cam trajtohet si ceshtje pronash...qe fare mire mund te zgjidhet me ca gjyqe qe nuk harijne te hapen kurre.
    Ky problem kerkon burra me mendje dhe zemer, kerkon njohje te se drejtes nderkometare per probleme kombetare ( dhe jo per probleme muslimane sic tentohet ndonjeher...)

    Bini moj daulle bini...
    Daut Hoxhen ku e kini?
    Rrofte .....

    Ketu qendron madheshtia e ketij Daut Hoxhes si patriot i madh Cam?Qofsha i gabuar, po Italia nuk e nisi luften italo-greke se u vra Daut Hoxha. Pretekstet ne histori jane momentale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga djaliepirotas : 07-04-2009 mė 22:20

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. "Aristidh Kolėn e vranė shėrbimet sekrete greke"
    Nga ALBA nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 18:51
  4. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18
  5. Shqiptaret e konvertuar ne protestante
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •