Barbarët e fillimshekullit të XX-të!
Barbarizmat serbe ndaj shqiptarëve në vjeshtën e vitit 1913
Përmbajtja e lendës
- Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan në dëmë të Shqipërisë;
- Përmasat e masakrave serbe;
- Masakra në rrethin e Dibrës;
- Masakra në rrethin e Dibrës së Ulët;
- Masakra në rrethin e Lumës;
- Si i përshkruan masakrat serbe shtypi i kohës
* * *
· ”Në Dibër, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.” Haki Stërmilli
Shkruan: Sheradin BERISHA / 25. 08. 2008
Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan
në dëm të Shqipërisë
Dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, ishte një nga periudhat më të rënda, që po kalonte populli shqiptar gjatë tërë historisë së tij. Lufta e Parë Ballkanike që nisi në tetor të vitit 1912, solli ndryshime të mëdha në hapsirën gjeografike të Shqipërisë etnike. Shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, që përbënin ”aleancën ballkanike”, duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 kundër ushtrisë osmane, në tetor-nëntor 1912 pushtuan gjysmën e teritoreve etnike shqiptare. Derisa Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës më 29 korrik 1913 e njohën Shqipërinë si shtet sovran, Kosova ( më këtë teritor të sotëm), Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Manastiri etj., mbetën nën pushtimin ushtarak serb.
Krijimi i hartave të reja shtetërore në Ballkan, për popullin shqiptarë ishte i papranueshëm, dhe duke qenë kështu shqiptarët qenë të detyruar ta vazhdojnë luftën për çlirimin e Kosovës me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë londineze. Pas përfundimit të luftës së parë ballkanike, drejtuesit e kryengritjes Shqiptare, filluan përgatitjet për një kryengritje të re kundër pushtuesve serbo-malazez. Kryengritja nisi në shtator 1913 në Dibër, për të vazhduar në Tetovë, Gostivarë, Ohër etj., ndërsa në gjysmën e dytë të shtatorit 1913 ajo u shtri edhe në veri, në drejtim të Kalasë së Dodës për të vazhduar me shpejtësi në Lumë, në Gorë, Opojë-Vërri, deri në Prizren, si dhe në krahinën e Hasit, të Krasniqes e të Gashit deri në Gjakovë.
Sukseset e kryengritësve shqiptarë, ndonëse e tronditën rëndë Nikolla Pashiqin dhe kabinetin e tij qeveritar, në fund të shtatorit e fillim të tetorit 1913, me ndihmën e Rusisë dhe Francës, bëri përgatitje të shpejta për shuarjen e kryengritjes, dhe me këtë rast përgjatë tërë vijës frontale të luftimeve, aktivizoi rreth 70 mijë trupa ushtarake. Një amnisti u shpall në Beograd nga qeveria në tetor 1913, por masakrat kundër popullit shqiptar vazhduan.
Ushtria serbe gjatë këtij operacioni pushtues, ushtroi një terror të pashembullt ndaj popullit shqiptar, edhe pse qeveria serbe në Beograd kishte shpallur formalisht një amnesti. Kudo që shkeli këmba e ushtarit serbë, vrau e masakraoi shqiptarë, si dhe plaçkiti, dogji - shkrumoi e shkatërroi çdo gjë që gjente para vetes.
Përmasat e masakrave serbe
Për përmasat e masakrave serbe ka shkruar shtypi shqiptar dhe i huaj, ndërsa Leon Freundlich i ka përmbledhur në një libër me titull Albaniens Golgotha 1913 „Golgota Shqiptare 1913“. Një vit pas informacioneve të tmerrshme të përpiluara nga Leo Freundlich, "Raporti zyrtar drejtuar Fuqive të Mëdha" i botuar në dhjetor 1913, shpalos detalisht masakrat serbe të kryera në Dibër dhe në Lumë, edhe pas „amnistisë“ së proklamuar nga Beogradi. Ky raport, ëshët botuar edhe në gazetën e përditshme “Corriere delle Puglie”, Bari, XXVI, 354, të datës 21 dhjetor 1913. Të njejtat dëshmi nën titullin „Barbarizmat serbe“ janë publikuar edhe nga atdhetari Sotir Koleja, të cilat më pastaj janë botuar edhe në gazetat shqiptare: „Kalendari Kombiar, Sofje 1914 faqe 73-91, dhe „Lirija e Shqipnisë“ Nr. 94, datë 8-21 maj 1914 faqe 4 dhe Nr.95 datë 9-22 qershor 1914 faqe 4.
· Dokumenti: Barbarizmat serbe në Dibër, në Dibër të Poshtme dhe në Lumë, të botuar në „Kalendari Kombiar“ 1914.
http://pashtriku.beepworld.de/files/...mbiar_1914.jpg
· Dokumenti: Barbarizmat serbe në rrethin e Lumës, publikuar nga Sotir Koleja, më 23 dhjetor 1913. Ky dokument ruhet në arkivin e Kukësit:
Lexo: Faqja e parë
http://pashtriku.beepworld.de/files/...913/lume_1.jpg
- faqja e dytë
http://pashtriku.beepworld.de/files/...913/luma_2.jpg
Në materialin e titulluar „Barbarizmat serbe“ më 23 dimenuer (dhjetor) 1913, Sotir Koleja shkruan: ”Gjakësijat dhe ligësijat të panumërta që punoj ushtrj’ e Serbisë në rrethet’ të Dibrës, të Dibrës së poshtme dhe të Lumës në Shqipërinë e veriut, pasi u shua lëvizja e malësorëve në vjeshtën e parë 1913 dhe pasi lëçiti (publikoj) amnestijen guverna e Serbisë. Nga këto që u panë dhe u shenuan, thotë z.Koleja - mendja e njeriut mund të kuptojë mërirat dhe tmerret që as u panë dhe as u dëgjuan, as s´i mban goja për me i tregue“.
Ndërkaq në raportin zyrtar të paraqitur Fuqive të Mëdha, thuhet :“ Ne jemi të parët që po paraqesim listën e plotë të vrasjeve të bëra nga armata serbe në Krahinën e Dibrës, Dibrës së Ulët dhe Lumës, që shtrihen në Shqipërinë veriore, pas amnistisë së tetorit të kaluar të akorduar nga qeveria e Beogradit, masakra të bëra pas revoltës së malësorëve shqiptarë. Ky është një dokument i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe tashmë është dërguar te qeveria e njërës nga Fuqitë e Mëdha nga përfaqësuesi i saj i plotfuqishëm, që e ka përpiluar përsonalisht me shënime dhe emra të vendeve të vrasjeve dhe terrorit. Ja versioni i plotë i raportit zyrtar.“
Vijon...
Krijoni Kontakt