Tirana Observer E Diel , 31 gusht 2008
Kėmbimi i paraveShkruar nga Elton Tafaruēi
A ka gisht Banka e Shqipėrisė nė riciklimin e parave tė pista? Sigurisht me para tė pista nėnkuptohen ato tė ardhura nga trafiku i armėve, prostitucionit dhe ēfarėdolloj aktiviteti tjetėr joligjor. Sikur kjo pyetje tė ishte bėrė shumė kohė mė parė, tani ndoshta do tė kishim edhe njė pėrgjigje tė pjesshme. Dy ditė mė parė televizioni Ora News nėpėrmjet njė kronike hapi shpeshherė edicionet kryesore me lajmin se sektori i krimit financiar pranė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės ka nisur hetimet pėr personazhe tė kėtij institucioni, tė cilėt favorizojnė tregun e jashtėligjshėm tė kambistėve, duke marrė masa mė shtrėnguese pėr agjencitė e licencuara tė kėmbimit tė parave.
Po kush janė format dhe mėnyrat qė segmente tė caktuara tė kėsaj banke pėrdorin pėr tė ricikluar kėto shuma parash dhe pėrse pėr kėtė riciklim pėrdoren kampistėt, tė cilėt tashmė janė nxjerrė jashtė ligjit prej mė shumė se njė viti?
Ėshtė e vėshtirė qė nė kėtė fazė hetimesh tė japėsh njė mendim tė saktė, dhe kjo i pėrket mė shumė organeve kompetente. Por ajo qė shqetėson mė shumė ėshtė fakti se ky trafikim parash tė pista vjen nga instituti mė prestigjioz dhe i konsoliduar bankar nė vend. Dhe jo vetėm kaq, por nė njė moment kur ideja e hapjes sė njė burse nė Shqipėri, pas dėshtimit tė disa viteve mė parė, tani po merr sėrish formė dhe konsideratė. Pikėrisht nė kėtė moment organet e hetimit japin alarmin se institucioni qė vendos pėr normat e interesit tė lekut shėrben si mbikėqyrės dhe rregullator mbi tė gjithė tregun e bankave tė nivelit tė dytė tashmė ka hyrė nė optikėn e hetimeve tė antikrimit financiar.
Dyshimet mbi personazhe tė caktuara tė kėsaj banke tė implikuar nė pastrimin e parave dhe kthimi i bankės qendrore nė njė lavatriēe pėr shumė elementė tė krimit tė organizuar i hapin rrugėn njė perspektive shumė ogurzezė, cikli i sė cilės nuk mbyllet vetėm me kambistėt qė shkėmbejnė nė qendėr tė kryeqytetit, tė patrazuar prej askujt. Ai shkon mė tej dhe ėshtė mė preokupues kur bėhet falė infiltrimit tė elementėve tė kėtij krimi tė ri nė Shqipėri qė, pėr nga mėnyra se si vepron dhe si sillet, vazhdon tė mbesė i pazbuluar tėrėsisht. Kjo do tė jetė njė nga sfidat e ardhshme tė organeve hetimore, tė cilat ndodhen pėrballė njė fenomeni tė ri, i cili nuk mund tė luftohet mė me mjete tradicionale.
Ndėrkohė tashmė ėshtė i njohur fakti se nė vendin tonė ka hyrje dhe dalje tė njė sasie tė konsiderueshme parash, origjina e tė cilave nė shumė raste nuk dihet ose ėshtė e dyshimtė. Nevoja qė kėto shuma parash tė rivlerėsohen dhe tė mos mbeten vetėm njė mal me letra shtyn mjaft prej poseduesve qė tė kėrkojnė forma tė ndryshme pėr ti rihedhur edhe njė herė nė treg duke ridhėnė vlerėn e vėrtetė dhe jo atė tė barazvlefshėmrisė qė bėhet me armėt apo me kokainėn. Kėshtu qė mėnyra dhe autoriteti i vetėm, i cili mund tė bėjė kėtė rivlerėsim, mbetet banka qendrore apo ato tė nivelit tė dytė.
Nuk ėshtė e rastėsishme qė antikrimi financiar i Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, pak kohė mė parė dha alarmin mbi kėtė fenomen tė ri, i cili kaloi pa shumė vėmendje nė mediat shqiptare, me pėrjashtime tė vogla. Por ja qė frika ėshtė rikthyer dy ditė parė kur nė vorbullėn e hetimeve kanė pėrfunduar vetė personazhe tė kėsaj banke, e cila rrezikon qė nė kėtė mėnyrė tė kthehet nė njė parajsė fiskale pėr krimin brenda vendit, por nė njė tė ardhme mund tė joshė edhe atė ndėrkombėtar, i cili ėshtė gjithmonė i kujdesshėm pėr tė pėrfituar nga dobėsitė dhe avantazhet qė i ofrohen nga njė sistem i dobėt bankar.
Krijoni Kontakt