Close
Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 368
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    "Katastrofa e kamatės", ekonomia islame alternative?!

    Sistemi kapitalist nė kolaps, Islami shihet si zgjidhja mė e mirė!

    Mr. Ejup Haziri

    Kolapsi amerikan

    Kriza ekonomike qė ka pėrfshirė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me falimentimin e bankave mė tė mėdha nė vend dhe dėshtimin kataklizmik, e qė as miratimi i planit prej 700 milardė dollarėsh nuk ishte i mjaftueshėm, ka bėrė qė tė preken edhe shumė vende tjera nė mbarė globin, si dhe tė dalin nė shesh shumė probleme tjera nė lidhje me financa qė prej dekadash ishin fshehur.
    Gazeta US Today, e kishte akuzuar rėndė qeverinė amerikane, ngase sipas saj, nė dekadat e kaluara nuk kishte marrė mėsim nga krizat financiare tė shumė vendeve tė ndryshme, si kriza e dikurshme nė Meksikė, Tajlandė, Rusi, e vende tjera. Poashtu kritika kishte marrė qeveria pėr shkak tė lėnies sė ekonomisė sė lirė, duke mos i interesuar fare kjo punė qeverisė, e qė sollėn shumė faktorė negativė nė shoqėri, si papunėsia, varfėria, etj.
    Samir el-Mufti ėshtė profesor i financave politike nė Universitetin Amerikan nė Kairo, ai thotė se rėnia dhe dobėsimi i ekonimisė amėrikane kishte ndodh para kėsaj krize, bile sipas tij shumė kohė para kėsaj krize. “Amerika pas luftės sė dytė botėrore, zotėronte 48% tė ekonomisė sė mbarė botės, por mė vonė ndodhėn ndryshime graduale nė qendra tė ndyshme ekonomike, si nė Japan, Gjermani, dhe nė shtete tė Azisė Juglindore. Departmenti i Bushit, u mundua ta shpėjtojė kėtė veprim pėr ta rikthyer ekonominė e dikurshme por kjo nuk pėrshtatej me fuqinė financiare amerikane, andaj nė fund u shfaqė kriza ekonomike”-shprehet kėshtu prof. el-Mufti.
    Deri nė vitin 2004, gjendja ishte deri dikun e mirė, por pas rritjes sė kamatės, dhe shtimit tė madh tė borgjeve e kredive, saqė nė mars tė vitit 2007, kreditė arritėn nė 1.3 trilion dollar, e nė gjysmėn e dytė tė atij viti, kriza vetėm rritej e shtohej edhe mė shumė. Derisa, shteti mė i fuqishėm ekonomikisht nė botė, hyri nė kolaps tė madh ekonomik, duke lėnė njė numėr tė madh qytetarėsh nė pasiguri tė madhe. E nė anėn tjetėr, 28 milionė njerėz janė duke u mbėshtetur nė ndihmat qeveritare pėr tė mbijetuar, ky ėshtė ‘great depression’, jo i vitit 1929, por i vitit 2008.

    Sistemi kapitalist kolaps apo riformim?

    Kjo krizė akonomike, ka nxjerrur nė shesh shumė gjėra, ka vėnė sistemin kapitalist nė mėdyshje, shumė ekonomist mendojnė se duhet tė ndėrrohen bazat e sistemit kapitalist, i cili ka pėr qėllim realizimin e fitimit tė skajshėm, pa marrė parasysh mėnyrėn e fitimit.
    Sipas el-Mufti, sistemi materialist nė Amerikė do tė pėsojė ndryshime thelbėsore. Ndėrsa Nebil Hashad, kryetar i Qendrės Arabe pėr Studime Financiare, thotė se ‘Amerika do tė del nga kjo krizė edhe mė e fuqishme se qė ka qenė, ai kujton krizėn e vitit 1929, ku Amerika doli prej saj shumė e fuqishme. “Ashtu sic doli Amerika me njė ekonomi tė fortė nga kriza e vitit 1929, do tė ngjan e njėjta gjė edhe nė krizėn e tanishme”-thotė z. Hashad.
    Z. Hashad, refuzon atė cka thuhet se hapat qė i ka ndėrmarrė Amerika pėr ‘shėrimin e krizės’ janė kolaps i bazave tė kapitalizmit, tė cilat ngritėn nė baza se shteti duhet tė qėndrojė larg nga ekonomia.

    Shkaqet e kolapsit?

    Ekonomistėt e mėdhenj dhe real, shkaqet e kėtij dėshtimi tė madh, e lidhin kryesisht me dy shkaqe, i pari prej tyre ėshtė kamata (pa marrė parasysh e lartė apo jo), dhe e dyta ėshtė shitja e borxheve, ku cdonjėra ėshtė e lidhur me tjetren.
    Shkaku kryesor qė erdhi te kolapsi ishte padyshim kamata, e sidomos kamatat e larta qė shkatėrruan individin dhe shoqėrinė.
    Johan Bitman, ėshtė ekonomist i njohur gjerman, i cili kishte akuzuar shumė sistemin kapitalist, respektivisht bazat nė tė cilat ėshtė ngritur ky sistem, ai bėn presion tė madh qė tė largohet kamata, madje ai fenomenit tė kamatės ia kushtoi njė libėr tė plotė, qė e quajti ‘Katastrofa e kamatės’.
    Disa gazeta amerikane dhe evropiane, kishin akuzuar papatin katolik, ngase nuk kishte nxjerrė ndonjė dekret pėr ta zbutur kamatėn e lartė, apo pėr ta ndaluar atė, por Papa nė tė gjitha rastet kishte heshtur dhe kishte bekuar ngritjen e kamatės, dhe kjo kishte ndodhur nga pėrfitimet e mėdha tė kishės nga ai sistem i tregut finaciar. Kisha e kishte lejuar kamatėn qė nga mesi i shekullit tė 13-tė, pasi qė kisha ndodhej nė gjendje jo tė mirė pėr shkak tė bankrupcionit ndaj luftėrave tė mėdha tė ‘shenjta’ e qė zakonisht zhvilloheshin kundėr myslimanėve, e qė nga ajo kohė, kamata nė krishterizėm mbeti e lejuar.

    Kush po pėson kolaps?

    S’ka dyshim se nė rend tė parė kolaps kanė pėsuar Shtetet mė tė fuqishme tė botės, si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke mos anashkaluar as shtetet tjera mė tė industrializuara, e deri tek shtetet tjera mė tė vogla.
    Sidoqoftė, nuk ėshtė vetėm Amerika ajo qė po vuan nga kriza e rėndė, por janė edhe shtetet tjera qė vuajnė gati njėsoj si Amerika. Britania e Madhe sigurisht se do tė zbatojė planin e ‘shpėtimit’ prej 50 miliardė stėrlinash. E Gjermania, Franca dhe shumė vende tjera do tė ndėrmarin hapa tė shpejtė pėr tė shpėtuar nga kolapsi finaciar.


    Islami ėshtė zgjidhja

    Johan Bitman nė librin ‘Katastrofa e kamatės’, thotė se duhet tė zbatohet sistemi islam nė cėshtjet e financave.
    Ai nė atė libėr, bėn thirrje haptazi qė tė pasohet dhe praktikohet sistemi islam nė sektorin e financave. Kur e dha atė mendim, e sulmuan atė pa masė, derisa e quajtėn ‘Mulla Bitmani, mirėpo gjėrat ndryshuan shumė shpejt, mė shpejt se sa qė e kanė paramenduar ekonomistėt botėrorė, andaj sot ideja e tij po vėrtetohet, edhe pse ai ishte njė krishter, por zgjidhjen e shihte nė aplikimin e njė sistemi me baza tė shėndosha, qė nuk ka pėr qėllim denigrimin e individit dhe shoqėrisė, por qė ka pėr qėllim ndihmėn e individit nga shoqėria, dhe shoqėrisė nga individėt.
    Islami shihet si zgjidhja mė e mundshme pėr tė shpėtuar kolapsin financiar, pasi qė nė Islam, kamata ėshtė e ndaluar rreptėsisht, dhe si i tillė forcon individin dhe shoqėrinė.
    Nė kohėn kur tė menqurit evropian thėrrasin pėr aplikimin e njė sistemi me baza tė shėndosha si sistemi financiar islam, disa trashėgimtar muslimanėsh ngrejnė zėrin e tyre se ‘sistemi bankiar e financiar islam nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr zbatim nė kėtė kohė.’ Kjo ėshtė qudia mė e madhe, kur perėndimorėt thėrrasin dhe thojnė se Islami ėshtė zgjidhja, e disa prej muslimanėve thonė sistemi sekular ėshtė zgjidhja.


    Burimi: http://www.revstudenti.co.nr/

  2. #222
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Australia ndihmon muslimanėt e Filipineve


    Ministri i Jashtėm i Australisė Stefen Smit takohet me studentė nė Shkollėn fillore Baseko tė Filipineve.


    E enjte, 16 Tetor 2008 09:27

    Smit njoftoi se Australia do tė jap ndihmė prej 13 milion eurosh pėr tė ndihmuar zhvillimin e shkollimit pėr fėmijėt Musliman dhe ata vendas nė Filipine.

    Gjatė 4 viteve tė fundit Australia ka ndihmuar Filipinet pėr zhvillimin e edukimit nė rajonin e trazuar tė Mindanaos.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #223
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kampionja e sė drejtave tė njeriut


    Kur Hava Yilmaz vendosi mbulesėn nė moshėn 16 vjeēare, ajo nuk e kuptoi qė po bėnte diēka qė do ta ndryshonte jetėn e saj, diēka qė do ta bėnte atė luftėtare pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr liritė e muslimanėve nė Turqinė sekulare.


    E enjte, 16 Tetor 2008 12:23
    "Para se tė mbuloheja, e dija kush nuk jam," thotė Yilmaz tani 21 vjeēare pėr International Herald Tribune.

    Nė shkollėn e lartė si adoleshente, ajo ishte e hutuar pėr identitetin dhe karakterin e saj.

    "Nuk kisha sinqeritet," pėrkujton ajo. "Ishte i cekėt."

    Por nė Turqi, ku feja ėshtė njė ēėshtje e pėrfolur shumė qė zakonisht izolohet nė jetėn private dhe nė vendin ku mbulesa ishte ndaluar nė shkolla dhe universitete, vendimi i saj ishte ballafaquar me kundėrshtime.

    Prindėrit ishin tė zemėruar pėr shkak se asaj iu deshtė ta lėshonte shkollėn dhe shoqėria nuk e thėrriste mė.

    Pas largimit nga shkolla, Yilmazi filloi tė merrte pjesė nė njė grup filozofik- politik pėr studimin e jetės sė mendimtarėve dhe filozofėve tė famshėm tė perėndimit.

    Ajo mėsonte sociologjinė nė qendrėn pėr mėsim falas.

    Me konfidencė dhe me identitet tė fortė fetar ajo u gjet nė ballė tė aktivitetit politik pėr te drejtat e njeriut nė vend.

    Ajo bėri fushatė pėr lejimin e mbulesės nė konvikte.

    Fjalimet e sinqerta tė saj dhe te shoqeve tė saj tėrhiqen vėmendjen e tėrė popullit saqė ato u ftuan edhe nė emisione televizive, si dhe nė intervista nė radio dhe gazeta.

    Yilmazi dhe shoqėria e saj kanė formuar Popullsinė Rinore, njė grup qe kritikon qėndrimet e shtetit ndaj Kurdėve dhe qe lufton pėr te drejtat e njerėzve nė Turqi.

    Edhe pse fushata e saj pėr mbulesė mbaroi me fitore pas vendimit tė Gjykatės pėr lejimin e saj, Yilmazi thotė se nuk do ta ndal luftėn kurrė.

    "Atė qe e bėmė ia vlejti. Njerėzit i dėgjuan zėrat tanė," thotė ajo.

    "Nėse punojmė sė bashku, ne mund ta luftojmė."

    islamonline.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    pasha zoti duhet me ju rujt edhe ndihmave se shpesh jan plot sherr..............
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #225
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Shefi i BBC-sė Islami duhet tė trajtohet ndryshe


    Mark Tompson kėrkoi qė besimi Islam tė trajtohet ndryshe nga fetė tjera pėr shkak se ėshtė minoritet.


    E enjte, 16 Tetor 2008 13:29
    Nė fjalimin e tij, Tompson tha se tani nė BBC ka mė shumė programe nė lidhje me fenė nė radio dhe televizion se sa nė dekadat e kaluara.

    I pyetur se pse e lejon humorin ne lidhje me priftėrinjtė ndėrsa atė pėr imamėt jo, ai pranoi se ka pasur qasje tjetėr ndaj Islamit nė krahasim me Kishen Romano Katolike apo me Kishen Angleze.

    "Identiteti i atyre qė feja e tyre ndėrlidhet me identitet etnik ėshtė mė ndryshe me atė identitet qė ka i tėrė populli mbarė."

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Xhamitė e Europės lėvizin prej paralagjeve kah bulevardet

    Xhamitė e Europės lėvizin prej paralagjeve kah bulevardet

    Nga Ulrike Knöfel

    Janė bėrė gati projektet e qindra xhamive tė reja dhe madhėshtore nėpėr tėrė Europėn – vetėm nė Gjermani janė rreth 200. Arkitektura ėshtė bėrė fushėbetejė e ashpėr ideologjike rreth shfaqjes sė prezencės sė 16 milionė muslimanėve europianė.
    Ndėrtimi i njė numri tė madh tė simboleve Islame mund tė ndikojė nė ndryshime shoqėrore qė asnjė nuk mund tė imagjinojė. Nė prag tė kėtyre zhvillimeve, disa janė duke thirrė pėr mbajtje tė qetėsisė, derisa disa tė tjerė janė duke ua tėrhequr vėrrejtjen qytetarėve pėr rritje tė influencės sė grupeve fundamentaliste.

    Fjala xhami rrjedh prej fjalės me kuptim “vend i nėnshtrimit apo pėruljes”. Por shumė kundėrshtarė tė ndėrtimit tė xhamive i shohin ato mė shumė si vende tė mendjemadhėsisė sė dukshmėrisė se sa diēka tjetėr. Pėr ta mė e pėlqyeshme ėshtė tė shohin njė pamje tė keqe tė stacionit tė gazit se sa njė minare.
    Pėrpjekjet e panumėrta pėr ti bllokuar ndėrtimet ilustron se si njė konflikt qė pėrndryshe pėr shumė kohė ka qėndruar i fshehur nė prapaskenė tani ėshtė duke u shpėrfaqur, dhe atė nė fushėn e arkitekturės. Kudo qė tė shkosh, skema ėshtė e njėjtė: Nė fillim janė ankesat rreth mospėrputhjes me mjedisin urban dhe mosmarrveshjeve rreth lokacioneve tė pėrshtatshme, pastaj rreth lartėsisė sė kupollave dhe minareve – a do tė jenė ato 15, 50 apo 55 metra. Apo, si ėshtė rasti nė Minhen, ėshtė fakti se ajo e sfidon anėn estetike tė kishės mė tė afėrt. Mė vonė debati lėviz nė ēėshtje mė tė ndjeshme: frika e banorėve lokalė nga predikimet urrejtnxitėse, nga sulmet terroriste, xhihadi, dhe akuzimi se me ēdo xhami tė ndėrtuar Europa ėshtė duke e nėnshtruar veten kah ndikimi i fuqisė sė Mekės.
    Ilyas ėshtė vajzė e emigrantėve pakistanezė. Ajo ėshtė lindur dhe ėshtė rritur nė Frankfurt am Main, dhe gjatė viteve tė saj universitare nė Darmstadt ajo i koncentroi studimet e saj nė xhamitė si “trupa tė huaj nė qytet”.
    Projekti i xhamisė sė Ilyasės ėshtė i lokacionuar nė distriktin lindor tė Berlinit, nė Heinersdorf. Ajo ka punuar nė projekte tė ngjashme, por xhamia e Heinersdorfit ėshtė debutimi i saj i vėrtetė.

    Nė qytetin tjetėr, klienti tjetėr

    Nė datėn 26 tetor, 10 ditė pasi qė ėshtė planifikuar tė hapet xhamia e Heinersdorfit, do tė hapet Xhamia Merkez – e cila do tė jetė xhamia mė e madhe nė Gjermani – kjo do tė hapet nė zonėn industriale tė Duisburgut. Pėr shumė vite, muslimanėt me prejardhje turke janė mbledhur pėr tu falur nė kafeterinė e kompanisė sė dikurshme tė minimit. Ata vendosėn ta shkatėrrojnė atė dhe ta ndėrtojnė njė xhami, dhe tani ata kanė njė ndėrtesė madhėshtore dhe tė ngjyrosur bukur me hapėsira pėr mbledhje dhe hapėsirė pėr falje pėr 1200 persona. Ndėrtimin e bėnė pėrmes donacioneve private dhe publike, dhe ata nuk u ballafaquan me kundėrshtime tė mėdha.

    "Ēdo qytet vepron ndryshe" vėren Mustafa Kücük, zėdhėnėsi i xhamisė sė Duisburgut. "Shumė vende kanė mbetur nė kohėn e gurit sa i pėrket integrimit". Por, Kücük shprehet se: "Nėse komuniteti lejon ndėrtimin e xhamisė, pak a shumė ju thotė njerėzve, 'Jeni tė mirėpritur kėtu.'"
    Parashtrohet pyetja: A ėshtė Duisburgu pjesėrisht liberal? Por fakti tjetėr ėshtė se plani i ndėrtimit edhe i tė dy xhamive tjera nė kėtė qytet, i cili gjendet nė zonėn industriale tė Rurit nė Gjermaninė Perėndimore, ka nxitur protesta tė banorėve lokalė.

    16 milionė muslimanė jetojnė nė Bashkimin Europian, dhe mė tepėr se 3 milionė jetojnė nė Gjermani. Ata e kanė fenė e pėrbashkėt, por jo edhe gjuhėn, traditat dhe prejardhjen e tyre. Mė shumė se 70 pėr qind tė muslimanėve gjermanė janė me prejardhje etnike turke. Organizata e cila qėndron prapa ndėrtimit tė shumė xhamive qė po bėhen nė Gjermani, duke e pėrfshirė edhe atė nė distriktin e Duisburgut, dhe atė tė Kelnit, ėshtė Unioni turk – islamik pėr ēėshtje religjioze (DITIB).

    Aktualisht janė rreth 2,600 qendra islame nė Gjermani bashkė me 200 struktura tė reja qė mund tė klasifikohen si xhamia. Nė esencė, kjo nėnkupton se grupacionet janė duke lėvizur jashtė nga kuartet e pėrkohshme dhe tė pavėrrejtshme nė hapėsira mė tė qarkullueshme. Nė tė vėrtetė muslimanėt janė duke krijuar vende mė tė dinjitetshme pėr adhurim, edhepse ata vetė janė tė situuar nė lokalitete modeste, disi larg nga qendrat e qyteteve.
    Zhvillimet e kėtilla krijojnė paradokse pėr shumė gjermanė. Ju s’mund ti akuzoni muslimanėt se barikadohen nė prapadhoma dhe refuzojnė tė integrohen nė shoqėri dhe pastaj ti akuzoni se janė duke dashur tė ndėrtojnė faltore tė pėrshtatshme- nė lagjet nė tė cilat janė duke jetuar pėr dy tri gjenerata. Ēėshtja ėshtė se ata janė duke dashur tė bėhen tė vėrrejtshėm.

    Saktėsisht ku qėndron provokimi?

    Gjatė debatit rreth xhamisė sė Kelnit nė distriktin Ehrenfeld, Ralph Giordano, novelist ateist me prejardhje hebreje dhe mbijetues i holokaustit, kėtė projekt e emėrtoi” grabitje e tokės nė territorin e huaj” dhe madje “deklarim tė luftės”. Giordano gjeti pėrkrahje te shumė njerėz, tė cilėt, nė kohėra tjera, mė shumė do tė dėshironin tė dėgjonin pėr tolerancė. Kjo ngjarje kontraverze bėri bujė nė lajme nė tėrė botėn.
    Nė ndėrkohė, leja e ndėrtimit pėr kėtė xhami u lėshua, bile edhe njė libėr u shkrua rreth mosmarrveshjeve pėr kėtė xhami, e cila duket se ėshtė mė kontradiktorja e kėtij lloji nė Gjermani. Por ende asgjė nuk ėshtė definitive. Edhepse, peshkopėt katolikė gjermanė nė njė deklaratė tė lėshuar nė muajin shtator flasin nė favor tė ndėrtimit tė xhamive, por ata janė kundėr ēdo shfaqjeje tė “pretendimeve pėr fuqi, rivalitet apo veprimtari agresive”. Ky tingėllon si kėrcėnim. Kjo paraqet shenjė tė brengės rreth garimit pėr dizajnin e dukjes sė qyteteve.

    Emri:  Xhamia Keln.jpg

Shikime: 7718

Madhėsia:  32.5 KB

    Xhamia e Kelnit

    Emri:  Xhamia Merkez ne Duisburg.jpg

Shikime: 3425

Madhėsia:  58.2 KB

    Xhamia e Duisburgut

    Emri:  Xhamian e Penzberg.jpg

Shikime: 1861

Madhėsia:  58.3 KB

    Xhamia e Penzbergut


    Spiegel Online
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archicad : 16-10-2008 mė 18:14

  7. #227
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Pėrcaktohet vendi pėr varrezat islame nė Austri

    Pas negociatave qė zgjatėn mė se 20 vjet u pėrurua tė premten, mė datėn 3 Tetor varreza e parė pėr myslimanė nė Vjenė.


    E shtunė, 18 Tetor 2008 07:06
    Kjo varrezė ėshtė e para e kėtij lloji nė Austri. Deri tash myslimanėt janė varrosur nė njė pjesė tė veēantė tė varrezave qendrore. Diskutimet zgjatėn shumė vite dhe nė vitin 2001 u bėnė planet konkrete. Kėto varreza gjenden nė lagjen e 23-tė tė Vjenės dhe pėrfshijnė 3.4 hektarė tokė, tė cilėn ua dha komuna e Vjenės. Fondet pėr ndėrtim i siguroi Bashkėsia Islame e Austrisė, ku vlen tė theksohet se njė shumė tė konsiderueshme mjetesh i dha fondi i OPEC-ut. Nė kėto varreza mund tė varrosen deri nė 4000 tė vdekur.


    Pėrktheu: Sokol Gashi /wien.orf.at/

  8. #228
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Superkompjuteri mė i madh nė botė pronė e Universitetit Saudian

    Universiteti i ri do tė ofroj kėrkim studime nė bioshkencat dhe nė bioinxhinieri, materiale shkencore dhe inxhinieri, matematikė aplikuese dhe shkenca kompjuterike.

    E diel, 19 Tetor 2008 23:39
    Universiteti i ri i shkencės dhe teknologjisė nė Arabinė Saudite do tė jetė pronar i kompjuterit mė tė madh botėror dhe do tė ndihmoj nė joshjen e hulumtuesve nė shtetin Islam.

    Universiteti i Shkencės dhe Teknologjisė "Mbreti Abdullah" (KAUST) ėshtė i paraparė tė hapet vitin e ardhshėm afėr qytetit tė Xhides.

    "Superkompjuteri do tė jetė si themel i kėsaj ekonomie tė bazuar nė dije qė ne po e kėrkojmė," thotė Mexhid El Gaslan, qe ėshtė pėrgjegjės pėr dizajnin dhe zhvillimin e superkompjuterit tė quajtur "Shahin".

    I emėruar sipas skifterit shtegtues, i cili arrin shpejtėsi deri nė 340 kilometra nė orė, Shahin ėshtė i paraparė tė arrin shpejtėsi prej 222 terraflopėve, masė qė barazohet me trilion operacione pėr sekondė, thotė Gaslan. Kjo do ta bėj atė kompjuterin e gjashtė pėr nga shpejtėsia nė botė.

    Shahin do tė ketė mundėsinė tė imitoj ambientin e Detit tė Kuq dhe tė paraqes fushat e naftės nė tri dimensione.

    Me njė donacion dhuratė prej 10 miliard dollarėve nga Mbreti Abdullah, do tė ketė mundėsinė tė joshė ekspertet nga tėrė bota me njė premtim prej fondeve tė pakufizuara pėr punime hulumtuese.

    "KAUST ėshtė njė shtesė e mrekullueshme pėr pasurinė botėrore tė kompjuterėve tė zhvilluar," thotė Dejvid Kejes, nga Universiteti Kolumbia prej SHBA-ve i cili po transferohet nė Saudi.

    "Makina e porositur ėshtė sendi mė tėrheqės pėr mua kėtu," thotė ai.

    Ky superkompjuter do tė pėrdorėt nga KAUST dhe partnerėt e saj pėrfshirė kėtu Universiteti Kornell, atė tė Oksfordit, Stanfordit dhe A&M nga Teksasi.

    worldbulletin.net

  9. #229
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Trupi Zgjedhor i Bashkėsisė Islame tė Kosovės rizgjodhi sot Mr. Naim Tėrnavėn Myfti tė Kosovės

    Trupi Zgjedhor i Bashkėsisė Islame tė Kosovės rizgjodhi sot Mr. Naim Tėrnavėn Myfti tė Kosovės edhe pėr njė mandat pesėvjeēarė

    (Po sot Kuvendi i BI tė Kosovės nė mbledhjen konstituive zgjodhi pėr kryetar tė Kuvendit Dr. Xhabir Hamitin)

    Trupi Zgjedhor i Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė mbledhjen e sotme rizgjodhi edhe pėr njė mandat pesėvjeēarė Mr. Naim Tėrnavėn pėr Myfti tė Kosovės.
    Myftiu Naim Tėrnava nga Trupi Zgjedhor i Bashkėsisė Islame tė Kosovės qė e pėrbėjnė 54 anėtarė (Trupin Zgjedhorė tė BI tė Kosovės e pėrbėjnė 27 anėtarėt e Kuvendit tė BI tė Kosovės, 25 kryetarėt e Kėshillave vendor tė BI, Dekani i FSI dhe drejtori i Medresesė) mori shumicėn absolute tė votave, 37 sosh kundrejt kundėrkandidatit – Dekanit tė Fakultetit tė Studimeve Islame tė Prishtinė, Dr. Rexhep Boja qė mori 17 vota.
    Mbledhja e Trupit Zgjedhor tė BI tė Kosovės do tė vazhdoj pas njė jave kur solemnisht do tė bėhet inaugurimi i Myftiu dhe anėtarėve tė Kryesisė tė cilėt Myftiu do t’ia propozojė Trupit Zgjedhor pėr miratim.
    Po sot u bė edhe konstituimi i Kuvendit tė ri tė Bashkėsisė Islame tė Kosovė pėr periudhėn e ardhshme pesėvjeēare.
    Pas verifikimit tė mandateve tė kuvendarėve tė rinj u bė edhe zgjedhja e kryetarit dhe nėnkryetarit tė Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės.
    Pėr kryetar tė Kuvendit tė BI t ė Kosovės u zgjodh delegati nga Fakulteti i Studimeve Islame tė Prishtinės, Dr. Xhabir Hamiti ndėrsa pėr nėnkryetar – delegati nga Medreseja e mesme “Alaudin” e Prishtinės Fadil Hasani.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #230
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kryeministri pėrgėzon Myftiun Mr. Naim Tėrnava


    Kryeministri i Qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi pėrgėzon mr. Naim Tėrnavėn me rastin e rizgjedhjes Myfti i Kosovės

    Nė telegramin e urimit thuhet:

    I nderuari z. Tėrnava,

    Nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės dhe nė emrin tim Ju shpreh urimet mė tė mira me rastin e rizgjedhjes nė postin e Myftiut tė Kosovės.

    Bashkėsia Islame e Kosovės ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha periudhat e historisė sonė tė re, nė saje tė drejtuesve tė saj.

    Qeveria e Kosovės do ta mbėshtes punėn Tuaj dhe do tė jetė e hapur pėr bashkėpunim nė ēdo kohė.

    Duke ju uruar shėndet dhe punė tė mbarė Ju dhe Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės u shpreh pėrgėzime tė sinqerta.

    Hashim Thaēi,

    Kryeministėr



    Telegram urimi i Presidentit Sejdiu pėr Kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės


    Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu i ka dėrguar njė telegram urimi z. Naim Tėrnava, me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Mė poshtė po e japim tekstin e kėtij telegrami:

    20.10.2008


    I nderuari z. Naim Tėrnava,

    Kryetar i Bashkėsisė Islame tė Kosovės
    Mė lejoni qė nė emrin tim dhe tė popullit tė Republikės sė Kosovės t’ju shpreh urimet mė tė pėrzemėrta me rastin e rizgjedhjes suaj Kryetar i Bashkėsisė Islame tė Kosovės
    Duke iu dėshiruar shėndet, punė tė mbarė dhe suksese tė mėtejshme nė misionin Tuaj, unė ritheksoj pėrkushtimin tim tė plotė qė si President i vendit tė vazhdoj bashkėpunimin e mirė me institucionin tuaj dhe me ju personalisht.
    Jam i bindur se, edhe nė kėtė mandat, nuk do tė mungojė angazhimi Juaj pėr thellimin e kulturės sė lartė tė komunikimit dhe tė tolerancės ndėrfetare, qė pa dyshim ėshtė njė nga shtyllat e fuqishme tė identitetit tė Republikės sė Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj.
    Urime dhe me fat!
    Me respekt,
    Dr. Fatmir Sejdiu,
    President i Republikės sė Kosovės

Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •