Islami nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
Konvertime December 25th, 2007
Besohet se Mansa Ebu Bekri i Malit udhėtoi nė Gulf tė Meksikos mė 1312.
Analizat etno-linguistike tregojnė lidhjet ndėrmjet disa popujve tė Afrikės Perėndimore dhe amerikanėve vendasė qė jetojnė nė Gulf tė Meksikės, rajon i Amerikės. Kėto tė dhėna janė tė diskutueshme dhe nuk janė pranuar nga tė gjithė dijetarėt.Ėshtė pothuajse e pamundur tė flasėsh nė pėrgjithėsi pėr muslimanėt amerikanė; tė kthyerit nė Islam, imigrantėt, punėtorėt e fabrikave, mjekėt pasi qė tė gjithė janė duke e dhėnė kontributin e tyre pėr ardhmėrinė e Amerikės. Ky komunitet kompleks ėshtė i uniformuar me besim unik, i pėrforcuar nga njėri skaj nė tjetrin me mė shumė se njėmijė xhami.
Muslimanėt kishin ardhur herėt nė Amerikėn Veriore. Nė shekullin e tetėmbėdhjetė aty ishin disa mijėra, duke punuar si robėr nė plantacione. Kėto komunitete tė hershme ndėrpriten prej familjes dhe trashėgimisė sė tyre dhe pashmangshėm humbin identitetin e tyre islam me kalimin e kohės. Sot shumė muslimanė afro-amerikanė luajnė rol tė rėndėsishėm nė komunitetin islam.
Nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, prapėseprapė, shihen fillet e ardhjes sė muslimanėve arabė, shumica e tė cilėve vendosen nė qendrat e mėdha industriale dhe faleshin nė vendfaljet e tyre me qira. Fillimi i shekullit tė njėzetė dėshmon ardhjen e disa qindra mijėra muslimanėve prej Evropės Lindore: xhamia e parė shqiptare ėshtė hapur nė Maine mė 1915; tė tjerat shumė shpejt e pasuan, dhe njė grup i muslimanėve polakė e hapėn xhaminė nė Bruklin mė 1928.
Mė 1947 ėshtė themeluar Qendra Islame e Washingtonit gjatė periudhės sė presidentit Truman dhe nė vitet e pesėdhjeta u formuan disa organizata gjithėpopullore. Gjatė viteve tė pesėdhjeta deri nė tė shtatėdhjetat ishte njė fluks i madh i muslimanėve tė ardhur nga India dhe Pakistani tė cilėt sot pėrfaqėsojnė segmentin kryesor tė muslimanėve imigrantė amerikanė. Prej fillimit tė viteve tė njėzeta deri nė tė shtatėdhjetat disa organizata pseudo-islame u shfaqėn nė mesin e muslimanėve vendas duke pėrdorur terminologjinė islame pėr t’i mbuluar mėsimet raciste joislame: Kombi i Islamit (The Nation of Islam - tė ashtuquajtur “Muslimanėt e zinj”), Vakėfi Shkencor Mavritan (The Moorish Science Temple), The Ansarullah (Ansarullahėt).
Malkolm X, i cili ishte zėdhėnės i “Nation of Islam”, u kthye kundėr liderit tė tij dhe, pas eksperiencės sė vėllazėrisė sė vėrtetė islame gjatė Haxhit tė tij ndryshoi mendimin e tij nė lidhje me pjesėtarėt e racės sė bardhė. Antentati ndaj Malkolmit mė 1965 nuk ndikoi nė shpėrbėrjen e “Muslimanėve tė zinj”.
Megjithėse kėto organizata gjithmonė kanė mbetur pakica tė vogla por tė zhurmshme, disa prej pėrfaqėsuesve tė tyre vazhdojnė tė nxijnė imazhin e Islamit deri nė ditėt e sotme.
Islami ėshtė njėra prej feve mė tė pėrhapura nė SH.B.A. Sot popullata muslimane nė Amerikė, sipas studiueve, llogaritet prej pesė milionė deri nė tetė milionė.
Komuniteti musliman amerikan ėshtė mozaik kulturash. Pjesėtarėt e tij vijnė prej pesė kontinenteve tė mėdha. Nė fakt, studimi i fundit tregon se shumica e muslimanėve janė imigrantė – 77.6 % pėrballė 22.4% muslimanėve tė lindur nė SH.B.A.
Kėshtu, afro-amerikanėt raportohet se pėrfshijnė 42% tė shumicės sė tyre; 24.4% janė indo-pakistanezė; 12.4% janė arabė; 5.2% janė afrikanė; 3.6% janė iranianė; 2.4% janė turq; 2% janė nga Azia Jug-lindore; 1.6% janė amerikanė tė bardhė; 3.2% janė shqiptarė; dhe tė gjitha grupet e tjera pėrfshijnė 5.6%.
Dhjetė shtetet me mė sė shumti muslimanė nė Shtete e Bashkuara janė: Kalifornia, Nju-Jorku, Illinoisi, Nju-Gjersi, Indiana, Miēigeni, Virgjinia, Teksasi, Ohio dhe Merilendi (tė renditura sipas popullatės).
Pėrktheu: Fexhrie Kaēiu
Krijoni Kontakt