Close
Faqja 36 prej 37 FillimFillim ... 2634353637 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 368
  1. #351
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Kjo teme eshte krejt diqka tjeter, por pasi qe ne temen e Alkoolit ishte mbyllur vendosa te postoj nje lajm ketu....

    Sot ne oret e mengjesit ne tirane, ne familjen Zhllima, burri vret gruan e tij Hanife Zhllima, pasi qe autori i krimit ishte i Dehur, Ai u arrestua pak ore pas krimit

    Pse vendosa ta postoj kete lajm, - Qellimi eshte se disa nga forumistet me heret ne temen e Alkoolit, kerkuan pergjigje se pse eshte haram alkooli, ja pra tani e keni pergjigjen....
    Keto raste jan te perditshme, por kjo qe postova ishte aktuale.

    Elhamdu lilah qe jemi musliman.

    Larg alkoolit.

  2. #352
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ndėrtimi i shkollės islame nė Spanjė nė vitin 2010

    Sipas gazetės spanjolle "el Pais" komuniteti muslimanė nė Spanjė po pėrpiqet tė ndėrtoi qendrėn e parė pėr shkollim fillorė islam nė qytetin e Granadės.

    E mėrkurė, 21 Janar 2009 12:32
    Sipas Agjencionit Islam tė lajmeve kryetari i komunitetit islam nė Spanjė Malik Reiz ka thėnė se kjo ide ka ekzistuar qysh para 10 viteve, pastaj ishte paraqitur nė vitin 2005 nė kohėn kur u themelua njė fondacion pėr mbrojtjen ligjore tė kėsaj ideje.

    Kurse tash i kemi dhėnė edhe njė shtytje kėtij projekti pėr shkak tė nevojės sė madhe pėr " kthyerje nė vlerat morale" dhe gjithashtu nevojės pėr "liri".

    Nė anėn tjetėr qindra mėsues dhe edukatorė nga komuniteti musliman nė Evropė debatuan kėtė ēėshtje nėpėr konferenca tė cilat u organizuan nga Qendra pėr Studime Islame nė Granad dhe sipas vendimit fillimi i aktivitetit tė kėsaj qendre duhet tė fillojė vitin 2010/2011.

    el-Wasat.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  3. #353
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Fontana,SHBA -Ndėrtohet xhamia e parė.

    Fontana, Kaliforni- Xhamia e parė ėshtė duke u ndėrtuar, edhe pse donacionet kanė rėnė.

    E martė, 20 Janar 2009 23:13
    "Shpresojmė se do tė kryhet deri nė fund tė vitit," thotė Imami Faiz Sheh.

    Fondacioni i Qendrės Islamike El-Rrahman ėshtė kompletuar, punimet e metalta janė gati si dhe rryma dhe kanalizimi po pėrgatiten.

    Muret do tė fillojnė tė ngritėn gjatė dhjetė ditėve tė ardhshme, thotė Imami.

    Pėr shkak tė krizės ekonomike, donacionet janė ngadalėsuar.
    Por megjithatė, ai thotė se xhemati i tij janė besimplotė qė tė japin atė qė kanė mundėsi kur vijnė pėr namazin e xhumasė, qe tani mbahet nė Akademinė e Arteve Luftarake.

    Imami thotė se shumė familje janė shpėrngulur dhe kanė ardhur aty afėr, disa pėr shkak tė ēmimeve tė lira tė shtėpive por shumica pėr shkak tė ndėrtimit tė xhamisė sė re.

    Tani xhemati i tij ėshtė rritur nė 70 familje thotė ai.

    "Ata mėzi e presin hapjen e xhamisė."

    redlandsdailyfacts.com/mesazhi.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  4. #354
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kleriku dhe vajza e tij muslimane vizitojnė Turqinė

    Ne besojmė nė tė njėjtin Zot, dhe Kur'ani thotė gjėra tė bukura pėr Jezu Krishtin dhe gjithashtu thotė se ai do tė kthehet," thotė van Buuren.

    E martė, 20 Janar 2009 22:49
    Kleriku holandez Ari van Buuren dhe vajza e tij, e konvertuar nė Islam, udhėtuan pėr nė Turqi pėr tė vizituar vendet fetare nė Stamboll gjatė fundit tė 2008-ės.

    Kryetari i departamentit pėr Kujdes Spiritual nė Univerzitetin e Utrehtit, van Buuren vizitoi xhaminė e Sulltan Ejupit, pallatin Topkapi dhe xhaminė e Sulltan Mehmetit nė Stamboll me vajzėn e tij dhe gjithashtu i dha disa konstatime interesante nė lidhje me Islamin. Vajza e tij, Else Anne, hyri nė Islam nė vitin 1998 pas njė diskutimi me njė musliman Libanez nė Zvicėr.

    "Edhe pse unė jam besimtar i krishterė, as unė e as familja ime nuk e kundėrshtuam vendimin e vajzės sonė," tha ai, duke e quajtur vendimin e saj si zgjedhje vullnetare. Megjithatė, ai pranon se ėshtė pėrballur me reagime nga kolegėt e tij nė lidhje me vendimin e saj, por qe 10 vitet prej se ajo ka hyrė nė Islam i kanė shėrbyer atij pėr tė mėsuar ngjashmėritė nė mes dy feve dhe ti tregojnė atij se zgjedhja e saj ėshtė e drejtė, shton ai.

    "Besimi nė Zot dhe vėllazėria i bashkojnė tė gjitha fetė. Unė e di se muslimanėt gjithashtu kanė njė libėr dhe se tė gjithė e shohim Abrahamin si shumė tė rėndėsishėm. Ne besojmė nė tė njėjtin Zot, dhe Kur'ani thotė gjėra tė bukura pėr Jezu Krishtin dhe gjithashtu thotė se ai do tė kthehet," thotė van Buuren.

    "Unė besoj se Muhamedi ishte profet"

    Fjalėt e fetarit Gjerman Hans Kyng patėn ndikim tė madh nė van Buuren-in, i cili shpjegon se Krishterimi, Judaizmi dhe Islami tė gjitha kanė tė njėjtat rrėnjė. "Ashtu si edhe Kyng, unė besoj se Muhamedi ka qenė profet" thotė Buuren.

    Hyrja e vajzės sė tij nė Islam e ka afruar pastorin protestant mė afėr muslimanėve tė Holandės.

    Tani janė mė se 1 milion musliman qė jetojnė nė Holandė, shumica e tyre me prejardhje Marokiene dhe Indoneziane. Po ashtu ka Malajzian dhe Turq.

    Van Buuren tani kontribuon nė zhvillimin e dialogėve ndėrfetare si dhe ėshtė anėtar i Iniciativės sė Bashkuar Religjioze, organizatė kjo qė ėshtė formuar nė 2000, e cila mbron vlerat fetare dhe unitetin.
    Kjo organizatė ka mbi 1000 anėtare qe prezantojnė pėrmbi 100 tradita tė ndryshme fetare nė 65 vende tė botės.

    "Ne bashkohemi me lutje individuale tė secilės fe. Nė kėtė mėnyre, tė gjitha fetė mbajnė esencėn e tyre," thotė van Buuren.

    todayszaman/mesazhi.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  5. #355
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Italianėve nuk u pėlqen lutja e muslimanėve jashtė xhamive

    A mblidhen spontanisht pas pėrfundimit tė protestave, apo na provokojnė duke u lutur pas manifestimeve pro palestineze nė vendet tė cilat rastėsisht apo qėllimisht janė simbole tė qyteteve tona, pyeten italianėt.

    Fjala ėshtė pėr muslimanėt tė cilėt nga data 06. janar mblidhen tre herė nė ditė nė sheshet kryesore tė qyteteve italiane pėr t'i kryer lutjet e tyre.

    Tė shtunėn e kaluar mė shumė se 4000 musliman pas pėrfundimit tė protestave kundėr ofensivės izraelite nė Gazė, i cili u mbajt nė Romė, u ulėn nė gjunjė para Koloseumit dhe aty filluan lutjet njė orėshe.

    Nė tė njėjtėn kohė muslimanėt janė lutur edhe para katedrales Duomo nė Milano dhe nė sheshin Maggiore, pranė njėrės ndėr kishat mė tė bukura nė Bolonjė, San Petronio, dhe prapė nė Milano para stacionit kryesor tė trenit...

    Gianfranco Fini, president i dhomės sė ulėt nė parlamentin italian nga Emiratet Arabe, ku momentalisht gjendet nė vizitė zyrtare, porosit:

    - Vendi i vetėm ku muslimanėt mund tė falen ėshtė xhamia. Por, vetėm nė gjuhėn italiane, shton Fini. Arsyeja? Kėshtu do tė ketė mė pak urrejtje dhe kėshtu mund t'i shmangemi pėrleshjeve, sepse tė lutesh nė gjuhėn e vendit ku jeton do tė thotė tė respektosh traditėn dhe kulturėn e saj. Fini thotė se me kėtė pajtohet edhe nikoqiri i tij, princi sheik Mohammed bin-Zayed.

    - Ēfarė lidhje ka gjuha me nxitje tė urrejtjes dhe dhunės? Tė lutesh nė gjuhėn arabe do tė thotė ofendim i vendit ku banon? Siē duket Fini nuk njeh shpirtin e Bashkėsisė Islame nė Itali, sepse nė shumicėn e xhamive ligjėrohet nė dy gjuhė - thotė Elzir Ezzedine, zėdhėnės i Unionit tė Bashkėsisė Islame nė Itali (UCOII).

    - E vėrteta qėndron se mes pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė islame dhe politikanėve italian nuk ekziston dialogu - thekson Ezzedine.


    21.01.2009.islamgjakova.net
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  6. #356
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Zvicra nuk dėshiron imamė nė ushtri, por ...


    Nė maj tė kėtij viti do tė takohen tė gjithė priftėrinjtė - kujdestarėt e pėrshpirtshėm tė ushtrisė Zvicerane. Me ta edhe njė imam. Rritja e numrit tė muslimanėve ėshtė sfida mė e madhe e sė ardhmes pėr ushtrinė Zvicerane, thotė Urs Aeli, shefi i shėrbimit pėr kujdesin shpirtėror nė ushtrinė Zvicerane.

    Muslimanėt nė ushtri

    Zyrih. Numri i muslimanėve nė Zvicėr qė nga 1980 ėshtė pesėfishuar. Sot, jetojnė rreth 350.000 musliman. Kėshtu pas katolikėve dhe protestantėve, muslimanėt pėrbėjnė konfesionin e tretė nė vend. 90 pėrqind e muslimanėve nė Zvicėr vijnė nga Turqia dhe Ballkani.

    "Shifra tė sakta nuk kemi. Por, ne qysh tani i kemi shkollat rekrutuese me njė pjesė tė konsiderueshme tė kushteve pėr muslimanėt", thotė Peter Bolliger, shef i shėrbimit psikologjiko-pedagogjik tė ushtrisė Zvicerane.

    Nė grupin projektues, tė angazhuar pėr pėrpilimin e njė flete udhėzuese pėr pjesėtarėt jo tė krishterė ku bėjnė pjesė edhe dy musliman, nė qendėr tė saj qėndron: lutjet, data festive, ushqimi. Imamėt ushtarak - analog me ata tė xhamive deri tani ende nuk janė paraparė. Hisham Maizar, kryetar i kryesis sė bashkėsive islame nė Zvicėr, me keqardhje thotė: "Angazhimi i imamėve ėshtė njė nevojė".

    Problemi kalon edhe mė larg se sa mishi i derrit dhe alkooli, kjo ka tė bėjė me unifikimin e identiteteve si musliman, ushtar dhe Zviceran. Ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me integrimin.

    Njėsite tė veēanta pėr muslimanėt, sikurse qė ka nė Austri, do tė ishin kontraproduktive.

    Nga Gjermanishtja: Naxhi Ibrahimi

    breziiri.com
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  7. #357
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Geert Wilders, autori i filmit antiislam nė gjyq


    Gjykata holandeze dha urdhrin pėr fillimin e procesit kundėr liderit tė partisė "Liria" dhe anėtarit tė parlamentit Geert Wilders pėr shkak tė filmit tė tij antiislam "Fitna", ku islamin e barazon me dhunėn, ndėrsa Kur'anin me Majn Kampfin e Hitlerit.

    "Nė sistemin demokratik, shprehja e urrejtjes ėshtė kuptuar seriozisht, kėshtu qė nė interesin e pėrgjithshėm ėshtė qė tė merret njė hap i qartė dhe konkret", thuhet nė komunikatėn e gjykatės nė Amsterdam.

    Por, autori i filmit antiislam, Geert Wilders , tha se njė hap i tillė nga kjo gjykatė ėshtė "sulm ndaj lirisė sė shprehjes". "Jo vetėm unė, por tė gjithė holandezėt tė cilėt kundėrshtojnė islamizimin e vendit tė tyre do tė gjenden nė karrigen e tė akuzuarit. Atėherė kush do tė ngritėt nė mbrojtje tė kulturės tonė, nėse mua ma mbyllin gojėn?", thotė Wilders .

    Sipas Gjykata sė Amsterdamit pėrfaqėsuesi i parlamentit Geert Wilders akuzohet pėr inicim tė urrejtjes dhe diskriminimit ndaj muslimanėve dhe besimit tė tyre. Gjykata, gjithashtu, ka gjetur prova pėr procedurė penale pasi qė islamin e krahasoi me nazizmin, thuhet nė komunikatėn e gjykatės.

    Xherad Spong, avokat i shquar, i cili punoi nė aktakuzė, pėrshėndeti vendimin e gjykatės duke thėnė se kjo ėshtė njė ditė e mbarė pėr pasuesit e islamit tė cilėt nuk dėshirojnė tė hudhen nė tė njėjtėn gropė me nazizmin.

    Nė mars tė viti 2008, Wilders filmin pėr Kur'anin e vendosi nė internet. Mė pas pasuan protesta tė muslimanėve nė mbarė botėn. Skena hyrėse me titull "Fitna" paraqet kopjen e Kur'anit pėrmes sė cilės paraqiten fotografitė e sulmeve terroriste nė New York, London dhe Madrid.

    Nė kėtė film, gjithashtu, paraqiten skenat e pavėrteta tė montuara ku muslimanėt nė demonstrata mbajnė transparente nė tė cilat shkruan "Zoti e bekoftė Hitlerin" dhe "Nė ferr me lirinė". Filmi dokumentar pėrfundon me mesazhin "Ndaloni islamizimin, mbroni lirinė tonė".

    Kryeministri holandez Jan Peter Balkenende tha se nė kėtė film islami paraqitet gabimisht si religjion i dhunės, duke shtuar se vepra e Wildersit ėshtė punuar me qėllim - tė ofendoj. Njė vit mė parė Wilders Kur'anin e kishte pėrshkruar si libėr fashist duke kėrkuar ndalimin e shitjes dhe distribuimit tė librit siē ėshtė rasti me Majn Kampfin.

    Lideri i partisė "Liria" vitet e fundit ka jetuar nėn pėrcjelljen policore pasi qė nė vitin 2004 regjisori holandez Teo Van Gog ėshtė vrarė nga njė musliman radikal.

    Ekspertėt politik nė Holandė thonė se partia "Liria" e cila ka nėntė mandate nė parlament, e ka rritur popullaritetin e saj duke iu falėnderuara frikės sė qytetarėve holandez nga rritja e imigrimit musliman.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  8. #358
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anėtarėsuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Pikturoi Profetin Muhamed,digjet karikaturisti


    Kopenhagėn-Karikaturisti nga Danimarka,qė publikoi nė gazetat daneze karikatura tė Profetit Muhamed (s.a) ėshtė gjetur i vdekur nė banesėn e tij.
    Vdekja e karikaturistit ka ardhur nga rėnia e zjarrit,duke e lėnė tė vdekur nė vend pėr shkak tė plagėve tė shumta qė kishte marrė.
    Lajmi nuk ėshtė publikuar nė media,pėr shkak tė censurimit tė rastit.
    Megjithatė,lajmin nė epokėn e internetit,merr dhenė brenda pak ēasteve.

    Karikaturisti,publikoi disa karikatura nė median daneze,jashtė ēdo etike dhe morali njerėzor,duke cenuar fenė Islame.
    Nė atė,karikatura tė tilla shkaktuan zemėrim dhe pakėnaqėsi,ku nė shumė vende myslimane pati protesta tė shumta.

  9. #359
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Karvani i ndihmave nga Londra pėr nė Gaza

    Karvani i ndihmave nga Londra pėr nė Gaza

    Emri:  Gallovey.jpg

Shikime: 663

Madhėsia:  45.2 KB



    Mbledhja e ndihmave pėr kėtė karvan ėshtė duke u bėrė nėpėr tėrė Britaninė.

    E martė, 27 Janar

    Nė muajin shkurt prej Londrės do tė niset karvani i ndihmave pėr nė Gaza organizuar nga parlamentari George Gallovey, Koalicioni Kundėr Luftės si dhe Organizata Anglo-Arabe, pėrfshirė kėtu edhe shumė unione tregtare tė Britanisė dhe njė numėr organizatash muslimane.

    Mbledhja e ndihmave pėr kėtė karvan ėshtė duke u bėrė nėpėr tėrė Britaninė.

    Karvani i prirė nga autoambulancat dhe kamionėt e zjarrfikėsve do tė udhėtojė pėrmes Francės, Spanjės, Marokut, Algjerisė, Tunizisė dhe Libisė, pastaj nė Egjipt dhe do tė hyjė nė Gaza pėrmes vendkalimit kufitar nė Rafah.
    Ky karvan do tė ketė ndihma tė ndryshme nga populli i Britanisė pėrfshirė aty medikamente dhe ushqime.

  10. #360
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Per here te pare iniciativa per bojkot Izraelit me inicim ne SHBA

    Per here te pare iniciativa per bojkot Izraelit me inicim ne SHBA

    Gjate flakes se luftes, te sulmeve izraelite ndaj Gazes, nje grup i profesoreve universitare amerikane per here te pare kane lansuar kampanjen nacionale te bojkotit akademik te Izraelit.

    Perderisa ne Britanine e Madhe akademiket disa here kane provuar te inicojne bojkote akademike, ky eshte rast i pare i ketij lloji ne SHBA.

    Ne cilesine e mesuesve te ndergjegjes, ne nuk mundem te qendronim te qete dhe te vezhgonim ne heshtje sulmet izraelite ndaj Gazes dhe ne institucionet arsimore te saj, behet e ditur ne hyrjen e deklarates per publik te Kampanjes per bojkotin kulturor dhe akademik te Izraelit.

    Kampanjen kane inicuar 15 akademike, kryesisht nga Kalifornia, por ajo per momentin eshte duke u perhapur, per tu themeluar rrjeti i cili do te perfshinte tere SHBA –ne, siē thote David Lloyd, profesor i gjuhes angleze ne Universtitein e Kalifornise Jugore. “Iniciativa fillimisht u nxit nga agresioni brutal i Izraelit ndaj Gazes, dhe pastaj nga vendosmeria jone qe te thonim:
    “Ēka eshte mjaft, mjaft eshte”.

    Reagimet ndaj kampanjes jane shume domethenes duke pase parasysh kontrollin specifik ndaj politikes dhe ndaj mediave qe kane organizatat, sikur AIPAC-u (Komiteti amerikano – izraelit per Ēeshtje Publike) dhe veēanerisht per shkak te kampanjes per frikesimin e akademikeve te cilet marrin guximin per te kritikuar Izraelin, ka shkruar Lloyd ne nje email per te perditshmen izraelite Haaretz.
    Per nje kohe te shkurte pas publikimit te kampanjes, gjate vetem nje uikendi, me teper se 80 akademike nga i tere vendi iu bashkangjiten ketij akcioni.

    Ne pyetjen se a do te pranonin perkrahjen e akcionit te tyre nga ana e Hamasit, Lloydi pergjigjet: Ne nuk kemi asnje politike te paradefinuar karshi atyre qe i bashkangjiten apo qe e perkrahin kampanjen tone, deri ne rastin qe i kundervihen qellimeve kryesore te cilet i kemi shpallur. Ne shume raste Hamasi ka kerkuar bisedime direkte me Izraelin, te cilet do te qonin de facto deri te pranimi i Izraelit dhe ka diskutuar hapur per braktisjen e politikes destruktive ndaj Izraelit duke kerkuar garancione te barabarta nga ana izraelite.
    IslamBosna.ba
    Burimi: Haaretz
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archicad : 31-01-2009 mė 08:25

Faqja 36 prej 37 FillimFillim ... 2634353637 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •