Close
Faqja 6 prej 37 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 368
  1. #51
    Faqja zyrtare e kishes.
    www.johannische-kirche.org
    Mungesa e besimit e ben njeriun te cmendur...

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Ligji i Sheriatit mberrin ne Angli

    > http://www.independ ent.co.uk/ news/uk/home- news/sharia- law-coming- to-
    britain-859981. html>

    Ligji i sheriatit mberrin ne Angli
    Nga : David Barred
    E Premte 04.07.08

    Perktheu Vajada Keēi (M)
    ( O Zot na fal nese harrojme ose gabojme.)

    Sheriati mund te luaj rol ne disa pjese te sistemit ligjor, tha sot
    gjykatesi me i larte i Wellsit dhe Angliste.

    Zoteria e tij Shefi i Drejtesise,Lord Philips of North Matravers
    paraqiti mundesine e vendosjes se gjykatave te sheriatit ne kete vend
    si dhe mundesine per te vendosur sanksione.

    Keshtu qe ne nje fjalim ne Qendren Muslimane te Londres Lindore,ne
    Witechapel,ai pohoi se nuk ka arsye pse principet e sheriatit
    Islam te mos perdoren ne " Ndermjetesim apo forma alternative te
    zgjidhjeve te mosmareveshjeve ".

    Sheriati,nje seri principesh te cilat udheheqin praktikimin e besimit
    te shume Muslimaneve, si dhe nje menyre jetese per ta, vuan
    nga "keqkuptimet e perhapura" tek te tjeret,shtoi ai.

    Lord Philips tha se:" Nuk ka arsye perse principet e Sheriatit Islam
    apo te ēdo kodi tjeter fetar,te mos jene baza per ndermjetesime apo
    forma alternative te zgjidhjes se mosmarveshjeve. "

    "Por duhet te pranohet se, ēdo sanksjon i cili nuk perputhet me
    ndermjetesimin do te zevendesohet nga ligjet ne fuqi te Anglise
    dhe Wellsit."

    Zoteria e tij Shefi i Drejtesise tha se disa prej denimeve fizike
    si fshikullimi me kamzhik,te gjuajturit me gure dhe te prerit e
    duarve nuk do te jene te pranueshme.

    Ai shtoi se :-" Nuk do te kete kerkesa per aplikime te tilla ne
    gjykatat e vendosura ne kete vend,keshtu qe, te tilla sanksione nuk
    kan per t'u aplikuar."

    "Per sa i perket ligjeve,ata te cilet jetojne ne kete vend jane te
    drejtuar nga ligjet angleze dhe ato te Wellsit dhe jane subjekt i
    jurizdiksjonit te gjykatave te tyre."

    Gjykatesi tha se Kryepeshkopi i Canterbury,Dr Rowan Williams,ka
    qene i keqkuptuar kur u transmetua per te te kish thene se
    Muslimanet Anglez duhet te drejtohen sipas Sheriatit.
    Dr Williams sugjeroi se Sheriati mund te luaj nje rol ne "
    aspektet e ligjeve mbi martesen, rregullimin e transaksioneve
    financjare dh estrukturave te autorizuara te ndermjetesimit si dhe
    ne zgjidhjen e konflikteve. "

    Zoteria e tij Shefi i Drejtesise i tha audiences se tij se :"Nuk
    eshte shume radikale te perqafosh Sheriatin Islam ne kontekstin e
    mosmarreveshjeve familiare per shembull, ndersa vendit tone do t'i
    duhet kohe gjer sa te mirepres sugjerimet e Kryepeshkopit ."

    Eshte e mundur ne kete vend ,qe,ato te cilet jane duke nisur nje
    marresveshje kontraktuale te bien ne dakord qe marreveshja te
    kryhet ne baze te ligjeve te tjera perveēa atyre Angleze.

    Allahu ja shperblefte vellaut qe e gjeti kete materjal.
    Selam aleikum
    Vajada
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 07-07-2008 mė 08:46
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  3. #53
    ..... Maska e player
    Anėtarėsuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    24
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Shume institucione fetare e quajne veten kishe, por kjo qe thua pak me lart ( nese eshte e vertete) nuk eshte kishe e Krishtit. Kisha te tilla te reme ka me qindra ne te gjithe boten, por qe nuk kane Krisht, dhe nuk e njohin Krishtin. Jezusi per te tilla kisha tha: Shume do te me thone ate dite Zot Zot......, por une do tju them, ikni se nuk ju kam njohur ASJEHERE ju qe kini bere PAUDHESINE.
    Nje kishe si kjo te cilen as e kam digjuar dhe as e njoh, e cila nuk njeh Krishtin, natyrisht qe do ta pranoje te gjithe fete qe nuke e njohin Krishtin, ku islami eshte i pari. Gezohuni per miqte tuaj, se do te jeni ne te njejtin vend.
    Deshmuesi mos u merzit se ky esht fenomen qe ndodh shpesh .. Para disa kohesh ne kishe e Wesminister Londer, Angli, u perdoren ne nje meshe 99 emrat/vecorit e Zotit qe vetem ne Kuran mund ti gjesh. Kete nuk e them un por gazezat me te medha ketu

  4. #54
    Citim Postuar mė parė nga crici_01 Lexo Postimin
    Archicad,
    kam lexuar me shume vemendje cka ke shkruar. Duket se besimi eshte te besh dicka.
    Te lutem, me thuaj cfare eshte besimi, nje definim.
    Me simpati. crici_01

    Besimi dmth IMAN


    Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thėnė:

    "Njė ditė ishim duke ndejur te i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u duk njė njeri me rroba shumė tė bardha dhe flokė shumė tė zeza. Nė tė nuk hetohej shenja e udhėtimit dhe askush prej nesh nuk e njohėm. U ulė pranė tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i mbėshtetur gjunjėt e vet nė gjunjėt e tij, i vendosi duart e veta nė kofshėn e tij dhe tha:

    'O Muhammed, mė trego ē'ėshtė Islami?' I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: 'Islami ėshtė tė dėshmosh qė nuk ka zot tjetėr, pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjėrosh ramazanin, ta vizitosh Ka'ben nėse ke mundėsi ta bėsh kėtė!' Ai tha: 'Tė vėrtetėn e the!' Ne u ēuditėm: po e pyet dhe po ia vėrteton. Ai tha: 'Mė trego, ē'ėshtė imani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, tė Dėrguarit e Tij, Ditėn e fundit dhe tė besosh nė tė caktuarit e Tij tė tė mirės dhe tė keqes.' Tha: 'Tė vėrtetėn e the.' Tha: 'Mė trego ē'ėshtė ihsani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai vėrtet tė sheh ty.' Tha: 'Mė trego ē'ėshtė ēasti (i fundit, dita e shkatėrrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Pėr kėtė i pyeturi nuk di mė shumė nga ai i cili pyet.''Mė trego mbi shenjat e tij?' Tha: 'Kur robėresha t'i lind vetes zonjushė, kur tė shihen barinjtė kėmbėzbathur, tė zhveshur e tė mjerė se si garojnė nė ndėrtimin e godinave tė mėdha.' Pastaj shkoi, kurse unė mbeta i habitur. Pastaj (i Dėrguari) tha: 'O Umer, a e njeh atė qė mė pyeti?' Thashė: 'All-llahu dhe i Dėrguari i Tij mė sė miri e di.' Tha: 'Vėrtet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mėsojė fenė tuaj'."

    (Muslimi)

  5. #55
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Per me dite sheriatin shume e lehte kapne lexoni Ku'ranin edhe hadithet e Pejgamberit a.s .
    KOSOVA E MADHE

  6. #56
    MusLiman El-Hamduli-Lah
    Anėtarėsuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Kur'an 19:32 Muhammedi: Me ka bere te miresjellshem ndaj nenes sime, e nuk me ka bere krye larte e as te padegjueshem.||Bible Gjoni 2:4 Jezui iu pergjegj Marise: Grua, se cdo bej une, eshte puna ime jo e puna jote?
    Postime
    111
    Citim Postuar mė parė nga eldonel Lexo Postimin
    Per me dite sheriatin shume e lehte kapne lexoni Ku'ranin edhe hadithet e Pejgamberit a.s .
    Pajtohem Plotesisht...

    Ose per me shume mund ta vizitoni www.forumi.mitrovisioni.com mund te beni pyetje

    ju pershendes

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Persheshi
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    6
    Bardakoglu: Tė unifikohen datat Islame

    Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Turqisė Ali Bardakoglu, propozoi nė Organizatėn e Konferencės Islamike unifikimin e datave tė rėndėsishme tė muslimanėve.
    E martė, 15 Korrik 2008 11:47

    "Nė shekullin njėzetenjė muslimanėt nė botė duhet tė festojnė nė njė ditė Bajramet, nė njė ditė duhet tė fillojnė agjėrimin dhe nė njė ditė duhet tė bėjnė lutje nė Arafat" u shpreh Ali Bardakoglu, Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Turqisė, i cili ku propozoi nė Konferencėn Islamike miratimin e njė rerzolutė ku do tė unifikoj festat e Ummetit Islam. "Kjo ėshtė mė sė e nevojshme pėr muslimanėt" shtoi Bardakoglu.

    mesazhi.com

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Jeffrey Lang: Namazi im i parė pasi e pranova Islamin

    “ O All-llah kėrkoj falje pėr kryelartėsinė dhe mosrespektin e treguar . Ti e di mė sė miri se unė vij nga shumė larg, dhe jam nė fillim tė udhės. Tė lutem o All-llah mė ndihmo”

    Jeffrey Lang, Profesori i matematikės nė Universitetin e Kansasit nė SHBA, ish ateist, nė librin e tij “Ditėn kur e pranova Islamin” shkruan:

    “Nė atė ditė kur e pranova Islamin, imami i xhamisė mė dhuroi njė doracak ku kishte informata se si falet namazi. Isha i habitur kur sodisja brengėn e nxėnėsve nė xhami tė cilėt vėrenin gjendjen time, poashtu edhe shumė njerėz aty mė kėshilluan tė jem i lirė dhe mos tė filloj tė falem menjėherė ngase kėtė mundja ta bėja mė vonė. Tė tjerėt mė thonin qė tė leja pėr mė vonė gjėrat qė do tė mė bėnin ngarkesė, duke menduar nė namazin, sepse tė gjitha do tė rregulloheshin me kohė. E unė mendoja nė veten time se a thua qenka kaq e vėshtirė tė falesh?

    I mbylla veshėt ndaj kėshillave tė njerėzve nė xhami dhe vendosa tė nisja tė falja qė atė ditė pesė kohėt e namazit. Atė natė qėndrova shumė gjatė nė dhomėn time tė vogėl duke mėsuar nga libri pėr namazin. Lexoja suret dhe mundohesha tė mėsoja pėrmendėsh veprimet dhe duatė qė duhej thėnė gjatė namazit. Natyrisht kjo mė morri shumė nė kohė sepse me orė tė tėra pėrpiqesha tė mėsojė pėrmendėsh lutjet nė gjuhėn arabe dhe tė mėsoja pėrkthimin e tyre nė gjuhėn angleze. Dhe dikur mė vonė u bėra i sigurt, dhe i vendosur tė fali namazin tim tė parė. Vėrejta se ishte bėrė vonė, ishte mesnatė dhe bėra nijet tė fali namazin e Jacisė.

    U drejtova pėr nė banjo pėr tė marrė abdes, gjithnjė duke u konsultuar me librin tė cilin e mbaja nė njė kėnd . E shikoja me kujdes librin pėr tė zbatuar rregullat e abdestit ashtu si rekomandoheshin nė libėr. Pasi mbarova abdesin hyra brenda pėr nė dhomė, pikat e ujit pikonin nga gjymtyrėt e mij ngase aty shkruante se mos fshirja e gjymtyrėve ishte mė e preferuar. Mė pas qėndrova nė mes tė dhomės duke u menduar se nė cilin drejtim ishte Qabja, pastaj morra frymė thellė, por sapo i ngrita duart duke thėnė All-llahu Ekber u mendova se mos po ma dėgjon zėrin dikush. Menjėherė mė shkoi mendja nė perden, a thua a e kisha lėnė tė hapur apo jo? Mu kujtua se e kisha lėnė tė hapur, dhe mendova se cka do tė ishte halli im po qė se fqinjtė e mi do tė shihnin se unė po falem.

    U drejtova kah dritarja dhe shikova jashtė, nuk pashė asnjeri dhe u qetėsova, pastaj e mbylla edhe perden mirė. U riktheva nė vendin e mėparshėm, pėr tu falur. I ngrita duart pėr Tekbir duke thėnė “All-llahu Ekber”, por tani me njė zė mė tė ultė . Mė kujtohet se e lexova me vėshtirėsi suren “Fatiha” dhe pastaj njė sure tė shkurtėr, dhe kjo vinte shumė e vėshtirė pėr nefsin tim. Po tė mė dėgjonte ndonjė arab, me siguri nuk do tė kuptonte asgjė nga leximi im. Pastaj sėrish me njė zė tė ultė bėra Tekbir dhe u ula nė ruku duke i lėshuar duart mbi gjunjė. Mė kujtohet se kurrė nuk e kisha ulė shpinėn time nė kėtė mėnyrė. Kjo pozitė mė mundoi shumė dhe mendova se jam fatlum qė nuk ėshtė dikush tjetėr nė dhomė qė tė mė shihte nė kėtė pozitė. Vazhdova duke thėnė “Subhane Rabijel Adhim” qė pėrsėrita disa herė. Pastaj u drejtova duke thėnė “Semi All-llahu limen Hamideh – Rabena Lekel Hamd”. Vėrejta se mė ishin shpeshtuar tė rrahurat e zemrės.. Pastaj thashė “ All-llahu Ekber” dhe tani ishte rradha e tė rėnurit nė sexhde. Heshtur shikoja nė vendin ku do tė bija nė sexhde duke menduar se a thua unė me tė vėrtetė do ta bėja kėtė? Si do tė vendosja unė duart nė tokė dhe do tė pėrkulesha siq pėrkulen robėrit para pronarėve tė tyre? Qėndroja nė vend si i gozhduar dhe pa lėvizur duke notuar nė kėto mendime.

    “ Jo nuk mund tė bėj unė kėtė” mendova njėkohė dhe gati mu ngrinė kėmbėt. A thua se sa do tė qesheshin kolegėt e mi po tė mė shihnin nė kėtė gjendje. Po imagjinoj se do tė thonin se arabėt e shkretė kanė ndikuar tek ti… “Jo”…”Jo”… thashė njėkohė dhe fillova tė bėj lutje duke kėrkuar ndihmė nga All-llahu. Njė moment morra frymė thellė, u qetėsova dhe u mundova tė pėrballoj nefsin tim… pastaj u ula nė tokė, por assesi nuk mundja tė vendosja fytyrėn nė sexhde. Pastaj njė kohė largova tė gjitha medimet qė i kisha nė tru dhe e mundova nefsin time, mė nė fund bėra sexhden e parė nė jetėn time duke thėnė “Subhane Rabijel Ala”. Pastaj sėrish shqiptova “All-llahu Ekber” pėr tu ngritur nga sexhdeja e parė. Pa menduar fare pėr gjėrat, sėrish shkova nė sexhde dhe kėtė herė ndjeva se hunda ime prekte tokėn, dhe thashė “Subhane Rabijel Ala” tri herė. Nė ato momente vendosa t’i largohem labilitetit dhe ta fali kėtė namaz deri nė fund.

    Thashė” All-llahu Ekber” dhe u ngrita nė kėmbė, pastaj kėshillova nefsin tim duke i thėnė se mė kanė mbetur vetėm edhe tre rekate tė pakryera, dhe pasi e nisa do ta pėrfundoj. Vazhdova duke u ballafaquar me nderin dhe mburrjen time. Por kėsaj rradhe ishte mė e lehtė, ndėrsa nė sexhden e fundit isha i krejtėsisht i qetė. Nė fund dhashė edhe selam.
    Isha aq i lodhur sa nuk mund ta pėrshkruaj, mė nė fund u ndala tė mendoj tė gjitha veprimet qė i kisha bėrė nga fillimi deri nė fund tė namazit. Gjatė kėsaj kohe mua mė shoqėroi edhe turpi sepse kisha aq shumė vėshtirėsi tė zbatoja namazin, urdhėrin e All-llahut.
    A thua ishte aq e vėshtirė tė falet namazi?
    “ O All-llah kėrkoj falje pėr kryelartėsinė dhe mosrespektin e treguar, Ti e di mė sė miri se unė vij nga shumė larg, dhe jam nė fillim tė udhės. Tė lutem o All-llah mė ndihmo”! Kėto fjalė qė derdheshin nga buza ime shoqėroheshin edhe nga lotėt . Trupi im ishte i stėrlodhur. Dhe pikėrisht nė kėto momente mė kaploi njė gjendje e cila nuk mund tė pėrshkruhet, ku i gjithė trupi filloj tė mė dridhej dhe fillova tė qaja ku lotėt rridhin me tė madhe nga sytė e mi, sa mė shumė qė qaja aq mė shumė rritej ndjeshmėria ime dhe kėshtu mė kaploi rahmeti i All-llahut.
    Por cka ishte ajo qė mė shtyri tė qaja me lot?

    Sikur u hap njė sef pėr herė tė parė nė thellėsinė e shpirtit tim i cili nė brendi kishte njė thesar tė madh. Mua, njėkohėsisht krahas frikės, mė kaploi edhe njė qetėsi e papėrshkrueshme dhe nė kėto momente kur i shėnoj kėto fjalė ia drejtoj pyetjen vetes time dhe nuk mund t’i pėrgjigjem asaj. Falja e All-llahut nuk ėshtė vetėm shlyerja e mėkateve por njėkohėshish mėshira e All-llahut na i shėron edhe plagėt tona. Po ashtu kjo i ofron njeriut njė qetėsi tė pashpjeguar dhe kjo ka qenė njė ndjenjė qė unė kurrė mė parė nuk e kam ndjerė nė jetėn time.

    Pėr njė kohė tė gjatė qėndrova duke qarė me kokė tė pėrulur dhe tė mbuluar nga duart. Ndėrsa kur erdha nė vete ndjeva njė lodhje aq tė madhe nė trupin tim sa qė nuk mė kujtohet tė jem lodhur ndonjėherė kėshtu. Kjo ishte njė pėrvojė e paparė pėr mua dhe as e imagjinuar mėparė nga unė. Nė fillim mendoja tė mos i flisja asnjerit pėr kėtė ngjarje qė mė shoqėroi gjatė namazit tim tė parė, derisa e kuptova se mė ka ndodhur gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn time nė atė natė”.
    “O All-llah, tė lutem mos mė lejo tė jetoj po qė se do ti kthehem kufrit dhe tė lutem O All-llah mė mundėso tė dorėzojė shpirtin tim me iman. Tanimė unė besoj se nuk mund tė jetoj as njė ditė duke mohuar ekzistencėn Tėnde, dhe pėr mua ėshtė HARAM jeta, nėse nuk jetoj si musliman”
    Ndėrsa All-llahu thotė kėshtu “ Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz, vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin). Tė cilėt janė tė bindur se do tė takojnė Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij” (Bekare 45-46)”
    Kjo do tė thotė qė kur nuk je besimtar i fortė tė falurit e namazit ėshtė shumė e vėshtirė, ndėrsa njė namaz, i cili teston imanin tonė zgjat vetėm 10 minuta. Dhe brenda 24 orėsh njeriu duhet tė ndajė dhjetė minuta pėr tė kuptuar se a ėshtė besimtarė i plotė apo jo... “

  9. #59
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Jemenasi letrėn e Pejgamberit a.s. dėrguar Herakleut e shet pėr 41 milion dollarė



    Njė person me prejardhje nga Jemeni, i cili momentalisht jeton nė Katar, ofroi nė shitje letrėn e Muhammedit a.s. drejtuar imperatorit romak Herakleut, i cili, siē qėndron nė ofertė, e vjetėr njė mijė e katėrqind vjet, thotė se letra ėshtė e vulosur me vulėn e Pejgamberit a.s.

    Fotot e disa letrave tė vjetra tė Pejgamberit a.s.

    Si argument pėr sinqeritetin e tij sjell analizėn e tė njėjtit tė cilėn e ka bėrė agjencia gjermane me renome pėr analiza laboratorike.

    Nė deklaratė pėr "Islam-online.net", Hassan Keshm tha: "Kėrkimet tė cilėt janė bėrė nė laboratorėt e specializuar gjerman tregojnė se bėhet fjalė pėr "ekzemplar autentik". Krahas ekspertėve gjerman nė kėtė lami, "letrėn" patėn rast ta verifikojnė edhe ekspertėt egjiptian.

    Ai theksoi se ėshtė "pronari i parė i letrės" dhe se familja e tij kėtė letėr e ka ruajtur dhe e ka pėrcjell nga gjenerata nė gjeneratė, deri mė sot, si "pasuri me vlera tė mėdha tė kulturės islame".

    Qėllimi i tij qė kėtė letėr ta shes pėr njė ēmim tė tillė ėshtė se ai dėshiron tė tregon rėndėsinė e kėsaj letre, e cila dėshmon "tolerancėn e madhe tė Muhammedit a.s. ndaj sundimtarėve tė shteteve pėrreth".

    Ndėrsa qėllimi kryesor i kėtij "shitėsi" ėshtė qė kjo letėr, nė tė ardhmen, tė jetė pjesė e ndonjė muzeu "arab apo islam", por edhe shtoi: "Nėse konsultimet rreth shitjes dėshtojnė me palėn muslimane, do tė jem i detyruar qė kėtė "eksponat" t'ia ofroj nė ankandin pėr shitjen e shkrimeve, akuizicioneve dhe antikiteteve nė Londėr".

    Ai thotė se nuk do tė pranoj shumėn mė tė vogėl se 150 milion rial (41 milion dollar) pėr "letrėn", duke shtuar se pėr blerjen e saj veē janė tė interesuar disa blerės nga Katari dhe Jordani.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2008
    Postime
    111
    pershndetje kisha nje lutje deri tek ju ku mundem te gjej librin ,, vargjet e djjallit(satanes) nga Salma ruzhdi

Faqja 6 prej 37 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •