Close
Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 368
  1. #301
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Konferenca Islamike dėrgon ndihma nė Gazė



    OKI ka dėrguar dhjetė kamionė me ushqime, medikamente dhe qumėsht pėr fėmijė nė Rripin e Gazės tė Martėn.



    E mėrkurė, 26 Nėntor 2008 22:47
    Departamenti pėr ēėshtje humanitare pranė OKI thotė se do tė dėrgojnė ndihma pėr popullin Palestinez qė janė nėn shtetrrethimin Izraelit.

    Karvani i ndihmave u nis nga Amani i Jordanisė, nė koordinim mė Organizatėn Humanitare Hashemite nė Jordani. Distribuimi i kėtyre ndihmave do tė behėt nė bashkėpunim me Agjensionin Humanitar tė Kombeve tė Bashkuara qė i dedikohet popullit Palestinez UNRWA.

    Fondi pėr Solidaritet i OKI kontribuoi sė bashku me njė numėr kompanish dhe institucionesh nga Arabia Saudite.

    worldbulletin.net

    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  2. #302
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ekspozita e madhe Islame nė Londėr


    Kjo ngjarje u sponsorizua nga organizata humanitare tė ndryshme qė punojnė nė Evropė siē ėshtė Islamic Relief, dhe nga kanali televiziv Islam Channel.

    E mėrkurė, 26 Nėntor 2008 23:10
    Ekspozita e madhe, e mbajtur nė Xhaminė Qendrore tė Londrės, tė Dielėn e 16 Nėntorit tėrhoqi mė shumė se 2000 persona, qė shijuan atmosferėn Islame si dhe produktet e shumta Islame qė ishin nė shitje aty. Po ashtu ata shijuan ushqimet e shijshme dhe ėmbėlsirat qė u pėrgatiten nga restoranti i xhamisė.

    Kjo ngjarje u sponsorizua nga organizata humanitare tė ndryshme qė punojnė nė Evropė siē ėshtė Islamic Relief, dhe nga kanali televiziv Islam Channel.

    Pėrveē sektorit tė veshjeve nga shumė vende muslimane, aty kishte edhe libra nė shitje nga shtėpi tė njohura botuese.

    Sektori i fėmijėve kishte kėshtjellėn kėrcyese pėr fėmijė si dhe tabela tė futbollit.

    Ishte njė ngjarje e paharrueshme pėr tė gjitha familjet pjesėmarrėse.

    islamonline.net

    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Vatikani: Muslimanėt e kanė rikthyer konceptin e Zotit nė Europė

    Vatikani: Muslimanėt e kanė rikthyer konceptin e Zotit nė Europė



    Emri:  Jean-Louis Tauran.JPG

Shikime: 883

Madhėsia:  7.6 KB


    Kardinali i Vatikanit Jean-Louis Tauran i ka falenderuar muslimanėt pėr faktin qė e kanė kthyer konceptin e Zotit nė sferėn publike nė Europė, dhe shtoi se besimtarėt e religjioneve tė ndryshme nuk kanė zgjidhje tjetėr pos nė inicimin e dialogut ndėrfetar.


    Nė Europė shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjėherė mė parė



    Tauran, kryesuesi i sekretariatit pėr marrėdhėnie ndėrfetare tė kishės katolike, ka thėnė se nė kohėt e fundit nė Europė shkruhet dhe flitet rreth religjionit si asnjėherė mė parė nė periudhėn moderne.

    - Kjo ndodhė duke iu falenderuar muslimanėve. Muslimanėt, tė cilėt janė njė minoritet i rėndėsishėm nė Europė, kanė qenė ata tė cilėt kanė kėrkuar vend pėr Zotin nė shoqėri – ka thėnė Tauran nė fjalimin e tij, tė cilin e ka transmetuar gazeta ditore zyrtare e Vatikanit L'Osservatore Romano tė premtėn.
    Zyrtarėt e Vatikanit pėr njė kohė tė gjatė janė duke e gjykuar sekularizmin nė Europė, ku nė dekadat e fundit vizitat e qytetarėve nė kishė kanė rėnė dukshėm, kėshtu qė ata janė duke bėrė pėrpjekje pėr kthim nė rrėnjėt e krishtera.


    Asnjė shoqėri nuk ka njė religjion



    Tauran pastaj tha se asnjė shoqėri nuk pėrbėhet vetėm prej njė religjioni .
    - Jemi duke jetuar nė shoqėri multikulturale dhe multireligjioze, kjo ėshtė e dukshme. Nuk ka civilizim qė pėrbėhet vetėm prej njė religjioni – ka thėnė Tauran nė fjalimin e tij nė tubimin e teologėve nė Napoli.
    Ai poashtu ėshtė angazhuar pėr dialog ndėrfetar, tė cilin e ka definuar si hulumtim pėr kuptueshmėri ndėrmjet dy subjekteve, pėrmes ndihmės sė arsyes, nė aspektin e interpretimit tė pėrbashkėt tė marrėveshjeve dhe tė mosvarrėveshjve tė dyanshme.

    Si po duket, Tauran me kėtė ka qartėsuar deklaratėn e papa Benediktit XVI i cili tė dielėn ka thėnė se dialogu ndėrfetar nuk ėshtė i mundshėm nė kuptimin e ngushtė tė fjalės. Zyrtarėt kishtarė kanė thėnė se kuptimi i fjalėpėrfjalshėm i dialogut do tė thoshte qė njėra palė nė fund tė dialogut ta bindė palėn tjetėr se qėndrimet e saj janė tė gabueshme.
    Pjesėmarrėsit nė dialog nuk duhet tė distancohen nga bindjet e tyre religjioze, ka thėnė Tauran, por duhet tė jenė tė hapur pėr pranimin e aspekteve pozitive tė fesė tjetėr.

    Islambosna.ba

  4. #304
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Xhamia mė veriore nė botė


    Komuniteti musliman nė Tromso tė Norvegjisė, dėshiron tė ndėrton xhaminė e parė tė saj. Me ndihmė nga Arabia Saudite, xhamia lokale planifikohet tė jetė si diēka e posaēme.


    E shtunė, 29 Nėntor 2008 14:13
    Xhamia nuk do tė jetė tradicionale me minare por njė ndėrtesė moderne qė do tė tėrheq vendasit dhe vizitorėt, thonė iniciatorėt.

    Tani ne Tromso numėrohen rreth 1000 musliman. Ata kanė punuar kohė tė gjatė pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie. Tani ata kanė siguruar njė fondacion nga Arabia Saudite si dhe donatorė tjerė tė interesuar pėr projektin nė fjalė.

    Autoritetet komunale kanė shprehur mbėshtetjen pėr kėtė projekt. Ata mund tė ju ofrojnė vend pėr ndėrtesėn afėr bregdetit.

    Tromso ėshtė qytet me afėr 53.000 banorė dhe gjendet nė veri tė Norvegjisė.

    Barentsobserver.som

    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  5. #305
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Arkitektėt Britanik tė ndryshojnė pamjen e Mekkes


    Dy arkitektėt mė tė njohur nė Britani janė duke punuar pėr renovimin mė tė guximshėm nė histori.


    E hėnė, 01 Dhjetor 2008 09:57
    Norman Foster dhe Zaha Hadid janė nė mesin e 18 arkitektėve qė janė pėrzgjedhur pėr ri dizajnimin e ndėrtesės sė xhamisė mė tė shenjtė pėr muslimanėt, qė tė akomodon mbi 3 milion haxhilerė qė e vizitojnė ēdo vit.
    Ky zhvillim duhet ta trefishoj madhėsinė e qendrės sė xhamisė El Haram qė tani akomodon 900.000 persona, duke e bėrė ndėrtesėn qė do tė zėnė mė sė shumti njerėz nė botė.

    Planet do tė ndihmohen nga mbreti Abdullah bin Abdul Aziz i Arabisė Saudite. Ky do tė jetė njė vizion i ri arkitektural pėr ndėrtesėn e xhamisė qė ka mbi 350.000 metra katrorė. Mbretit do t'i ofrohen prezantimet nga arqitektėt Britanik sė bashku me ato tė dizajnuesve tjerė nė njė ekspozitė nė fund tė muajit.


    independent.com

    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  6. #306
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ekspozita “Arti Islam III”


    AKEA bėri pėrzgjedhjen e 29 autorėve tė ndryshėm, artist profesionist kryesisht tė gjeneratave tė reja, me pretendim qė nė vitet vijuese tė ketė konkurs gjithėkombėtarė me kritere tė veēanta konkurrimi.

    E hėnė, 01 Dhjetor 2008 11:03
    Me rastin e festes se Kurban Bajramit, Komisioni Studentor pran "Asociacionit pėr Kulturė, Edukim dhe Arsim - AKEA", ne diten e trete te kesaj feste me 11/Dhjetor 2008 nė Pallatin e Rinisė organizon Ekspoziten "Arti Islam III" duke vazhduar kete aktivitet tė nisur vite mė parė si projekt tradicional dhe me pėrmasa ndėr rajonale.

    Gjenerata e vitit 1998 – 1999 nė Fakultetin e Arteve, njėra ndėr gjeneratat mė tė suksesshme, kanė qenė organizator tė shumė ekspozitave kolektive tė studentėve

    Me njė iniciativė tė disa studentėve, dhe pėrkrahjes organizative nga SH.K.B "Urtėsia" fillohet hapi i parė pėr tė organizuar njė ekspozitė me karakter islam "Arti Islam I" – 2000, pėr tė cilėn pati njė interesim tė madh dhe pjesėmarrje serioze pėr tu kyēur nė kėtė botė tė artit, me pretendime qė kjo ekspozitė tė bėhet tradicionale. Suksesi ishte edhe mė i madh nė ekspozitėn "Arti Islam II – 2001, ku pjesėmarrėsit, artist profesionist, kishin zgjeruar edhe mė shumė horizontin e tyre mbi veēorit dhe specifikat e Artit Islam.

    Nė pamundėsi tė organizimit tė kėtij evenimenti kulturor nė mungesė tė fondeve tė nevojshme, pėr disa vite kjo iniciativė ka ngecur, mirėpo shpresa pėr tė vazhduar aty ku mbetėm ishte ajo qė nxiti riorganizimin e sivjetmė.

    Nė bashkėpunim kuratorjal me piktorin e mirėnjohur z. Naim Spahiu, njėherit artist dhe punėtor profesional pran Galerisė sė Arteve nė Prishtinė, AKEA bėri pėrzgjedhjen e 29 autorėve tė ndryshėm, artist profesionist kryesisht tė gjeneratave tė reja, me pretendim qė nė vitet vijuese tė ketė konkurs gjithėkombėtarė me kritere tė veēanta konkurrimi.

    Punimet e autorėve qė do tė ekspozohen nė kėtė ekspozitė janė mediume tė ndryshme tė artit: pikturė, grafikė, vizatim, video etj.

    Besojmė qė pėr mė tepėr kjo ekspozitė do tė provokojė imagjinatėn e artistėve tanė nė realizime tė reja nė kėtė drejtim dhe paraqitja e tyre nė "Arti Islam IV" do tė jetė nė nivelin e pritur.

    Shfrytėzojmė nga rasti t'i falėnderojmė tė gjithė artistėt dhe pjesėmarrėsit e kėtij projekti dhe nė veēanti sponsorėt, pa pėrkrahjen e tė cilėve nuk do tė shihte dritėn ky organizim.

    Kėtu jane pjesė nga ekspozita e parė http://www.horizonti.com/shkb-urtesia/ekspo/index.html

    Bashkim Mehani & Rrahman Ferizi
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  7. #307
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Levizja kozmike ne drejtim te kundert me akrepat e ore, elektroni, atomi, galaksia, h

    Levizja kozmike ne drejtim te kundert me akrepat e ore, elektroni, atomi, galaksia, haxhi...


    Emri:  meka.jpg

Shikime: 1410

Madhėsia:  30.2 KB

    Te gjitha levizjet ne univers, qe nga galaksite deri ne atom jane ne drejtim te kundert me levizjen e akrepave te ores. Elektroni rrotullohet rreth vetes, si dhe rreth berthames se atomit ne drejtim te kundert me levizjen e akrepave te ores. Qeliza veze udheton neper Tubin e Fallopeut per te gjetur rruegen e saj deri ne uterus ne drejtim te kundert me akrepat e ores. Toka rrotullohet rreth Diellit ne drejtim te kundert me akrepat e ores. Hena rrotullohet rreth tokes ne drejtim te kundert me akrepat e ores. Te gjitha planetet dhe yjet e sistemeve yjore rrotullohen ne Galaksine e Rruges se Qumeshtit ne kete drejtim. Keshtu edhe pelegrinet duke bere levizje rreth Qabes ne drejtim te kundert me akrepat e ores, ata jane ne harmoni perfekte me veten e tyre, me boten si dhe me universin...


    http://www.siteoflight.net/blog/?page_id=21

  8. #308
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kur’ani sė shpejti nė dhomat e hoteleve Malaje



    Njė kopje e Kur'anit tė shenjtė dhe tė pėrkthimeve tė komentimeve tė tij do tė mundėsohet nė hotelet Malajziane pėr muslimanėt dhe jo muslimanėt nė mėnyrė qė tė kenė qasje nė librin e shenjtė.


    E martė, 02 Dhjetor 2008 12:18

    Ministri Ahmad Zahid Hamidi nga kabineti qeveritar thotė se kanė filluar projektin duke vendosur disa kopje nė disa prej hoteleve me 5 yje nė rajonin Klang Valley.

    Kishte reagime pozitive nga mysafirėt dhe anėtarėt e pronarėve tė hoteleve.

    Kjo po mundėsohet jo vetėm pėr shkak tė numrit tė madh tė turistėve nga Lindja e Mesme por edhe pėr shkak se ka njerėz tė besimeve tjera qė donė tė dinė se qka thuhet nė Kur'an, ashtu siq janė tė interesuar pėr mėsimet e feve tjera.

    "Jemi tė gėzuar pėr reagimet pozitive nga publiku. Sė shpejti do tė mundohemi tė vendosim nga njė kopje tė Kur'anit tė Shenjtė nė hotelet me tri yje e pėrmbi," tha ministri pėr reporterėt mė rastin e fillimit tė kėtij projekti.

    Njė numėr prej 50.000 kopjeve tė pėrkthimeve tė Kur'anit tė shenjtė do tė botohen pėr kėtė qėllim si dhe do tė jenė nė gjuhėn angleze.

    thestar.com.my

    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  9. #309
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Studentėt musliman nė Britani nuk janė ekstrem: Hulumtim


    Studentėt musliman nė komplekset universitare prezantojnė gjenerata tė qytetarėve tė integruar mirė e jo gjenerata ekstreme, sipas njė hulumtimi tė bėrė nga Univerziteti I Kembrigjit.

    E mėrkurė, 03 Dhjetor 2008 16:39
    "Hulumtimi qė e udhėhoqa viteve tė fundit tregon se titujt nė lidhje me studentėt ekstremė musliman qė po shihen ne media janė larg realitetit," thotė Dr. Xhun Edmunds pėr The Guardian.


    Njė grup hulumtuesish kryen kėtė hulumtim pasi dyshohej se komplekset universitare ishin ēerdhe e ekstremizmit.

    Hulumtimi i tyre, i bazuar nė intervista tė studentėve nė Londėr, Kembrigj dhe Bredford, konkludoi se ato ishin vetėm fjalė tė ekzagjeruara dhe se studentėt musliman mė pėrpara i bashkėngjiten Amnesti International-it se sa Al Kaidės.

    Sipas Federatės Islame tė studentėve nė Britani tė Madhe, janė rreth 90.000 studentė nė institutet pėr shkollim tė lartė nė vend.

    Ky studim rezulton me kundėrshtim me njė hulumtim tė publikuar mė parė nga njė organizatė e djathtė qė thoshte se studentėt musliman e arsyetojnė vrasjen nė emėr tė fesė.


    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  10. #310
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Haxh falas pėr tė konvertuarit nė Islam


    Muslimanėve tė rinj nė disa vende tė Evropės Lindore iu ėshtė dhėnė mundėsia e udhėtimit pėr nė haxh nga mbreti Saudian Abdullah bin Abdel Aziz.


    E enjte, 04 Dhjetor 2008 08:47

    "Qendra Islame nė Brno tė Ēekisė ka pranuar 20 oferta nga ambasada Saudiane," tha drejtori i Vakėfit Islam nė Brno Munib Hasan Al Ravi pėr IOL.

    "Prioritet iu dha muslimanėve tė rinj mė shpresėn se udhėtimi pėr nė haxh do ta forcon besimin e tyre."

    Rreth 100 haxhilerė prej tyre 50 tė shpėrblyer me udhėtim falas do tė udhėtojnė nga Praga dhe Brnoja pėr nė Arabinė Saudite.

    Republika Ēeke me popullsi 10.000 milionėshe, ka rreth 15.000 banorė musliman.

    Numri i tė konvertuarve nė Islam sillet prej 1500 deri nė 2000 qė nga vitet e 90-ta.

    Nė vitin 2004 Praga e njohu fenė Islame si fe zyrtare duke iu dhėnė muslimanėve tė drejtat e njėjta me tė krishterėt dhe hebrejėt.



    Edhe nė Hungari


    E njėjta gjė ndodhi edhe nė Hungari.

    Ambasada Saudite ofroi 50 udhėtime falas nė disa qendra tė ndryshme Islame.

    "I pranuam 5 pako udhėtimi pėr nė haxh dhe ua ofruam muslimanėve tė rinj," thotė Jahja El Xhelal, sekretar gjeneral nė Asociacionin Musliman tė Hungarisė.

    Ai tha se kanė bėrė punė tė palodhshme pėr tė siguruar kėto pako udhėtimi pėr muslimanėt e rinj.

    "Rreth 70 musliman kanė pėrfituar nga kėto pako viteve tė fundit," shtoi ai.

    Ky asociacion organizon kurse speciale pėr ata qė donė tė udhėtojnė nė haxh pėr ti pėrgatitur mirė pėr ritet e haxhit.



    Haxhi pėrmban disa ceremoni, tė cilat simbolizojnė konceptet themelore tė Islamit si dhe pėr tė pėrkujtuar Profetin Ibrahim dhe familjen e tij.

    Janė rreth 5.000 persona qė kanė hyrė nė Islam nė Hungari prej numrit total qė sillet rreth 40.000.

    islamonline.net

    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •