Imazhe nga dashuria e Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ndaj ummetit tė vet
Imazhi i parė:
Transmetohet nė "Sahihul-Buhariu" tek hadithi i shefatit madhėshtor (ndėrmjetėsimit), nga Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Nė Ditėn e Gjykimit bėhen njerėzit turmė dhe shkojnė tek Ademi, alejhi selam, dhe i thonė: Na ndėrmjetėso tek Zoti yt! Ai thotė: Nuk e kam kėtė mundėsi. Mirėpo, drejtohuni tek Ibrahimi, alejhi selam, sepse ai ėshtė miku i All-llahut. Shkojnė tek Ibrahimi, alejhi selam, mirėpo Ai thotė: Nuk e kam kėtė mundėsi. Por, drejtohuni tek Musau, alejhi selam, sepse ai ka folur direkt me All-llahun. Shkojnė tek Musau, alejhi selam, mirėpo Ai thotė: Nuk e kam kėtė mundėsi. Por, drejtohuni tek Isau, alejhi selam. Shkojnė tek Isau, alejhi selam, mirėpo Ai thotė: Nuk e kam kėtė mundėsi. Por, drejtohuni tek Muhamedi, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Vijnė tek unė dhe u them atyre: Unė e kam kėtė mundėsi. Kėrkoj leje nga Zoti im qė tė afrohem tek Ai, dhe mė jep leje. Dhe kur ta shoh All-llahun, do tė bijė nė sexhde. Dhe do t'mė frymėzojė me disa dua mė tė mira, qė tash nuk i di. Mė pas mė thuhet: O Muhamed, ngrite kokėn dhe fol se do tė dėgjohesh, bėj lutje se tė pranohet, kėrko qė tė bėsh ndėrmjetėsim dhe do tė lejohet qė tė ndėrmjetėsosh. Nė kėtė ēast them: O All-llah, shpetoma ummetin tim, shpetoma! Dhe ma cakton se sa do tė ndėrmjetėsojė, dal dhe i fus nė xhennet ata. Pastaj kthehem dhe kėrkoj leje nga Zoti im qė tė afrohem tek Ai, dhe me jep leje. Dhe kur ta shoh All-llahun, do tė bijė nė sexhde. Dhe do t'mė frymėzojė me disa dua mė tė mira, qė tash nuk i di. Mė pas mė thuhet: O Muhamed, ngrite kokėn dhe fol se do tė dėgjohesh, bėj lutje se tė pranohet, kėrko qė tė bėsh ndėrmjetėsim dhe do tė lejohet qė tė ndėrmjetėsosh. Nė kėtė ēast them: O All-llah, shpetoma ummetin tim, shpetoma! Dhe ma cakton se sa tė ndėrmjetėsojė, dal dhe i fus nė xhennet ata. Pastaj kthehem pėr herė tė tretė dhe kėrkoj leje nga Zoti im qė tė afrohem tek Ai, dhe me jep leje. Dhe kur ta shoh All-llahun, do tė bijė nė sexhde. Dhe do t'mė frymėzojė me disa dua mė tė mira, qė tash nuk i di. Mė pas mė thuhet: O Muhamed, ngrite kokėn dhe fol se do tė dėgjohesh, bėj lutje se tė pranohet, kėrko qė tė bėsh ndėrmjetėsim dhe do tė lejohet qė tė ndėrmjetėsosh. Nė kėtė ēast them: O All-llah, shpetoma ummetin tim, shpetoma! Dhe ma cakton se sa do tė ndėrmjetėsojė, dal dhe i fus nė xhennet ata."
Thotė Katade: Kėtė herė do t'i nxjerrė njerėzit nga zjarri dhe do t'i fusė nė xhennet, derisa mos tė mbes askush nė zjarr, pėrveē atė qė e ka ndalur Kur'ani. Qė dmth, do tė mbesė ai qė e ka cekur All-llahu nė Kur'an se do tė jetė pėrgjithmonė nė zjarr.
Pastaj e lexoi fjalėn e All-llahut: "Mbase Zoti yt tė ngre ty nė Gradėn e Lartė tė premtuar tė lavdėrimit dhe shkėlqimit." [El-Isra, 79] Pra, kjo ėshtė Grada e Lartė e premtuar e lavdėrimit e Pejgamberit tuaj, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Imazhi i dytė:
Njė ditė kaloi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pranė xhamisė sė Benu Muavijeh, hyri mbrenda dhe i fali dy rekate dhe ne u falėm me tė. Bėri dua gjatė, pastaj u kthye kah ne dhe tha: "Jam lutur Zotit tim pėr tri gjėra, m'i pranoi dy prej tyre kurse ma refuzoi njėrėn. Jam lutur Zotit qė mos t'ma shkatėrroj ummetin tim me thatėsira dhe ma pranoi. Jam lutur qė mos t'ma shkatėrroj ummetin tim me vėrshim, dhe ma pranoi. Jam lutur Zotit qė mos t'i drejtojnė shigjetat mes tyre, kėtė ma refuzoi." [Muslimi]
Imazhi i tretė:
Njė ditė lexoi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Fjalėn e All-llahut:
"O Zoti im! Vėrtet qė ata (idhujt) kanė gabuar e humbur shumė nga njerėzit. Por kushdo qė mė ndjek mua, vėrtet qė ai ėshtė prej meje dhe kushdo qė nuk mė bindet e nuk mė ndjek mua (rrugėn time), atėherė Ti je vėrtet gjithnjė Falės i Madh, Mėshirėplotė." [Ibrahim, 36]
Gjithashtu lexoi: "Nė qoftė se Ti i ndėshkon ata, ata janė robėt e Tu, dhe nėse Ti i fal, vėrtet qė Ti, Vetėm Ti je i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithėgjykues. [El-Maideh, 118]
Pastaj i ngriti duart lartė dhe tha: "O Zot, ummetin tim, ummetin tim, dhe qau. Nė kėtė ēast thotė All-llahu [subhanehu ve teala]: O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe pyete se pse po qanė! E Zoti yt e di mė mirė. I erdh Xhibrili alejhi selam dhe e pyeti. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i tregoi se ēfarė ka thėnė, e All-llahu e di mė mirė. All-llahu tha: O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe thuaj: Ne do tė gėzojmė ty me ummetin tėnd dhe nuk do tė shqetėsojmė." [Muslimi]
Imazhi i katėrt:
Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Secili pejgamber ka pasur dua tė pranuara, qė i bėnin. Kurse unė do ta mbajė sekret duanė time, pėr t'a ruajtur pėr shefat tė ummetit tim nė ahiret." [Buhariu]
Imazhi i pestė:
Njė pėrson bėri mėkat duke e puthur njė grua dhe shkoi tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe i tregoi. Nė kėtė ēast e zbriti All-llahu [subhanehu ve teala] ajetin: "Kryeni edhe faljen (namazin) nė (dy) skajet e ditės (agim, drekė dhe pasdite) dhe nė orėt e para tė natės (falja nė tė ngrysur - Akshami dhe nė mbrėmje - Jacia). Me tė vėrtetė qė veprat e mira i largojnė veprat e kėqia. Ky ėshtė pėrkujtim (e kėshillė) pėr ata qė pėrkujtojnė (qė marrin kėshillė e nxjerrin mėsim)." [Hud, 114] Pėrsoni iu drejtua pėrseri: O i Dėrguari i All-llahut, a ėshtė kjo veēanti e imja? Iu pėgjigj: "Pėr tė gjithė ummetin tim." [Buhariu]
Imazhi i gjashtė:
Thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Sikur mos t'u bėnte e rėndė pėr ummetin tim, do t'i urdhėroja ta pėrdornin misvakun pėr secilin namaz." [Buhariu]
Imazhi i shtatė:
Transmeton Ibėn Abbasi [radijallahu anhuma]: Doli njė ditė tek ne Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: "Mė ėshtė mundėsuar t'i shoh ummetėt e mėherėshme. Pashė njė Pejgamber apo dy qė kishin mė pak se dhjetė pasues. Pashė Pejgamber qė nuk ishte me tė askush. Derisa pashė njė turmė njerėzish. Thashė, kush janė ata, a mos vallė ummeti im?! Mė thanė: Ai ėshtė populli i Musaut. Pastaj mė thanė: Shiko nė horizont! Po shoh turmė njerėzish, qė kanė mbushur horizontin. Mė thuhet: Shiko kėtu, shiko atje, nė skaje tė horizontit! Shoh njerėz qė mbushin horzontin. Kėtu mė thuhet: Ky ėshtė ummeti yt. Prej tyre, do tė ketė 70 000 mijė qė do tė hyjnė nė xhennet pa dhėnė llogari. Njerėzit u larguan dhe nuk e kuptuan se kush do tė jenė ata. Filluan tė mendojnė Sahabet e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe thanė: "Ne, jemi lindur si politeistė, mirėpo mė pas i besuam All-llahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. E gjithsesi mendojmė se ata do tė jenė pasardhėsit tanė. Mori vesh pėr kėtė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: Ata janė tė cilėt as nuk kanė bėrė fall, as rukje, mirėpo i janė mbėshtetur Zotit tė tyre. Nė kėtė ēast, u ēua Ukashe bin Muhsan dhe tha: A jam unė prej tyre, O i Dėrguari i All-llahut! Tha: Po. U ngrit edhe njė pėrson tjetėr dhe tha: E unė, a jam prej tyre? Tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Ta parapriu Ukasheja. [Buhariu]
Imazhi i tetė:
Transmetohet nė hadithin e gjatė tė Israsė dhe Miraxhit, ndėr tė tjera tha Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "U ngrita derisa arrita nė njė shkallė ku dėgjova gėrvimėn e lapsave". Ka thėnė Ibėn Hazmi dhe Enes bin Maliku: Ka thėnė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: Kėtu All-llahu i bėri obligim pėr ummetin tim pesėdhjetė namaze. Mė pas u ktheva derisa kalova pranė Musaut dhe mė tha: Ēka tė ka obliguar All-llahu pėr ummetin tėnd? I thashė: Pesėdhjetė namaze. Mė tha: Kthehu tė Zoti yt, sepse ummeti yt nuk ka mundėsi ta bėjė kėtė. U ktheva dhe (All-llahu) ma hoqi njė pjesė. U ktheva tek Musau dhe i thashė sė mė ėshtė hequr njė pjesė. Mė tha: Kthehu tek Zoti yt, sepse ummeti yt nuk ka mundėsi ta bėjė kėtė. U ktheva dhe (All-llahu) ma hoqi njė pjesė. U ktheva tek Musau dhe mė tha kthehu tek Zoti yt, sepse ummeti yt nuk ka mundėsi ta bėjė kėtė. U ktheva pėrseri tek Zoti dhe mė tha: Tashmė i ke vetėm pesė, me vlerė tė pesėdhjetave. Nuk ka ndėrrim fjale mė tek Unė. U ktheva tek Musau dhe mė tha: Kthehu tek Zoti yt! I thashė: Mė vjen turp prej Zotit tim. Pastaj shkuam Afėr Sidreti el-Munteha (pemė nė kufirin mė tė lartė mbi qiellin e shtatė, pėrtej sė cilės askush nuk mund tė kalojė), tė cilėn e kishin mbuluar ngjyra, qė nuk e dijė se ēfarė janė. Pastaj kam hyrė nė xhennet, aty po shoh litarė prej diamanti dhe dheu ishte nga Misku." [Buhariu]
Imazhi i nėntė:
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "Kush ėshtė shehid sipas jush? Thanė: O i Dėrguari i All-llahut, ai qė vritet nė rrugė tė All-llahut, ai ėshtė shehid. Tha Pejgmberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Sipas jush, shehida nga ummeti im do tė ketė vetėm pak. Thanė: A ka tė tjerė, o Dėrguari i All-llahut? Tha: Ai qė vritet nė rrugė tė All-llahut, ai ėshtė shehid. Ai qė vdes nė rrugėn e All-llahut, ai ėshtė shehid. Ai qė vdes nga murtaja, ai ėshtė shehid. Ai qė vdes nga barku, ai ėshtė shehid." Nė njė transmetim tjetėr thuhet se ka shtuar: "Ai qė mbytet nė ujė, ai ėshtė shehid." [Muslimi]
Imazhi i dhjetė:
Kur bėhej erė e madhe dhe re tė zeza, u shihte shqetėsimi nė fytyrė tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], levizte andej-kėndej. E kur lėshonte shi, u gėzonte dhe u qetėsonte. E pyeti pėr kėtė Aishja [radijallahu anha]. Ai tha: "U frikėsova se do tė jetė dėnim i rėndė mbi ummetin tim." [Muslimi]
Imazhi i njėmbėdhjetė:
Transmetohet nga Abdullah bin Omeri se ka thėnė: Kemi qėndruar njė natė duke e pritur tė Dėrguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pėr namazin e jacisė. Doli tek ne pasi qė kaloi njė e treta e natės apo edhe mė vonė. Nuk e dinim, a ishte i zėnė me familjen apo ishte vonuar nga diēka tjetėr. Atėherė tha: "Ju po prisni njė namaz, qė nuk e pret kėtė namaz dikush tjetėr pėrpos ai qė ka kėtė fe. Sikur mos tė vinte rėndė mbi ummetin tim, do tė falėsha me ata nė kėto ēaste." Pastaj e urdhėroi muezinin ta thotė ikametin dhe u fal. [Muslimi]
Islamway.com
Pėrktheu:
Ankebut.com
10 Mars 2008
Krijoni Kontakt