Close
Faqja 33 prej 37 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 368
  1. #321
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Mbreti kėrkon bisedime ndėrmjet muslimanėve


    Kjo thirrje erdhi gjatė fjalimit tė cilin ai ua drejtoi krerėve tė shteteve dhe tė delegacioneve tė haxhit nė pallatin mbretėror tė Minės.



    E hėnė, 15 Dhjetor 2008 20:23
    Pas suksesit tė jashtėzakonshėm qė pati nisma pėr dialog ndėrfetar, mbreti Abdullah, kujdestar i dy xhamive tė shenjta i bėri thirrje botės muslimane tė nisin njė dialog me qėllim qė t'i bashkojnė qėndrimet e tyre si dhe t'i ērrėnjosin ideologjitė ekstremiste dhe ideologjitė qė predikojnė dhunė.

    Kjo thirrje erdhi gjatė fjalimit tė cilin ai ua drejtoi krerėve tė shteteve dhe tė delegacioneve tė haxhit nė pallatin mbretėror tė Minės.

    Mbreti pasqyronte dėshirėn e themeluesit tė Arabisė moderne qė ta shoh njė botė tė bashkuar muslimane e cila nė kėtė kohė haxhi do tė frymėzohet nga uniteti dhe barazia ndėrmjet besimtarėve.

    "Tė dashur vėllezėr: Nė haxhin e kaluar unė fola pėr rėndėsinė e dialogut ndėrfetar nė kohėn kur mbretėria kėrkonte qė kjo ide tė shqyrtohet me dijetarėt muslimanė nė Mekė tė cilėt e mirėpritėn atė dhe mbi bazėn e sheriatit i dhanė mbėshtetje kėsaj ideje. Pastaj ndodhi konferenca ndėrfetare e Madridit ku morėn pjesė pėrfaqėsues kulturash dhe tė feve tė ndryshme tė cilėt e shikuan deklaratėn e dijetarėve muslimanė e cila kėrkonte njė zbatim mė tė gjerė tė idesė sė dialogut pėrmes OKB–sė e cila tash sė fundi e mbėshteti pėrzemėrsisht kėtė ide nė asamblenė e Kombeve tė Bashkuara ku ishin tė pranishėm liderė tė njohur botėror" - tha mbreti.

    "Qėllimi i kėtij dialogu ndėrfetar qė u ndėrmorr nga vėllezėrit tuaj nė mbretėri ėshtė qė tė rritė krenarinė e Islamit dhe t'i shėrbejė njerėzimit. Suksesin dhe miratimin qė e ka marrė na bėri ne optimist se do tė arrijė edhe mė shumė sukses nė tė ardhmen, dashtė Zoti " –shtoi mbreti.

    "Ne kemi nevojė sot pėr dialog brenda vet botės muslimane" –tha ai. Mbreti vuri nė dukje se mosmarrėveshjet, padituria, dhe ekstremizmi janė pengesa tė cilat ua rrezikojnė shpresat muslimanėve. Por, edhe terrorizmi po e kėrcėnon botėn dhe kjo po u mveshet muslimanėve pėr shkak tė veprimeve tė disa ekstremistėve tė cilėt nuk e pėrfaqėsojnė asnjeri pėrveē veten e tyre. Edhe po tė jenė tė fshehur pas Islamit, prapė se prapė kjo fe nuk mban pėrgjegjėsi pėr veprimet e tyre. Kjo e bėn tė nevojshėm dialogun e botės muslimane qė ka si qėllim t'i bashkojė radhėt, tė pėrkrahė maturinė, t'i mėnjanojė shkaqet e konfliktit dhe ta ērrėnjosė ekstremizmin" -tha ai.

    kingabdullah.gov.jo/mesazhi.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  2. #322
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kongresmeni i parė nė haxh

    Ellison kishte planifikuar udhėtimin pėr nė haxh qe njė vit, thotė zėdhėnėsi i tij, Rik Zhauert.

    E martė, 16 Dhjetor 2008 22:29
    Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai ėshtė njė nga 535 ligjvėnėsit me tė fortė nė Amerikė, por javėn e kaluar, nė javėn mė tė shenjtė nė Islam, nė qytetin mė tė shenjtė Islam, Kejt Ellison ishte vetėm njė nga 3 milion udhėtarėt qė shkuan pėr ta kryer haxhin nė Meke.

    Ai ėshtė muslimani i parė qė u zgjodh nė Kongresin Amerikan dhe tani ėshtė anėtari i parė i kongresit qė ka bėrė haxhin, udhėtim ky qė ėshtė obligim pėr ēdo person qė ka aftėsitė pėr ta kryer atė njėherė gjatė tėrė jetės sė tij.

    Ellison kishte planifikuar udhėtimin pėr nė haxh qe njė vit, thotė zėdhėnėsi i tij, Rik Zhauert.

    Zhauert thotė se Ellison ishte shoqėruar pėr nė udhėtim nga anėtarė tė xhamisė sė Minepolisit, edhe pse gruaja e tij, katolike, dhe dy djemtė e tyre qėndruan nė shtėpi. "Ishte njė udhėtim personal pėr ta kryer haxhin," thotė zėdhėnėsi tij duke cekur se Ellison pagoi pėr udhėtimin nga xhepi i tij.

    startribune.com/mesazhi.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  3. #323
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ndertimi i xhamise me te madhe ne Zyrih te Zvicres por pa minare

    Fondacioni "El-Iman" po ben hapa konkret per ndertimin e xhamise me te madhe ne kantonin e Zyrihut ne Zvicer.

    E mėrkurė, 17 Dhjetor 2008 16:23
    Kjo xhami do te ze 500 fales mirepo nuk do te kete minare e as myezin ne menyre qe to mos kundershtohet nga banoret qe e rrethojne xhamine.

    Fondacioni "El-Iman" e ka arritur kete me kusht qe ndertimi i xhamise te jete ne perputhje me stilin e arkitektures se banesave perreth.

    Sipas gazetes saudite "El-Vatan" fondacioni ka per kerkes per leje ndertim dhe se kerkesa do te shqyrtohet ne mbledhjen komunale. Shqyrtimi i saj munde te zgjase rreth dy muaj me se paku, dhe kur te jepet drita e gjelbert nga komuna ateher fondacioni do te filloje me pune ne veren e ardhrshme .

    Marr nga : gazeta wasat
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  4. #324
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Haxhi ishte transformues – Kejt Ellison


    Kongresmeni nga Minepolisi e pėrshkruan udhėtimin e tij pėr nė qytetin e shenjtė tė Mekės.



    E premte, 19 Dhjetor 2008 09:35
    Nuk kishte ndonjė deklaratė pėr shtyp atė ditė kur Kejt Ellison u nis pėr nė udhėtimin e tij pėr nė haxh.

    "Nuk dėshironim ta kthenim kėtė nė ngjarje politike," thotė kongresmeni demokrat nga Minepolisi. "Ky jam vetėm unė duke tentuar tė bėhem person sa mė i mirė qe mundem."

    Duke minimizuar rolin e tij si kongresmeni i parė qė ka bėrė haxhin, ai e quan kėtė pėrvojė si"transformuese."

    Nuk kishte tė bėj me mua si kongresmen,"thotė Ellison, qe ėshtė muslimani i parė qe ėshtė zgjedhur ne kongres.

    Megjithatė, udhėtimi i tij zgjoi interesim ne media pėrreth, Gjersa disa nga komentet ishin pozitive, Ellisoni u kritikua pėr mungesėn e tij ne njė votim te kongresit.

    Ellison udhėtoi pėr nė Arabinė Saudite duke ju bashkuar 3 milionė haxhilerėve nga mbarė bota.

    Duke kryer ritualet e haxhit- rite kėto qe zgjasin gati njė javė Ellison thotė se kishte mėsuar shumė pėr ngjashmėritė e pasuesve te fesė e cila mban nė gjirin e vet njerėz nga e tėrė bota.

    "Ishte njė pėrvojė e mrekullueshme transformuese. Kurrė nuk do ta harroj,"thotė ai.
    "3 milion njerėz nga ēdo pėllėmbe e tokės, tė gjithė duke kaluar mirė ne njė botė qe ėshtė me shumė trazira."

    Gjatė kėtij udhėtimi ai thotė se kishte takuar njerėz tė ndryshėm, prej nėnkryetarit te Bosnjes dhe ish ministrin pėr naftė tė Arabisė Saudite deri te pastruesit e thjeshtė. Por nė haxh te gjithė konsiderohen te njėjtė.

    "Ēdo njėri ėshtė vetėm haxhi,"thotė ai.
    "Ti nuk mund tė shikosh nė kėpucėt e dikujt dhe te tregosh se ne ēfarė rangu shoqėror apo ekonomik janė ata, sepse te gjithė veshin sandale."

    Ai kishte udhėtuar pėr nė haxh vetėm me disa shokė nga xhamia e Minepolisit; pa gardian sigurie.

    Ellison thotė se dėshiron ta bėn kėtė udhėtim pėrsėri me familjen e tij. Gruaja nuk ėshtė muslimane, por katėr fėmijėt e tyre janė duke u rritur si musliman.

    "Fėmija janė te interesuar te dinė mė shumė,"thotė Ellison. "Gjithsesi, sepse unė u solla dhurata te ndryshme dhe pėrmbi 800 fotografi."

    startribune.com/mesazhi.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  5. #325
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Del nė qarkullim pėrkthimi i Kuranit nė gjuhėn teluge


    Nė njė ceremoni tė organizuar nga shoqata "Young Men" e Hiderabadit dhe Akademia Telugase e Xhides doli nė qarkullim pėrkthimi i Kuranit nė gjuhėn teluge

    E hėnė, 22 Dhjetor 2008 08:42
    Ky pėrkthim i Kuranit qė u bė nga Dr. Abdul Raheem Muhammad Moulana, udhėheqės i qendrės pėr veshkė dhe hipertension nė spitalin e mbretit Abdul Aziz nė Mekė ishte shtypur nė shtypshkronjėn e mbretit Fahd nė Medinė.

    Abdul Khayyum Khan, drejtor i pėrgjithshėm i policisė nė shtetin Andhra Pradesh tė Indisė e nxorri nė qarkullim kėtė pėrkthim. Khani kishte shkuar nė mbretėri pėr ta kryer haxhin. Meqė ai kishte ardhur pėr qėllime fetare, nuk qe i gatshėm tė fliste pėr temat diskutabile edhe pse rastisi qė ai tė jetė zėdhėnės i departamentit tė policisė sė shtetit Andhra Pradesh.
    Dr. Abdul Raheem Muhammad Moulana ka lindur nė Hyderabad por ka qenė nė mbretėri qė nga viti 1975 ndėrsa nė vitin 1983 ai kėrkoi nėnshtetėsinė saudite.

    Megjithėse nė kėtė gjuhė Kurani ishte pėrkthyer dy herė, kėto pėrkthime ishin bėrė nga gjuha angleze dhe ajo urdu ndėrsa pėrkthimi i Dr. Moulanės ishte bėrė drejtpėrdrejt nga gjuha arabe. Duke folur me kėtė rast , Dr. Moulana vuri theksin te rėndėsia e shpėrndarjes sė Kuranit dhe tha se muslimanėt duhet qė me pėrgjegjėsi ta pasojnė nga njė kopje tė Kuranit te jomuslimanėt. Ai pyeste veten se pse kopjet e Kuranit nuk po mbahen nėpėr dhomat e hoteleve nė mbarė botėn ashtu siē bėhet me kopjet e Biblės nė shumė vende.
    "Ėshtė nė pėrgjegjėsinė e ēdo muslimani qė ta pėrhap fjalėn e Allahut" – tha ai.

    Pikėpamjet e Muhammad Saleemit, menagjerit tė divizionit pėr qiradhėnie nė kompaninė "Zahid Tractors" pėrkonin me ato tė Dr. Moulanės. Sidoqoftė ky thoshte se ishte tepėr e rėndėsishme qė muslimanėt nė jetėn e tyre tė pėrditshme dhe nė kontaktet me jomuslimanė tė tregojnė sjellje shembullore.

    Mir Gazanfar Ali Zaki, sekretar i pėrgjithshėm i shoqatės "Young Men" tė Hiderabadit dhe i Akademisė Telugase nė Xhide u shprehi mirėseardhje musafirėve si dhe bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr tė arritjeve tė shoqatės.

    Gjuha teluge ėshtė njė prej katėr gjuhėve tė lashta indiane dhe me sė shumti flitet nė shtetin e Andhra Pradeshit ku ėshtė edhe gjuhė zyrtare. Gjuha teluge ėshtė njė prej 22 gjuhėve zyrtare qė fliten nė tėrė Indinė e sotme.

    saudigazette/mesazhi.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  6. #326
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Persona tė panjohur ia vunė zjarrin xhamisė nė afėrsi tė Lionit

    Xhamia nė vendin Saint-Priest nė afėrsi tė Lionit tė shtunėn ėshtė dėmtuar pas vėnies sė zjarrit nga disa persona deri mė tash tė panjohur, bėnė tė ditur ministria e punėve tė brendshme, duke dėnuar "kėtė akt qyqar i cili nuk mund tė tolerohet".

    Zjarri i ėshtė vėnė derės kryesore tė xhamisė, por pėr fat zjarri nuk ėshtė pėrhapur, bėnė tė ditur i njėjti burim. I vetmi dėm nė brendėsinė e xhamisė ėshtė shkaktuar nga tymi.

    Ministrja e punėve tė brendshme Michele Alliot-Marie nė letrėn e profesorit Mohammed Moussaut, kryetarit tė kėshillit francez, shprehu keqardhje nė lidhje me kėtė rast.

    "Tė gjitha mjetet e duhura janė vėnė nė dispozicion nė mėnyrė qė sa mė parė tė kapen autorėt e kėtij akti qyqar i cili nuk mund tė tolerohet", qėndron nė komunikatėn e ministrisė.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    U promovua libri “ Kujtime” i Alija Izetbegoviq

    U promovua libri “ Kujtime” i Alija Izetbegoviq

    Mė 21 dhjetor nė ora 18:00 nė Shtėpinė e Kulturės nė Prizren u bė promovimi i librit " Kujtime" i Alija Izetbegoviq.

    E enjte, 25 Dhjetor 2008 11:40

    Amfitetri ishte i mbushur plot, nga kureshtarėt qė vini pėr tė dėgjuar edhe pėr sė afėrmi, nga dėshmitarėt e gjallė, dhe shokėt e idealit, luftės dhe pendės sė kolosit, dijetarit, luftėtarit dhe filozofit tė lindjes e perėndimit, Alija Izetbegoviq.

    Kumtesa e tyre i lexuan;

    - Nexhat Ibrahimi dhe Dr. Hysen Matoshi
    Kurse me fjalė rasti tė pranishmėve iu drejtuan: Dr. Adamir Jerkoviq, Dr. Xhemaludin Latiq, nga Bosna dhe Sadık Jıllmaz dhe Akif Emre nga Turqia.

    I pari leximin e kumtesės e filloi islamologu prof. Nexhat Ibrahimi, ku ndėr tė tjera tha:

    "Nuk gjej fjalė miradije tė shpreh falėnderimin tim tė thellė, pėr organizatorėt e kėtij evenimenti kulturor e shkencor. Tė cilėt me idenė dhe mundin e tyre, arritėn tė na e sjellin nė gjuhėn tonė tė ėmbėl, kėtė libėr enciklopedik tė Alija Izetbegoviqit.
    Pasi bėri njė evokim tė shkurtėr tė njohjes personale me Alija Izetbegoviqin, pėrmes shokėve tė tij tė idealit si Hasan Ēengiq etj, Ibrahimi mė shumė u fokusua nė anėn filozofike dhe letrare tė materies sė librit tė fjalė, duke shprehur madhėshtinė e figurės sė Izetbegoviqit qė me njė gjuhė tė thellė metaforike shpreh mendimin, i cili rrezaton urtėsi, sinqeritet dhe saktėsi.
    "Ai diti, dėshiroi dhe veproi", me kėtė maksimė filloi kumtesėn e tij z. Nexhat Ibrahimi. Ndėr tė tjera ai citoi filozofin Henrei i cili kishte thėnė pėr Izetbegoviqin: "Ai u imponua nė histori, pa vullnetin e tij". Pra edhe pse modest larg unit dhe egoizmit pėr t'u imponuar, ai u regjistrua nė analet e historisė sė njerėzve tė mėdhenj. Pėr tė vazhduar mė tutje Ibrahimi se: "Prania e librit tė Alija Izetbegoviq nė mjedisin tonė ėshtė edhe fat dhe pėrgjegjėsi".
    "Aliu, vazhdoi Ibrahimi mė tutje flet nė kujtimet e tij nga kėndi i lindjes dhe perėndimit, nė stilin e Muhamed Ikballt", stil i cili ėshtė i rrallė. Pėr tė vazhduar mė tutje se "Ai ka lexuar shenjat dhe ka ditur t'i regjistrojė ato. Pra se ai ishte njė interpret i kohės dhe i ēliroi kufijtė me mendimin e tij, ... Vepra e tij gjen bashkėbisedues edhe jashtė rrethit tė tij kulturor e gjeografik".
    Para se tė pėrfundonte kumtesėn e tij Ibrahimi me nostalgji dhe i emocionuar pėrkujtoi fjalėn e njeriut i cili e njohu pėr sė afėrmi shpirtin e madh tė Aliut, Mustafa Ceriq: "Tash kur na duket se atė e kemi aq larg, zemra na thotė se atė e kemi afėr".
    "Ai diti se njėherė vdiset dhe dy herė jetohet, njėherė pėr hyjnoren dhe herėn tjetėr pėr fatin e njeriut", pėrfundoi Ibrahimi me njė mjeshtėri tė rrallė tematike dhe retorike kumtesėn e tij.



    - Kumtesėn e dytė "Lėkurėharta e Bosnjės", e lexoi Dr. Hysen Matoshi, Drejtor i Institutit Albanologjik nė Prishtinė.

    "Memoaret ndihmojnė nė perceptimin subjektiv tė ngjarjes, kur janė figura qendrore, ato afrohen mbi historinė dhe letėrsinė" tha Matoshi nė fillim tė kumtesės sė tij.
    Pėr tė vazhduar mė tutje se: "Memoarėt i kapėrcejnė mjeshtėritė e rrėfimit duke sjellė fakte okulare tė historisė". "Alija Izetbegoviq ndihmoi tė orientojė anijen e luftės mes jetės e vdekjes tė njerėzve, drejt bregut tė shpėtimit". Ai citoi njė thėnie tė Alija Izetbegoviq tė shkruar nė librin e tij se: "Nuk kam ditur tė shkruaj memoare, por ajo qė kam shkruar pėrkon mė shumė me kronikėn dhe pėrvojėn time subjektive" (A. Izetbegoviq "Kujtime"). "Kujtimet e tij janė mė shumė se memoare, vazhdoi mė tutje Matoshi, si dhe shembull se si fuqia morale dhe shpirtėrore e njeriut jeton mbi furtunat e kohės".
    "Nė anėn e Aliut ishin vetėm argumentet tė cilat mezi dėgjoheshin nga tė shtėnat e topave. "Ai kishte vetėm pėrkrahjen hyjnore, ngase ishte rrethuar nga ēmenduria shoviniste serbe. Ai nuk hakmerrej pėr urrejtjen". Duke cituar Aliun i cili thoshte: "Na kanė vėnė nė sprovė tė madhe, ne nuk do tė bėjmė si ata. Kėtė na e urdhėron Kur'ani i shenjtė". Duke e ēmuar se mė e keqe se lufta ėshtė vetėm robėria, ai nuk tundi kokėn nė shenjė pohimi para melmesave diplomatike nė hesap tė popullit tė tij".
    Mė tutje vazhdoi Matoshi nė mėnyrė tė shkėlqyer tė trajtoj fragmente nga jeta e tij prej kolosi tė rrallė tė historisė. "Ai pranon se kishte diferenca tė ideve tė tij nė distanca kohore".
    Matoshi vėnė nė pah edhe njė element relikt tė modestit se Alija Izetbegovoq ku tha:
    "Ai nuk e vėri veten nė fillim tė personazheve, gjatė shkrimi tė memoareve, ai nė ēdo rast e linte veten nė fund tė fjalimeve, takimeve, kėtė e bėnte edhe kur fliste pėr tė tjerėt. Ai sqaronte thellė nė komentet e tij, ai pėrmblodhi autobiografinė e tij nė biografinė e popullit tė tij tragjik", pėrfundoi Matoshi.



    Dr. Adamir Jerkoviq, Kėshilltar politik dhe mik i ngushtė i Alija Izetbegovoqit

    "Jam i lumtur qė isha kėshilltar i tij, ngase barti me vete njė pjesė tė lumtur tė jetės sime", filloi fjalimin Dr. Adamir Jerkoviq, pas shprehjes sė falėnderimeve tė thella, lidhur me organizimin e konferencės sė parė shkencore nė Kosovė, si dhe promovimit pėr herė tė parė tė librit " Kujtime", kujtime tė cilat disa prej tyre i kishin pėrjetuar sė bashku me tė.
    Ai falėnderoi organizatorėt edhe pėr pritjen, dhe mundėsinė qė iu ofrua pėr njohjen mė pėr sė afėrmi me monumentet e kulturės, nė disa qytete tė Kosovės dhe me popullin e saj tė pėrvuajtur, popull i cili ka ndarė fatin e njėjtė me popullin e Bosnjės nė luftėn heroike dhe tragjike pėr liri dhe pavarėsi.
    "Alija Izetbegoviq, tha Dr. Jerkoviq, ēdoherė ishte kundėr robėrisė serbe. Ai luftonte nė shumė fronte fizike e psikike, jo vetėm me serbėt, secesionistėt boshnjak, njė pjesė tė popullit tė hutuar, por edhe presionit tė madh tė bashkėsisė ndėrkombėtare, ata kanė bėrė presion tė vazhdueshėm para dhe pas luftės ndaj tij."
    Si kėshilltar i afėrt dhe dėshmitar okular i rrjedhave politike tė kohės sa ishte nė udhėheqje Alija Izetbegoviq, pėrkujton fjalėt e admirimit dhe pėrkrahjes sė thellė pėr popullin e Kosovės. "Nė Neoevolucionin e politikės sė tij, hasen edhe qėndrimet e tij ndaj Kosovės. Kur kėrkoi ndihmė personalisht nga vendet islamike dhe bashkėsia ndėrkombėtare pėr luftėn pėr liri dhe pavarėsi tė popullit tė Kosovės.



    Fjala e rastit iu dha shokut revolucionar, tė idealit dhe luftės, i cili nuk ju nda gjatė tėrė jetės Alija Izetbegoviqit nė rrugėn pėr liri dhe pavarėsi, Dr. Xhemaludin Latiq.

    Pasi shprehu mirėnjohje pėr organizatoret, shprehu gatishmėrinė e tij, tė pranonte, edhe pėrkthimin e memoareve tė tij nė gjuhėn shqipe, memoare ku preken shumė segmente tė jetės sė Alija Izetbegoviq, tė cilat nuk janė nė librin "Kujtime".
    "Historia ėshtė njė grumbull i pamundėsive, mirėpo All-llahu ėshtė pronar i historisė dhe e realizon atė", vazhdoi Dr. Xhemaludin Latiq. "Popujt myslimanė vetėm se e kanė marrė rrugėn e demokratizimit dhe islamizimit tė tyre. Hegeli, nė historinė e Filozofisė sė tij thoshte se, "Islami ėshtė tretur nė letargjinė dhe margjinat e orientit dhe se duke iu falėnderuar disa udhėheqėsve krishterė nė juglindje tė Evropės, kanė mbetur disa enklava islame atje". "Jo, tha Latiq, ajo lindi njė mendimtar si Aliun. Alija vėrtetoi se nuk kanė mbetur vetėm disa enklava, por shkėndija qė kanė rrezatuar Botėn, me punėn, veprat, idetė dhe luftėrat e tyre".
    "Myslimanet e rinj", njė grup i tė rinjve tė Bosnjės, kanė marrė njė leksion nga sureja Jusuf, kur e hedhin atė nė bunar, por All-llahu e nxjerr atė dhe e bėn udhėheqės tė popullit". Ngjashėm ishte edhe historia e grupit "Myslimanėt e rinj", nė Bosnjė. Mė tutje tha Dr.Latiq, se "nė luftėn e vėshtirė tė Bosnjės ka pasur edhe gabime sporadike, kjo edhe ėshtė hije e natyrės njerėzore, duke cekur shembullin tė cilin e merrte shpeshherė Alija, tė cituar nga Malkom X, "Vetėm Zoti ėshtė i pagabuar, neve na takojnė vetėm gabimet".

    Fjalėn tjetėr tė rastit e kishte Sadik Jillmaz, letrar dhe studiues nga Turqia.
    "Unė vij nga vendi i dytė i Mehmet Akifit (Ankara) pasi vendlindja e tij e pare ishte Peja, i cili siē e dini e ka shkruar himnin kombėtar tė Turqisė. Sadaka mė e madhe pėr njė njeri ėshtė qė qenien e tij t'ia pėrkushtoj Krijuesit tė tij, ata nė kuptimin simbolik janė dėshmor", duke aluduar nė ajetin kuranor "Ata janė tė gjallė, nuk kanė vdekur".
    Myslimanėt nuk pushtuan gjatė historisė sė tyre, por ata ēliruan. "Fet'h" d.m.th. "Ēlirim", pra t'i bėsh ēlirim njė vendi drejtė sė vėrtetės. Ashtu siē tregohet se Bogomilėt i bėn kėrkesė Sulltan Mehmet Fatih "Ejani dhe na ēlironi", Alija ishte i vetėdijshėm se e ka mposhtur armikun me drejtėsi, devotshmėri dhe durim. Njė urtak u thoshte nxėnėsve tė tyre "Nė traditėn tonė ka zanate tė ndryshme, vetėm dy punė nuk konsiderohen profesion, gjuetia dhe kasapi", kjo aludon nė atė se mos u bėni vrasės dhe mbytės. Kapitalizmi ka zhvilluar teknologjinė por ka shuajt vlerat etike dhe morale, andaj pa bashkimin e kėtyre vlerave, perėndimore dhe lindore ashtu siē i bashkoi Aliu gjatė jetės dhe udhėheqjes sė vet, nuk do tė ketė sukses, pėrfundoi ai.

    I fundit tė pranishmėve iu drejtua njeriu i cili ka bėrė shumė pėr Alijan, ka shkruar sa libra pėr tė, dhe ka realizuar intervistėn e fundit para vdekjes me Alija Izetbegoviqin, intervistė e cila do tė jetė udhrrėfim okular pėr ēdo shkrues tė biografisė sė Izetbegoviqit, gazetari Hakif Emre.

    Emre ndėr tė tjera tha: "Duke shprehur simpatinė dhe respektin pėr organizatorin, mikpritjen prizrenase dhe tė pranishmit e shumtė sot dhe ju urojmė drejtpėrsėdrejti Kosovėn e Pavarur, mandej edhe promovojmė librin e njė lideri i cili tėrė jetėn e tij e shkriu nė shėrbim tė lirisė dhe pavarėsisė njerėzore"
    Dua tė njoftoj se ky libėr ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhen turke dhe ėshtė emėrtuar si "Dėshmitar i historisė". Si pėr koincidencė, libri ėshtė botuar tė premten, ndėrsa tė dielėn kemi marr lajmin pėr ndėrrimin jetė tė tij.
    Duk vazhduar mė tutje i emocionuar Emre tha "Alija ishte njė lider i cili krijoi Historinė, ai ishte jo vetėm dėshmitar pasiv i saj po edhe krijues aktiv i saj. Bėrja e historisė nuk u bė nga ai vetėm si komandant apo udhėheqės i popullit boshnjak, por edhe me idetė e tij. Pati njerėz tė cilėt patėn guxim njerėzor, po asnjė lider nuk pati guxim sė bashku me vizion sikur ai"
    Dihet se kohėn e fundit dhembjen mė tė madhe e kanė pėrjetuar popujt mysliman me histori tė ndryshme dhe tė shpėrndarė larg gjeografikisht nė harta.
    Nėn ndikimin e disa religjioneve tė huaja, myslimanėt nganjėherė janė hasmuar edhe mes veti. Aliu ka dhėnė idenė nė praktikė se si duhet tė bashkohen popujt e ndryshėm. Alija ėshtė njė lider i pashembullt dhe themelues i Bosnjė Hercegovinės, pėrfundoi Emre.
    Para pėrfundimit, moderatori i kėtij promovimi z. Mehmet Kalisi, fjalėn pėrmbyllėse ia dha prof. Faik Miftarit.

    Ai nder tė tjera tha: Falėnderoj AKEA dhe TIKA, lidhur me organizimin e konferencės madhėshtor dje nė Prishtinė, kushtuar pesė vjetorit tė vdekjes sė Alija Izetbegoviqit, dhe pėr kėtė promovim tė librit tė tij " Kujtime". Libėr i cili me njė pėrkthim tė shkėlqyeshėm dhe pėrgatitje tė lartė teknike, iu ka ofruar shoqėrisė sonė nė gjuhėn shqipe. Po tė mos ishte Alija, shteti i Bosnjės nuk do tė formohej dhe as qė do tė ekzistonte. Ai ishte Degol i Bosnjės dhe maksima e tij ishte Islame. Kėtė libėr do ta preferoja pėr ēdo kėnd, student, intelektual, teolog, politikan dhe njeri i cili do tė mėsoj mė shumė pėr pėrvojėn e shkėlqyer tė jetė sė Alija Izetbegoviqit"
    Dhe duke pėrfunduar fjalėn e tij, ai citoi thėniet e Aliut nga libri " Kujtime":
    "Kjo nuk ėshtė paqe e drejtė, por ėshtė paqe e pamundur nė njė kohė kur ka luftė tė padrejtė por edhe paqe tė padrejtė. Zotin e kemi dėshmitar se kemi bėrė ēdo gjė qė ėshtė e mundur qė tė bėjmė shtetin tonė"

    Nė fund tė promovimit u shfaq edhe intervista me Alia Izetbegoviqin, All-llahu e pranoftė prej robėrve dėshmor tė Rrugės tė Tij.

    Bashkim MEHANI & Rrahman FERIZI
    21 dhjetor 2008, Prizren

  8. #328
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Astronauti i parė qė fali namazin e parė nė gjithėsi (vit 2007), malajziasi dr. Shejh Muzaffer Shukur, filloi formimin e Agjencisė kozmike islame.



    Dr. Shukur thekson se dėshira e tij ėshtė qė sa mė shumė musliman tė shkollohen dhe tė pėrgatiten pėr astronaut dhe shumė prej tyre tė udhėtojnė nė gjithėsi.

    Astronauti malajzias pėrkujton se deri mė tani nė gjithėsi kanė udhėtuar rreth 500 njerėz, prej tyre vetėm nėntė ishin musliman. Ai, mė tej, ankohet nė mungesėn e arritjeve shkencore nė vendet muslimane dhe shton: "Duhet ta dimė se ai qė pushton gjithėsinė, do ta pushtoj edhe tokėn". Ai, gjithashtu, shtoi se SHBA-tė dhe Perėndimi kanė arritur suksese tė mėdha shkencore, ndėrsa Kina, India dhe Korea jugore i janė bashkangjitur garės, dhe u bėnė thirrje vendeve muslimane qė tė punojnė nė krijimin e astronautėve tė rinj.

    Nė lidhje me projektin e Agjencisė kozmike islame, dr Shukur ėshtė takuar me princin arab Bin Selmanin i cili e pėrkrahu kėtė projekt.

    Dr. Shukur ėshtė 35 vjeēar kirurg ortoped dhe muslimani i parė astronaut i cili ishte nė gjithėsi gjatė muajit Ramazan.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  9. #329
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Lubjanė: Nėnshkruhet marrėveshja pėr shitjen e truallit komunal pėr ndėrtimin e xhamisė


    Bashkiaku i Lubjanės Zoran Jankoviq dhe myftiu Nexhad Grabus tė mėrkurėn nėnshkruan marrėveshjen sipas sė cilės 50.000 besimtar mysliman nė Slloveni mund ta blejnė truallin pėr ndėrtimin e xhamisė nė Lubjanė.

    Marrėveshja mes qytetit dhe krerėve tė Bashkėsisė Islame nė Slloveni parasheh shitjen e truallit lokal me sipėrfaqe mė shumė se 11.000 metėr katror pėr 4.7 milion euro. Bashkėsia Islame e Sllovenisė obligohet qė mjetet t'i paguaj nė afat prej tetė ditėsh.

    Myftiu Grabus falėnderoi Jankoviqin pėr angazhimin e tij qė muslimanėt slloven pas 40 vitesh nga kėrkesa e parė fitojnė objektin e tyre tė parė fetare dhe kulturor dhe shpreson qė mjetet e nevojshme do tė mblidhen nė kohė tė caktuar pėr t'u paguar nė llogarinė komunale.

    Por, ka prej tyre qė kundėrshtojnė ndėrtimin e xhamisė sė parė nė Slloveni, ndėrsa njė kėshilltar bėri tė ditur se brenda njė muaji do tė tentoj t'i mbledh 11.500 nėnshkrime tė nevojshme qė tė mbahet njė referendum. Jankoviq e kundėrshton kėtė ide dhe paralajmėroi se nėse vjen deri te organizimi i referendumit. Do tė kėrkoj shpjegim nga Gjykata e lartė.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Shqipėtarėt nė Amerikė festojnė vitin e ri Hixhri

    Shqipėtarėt nė Amerikė festojnė vitin e ri Hixhri

    Viti i ri i hixhretit 1430 u shenua edhe ne Amerik.
    E martė, 30 Dhjetor 2008 07:04

    Emri:  shq Am 1.jpg

Shikime: 593

Madhėsia:  45.3 KB

    Komuniteti musliman shqiptar ne Kenosha te shtetit te Wiskonsinit, te dielen ne mbremje e shenuan ndrrimin e motmoteve sipas kalendarit islam me nji manifestim modest. Para nje numri te konsiderueshem te besimtareve te ketij komuniteti, per rendesine e ndodhise se Hixhretit ne historine Islame dhe ne arenen nderkombetare, ligjeroi Mr. Bashkim Aliu, i cili ne vecanti theksoi te arriturat e muslimaneve 1430 vjet pas hixhretit te Pejgamberit s.a.v.s. Mr. Bashkim Aliu ne ligjeraten e tij theksoi se eshte kenaqesi e vecante te flitet per kete ndodhi ketu ne Amerike, sepse praktikisht shihet se Islami ka arritur edhe ne kete toke te larget, ku jo vetem qe dihet per Islamin, por edhe dita-dites shtohet numri i muslimaneve. Ne vecanti duhet theksuar se per Islamin interesohen personalitetet e feve tjera.

    Pas ligjerates, ne nje tubim marathon, te pranishmit parashtruan pyetje te ndryshme, si per hixhretin, po ashtu edhe per ceshtje tjera te muslimaneve te sotem.

    Tubimi u hap me leximin e nje pjese nga Kur'ani te cilen e beri imami i Qendres Islame Shqiptare te Wiskonsinit, imam Ilaz Fetahu.

    Eshte me rendesi te permendet se ne kete tubim prezentuan edhe nje numer i konsiderueshem i femrave.

    Emri:  shq Am 2.jpg

Shikime: 560

Madhėsia:  33.9 KBSkedarėt e Bashkėngjitur 113061
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archicad : 30-12-2008 mė 19:35

Faqja 33 prej 37 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •