Simbol pėr integrimin qė funksionon - Inagurimi i xhamisė nė Duisburg
Me pjesėmarrje tė gjerė nga politika e kisha nė Duisburg u inagurua xhamia mė e madhe nė Gjermani. Ceremonia u zhvillua pa protesta. Kjo falė politikės sė hapur informative tė bashkėsisė islame.
Ishte njė atmosferė festive tė dielėn (26.10.) nė Duisburg nė lagjen Marxloh. Rreth 3.500 ftesa kish shpėrndarė bashkėsia islamo-turke tek pėrfaqėsuesit e besimeve tė ndryshme nga e gjithė bota. Sipas tė dhėnave tė policisė nė ceremoninė e inagurimit kishin ardhur 6.000 vizitorė, ndėr ta edhe shumė turq e gjermanė nga i gjithė rajoni.
Nė njė fushė tė hapur pėrballė xhamisė vizitorėt mund tė ndiqnin ceremoninė pėrmes njė monitori tė madh. Festa u zhvillua nė njė tendė tė madhe tė vendosur nė sheshin e parkimit pranė xhamisė. Aty mbajti fjalimin edhe kryeministri i landit tė Nordrajn-Vestfalisė, Jyrgen Rytgers (Jürgen Rüttgers). Nė fjalėn e tij ai e pėrshėndeti ndėrtimin nė Gjermani tė xhamive tė hapura pėr kėdo. Njėkohėsisht kryeministri i landit tėrhoqi vėmendjen pėr mė shumė pėrpjekje pėr integrim nga tė gjitha palėt: „Ne kemi dėshtuar me politikėn 40 vjeēare tė integrimit, kur shohim sot qė njė 70 apo 75 vjeēar, i cili ka ardhur si djalė i ri nė Gjermani pėr tė punuar, qė ka kontribuar pėr ndėrtimin e vendit tonė, por nuk flet gjermanisht. Sot mund tė diskutohet gjerė e gjatė mbi arėsyet dhe pėrgjegjėsitė. Por kushdo duhet ta shohė veten nė pasqyrė.“
Dialog i suksesshėm i bashkėsisė islame
Qysh nga fillimi i planeve pėr ndėrtimin bashkėsia islamo-turke nė Marxloh u bazua tek dialogu. Njė qendėr kontakti nė xhami ka pėr qėllim qė tė nxisė shkėmbimet ndėrfetare. Dritaret e mėdha simbolizojnė transparencėn dhe tė qenit e hapur. Pikėrisht pėr kėtė arėsye edhe nė ceremoninė e pėrurimit ishin ftuar pėrfaqėsues tė tė dyja kishave kristiane. Peshkopi i Esenit, Feliks Gen (Felix Genn) dhe kreu i kishės evangjeliste nė zonėn e Rinit, Nikolaus Shnajder (Nikolaus Schneider), sollėn urimet. Shnajder vlerėsoi politikėn e hapur tė informacionit qė ka ndjekur kjo bashkėsi: „Qysh nga fillimi i projektit ju si pėrgjegjės keni njoftuar hapur dhe nė mėnyrė transparente komunitetin. Duke kontaktuar shumė njerėz nėpėr shkolla, kisha e nė pjesė tė tjera tė qytetit, ju keni bėrė pėr vete partnerė pėr kėtė projekt. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ndryshe nga qytetet e tjera, ku ndėrtimi i xhamive ėshtė shoqėruar me protesta, ju keni gjetur kėtu mbėshtetjen e gjerė tė politikės, tė kishės dhe tė shoqėrisė civile."
Kritika dhe rezerva kundėr kėtij projekti nė Duisburg ka pasur fare pak. Shumica e fqinjėve janė dakord me ndėrtimin e kėsaj xhamie.
Ceremonia e inagurimit tė xhamisė Merkez nė Duisburg shėnon edhe hapjen e javės sė dyerve tė hapura tė xhamisė dhe tė njė sėrė veprimtarive tė tjera. Eshtė planifikuar edhe njė simpozium mbi tė ardhmen e mėsimit tė fesė islame. Teologė nga Turqia dhe Gjermania duan tė gjejnė rrugėn pėr vendosjen e standardeve tė pėrbashkėta pėr zhvillimin e orės sė mėsmit, nė mėnyrė qė tė mos u lihet hapėsirė forcave ekstremiste. Krahas njė xhamie nė Manhajm, xhamia e Duisburgut ėshtė njė ndėr mė tė mėdhatė nė Gjermani. Rreth 1.200 besimtarė mund tė zenė vend nė njė hapėsirė prej 2.500 metrash katrorė. Kostot e ndėrtimit janė rreth 7,5 milionė euro, prej nga 3,2 milionė janė dhėnė ngalandi dhe nga BE-ja. Pjesa tjetėr ėshtė financuar me donacione dhe me borgje.
dw-world.de
Krijoni Kontakt