Ėndrra ime u realizua
Konvertime December 25th, 2007
Ja tregimi i konvertimit tė saj.
Qėkur isha vajzė e vogėl, gjithnjė kam pasur besim tė madh nė Zot. Edhe pse u rrita si katolike, bėra gjithēka pėr tė qenė e fokusuar te Zoti dhe tė mos hutohesha nga mėsimet konfuze tė kishės, pasi edhe pėr njė fėmijė si unė ato dukeshin sikur shkonin kundėr parimeve. Gjatė kohės sė gjimnazit, unė mora njė vendim tė vetėdijshėm pėr t’iu dedikuar mė shumė fesė sime. Shkoja nė meshė dy herė nė ditė, shkoja tė rrėfehesha tė paktėn njė herė nė javė dhe bėja tė gjitha praktikat fetare qė prifti mė thoshte tė bėja; tė gjitha me qėllim tė afrimit pranė Zotit. Por kisha nuk arriti t’u jepte pėrgjigje pyetjeve tė mia mė tė nevojshme: Kush jam unė, kush dhe ēfarė ėshtė Zoti, pėrse jam kėtu dhe cili duhet tė jetė raporti im me kėtė qenie superiore qė ka krijuar universin? Si duhet ta jetoj jetėn time? Cili ėshtė shembulli qė duhet tė ndjek dhe si duhet ta ndjek? Pėrse Zoti ka nevojė tė ketė bir kur Ai ishte i vetėm nė krijimin e Vet dhe nuk kishte nevojė pėr partner ose ndėrmjetėsues mė parė?
Prifti im nuk qe nė gjendje tė m’i jepte pėrgjigjet, por vetėm theksonte se duhet tė kisha besim dhe se nuk ishte e nevojshme qė gjithēka tė kishte kuptim pėr aq kohė sa besimi im ishte i fortė. Kjo nuk mė kėnaqi dhe pasi mbarova gjimnazin, e lashė kishėn dhe i hyra njė kėrkimi pėr tė gjetur rrugėn, besimin dhe fenė e drejtė.
Lexova kėshtu pėr disa besime fetare, nė mėnyra qė tė shpėtoja pėrgjithmonė nga boshllėku shpirtėror. Praktikova Hinduizmin, Taoizmin, Budizmin dhe disa vite mė vonė edhe Magjinė e Bardhė. Tani, shumė njerėz mund ta konsiderojnė kėtė gjė si diēka tė marrė, por duhet tė kuptoni se unė isha duke kėrkuar nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, e megjithatė ky kėrkim nuk la veēse njė zbrazėti qė nuk po arrinte tė mbushej. Por njė ditė motra ime erdhi tė mė vizitonte dhe ajo qė pashė mė zuri nė befasi. Ajo hyri nė shtėpi e veshur me njė fustan tė gjatė dhe ishte e mbuluar nga koka te kėmbėt. Flokėt i kishte mbuluar me njė shami tė errėt e tė padepėrtueshme, e cila i shkonte poshtė deri nė bel. Pasi e pyeta pėrse ishte veshur ashtu nė mes tė verės, kur temperatura jashtė ishte gati 30 gradė celsius, ajo mė shpjegoi se ishte muslimane. Edhe pse kisha lexuar pėr shumė fe, nuk e kisha llogaritur fare Islamin, kryesisht sepse nuk kishte edhe aq shumė informacion tė gjetshėm dhe sepse isha e ndikuar nga stereotipat mbi Islamin.
U largova nga familja dhe u vendosa nė Kaliforni, ende pa njė fe dhe pa njė raport tė qėndrueshėm me Zotin. Nė fillim, stereotipat mbi Islamin mė bėnė t‘i rrija larg kėsaj feje dhe madje pėr pak kohė e braktisa kėrkimin tim dhe vendosa ta lija rrjedhėn e jetės tė mė ēonte atje ku donte ajo. Veprova kėshtu pėr dy vite dhe megjithėse gjeta dashurinė dhe u fejova me njė koleg timin, ende diēka mė mungonte. Nė brendėsi tė mendjes sime gjendej gjithnjė ai zė ngacmues qė nuk reshte sė mė thėni se jeta ime ishte e ērregullt. Por unė bėra ēmos ta injoroja atė zė, deri nė atė mbrėmje fatale. Pak pėrpara se tė largohesha nga Kalifornia dhe tė kthehesha sė bashku me tė fejuarin tim nė shtetin ku kisha lindur, qė tė ndėrtonim jetėt tona sė bashku, pashė ėndrrėn mė tė frikshme tė jetės sime.
Nė kėtė ėndėrr, dy burra shumė tė gjatė tė veshur me tė bardha po qėndronin nė fund tė shtratit tim. Teksa i shikoja, mendoja se ose ishin jashtėtokėsorė, ose engjėj, nuk isha e sigurt se ēfarė ishin, por isha shumė e frikėsuar dhe po pėrpiqesha me ēdo kusht qė tė largohesha prej tyre. Por sa mė shumė pėrpiqesha t’u largohesha, aq mė shumė iu afrohesha. Nė fund, u gjendėm nė majė tė njė mali tepėr tė lartė dhe poshtė nesh shtrihej njė det i kuq si gjaku dhe i nxehtė si llava. Dy burrat mė thanė tė shija detin. Ajo qė pashė do tė qėndrojė me mua derisa tė vdes. Deti ishte plot me njerėz lakuriq, tė cilėt rrotulloheshin si tė ishin duke u pjekur nė hell dhe bėrtisnin: “Na ndihmo, na ndihmo!” Nuk ka shumė nevojė tė them se ndjeva sikur po shihja njė pamje tė ferrit dhe u tmerrova. I tregova tė fejuarit tim pėr ėndrrėn, por ai vetėm sa qeshi dhe tha se unė kisha njė imagjinatė tepėr kreative. Nė fakt, unė nuk mund ta hiqja nga mendja aq lehtė.
Kur u ktheva nė Miēigan, mėsova se edhe motra tjetėr e imja dhe njė kushėri i imi kishin pranuar Islamin gjatė mungesės sime. Kjo mė bėri kureshtare, prandaj i kėrkova motrės sime tė mė jepte disa libra dhe njė nga tė parėt qė lexova ishte libri Pėrshkrimi i xhehenemit. Gjithēka qė kisha parė nė ėndėrr gjendej nė kėtė libėr. Mbeta pa fjalė. Pastaj nisa tė lexoja e tė lexoja, tė ndiqja ligjėrata dhe tė bėja pyetje dhe sa mė shumė mėsoja pėr Islamin, aq mė shumė mendja dhe zemra mė thoshin se kjo ishte ajo qė kisha kėrkuar prej kohėsh. Vendosa tė pranoja Islamin, por kisha njė problem tė vogėl- tė fejuarin tim. Ai ishte i palėkundur qė tė mos e pranonte Islamin dhe kėshtu m’u desh tė zgjidhja mes burrit qė dashuroja dhe asaj qė unė e ndieja nė zemėr se ishte gjėja e drejtė pėr t’u vepruar.
Allahu i Madhėrishėm thotė se nėse beson sinqerisht tek Ai dhe pason tė
Dėrguarin e Tij alejhi selam, Ai do tė tė sprovojė. E kjo ishte sprova ime. Me gjithė dhimbjen e madhe qė mė shkaktoi zgjedhja ime nė atė kohė, unė zgjodha Islamin mbi tė fejuarin tim. Kjo ka ndodhur para mė shumė se gjashtė vitesh dhe qė atėherė Allahu mė ka bekuar me njė bashkėshort tė mrekullueshėm dhe me njė djalė shumė tė bukur. Allahu na thotė se Ai do t’i nxjerrė nga errėsira nė dritė ata qė duan tė udhėzohen dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė Ai bėri pėr mua.
Pėrktheu: Eglantina Muēa
Krijoni Kontakt