Dhe vjen njė muaj!
Mirėserdhe Ramazan! Ta urojnė kėtė mirėseardhje tė gjithė muslimanėt nė tė gjithė botėn, por veēanėrisht ta urojnė ne muslimanėt e trevave shqiptare...
Mirėserdhe muaj i mirėsive tė mėdha! Mirėserdhe muaj i shpresės!
Tė pritėm me padurim dhe ja, ti erdhe... Erdhe dhe barte me vete begatitė e mėdha qė Krijuesi i ka pėrgatitur pėr robėrit e Tij.
Zoti ynė na bėj ne prej robėrve tė tu tė sinqertė!
Dhe vjen njė muaj kur trupi humbet rėndesėn e vet, bėhet i paaftė pėr tė caktuar kufij me lodhje, kotje, uri, etje apo...
Ne tė rinjtė muslimanė nė kėtė muaj do tė pėrpiqemi (dhe inshalla do ta realizojmė), qė gjatė kėtij muaji gjuha jonė tė laget duke pėrmendur All-llahun - subhanehu ve teala-. Veshėt tanė do tė dėgjojnė vetėm fjalėt qė i do All-llahu - subhanehu ve teala-. Syri ynė do tė shohė vetėm gjėrat qė i do All-llahu, dhe ē`ėshtė mė e rėndėsishmja, ai do tė lotojė vetėm pėr All-llahun - subhanehu ve teala-...
Por ama, jo tė gjithė mendojnė dhe veprojnė kėshtu... Fatkeqėsisht ka nga ata qė e kanė harruar se ky ėshtė muaj i madhėrueshėm, se ėshtė muaji “Ramazan”... Por ka edhe nga ata tė cilėt e kanė humbur krejtėsisht sensin e kohės, koha kaloi mbi ta duke fshikur mbi trupin e tyre si mbi njė kufomė krejt tė pashpresė!
Andaj vėlla i dashur kėrkoj prej teje qė tė pėrfitosh nga mirėsitė e mėdha qė sjell ky muaj, ashtu siē kėrkon Krijuesi yt e i kėtij muaji tė bardhė...! Dhe mos harro se kjo botė do tė kalojė, do tė kalojnė edhe mėrzitė edhe gėzimet qė ke pėrjetuar nė kėtė jetė. Jeta do tė pėrfundojė, sado e gjatė qė tė jetė. Kurse njerėzit do tė kthehen, edhe ti je njėri prej tyre, te Zoti i tyre. Sa njerėz e kanė pritur Ramazanin me shpresė tė madhe, mirėpo i befasoi exheli... Prandaj mundohu qė t`i shtosh veprat e mira nė kėtė muaj tė bardhė dhe hap njė faqe tė re me Krijuesin tėnd. Mė fal vėlla i dashur, se desh harrova tė tė them se, nė kėtė muaj hapen dyert e Xhennetit (Parajsės), mbyllen dyert e Xhehenemit, lidhen nė pranga shejtanėt e inatosur.
All-llahu - subhanehu ve teala- nė kėtė muaj ka njė natė, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj...
Dhe vjen njė muaj pėr tė pastruar ty nga gjynahet e shumta dhe pėr t`i hapur dyert e Xhennetit, qė shumė po i ėndėrrojmė...
Shkodėr, mė 28.08.2007
Mirsad Sylja,
12.9.2007