Close
Faqja 7 prej 37 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 368
  1. #61
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    I riu gjerman pranon islamin ne Mitrovice‏








    selam
    KOSOVA E MADHE

  2. #62
    I PĖRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NĖ TOKĖ
    Postime
    156
    Elhamdulilah

    Allahu ėshtė ai qė na ka nė dorė

    TĖ ALLAHUT JEMI DHE TE AI DO TĖ KTHEHEMI

    Pra mė mirė ėshtė qė rrobi tė kthehet te Krijuesi nė paqė se sa nė konflikt
    Allahu na udhėzoftė dhe na rruajt inshAllah
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI

  3. #63
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Atletet e mbuluara sfiduese nė Pekin




    Femrat nga vendlindja e Rukije El-Gasrasė nė Bahrejn janė aq krenare pėr vrapuesen e tyre pioniere nė lojėrat Olimpike sa qė disa prej tyre janė bėrė bashkė pėr tė dizajnuar dhe qepur ca palė mbulesa aerodinamike qė ajo mund tė vrapon me to.

    Kalorėsja egjiptase Shaima El-Gamel, pėr se treti herė nė Olimpiadė, do tė vesh mbulesėn Islame, dhe pėr herė tė parė nė Pekin. Ajo thotė se tani ajo ėshtė mė e rritur dhe se ėshtė mė e vendosur se kurdoherė.

    Lojėrat Olimpike tė sivjetme do tė shohin disa atlete tė mbuluara aty-kėtu tė cilat janė tė vendosura qė tė mos ofendohen Muslimanet e devotshme mbrapa nė vendet e tyre sė paku duke veshur mbulesėn dhe duke treguar se nuk ėshtė pengesė pėr to.

    Dy prej tyre El-Gasra e Bahrejnit dhe Homa Huseini e Iranit kanė pasur nderin tė jenė bajraktare pėr vendet e tyre nė ceremoninė e paradės sė atleteve.

    'Mbulesa kurrė nuk ka qenė problem pėr mua. Nė Bahrejn rritesh me tė,'- thotė El-Gasra, duke veshur kapelė tė bardhė pėrmbi mbulesėn e saj tė zezė e cila mbulon flokėt dhe qafen e saj. Veshja e saj vrapuese zbulon vetėm duart dhe fytyrėn e saj.

    'Ka pėr ditė e mė shumė femra nė sport nga vendet si Katari dhe Kuvajti. Ti mund tė zgjedhėsh pėr apo mos veshjen e mbulesės. Pėr mua ėshtė mė liberale'-thotė El-Gasra, veshja e sė cilės ėshtė e bardhė me tė kuqe,me ngjyrat e Bahrejnit.

    Prej sė janė shfaqur pėr herė tė parė disa dekada mė herėt, mbulesat nė Olimpiadė ka tėrhequr shikimet.

    Kėtė vit 6 Egjiptiane, 3 Iraniane, njė Afgane dhe njė Jemenas do tė garojnė me kokat e mbuluara si El-Gasra. Ato thonė se dėshirojnė tė frymėzojnė femrat nė vendet e tyre qė tė mos jenė stereotipe.

    'Kur unė kalėroj jam krenarė qė jam Muslimane. Ėshtė shumė simbolike pėr femrat nė vendin tim, 'thotė El-Gamal.

    Fshati i atletėve nė Pekin ka vėnė ushqim hallall pėr qindra Musliman qė qėndrojnė atje, por ka xhami vetėm pėr meshkuj, pavarėsisht nga numri i madh i femrave. /Pekin (Reuters)
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #64
    i regjistruar Maska e Beni_Sh
    Anėtarėsuar
    29-05-2003
    Vendndodhja
    ShKoDeR (kiRaS)
    Postime
    31
    Garat evropiane nė leximin e Kur'anit

    Bashkėsia Islame nė Kroaci dhe Qendra Islamike nė Zagreb nė bashkėpunim me Organizatėn Botėrore pėr hifz nga Xhidde mė 23 dhe 24.10.2008/24 dhe 25 Shewwal 1429h organizojnė Garat e 15-ta Evropiane tė lexuesve tė Kur'anit famėlartė nė Qendrėn Islamike nė Zagreb

    Garat e sivjetme mbahen me rastin e shėnimit tė pėrvjetorit tė 21-tė tė hapjes sė xhamisė nė Zagreb

    Garat do tė mbahet ditėn e premte nė pesė kategori:



    1. Nė hifz, tėrė Kur'ani
    2. Nė hifz, 15 (pesėmbėdhjetė) xhuze
    3. Nė hifz, 5 (pesė) xhuze
    4. Nė tilawet me zbatimin e texhvidit (tė drejtė nė pjesėmarrje nė kėtė kategori kanė lexuesit tė moshės deri nė 40 vjeē)



    Medresetė mund tė lajmėrojnė nga dy pjesėmarrės nė tilawet (lexim melodik), 1 mashkull dhe 1 femėr.

    Paralajmėrim: pjesėmarrėsit nė hifz nė tėrė Kur'anin, dhe hifz nė 15 dhe 5 xhuze nuk duhet tė jenė mbi 30 vjeē.

    Pėr pjesėmarrje nė hifz 5 dhe 15 xhuze mund tė lajmėrohen edhe personat tė cilėt ende janė duke mėsuar Kur'anin pėrmendėsh, nėse kanė kaluar 4 (katėr) rrethe. Atyre, nė bazė tė kėsaj, do t'ju bėhen pyetje gjatė konkurrimit.

    Pėr mė tė mirėt janė paraparė shpėrblime.

    Ju lutemi tė lajmėroheni para datės 25.08.2008./ 24.Sha'ban 1429.h. pėrmes formularėve tė cilėt mund t'i merrni kėtu (shkarkoni), dhe t'i dėrgoni nė adresėn Medžlis Islamske zajednice Zagreb, Gavellina 40, Hrvatska, nė fax 00 385 1 6137 159, ose e-mail: hfzazizefalili@yahoo.com dhe info@islamska-zajednica.hr

    Shpenzimet e udhėtimit dhe strehimit do t'i merr organizatori. Pėr mė tepėr mund tė drejtoheni nė tel: 00 385 1 6137 162.

    Pjesėmarrėsit nuk mund tė marrin pjesė pa kostume. Gjatė lajmėrimit pjesėmarrėsit duhet tė japin biografinė e shkurtė dhe fotografinė.



    14.08.2008.islamgjakova.net

  5. #65
    i regjistruar Maska e Beni_Sh
    Anėtarėsuar
    29-05-2003
    Vendndodhja
    ShKoDeR (kiRaS)
    Postime
    31
    Charles Saint-Prot: “Islami ėshtė mundėsia e fundit pėr njerėzimin


    Krahas elitės akademike perėndimore, mendimtari francez Charles Saint, njėkohėsisht profesor i shkencave juridike nė Universitetin Sarbone, ka njė qėndrim mė ndryshe ndaj Islamit. Nė intervistėn e dhėnė burimeve tė timeturk.com ai mbron selefizmin dhe mendon se Islami ėshtė zgjidhje e vetme pėr degradimin moral tė shoqėrisė perėndimore.


    Charles Prot botoi njė libėr nė Francė me titull "Islami: E ardhmja e traditės midis revolucionit dhe perėndimit". Autori, nė kėtė libėr synon tė thyej shumė paragjykime dhe mendime tė gabuara qė kanė qarqe perėndimore pėr Islamin. Autori ndėr tjerash synon tė shpjegoj disa terme Islame si Xhihadi, Selefizmi etj qė pėrdorėn nga disa grupe ekstreme. Saint-Prot tregon se kėto nocione nuk kanė tė bėjnė mė kėto grupe radikale, por janė koncepte tė Islamit.


    "Unė kam lexuar shumė vepra ku thuhet se dallon Zoti i muslimanėve nga Zoti feve tjera monoteiste, por, pohuesit tė tillė, nuk janė tė vetėdijshėm se i njėjtė ėshtė Zoti gjithė feve monoteiste" shprehet Saint-Port.


    Charles Saint-Prot thekson se e vetmja arsye e shembjes sė Perandorisė Osmane ėshtė braktisje e normave tė Islamit dhe zhytja nė luks nga ana e Sulltanėve, ndėrsa nė kėtė periudhe bartėsi i vėrtetė i mesazhit islam ishte Muhamed Abdulvehabi. "Ėshtė fatkeqėsi qė disa qarqe terroriste e pėrdoron nocionin e selefizmit, kėta vetėm se e dėmtojnė kėtė nocion,unė duhet tė potencojmė se selefizmi i vėrtetė nuk pėrputhet me Bin Ladenin apo Al-Kaiden, por ėshtė njė lėvizje analogjie moderne" tregon Charles Saint-Prot.


    Charles Saint-Prot po ashtu kritikon pushtimin e Irakut nga SHBA ja. "Pushtimi i Irakut ėshtė njė tragjedi e madhe, ngase ky pushtim ka shkatėrruar Irakun dhe ka sjellė pasoja tė rėnda popullsisė irakiane. Unė nuk mendoj se Al-Kaide ėshtė duke bėrė rezistencė nė Irak, a mund tė quhet rezistencė bombardimi i xhamive tė shive nė Irak? Unė mendoj se Al-Kaide ėshtė njė rrjet i formuar enkas nga Amerika pėr tė realizuar qėllimet e saja nė Irak, ngase vendosje e bombave nė mesin e civilėve irakian krijon arsyen e qėndrimit tė SHBA-sė nė Irak" shprehet Saint-Prot.


    "Islame nėse krahasohet me fe tjera ėshtė feja mė e re dhe mė dinamike nė botė, ngase posedon nė vetė ato vlerat qė ika humbur perėndimi. Nė shoqėritė perėndimore, ku dominon egoizmi dhe vlera materiale, ka humbur vlera e mbėshtetjes ndėr njerėzore, dhe ēdo njėri ėshtė mbyllur nė botėn e vet. Kultura e vetme qė dominon nė perėndim ėshtė kultura e parasė dhe sukseseve financiare, nė anėn tjetėr gjithēka qė ėshtė shpirtėrore ka humbur tėrėsisht. Njė krijaturė e tillė shtazarake pa dyshim se ėshtė e gjykuar tė humb. Dhe ajo ēka ofron Islami njerėzimit janė pikėrisht kėto vlera qė e mbrojnė nderin njerėzor. Kėshtu qė edhe jo muslimanėt nuk brengosen pse forcohet Islami, por pėrkundrazi gėzohen pėr kėtė fakt. Thėnė mė ndryshe Islami ėshtė mundėsia e vetme pėr njerėzimin e cila ka humbur tė gjitha virtytet morale" tregon Charles Saint-Prot.


    Po ashtu profesori Charles Saint-Prot thekson se aty ku sundon Islami nuk ka nevojė pėr laicizėm. "Shumica e njerėzve tė cilėt pretendojnė se janė laik e urenjė fenė e tyre, dhe publikimi i karikaturave qė ofendojnė vlerat fetare nuk ėshtė orvatja pėr tė ndarė fenė nga pushteti, por janė pėrpjekje pėr tė shkatėrruar fenė" shprehet Charles Saint-Prot.

  6. #66
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    DY MUSLIMANE TĖ REJA NĖ ULQIN



    Tė shtunėn, mė 09.08.2008, pas namazit tė akshamit, musafir nė Ulqin ishte Dr. Hfz. Safvet Haliloviq, profesor i tefsirit nė Fakultetin pedagogjik islam nė Zenicė. Ai me kėtė rast nė Xhaminė e Mezjahut mbajti njė ligjėratė, tė cilėn e organizoi Kėshilli i BI Ulqin. Surpriza mė e madhe e kėsaj nate ishin dy vajza jomuslimane, tė cilat nė prezencėn e rreth 200 xhematlive deklaruan me vullnetin e vet se dėshirojnė tė kalojnė prej fesė orthodokse nė fenė islame, DRAGICA (Stjepan) BAJOVIQ, 37 vjeēare, shtetase e Republikės sė Serbisė, dhe ANNA (Jurij) DMYTRYSHYNA, 21 vjeēare, shtetase e Ukrainės. Dragica, e cila nė tė ardhmen do tė quhet Inshalla, kurse Anna – Amra, shqiptuan shehadetin nė gjuhėn arabe me pėrsėritje pas kryeimamit Rexhep ef. Likės dhe nė gjuhėn boshnjake duke pėrsėritur pas prof. Safvet Haliloviqit. Ky rast do tė mbetet prej atyre qė lanė njė mbresė tė madhe te xhemati, pasi emocionet e pėrcjellur me lot nuk mundėn tė pėrmbahen, si nga ana e motrave tė reja muslimane, ashtu edhe nga vetė xhematlitė.

    Ligjėrata e Dr. Safvetit ishte e inspiruar me rastin e pranimit tė islamit tė dy motrave muslimane, prandaj tema e ligjėratės sė tij ishte Mėsimi i islamit mbi njeriun. “Tė dėrguarit prej Allahut nuk kanė ardhur pėr t’i bindur njerėzit se ekziston Zoti xh.sh., sepse kėtė e pranon secila mendje njerėzore, por pėr t’i mėsuar ata se duhet besuar dhe adhuruar vetėm njė tė vetmin Zot – Allahun xh.sh.” tha ndėr tė tjera profesori i nderuar, duke e iu lutur Allahut xh.sh. qė motrat e reja t’i forcojė nė rrugėn e Tij.

    Kėtyre lutje i bashkangjitemi edhe ne.



    Mr. Suad Ukoshata
    KOSOVA E MADHE

  7. #67
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Hotelet tėrėsisht tė rezervuara nė qytetin e Medinės

    14Gusht 2008 Arabi Saudite: Qyteti i shenjtė i Medinės ėshtė duke u pėrballur me njė numėr tė madh tė vizitorėve duke kaluar numrin e dy milionėve gjatė kėtij muaji tė Shabanit(hixhrij) dhe nė muajin e ardhshėm tė Ramazanit.
    E martė, 19 Gusht 2008 13:04
    14 Gusht 2008 Arabi Saudite: Qyteti i shenjtė i Medinės ėshtė duke u pėrballur me njė numėr tė madh tė vizitorėve duke kaluar numrin e dy milionėve gjatė kėtij muaji tė Shabanit(hixhrij) dhe nė muajin e ardhshėm tė Ramazanit. Ky fluks sezonal i vizitorėve tė cilėt vijnė nga pjesė tjera tė Mbretėrisė sė Arabisė Saudite dhe veēanėrisht tė Gadishullit Arabik, ka rritur tė gjitha aktivitetet tregtare nė qytet, sidomos ato tė qendrave tregtare dhe hoteleve afėr qendrės sė qytetit. Drejtori gjeneral i ēėshtjeve tė Umres pran Ministrisė sė Haxhit nė Medine, Muhamed Abdul Rahman El Bixhavi shtoi pėr Gulf News se hotelet tė cilat janė nė zonėn qendrore pėrreth xhamisė sė Pejgamberi a.s. pėrballen me njė rritje tė dukshme tė rezervimeve. Sipas tij shumica e hoteleve kanė njoftuar se qė nga dita e parė e kėtij muaji hixhrij (muaji Shaban), kanė mbyllur rezervimet deri nė fund tė muajit Ramazan pasi qė shkalla e rezervimeve ka arritur nė 100 %. Ai theksoi se shkalla e rezervimeve nė tė gjitha hotelet me 4-5 yje janė ndėrmjet 90% dhe 95 % duke iu falėnderuar njė rritje tė numrit tė vizitorėve prej 17%, duke krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit te kaluar. Mė shumė se 2.1 milion vizitorė kanė arritur nė qytet qė nga fillimi i sezonit te Umres nė 15 Rebiul-Evel (23 Mars) dhe deri me ditėn e parė tė muajit Shaban (2 Gusht). Ky numėr pritet tė tejkaloi 3.7 milionėshin kah fundi i Ramazanit.



    © Gulf News 2008

    Pėrktheu dhe pėrshtati:

    Hajdar Mziu, Kuala Lumpur/Malaysia

    mesazhi.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga eldonel : 19-08-2008 mė 22:21
    KOSOVA E MADHE

  8. #68
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Femrat (thirrėse) nga Maroku nė Evropė gjatė muajit Ramazan

    Pėr herė tė parė, Maroko dėrgon nėntė femra ligjėruese (thirrėse) nė vendet e ndryshme tė Evropės pėr t'i pėrmbushur nevojat fetare dhe shpirtėrore tė pakicave muslimane gjatė muajit Ramazan.

    "Ky ėshtė njė hap pozitiv", thotė dijetari Abdel-Naser El-Texhani pėr islamonline.net.

    "Ekziston nevojė urgjente pėr ligjėrime dhe udhėzime fetare pėr femrat muslimane tė cilat kanė emigruar nė vendet evropiane.

    Kėto nėntė femra janė pjesė e grupit prej 167 imamė dhe lexues tė Kur'anit tė cilėt Ministria pėr ēėshtje fetare do t'i dėrgoj pėr vizitė nė disa vende evropiane gjatė muajit Ramazan.

    Ato do t'i vizitojnė bashkėsitė marokene nė vende tė huaja pėr t'i "mbrojtur nga ekstremizmi dhe fanatizmi", bėnė tė ditur kjo Ministri.

    Afro 3.3 milion maroken jetojnė jashtė vendit, mė sė shumti nė Spanjė, Francė, Belgjikė dhe Holandė.

    Grupi i parė e femrave ligjėruese marokene kanė diplomuar nė vitin 2006 me qėllim tė mbėshtetjes sė ligjėruesve meshkuj nė luftė kundėr ekstremizmit dhe promovimit tė mesazhit tolerant dhe tė qetė islam.

    Ato ndjekin kursin njė vjeēar nga studimet islame deri te psikologjia, sociologjia, aftėsitė kompjuterike, ekonomia, drejtėsia dhe drejtimi i biznesit.






    12.08.2008.islamgjakova.net
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    KOSOVA E MADHE

  9. #69
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Racizėm nė mėnyrėn zvicerane

    Qeveria zvicerane ka vendosur tė mbaj referendum pėr ndalimin e ndėrtimit tė minareve tė reja. Njė vendim i tillė ėshtė marrė pas peticionit tė cilin e kanė nėnshkruar qytetarėt e bindur se minaret rrezikojnė rendin dhe qetėsinė.
    Ky vendim ėshtė aprovuar pasi qė Partia popullore zvicerane dhe Unioni federal demokratik kanė mbledhur mė shumė se 100.000 nėnshkrime tė qytetarėve tė cilėt pėrkrahin referendumin. Peticionin e nėnshkruan qytetarėt zviceran dhe politikanėt tė cilėt mendojnė se minaret rrezikojnė rendin dhe qetėsinė.

    Qeveria zvicerane aprovoi vendimin pėr shpalljen e referendumit pasi qė peticionin pėr ndalimin e ndėrtimit tė minareve tė reja kanė nėnshkruar 11.137 persona, prej tė cilėve 113.540 nėnshkrime tė vlefshme, bėnė tė ditur 'Reuters'.

    Mė herėt, Partia popullore zvicerane ka filluar kampanjėn kundėr emigracionit, tė cilėn organizatat pėr tė drejtat e njeriut dhe Kombet e Bashkuara e vlerėsojnė si raciste.

    Zviceranėt nė referendum nuk i pėrkrahėn masat e kėsaj partie, tė cilat tė huajve do t'ju vėshtirėsonte rrugėn kah nėnshtetėsia zvicerane.

    Ministrja zvicerane e punėve tė jashtme Micheline Calmy-Rey tha se ndalimi i ndėrtimit tė minareve do tė rrezikonte sigurinė, Kėshilli shtatėantarėsh i kėtij vendi bėri tė ditur se parlamentit dhe qytetarėve do t'ju propozoj qė mos ta pranojnė iniciativėn e Partisė popullore zvicerane programi i sė cilės ėshtė i orientuar nė pengimin e krimit, zvogėlimin e shpenzimeve publike dhe mbajtjen e Zvicrės jashtė Unionit Evropian.

    Njė program i tillė ia siguroi partisė njė popullaritet tė madh dhe 29% tė votave nė zgjedhjet e vitit tė kaluar.

    Sot, nė Zvicėr ekzistojnė vetėm dy minare, nė Zürich dhe Geneve






    09.08.2008.islamgjakova.net
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    KOSOVA E MADHE

  10. #70
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rekomandime nga Akademia Evropiane pėr Fetva dhe Gjurmime
    Porosi rreth Fikhut politik pėr muslimanėt nė Evropė.





    Rekomandime nga sesioni i gjashtėmbėdhjetė i rregullt i Akademisė Evropiane pėr Fetva dhe Gjurmime


    I tėrė falėnderimi i plotė i takon vetėm Allahut, Zotit tė botėve. Pėrshėndetjet dhe bekimet qofshin pėr zotėriun tonė Muhamedin, familjen, shokėt dhe ata qė e ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Me ndihmėn e Allahut, seanca e gjashtėmbėdhjetė e rregullt e Akademisė Evropiane pėr Fetva dhe Gjurmime u mbajtė nė Stamboll tė Turqisė prej datės 7- 13 tė muajit Xhumade-l-ahire tė vitit 1427h, qė pėrputhet me datėn 3-9 Korrik tė vitit 2006. Seancėn e kryesoi i nderuari Dr.Jusuf El-Kardavi, kryetar i Akademisė, ndėrkaq prezantuan pjesa dėrrmuese e anėtarėve tė Akademisė dhe disa mysafirė e vėzhgues.
    Punėt e kėtij sesioni filluan nė prezencė tė njė numri tė madh tė muslimanėve nė qytetin e Stambollit. Fjalėn hyrėse e mbajti shejh Fejsal Mevlevij, yv.kryetar i Akademisė, ku i bėri njė retrospektivė historisė sė Akademisė dhe rolit tė saj nė gjetjen e zgjidhjeve fetare mesatare pėr problemet e muslimanėve nė shoqėrinė evropiane.
    Pastaj, fjalė rasti mbajti edhe kryetari i Akademisė i nderuari Dr. Jusuf El-Kardavi, i cili nė fjalėn e tij e vuri nė spikamė misionin themelor tė Akademisė, metodologjinė e saj dhe orvatjet e saj qė gjatė pesėmbėdhjetė sesioneve tė kaluara t'i inicojė muslimanėt nė Evropė pėr koegzistencė dhe integrim pozitiv i cili nuk bazohet nė lėshime dhe shkrirje, por nė parime bazike tė pandryshueshme pėrskaj fleksibilitetit nė ēėshtjet sekondare. Po ashtu, shejh Kardavi theksoi se Akademia e ndėrtoi metodologjinė e vet mbi aplikimin e lehtėsimit nė fetva, qė nė fakt ėshtė metodologji e Kur'anit dhe Muhamedit s.a.v.s.
    Nė fjalėn e tij, shejhu i nderuar iu qas edhe fatkeqėsisė nė tė cilėn ėshtė duke kaluar populli palestinez nga cionistėt agresorė para gjithė opinionit botėror. Theksoi se atje vriten njerėz tė pafajshėm, gra, fėmijė etj, e ėshtė obligim qė ky agresion dhe zullum tė dėnohet.
    Pastaj, Akademia i vazhdoi punėt nė kėtė session. Seanca e parė iu kushtua temės:" Fikhu (jurisprodenca) politik i muslimanėve nė Evropė. Nė kėtė séancė u shqyrtuan disa pika.


    III-REKOMANDIMET

    Akademia rekomandon si vijon:

    1- Muslimanėt nė Evropė tė punojnė pėr ngritjen e qendrave hulumtuese profesionale pėr fikhun politik.

    2- Muslimanėt nė Evropė tė koegzistojnė dhe tė integrohen nė shoqėrinė evropiane nė atė mėnyrė qė do ta ruajnė identitetin e tyre pa u izoluar, dhe do tė jenė tė hapur pa u asimiluar. Me kėtė integrim, shoqėria do tė aderojė pėr njė tė ardhme tė pėrbashkėt e cila do t'i realizojė aspiratat e tė gjithėve dhe do t'i respektojė tė gjitha fetė dhe kulturat.

    3- Muslimanėt nė ēdo vend evropian apo perėndimor, le tė aprovojnė projekt politik nė tė cilin do t'i marrin nė konsideratė tė gjitha rregullat fetare tė cilat synojnė interesin e shoqėrive pėr t'u arritur adhurimi i Allahut dhe ndėrtimi i tokės.

    4- Imamėt dhe liderėt e organizatave islame le t'i nxisin muslimanėt pėr tė participuar nė zgjedhjet tė cilat bėhen nė vendet evropiane, tė regjistrohen nė listat e zgjedhėsve si dhe tė aktivizohennė zgjedhjet lokale dhe nacionale.

    5- I thirr muslimanėt qė jetojnė nė Evropė tė konsultohen mes veti pėr vlerėsimin e aftėsive tė kandidatėve dhe i thirr qė ta zgjedhin mė tė mirin me qėllim qė tė realizojnė unitet sa mė tė madh mes tyre si dhe ta mishėrojnė kuptimin e konsultimit-shura tė cilin e ka urdhėruar Islami.

    6- Tė stimulohen studentėt e dalluar pėr studimin e jurisprodencės dhe shkencave politike ashtu qė t'i pėrfaqėsojnė muslimanėt dhe shoqėritė e tyre nė mėnyrė profesionale


    Po ashtu, Akademia si zakonisht ua rikonfirmon muslimanėve tė cilėt jetojnė nė Evropė, porosinė qė:

    1-Tė jenė tė kujdesshėm ndaj tė gjitha obligimeve ligjore dhe tė reflektojnė pozitivisht duke krijuar imazh pozitiv dhe duke dhėnė shembull tė mirė pėrmes fjalėve, veprimeve dhe sjelljeve tė tyre.

    2- I nxit qė tė jenė kreativ dhe inovativ nė tė gjitha nivelet.

    3-Tė mundohen maksimalisht qė t'i kultivojnė bijtė dhe bijat e tyre nė frymėn e Islamit dhe bashkėkohėsisė duke ngritur shkolla dhe qendra edukativo-rekreative, me qėllim qė t'i mbrojnė prej devijimit.

    4-Tė nagazhohen seriozisht tė themelojnė kompani dhe institucione ekonomike tė cilat nuk do t'i shkelin parimet fetare.

    5-Tė punojnė pėr formimin e shėrbimeve fetare tė cilat do ta kenė pėrsipėr organizimin e ēėshtjeve tė tyre civile konform dispozitave tė sheriatit islam duke i marrė parasyshė edhe ligjet pozitive.

    6-Tė bėjnė ēmos qė shteti tė cilit i pėrkasin apo nė tė cilin jetojnė ta pranojė Islamin fe zyrtare dhe t'i pranojė muslimanėt si komunitet fetar si qė ėshtė rast edhe me pakicat tjera tė cilat i gėzojnė tė gjitha tė drejtat e tyre dhe tė cilėt i rregullojnė ēėshtjet e tyre civile si: martesa dhe shkurorėzimi konform parimeve tė fesė sė tyre.

    7-T'u pėrmbahen argumenteve tė Kur'anit,sunetit dhe konsensusit tė dijetarėve islamė nė drejtim tė domosdoshmėrisė sė zbatimit tė detyrave qė dikton tė qenit shtetas i njė vendi apo e drejta e qėndrimit nė njė vend, si dhe tu pėrmbahen ligjeve dhe rendit public nė vendet nė tė cilat jetojnė.

    8-Tė distancohen nga tė gjitha format dhe manifestimet e dhunės, por tė jenė tė mėshirshėm, tė butė dhe tė urtė nė marrėdhėniet e tyre me tė gjithė njerėzit, ashtu si qė i urdhėron Islami, si dhe ta gjykojnė ēdo njė qė devijon nga rruga e drejtė Islame.

    Akademia u rekomandon gjithė muslimanėve, e nė veēanti atyre qė jetojnė nė Evropė, qė tė kapen fortė pėr litarin (fenė) e Allahut, ta kultivojnė vėllazėrinė islame, tolerancėn, mesatarinė, tė ndihmohen mes veti nė bamirėsi dhe devotshmėri si dhe tė dialogojnė qetė dhe nė format mė tė shėndetshme pėr t'i shqyrtuar ēėshtjet diskutabile larg fjalorit tė ashpėr dhe metodave ekstreme tė cilat e njėllosin imazhin e Islamit si dhe i dėmtojnė rėndė muslimanėt nė pėrgjithėsi, ndėrkaq pakicat muslimane nė veēanti. Veprimet e kėtilla jo tė matura dhe ekstreme, armiqtė e Islamit dhe ata qė nuk e njohin atė, i shfrytėzojnė pėr ta akuzuar Islamin, t'i frikėsojnė njerėzit nga ai dhe nga pjesėtarėt e tij si dhe tė nxisin armiqėsinė e popujve kundėr tij. Allahu i Madhėrishėm ka thėnė: "Ti (Muhamed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira…" (En-Nahėl, 125).

    Nisur nga pėrcaktimi parimor i Akademisė pėr mbėshtetjen e kauzave tė drejta, Akademia nė emėr tė muslimanėve evropianė e shpreh shqetėsimin e saj tė thellė dhe e dėnon agresionin e egėr mbi popullatėn e pafajshme nė Palestinėn e okupuar si dhe shkatėrrimin sistematik tė kushteve tė jetesės sė tyre dhe shkeljen e tė gjitha vlerave njerėzore nga ana e pushtetit okupator.
    Akademia ėshtė koshiente pėr qėndrimet konstruktive tė disa shteteve dhe organizatave, pėr tė cilat ka edhe konsideratė dhe shpreson qė tė jenė edhe mė tė vendosura nė dėnimin e agresionit, ndėrprerjen e tij dhe ti venė kufij izolimit tė pa drejtė.

    Akademia i thirr muslimanėt dhe gjithė popujt e lirė si dhe shtetet e botės qė ta ndihmojnė politikisht dhe ekonomikisht popullin e pėrvuajtur palestinez si dhe ta thejnė bllokadėn e padrejtė qė iu ėshtė bėrė atyre. Allahu i Madhėrishėm ka thėnė: "Ndihmohuni mes vete me tė mira dhe nė tė mbara, e mosni nė mėkate e nė armiqėsi…" (El-Maide, 2).

    Prej arabishtes: Mr.Bashkim Aliu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 20-08-2008 mė 07:06
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 7 prej 37 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •