Close
Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 368
  1. #101
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    A mund tė komunikoj me Zotin drejtpėrdrejt?
    Konvertime December 25th, 2007




    Nga Hayat Anne Collins Osman
    Unė jam rritur nė njė familje tė krishterė. Nė atė kohė, amerikanėt kanė qenė mė praktikues tė fesė se sot— shumica e familjeve shkonin nė kishė ēdo tė diel. Edhe prindėrit e mi ishin aktivė nė kishė. Madje motra ime jepte mėsim nė shkollėn e sė dielės dhe ndonjėherė e ndihmoja edhe unė.
    Kur isha nė shkollė tė mesme, ndoqa njė program studimi tė Biblės pėr dy vjet. Deri nė atė kohė kisha lexuar pjesė tė Biblės, por nuk ėshtė se i kisha kuptuar edhe aq shumė. Ky kurs duket se do tė mė jepte mundėsinė tė mėsoja mė shumė, por fatkeqėsisht aty studiuam shumė pasazhe tė Testamentit tė Ri e tė Vjetėr qė mua mė dukeshin tė pashpjegueshme.

    Nė universitet unė vazhdoja tė lutesha. Studentėt shpesh diskutonin pėr fenė dhe unė dėgjoja ide tė ndryshme. Ashtu si Jusuf Islami, edhe unė studiova fetė e ashtuquajtura tė Lindjes, si Budizmi, Konfuēianizmi dhe Hinduizmi, por nuk mė ndihmuan. Nė atė kohė takova njė musliman nga Libia i cili mė foli pak pėr Islamin dhe Kur’anin. Ai mė tha se Islami ishte feja mė moderne dhe mė e saktė nga fetė e shpallura. Por duke qenė se unė i shihja Afrikėn dhe Lindjen e Mesme si vende tė prapambetura, nuk e shihja dot Islamin si modern.

    Familja ime e ftoi kėtė libianin nė njė ceremoni kishtare. Ceremonia ishte shumė e bukur, por nė fund tė saj libiani pyeti: “Kush ua ka mėsuar kėtė ceremoni? Kush ju ka thėnė tė uleni e tė ngriheni kėshtu? Kush ju ka mėsuar tė faleni nė kėtė mėnyrė?” Unė i tregova atij historinė e hershme tė kishės. Pyetjet e tij nė fillim mė nervozuan, por mė pas mė bėnė tė mendoja.
    Njerėzit qė kanė pėrcaktuar mėnyrėn e ceremonive tė adhurimit kishtar a kanė qenė tė kualifikuar ta bėnin atė? Si e kanė ditur se cilėn formė adhurimi tė zgjedhin, a kanė pasur udhėzim hyjnor? Unė e dija se nuk besoja nė shumė prej mėsimeve tė kishės, por megjithatė vazhdoja tė shkoja nė kishė. Kur tė tjerėt kėndonin pjesė qė unė i konsideroja blasfemike, unė nuk i kėndoja. Tashmė ndihesha si e huaj nė kishė.

    Pėrse nevojitej njeriu pėr t’u lidhur me Zotin? Pėrse nuk mund tė komunikoja me Tė drejtpėrdrejt?

    Pa kaluar shumė kohė, unė gjeta njė pėrkthim tė kuptimeve tė Kur’anit nė njė dyqan, e bleva dhe nisa ta lexoja. E lexova dhe e rilexova pėr tetė vjet me radhė. Gjatė kėsaj kohe, vazhdoja tė isha e interesuar e tė lexoja pėr fetė e tjera. Shqetėsimi im rreth mėkateve tė mia gjithnjė shtohej. Si ta dija se Zoti do tė mė falte?
    Unė nuk besoja mė nė modelin e krishterė, nė mėnyrėn e krishterė pėr faljen e mėkateve. Mėkatet e mia peshonin shumė mbi shpatullat e mia dhe nuk e dija si tė ēlirohesha prej tyre. Kėrkoja me ngulm faljen e Zotit.
    Nė Kur’an lexova: “…Ndėrsa do tė vėresh se mė tė afėrmit si miq pėr besimtarėt janė ata qė thanė: “Ne jemi nesara- tė krishterė”. Kėtė ngase prej tyre (tė krishterėve) ka dijetarė (ulema) dhe tė devotshėm, dhe se ata nuk janė kryeneēė. Kur e dėgjojnė atė qė i ėshtė zbritur tė dėrguarit (Kuranin), prej syve tė tyre rrjedhin lot, ngase e kanė kuptuar tė vėrtetėn dhe thonė: “Zoti ynė, ne kemi besuar, pra na regjistro ndėr ata qė dėshmojnė (ndėr umetin e Muhamedit).(Dhe thonė) Pėrse tė mos besojmė Allahun dhe atė tė vėrtetė qė na erdhi, duke qenė se ne shpresojmė qė Zoti ynė do tė na ēojė (nė xhenet) sė bashku me njerėzit e mirė.” (Maide 5:82-84)
    Nisa tė shpresoja se Islami e kishte pėrgjigjen. Por si tė sigurohesha?
    Nė televizor pashė se si faleshin muslimanėt. Madje gjeta edhe njė libėr qė tregonte mėnyrėn e faljes sė namazit (i shkruar nga njė jomusliman), prandaj nisa ta praktikoja edhe vetė (por pa abdest dhe nuk falesha si duhet). Unė u fala nė kėtė mėnyrė fshehurazi pėr disa vjet.

    Mė nė fund, gati tetė vjet pasi kisha blerė Kuranin, gjeta kėtė ajet nė tė: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe.” (Maide 5:3)
    Qava nga gėzimi, pasi e dija se pėrpara krijimit tė qiellit e tė tokės, Allahu e kishte shkruar kėtė ajet edhe pėr mua, se Allahu e kishte ditur se Anne Collins, nė Cheektowaga, Nju-Jork, SHBA, do ta lexonte kėtė ajet nė maj tė vitit 1986 dhe do tė shpėtonte. Tani, e dija se mė duhet tė mėsoja shumė gjėra, si pėr shembull si tė falesha si duhet… etj. Problem tjetėr ishte se nuk njihja asnjė muslimane. Muslimanėt ishin mė tė paktė atėherė sesa tani.
    Nė numėratorin telefonik gjeta numrin e njė shoqate islame dhe i telefonova. Por kur njė burrė u pėrgjigj, mė zuri frika dhe e mbylla telefonin. Ēfarė do tė thosha? Si do tė mė pėrgjigjej? Pėr disa muaj unė e telefonova atė xhami disa herė, por prapė nuk pata guximin tė flisja.
    Mė nė fund, gjeta njė mėnyrė tjetėr, si njė frikacake. U shkrova njė letėr, ku u kėrkoja informacione pėr Islamin. Njė vėlla musliman nisi tė mė dėrgonte libra dhe broshura. Unė i tregova atij, kėtė herė me telefon, se dėshiroja tė bėhesha muslimane, por ai ma ktheu: “Prit derisa tė jesh e sigurtė.” Kjo mė mėrziti pak, por e dija se ai kishte tė drejtė, pasi duhet tė isha e sigurtė se ēfarė po bėja. E dija se pas pranimit tė Islamit, asgjė nuk do tė ishte si mė parė.
    Mendoja pėr Islamin ditė e natė. Nė disa raste madje shkova me makinė deri te xhamia (njė shtėpi e konvertuar nė xhami) dhe i rashė pėrqark disa herė, por pa mundur tė hyja brenda. Mė nė fund, njė ditė nė fillim tė nėntorit tė vitit 1986, teksa po bėja diēka nė kuzhinė, e ndjeva se isha bėrė muslimane. Por duke pasur ende frikė, i shkrova sėrish xhamisė: “Unė besoj nė Allah, tė Vetmin Zot, dhe besoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari. Dėshiroj tė mė llogarisni nė mesin e besimtarėve muslimanė.
    ”Tė nesėrmen njė vėlla musliman mė thirri nė telefon dhe unė i thashė shehadetin nė telefon. Ai mė tha se Allahu m’i ka falur gjynahet e kaluara dhe se unė tani isha e pastėr si njė fėmijė i porsalindur. Ndjeva se barra e mėkatit po largohej nga shpatullat e mia dhe nisa tė qaja nga gėzimi. Fjeta fare pak atė natė, duke qarė dhe duke pėrmendur Allahun e Lartėsuar. Tashmė isha e falur. Falėnderimi i takon Allahut!

    Pėrktheu dhe pėrshtati: Eglantina Muēa
    Marrė nga www.islamtomorrow.com
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  2. #102
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Taravitė me te mėdha ne historinė e Amerikės

    Taravitė me te mėdha ne historinė e Amerikės
    Ohajo SHBA- Me mijėra Mysliman nga e tere Amerika dhe Kanadaja e mirėpritėn muajin e shenjte te Ramazanit, i cili filloi te hėnėn me 1 Shtator duke ju bashkuar taravive me te mėdha ne historinė e Amerikės Veriore.

    "Ėshtė e mahnitshme kur shef mijėra Mysliman meshkuj, femra e fėmijė duke qėndruar krah pėr krahu me personin afėr tij te se njėjtės gjini dhe se bashku duke u pėrulur ne lutje adhurimi ndaj Zotit," thotė nje grua ortodokse greke me emrin Elenė"pėr IOL.

    "Kurrė nuk kam pare diēka kėshtu me pare"

    Elena morri pjese si edhe shume persona jo-Mysliman duke admiruar mijėra Myslimanet qe u falen se bashku.

    Taravite filluan pas orės 9:30 te Dielėn, me 31 Gusht, ne njė salle te madhe te namazit ne qendrėn e bashkėsisė Islame te Amerikės Veriore ISNA.

    Pėr Barbara Puros, banore e Cincinatit e cila kishte njė mbulese me ngjyre te portokallte dhe bezhi edhe pse ende nuk ka hyre ne Islam, Taravia ishte njė reflektim i qendrės ISNA.

    Ne pyetjen se ēka e solli atė te Islami, ajo kujtonte njė takim me njė Mysliman njė jave para 11 Shtatorit 2001 i cili e kishte ftuar ne xhami, ku ajo donte te dinte me shume pėr namazin.

    "Dhe kėshtu unė bėra shume hulumtime ne internet qe te shoh se ēka thuhet ne namaz"

    "Me pėlqen fėshfėrima e qete e teshave, dhe vendosja e kokės ne toke dhe kjo e bėn Islamin te pasur dhe te plotė.

    Disa ore para taravive, shume Mysliman morėn pjese ne programin argėtues te ISNA-se, ku kėnduan disa kėngėtar Ilahishė, poet e humoristė.

    Qendra ishte mbushur me shikues entuziast.

    Shikimet ne fytyrat e fėmijėve te ulur tek prindėrit e tyre reflektonin gėzimin dhe harenė e kėsaj mbrėmje.

    "Kjo ėshtė dita me e mire ne jetėn time,"thotė Ahmed Kan, njė djalė dhjete vjeēar nga Hjustoni.

    Ajsha Muhamedi, njė vajzė 12 vjeēare me prejardhje Somaleze thoshte:

    "Kur te rritem dua te bėhem humoriste dhe ti bej njerėzit te qeshin"./IOL/

    Pėrktheu: Xhemail Grisholli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    KOSOVA E MADHE

  3. #103
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Akifah Baxter, ish-krishtere, SH.B.A.
    Konvertime December 25th, 2007





    Duke shėtitur nėpėr bibliotekė nė kėrkim tė udhėzimit, Akifja gjeti njė libėr rreth Islamit.
    Unė gjithmonė kam qenė e vetėdijshme pėr ekzistencėn e Zotit. Gjithmonė e kam ndier kėtė. Nganjėherė kjo ndjenjė ishte e largėt dhe shpeshherė e kam injoruar atė. Por kurrė nuk e kam mohuar kėtė njohuri. Sepse, gjatė tėrė jetės sime unė kam qenė duke e kėrkuar tė vėrtetėn. Kam vizituar shumė kisha. Kam dėgjuar, jam lutur, kam biseduar me njerėz tė besimeve tė ndryshme. Dukej se gjithmonė kishte diēka qė nuk ishte e drejtė; ndihej njė ērregullim, sikur kishte diēka qė mungonte. Kam dėgjuar shumė njerėz duke mė thėnė nė tė kaluarėn: “Unė besoj nė Zot, por nuk i pėrkas asnjė feje. Tė gjithė mė dukej se gabonin.” Kjo ishte pikėrisht ndjenja ime, sidoqoftė, nuk dėshiroja qė vetėm ta lėja apo ta pranoja. E dija se nėse Zoti ekziston atėherė Ai nuk do tė na linte ashtu pa orientim ose nė njė version tė shtrembėruar tė sė vėrtetės. Duhej tė ishte njė plan, njė “fe e vėrtetė.” Unė vetėm duhej ta gjeja atė.
    Kishat e ndryshme tė krishtere ishin vendet ku unė e koncentrova kėrkimin tim, thjesht sepse kjo ishte ajo nė tė cilėn isha rritur dhe dukej tė kishte diēka tė vėrtetė nė disa prej mėsimeve tė tyre. Sidoqoftė, kishte shumė pikėpamje tė ndryshme, shumė mėsime kontradiktore nė ēėshtjet themelore si p.sh. si tė falesh, kush do tė shpėtojė dhe kush jo dhe ēka duhej tė bėnte personi pėr tė shpėtuar. Dukej shumė e ndėrlikuar. Po ndjeja se isha afėr dorėzimit. Sapo isha kthyer nga njė kishė tjetėr, pikėpamjet e tė cilės pėr Zotin dhe qėllimin e ekzistencės sonė mė irrituan plotėsisht sepse e dija se ata ishin duke mėsuar tė pavėrtetėn.
    Njė ditė, endesha nėpėr librari dhe shkova te sektori fetar. Derisa qėndroja duke vėshtruar koleksionin e madh tė shumicės sė librave tė krishterė, mė ra ndėrmend tė shoh nėse ata kishin diēka rreth Islamit. Nė tė vėrtetė, unė nuk dija asgjė rreth Islamit dhe kur e mora librin e parė nuk mė ngjalli kureshtje. Por unė u emocionova me atė qė po lexoja. Njėra prej gjėrave tė para qė mė goditi mua ishte fjalia: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Zotit,” Ai nuk ka ortak, dhe tė gjitha lutjet dhe adhurimet i janė tė drejtuara vetėm Atij. Kjo dukej shumė e thjeshtė, shumė e fuqishme, shumė e drejtpėrdrejtė dhe mė bėri shumė pėrshtypje. Kėshtu prej atėherė fillova tė lexoj ēdo gjė rreth Islamit.
    Ēdo gjė qė e lexoja bėnte pėrshtypje tė madhe nė mua. Ishte sikur papritmas tė gjitha pjesėt e kėtij misteri ishin pėrshtatur nė mėnyrė tė pėrsosur dhe njė ide e pastėr po dilte nė shesh. Isha shumė e emocionuar, zemra mė rrahte me shpejtėsi sa herė qė lexoja diēka rreth Islamit. Pastaj, kur e lexova Kur’anin, e ndjeva se isha me tė vėrtetė e bekuar qė mund ta lexoja atė. E dija se ai kishte ardhur drejtpėrdrejt nga Zoti pėrmes Pejgamberit tė Tij (Allahu e lavdėroftė!), Kjo ishte ajo, e vėrteta. Po ndjeja se gjithmonė kisha qenė muslimane por vetėm nuk e kisha ditur deri tani. Tani kur e kam filluar jetėn sikur muslimane, kam ndjenjėn e paqes dhe sigurisė duke e ditur se ajo ēka jam duke e mėsuar ėshtė e vėrtetė e pastėr dhe do tė mė afrojė te Zoti. Zoti mė udhėzoftė!
    Amin!
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  4. #104
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Allahu ‘trokiti’ nė zemrėn time
    Konvertime December 25th, 2007




    Gjashtė muaj mė parė, Elizabet L, e diplomuar pėr shkenca politike, me prindėr britanikė tė cilėt ishin njerėz me ndikim, hipi nė Malin Sinai gjatė njė nate pėr tė parė lindjen e diellit nė shkretėtirė nga maja e kėtij mali.
    “Ai ishte vendi mė paqėsor qė kam parė”, thotė ajo. “I ndieja ndjenjat e mia teksa rilindnin brenda meje dhe nė njė moment surreal gjithēka u duk se u bashkua nė njė.” Tė premten e kaluar, nė orėn 4.45 tė pasdites, Elizabeta shkoi nė xhaminė Regent’s Park nė Londrėn qendrore dhe u konvertua nė Islam.
    Nuk ishte e vėshtirė. Sė bashku me dy meshkuj muslimanė dhe nėntė miq tė tjerė tė saj, ajo shkoi nė zyrėn e imamit dhe shqiptoi nė arabisht fjalėt e shehadetit, tė cilat i kishte mėsuar njė ditė mė parė nga njė kasetė. Kėto fjalė ajo do t’i pėrsėrisė tani pesė herė nė ditė pėr pjesėn tjetėr tė jetės sė saj: “Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij.”
    Por pėrse u konvertua ajo? “Ngjan si klishe, por Allahu ‘trokiti’ nė zemrėn time. Kėshtu e kam ndier. Ėshtė pėrtej fjalėve, njė ndjenjė e pashpjegueshme”, shprehet ajo.
    Elizabeta nuk ėshtė e vetme, pasi shtimi i konvertimeve nė Islam ka qenė i madh vitet e fundit, nė Britani, nė Evropė dhe nė SHBA. Njė qendėr islame nė Holandė pretendon se ka dhjetėfishuar numrin e besimtarėve, ndėrkohė qė njė projekt islam, New Muslims Project, me seli nė Leicester dhe qė drejtohet nga njė ish-murgeshė katolike, raporton njė numėr tė vazhdueshėm tė konvertuarish. Disa nga tė konvertuarit mė befasues nė Islam e kanė zgjedhur Islamin shpesh duke ballafaquar paragjykimet e tyre dhe tė familjeve tė tyre nė kėtė proces. Ata janė shumė tolerantė dhe shumė tė arsimuar. Ata janė Njerėz si Ne, “por jo si ne”. Janė muslimanė. Ata falen pesė herė nė ditė, agjėrojnė Ramazanin dhe shpresojnė tė shkojnė nė Mekė pėr haxh pėrpara se tė vdesin. Kur flasin nė telefon, u pėrgjigjen pėrshėndetjeve me fjalėt “selam alejkum”. Ata janė njerėz si Elizabeta, si Lucy Bushill-Matthews, njė 30-vjeēare e diplomuar nė Newnham College, Cambridge, e cila e gjeti Islamin “kaq tė thjeshtė dhe logjik, saqė nuk mund ta largonte mė prej vetes”; si “Jahja”, babai i tė cilit ėshtė njė shtyllė e establishmentit anglez, i cili ndien se Islami i “shkon pėr shtat traditės britanike”; njerėz si Joe Ahmed-Dobson, djali i ish-ministrit laburist Frank Dobson, i cili beson se Islami e ka transformuar jetėn e vet shpirtėrore dhe e ndihmoi tė shkėlqejė nė universitet.
    Kemi parė edhe raste tė tjera tė pranimit tė Islamit nga njerėz tė shquar britanikė tė klasave tė larta. T. E. Lawrence u dashurua pas romancės dhe altruizmit tė Islamit, saqė i mishėroi ato pėr brezat e mėvonshėm, por pa e pranuar Islamin. Gai Eaton, njė ish-diplomat britanik, tani nė vitet 70-tė tė jetės sė tij, u konvertua nė Islam. Vepra e tij me ndikim “Islam and the Destiny of Man” ėshtė bėrė ndėr veprat “e detyrueshme” pėr t’u lexuar nga anglo-saksonė tė rinj qė pranojnė fenė islame, shpesh si shenjė pakėnaqėsie ndaj njė kulture perėndimore qė duket se u ka ofruar atyre gjithēka.
    Matthew Wilkinson bėri bujė kur u konvertua nė Islam dhe e ndėrroi emrin e tij nė Tarik nė vitin 1993. Ai ishte nxėnės nė kolegjin Eton. Ai dhe Nicholas Brandt, njė tjetėr nxėnės nė kėtė kolegj dhe bir i njė bankieri, i shkėmbyen fatet e tyre si pasardhės tė elitės drejtuese me ambiente mė modeste. Djali i Lordit Birt, Jonathan, u konvertua nė vitin 1997 dhe nisi njė doktoraturė mbi Islamin britanik. Po kėshtu u konvertua edhe njė djalė dhe njė vajzė e Lordit Justice Scott, kryetar i hetimit pėr armėt drejtuar Irakut. Po kėshtu veproi edhe Jemima Khan. “Vendimi im ishte krejtėsisht zgjidhje e imja dhe nuk qe i ngutur,” u shpreh vajza 21-vjeēare e miliarderit James Goldsmith pas sugjerimeve se ajo ishte konvertuar pėr t’u martuar me Imran Khanin, ish-kapitenin e ekipit tė Pakistanit nė kriket. Ajo gjithashtu deklaroi se motrat e Imranit ishin tė gjitha profesioniste tė arsimuara. Fjalėt e saj janė njė pėrpjekje pėr tė bindur jomuslimanėt se konvertimi nuk do tė thotė dorėzim i pavarėsisė sė tyre.
    Pėr Lucy Bushill-Matthews konvertimi kishte njė rrjedhė tjetėr. “Kur shkova nė Cambridge, iu bashkova shoqėrive tė krishtera dhe islame dhe tė tre partive politike sepse desha tė eksploroja tė gjitha mundėsitė dhe t’i hidhja poshtė ato”, tregon ajo. Ajo e mendon veten si njė pragmatike dhe jo aq shpirtėrore dhe si e tillė pėr tė Islami ishte “i parezistueshėm”. “Islami ėshtė i thjeshtė, rruga e thjeshtė pėr tė besuar nė Zot.” Bashkėshorti i saj ėshtė me origjinė anglo-iraniane, me tė cilin ajo u martua pas konvertimit nė Islam. Yahja, gjithashtu, e zgjodhi Islamin nė mesin e njė game tė gjerė fetare. Ai u rrit nė njė familje tė klasit tė lartė londinez, e cila pėr shkak tė pozitės sė babait tė tij nuk mund tė favorizonte publikisht njėrėn fe mbi tė tjerat. Jahja mė vonė pėrfundoi universitetin nė degėn e feve krahasimtare dhe Islami fitoi. “Ėshtė monoteizėm i kulluar,” thotė ai. “Ka njė sistem moral tė qartė. Asnjė Shkrim i Shenjtė nuk e shpreh mesazhin e njėshmėrisė sė Zotit si Kurani. ” Tani ai ėshtė 33-vjeēar dhe ėshtė nė Oxford duke shkruar njė doktoraturė pėr Islamin britanik.
    Paqartėsi dhe enigma tė lidhura me Trinitetin dhe Mėkatin Origjinal e shtynė Batool Al-Toma, ish-katoliken qė tani ofron pėrkrahje pėr tė konvertuarit e rinj nė New Muslims Project nė Leicester, qė tė pranonte Islamin.
    “Islami nuk ėshtė nė pėrgjithėsi njė fe misionare”, shprehet ajo.
    Me mbi njė miliard besimtarė e gjithnjė nė rritje, historia tregon se Islami nuk ka nevojė tė jetė edhe aq misionar.
    Pėrktheu dhe pėrshtati: Eglantina Muēa
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  5. #105
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Amber Akosta, ish-krishtere, SH.B.A.
    Konvertime December 25th, 2007




    Pse u bėra muslimane? Mė kujtohet qartė dita kur zyrtarisht pranova Islamin nė xhaminė El-Az’har nė Kajro. Erdha drejt nga Shtetet e Bashkuara, por ajo qė mė bėn ta kujtoj atė ditė si diēka tė rėndėsishme ende vazhdon, kėrkimi pėr Zotin.Si fėmijė, gjithmonė isha e sigurt nė Zotin dhe fenė, por kurrė nė mėnyrėn qė ishte e paraqitur nė katolicizėm. Unė kurrė nuk mund ta kuptoja si Zoti mund tė jetė tre (Trininė); si mund t’i lutemi shumė njerėzve, si: Jezusit (paqja qoftė mbi tė), Marisė dhe tė shenjtėve tė ndryshėm; konceptin e mėkatit origjinal; si mund t’i falė prifti mėkatet tona ose pse ishin qindra bibla komplet tė ndryshme.
    Si pasojė, ishin vetėm disa gjėra tė cilat ndokush, pėrfshirė priftėrinjtė, mund t’i shpjegonte. Ishte e ēuditshme, se unė shkoja nė kishė dhe edukohesha fetarisht pa e ditur saktėsisht se ēfarė duhet tė bėja pėr t’u bėrė i krishterė i mirė. Mėsova se duhej tė isha i mirė, bujar, i kujdesshėm, i mėshirshėm dhe tė kisha shumė tipare tjera tė mira, por kurrė nuk kishte ndonjė udhėzim praktik pėr mėnyrėn se si duhej tė veproja pėr t’i kryer kėto.
    Pa i ditur kėto, unė kėrkoja pėr mėnyrėn se si tė lidhem me tė Zotin Njė qė e njihja dhe i lutesha gjithnjė, ashtu qė Zoti do tė mė mėsonte mua saktėsisht se si duhet ta jetoj jetėn time. Por, jeta kalonte dhe kjo nxitje nga familja dhe kundėrshtimi nga unė vazhdonte. Derisa mbarova kolegjin, feja nuk ishte diēka mė shumė te unė sesa njė shqetėsim nė mėngjeset e tė dieleve. Zoti, mendoja ishte ende i pranishėm.
    Ndodhi qė unė tė shkoja nė njė kolegj katolik dhe mendova t’i jap katolicizmit njė rast tė fundit. Shumė i dėshpėruar dėshiroja ta njihja Zotin. U mundova pėrsėri ta gjeja rrugėn pėrmes kuptimit tė vetėm tė mundshėm qė dija por nuk bėri punė. Mė nė fund braktisa katolicizmin qė nėnkuptonte se ishte koha tė kėrkoja zgjidhje tė tjera.
    Katolicizmi dhe besimi i krishterė ishin jashtė kėrkimeve tė mia pėr shkak tė shqetėsimeve tė mėparshme me to dhe gjithashtu Hebraizmi pėr shkak tė mosbesimit tė tij nė Jezusin. Megjithėse kisha pėrfunduar me Krishterimin, isha gjithmonė e sigurt se Jezusi kishte njė porosi tė shkėlqyeshme pėr njerėzimin-porosinė e adhurimit tė njė Zoti tė Vetėm. Kurrė nuk mund ta kuptoja se si tė krishterėt e adhuronin vet Jezusin. Ndihesha e sigurt se ai kurrė nuk do ta kishte dėshiruar atė. Kjo mė la mua njė zgjidhje mė tepėr-Islamin.
    Ndodhi qė tė njihem me Islamin pėrmes udhėtimeve tė kaluara nė Egjipt, kėshtu qė isha i hapur pėr mundėsinė e kėtij besimi. Islami nuk ishte i huaj pėr mua edhe pse nė atė kohė nuk njihja ndonjė musliman tjetėr pėrveē dy shokėve nė Egjipt.
    Fillova ta lexoj Kur’anin dhe tė kėrkoj nė internet informata pėr Islamin. Mė kujtohet ndjenja e parė pėr Kur’anin qė e dita instiktivisht se ai kurrė s’mund tė jetė i shkruar nga dora e njeriut; se ishte thjesht pėrtej saj. Kjo ishte saktėsisht nė kontrast me leximet e mia nga Bibla, tė cilat dukeshin si njė mbledhje e tregimeve tė shkruara nga njeriu. Dashuria e fjalėve tė Kur’anit dhe fakti se ai ishte dhe ėshtė vetėm njė, Kur’an i pandryshuar qė prej shpalljes sė tij Profetit Muhamed, Zoti e mėshiroftė, nuk ishte gjėja e vetme qė mė impresionoi mua.
    Ndihesha mirė pėr ēdo gjė qė mėsoja rreth Islamit. Kjo ndjenjė nėnkuptonte shumė prandaj hulumtoja, mėsoja dhe mė pėlqente. Mė e rėndėsishmja, gjeta pėrgjigje pėr ēėshtjet kryesore tė fesė. Islami ėshtė monoteizėm dhe muslimanėt i luten vetėm njė Zoti pa i shoqėruar ndonjė shok, dhe Kur’ani dhe Suneti japin njė mėnyrė komplete tė jetės pėr ta ndjekur. Pėrfundimisht, e dita saktėsisht se ēfarė duhet tė bėja pėr t’u bėrė i krishterė i mirė, duhej tė bėhesha musliman!
    Gjatė dy viteve tė fundit tė kolegjit, mbaja besimin islam, pa qenė i sigurt se ēka tė bėj me tė nė mjedidin e kolegjit katolik. E dija se me zemėr isha musliamn, por nuk dija se si t’i njoftoja familjen dhe shoqėrinė me kėtė lajm.
    Pas kolegjit, m’u ofrua njė udhėtim nė Egjipt dhe u ktheva e lumtur. Bėra shumė shokė tė mirė muslimanė, pėrfshirė edhe burrin tim tė ardhshėm, i cili mė ndihmoi tė konvertohem zyrtarisht dhe tė mėsoj shumė gjėra tė reja tė cilat ishin tė rėndėsishme nė fe. Isha e lumtur.
    Nuk ishte e lehtė t’iu tregoja njerėzve se isha muslimane. Megjithėse disa njerėz ishin tė kėnaqur qė e gjeta fenė qė e doja, nuk kam marrur gjithnjė urime ose madje reagime njerėzore, por u bėra e fortė pėr shkak tė kėsaj. Unė mund ta mbroj besimin tim dhe e falėnderoj Zotin ēdo ditė qė jam muslimane. Mė kujtohet kur rritesha e hutuar rreth Zotit dhe fesė. Pėrfundimisht, ndihem e vetėkėnaqur dhe thjesht e lumtur ēdo ditė qė kalon, sepse tani e kuptoj tė vėrtetėn.
    Pėrktheu: Fexhrie Kaēiu
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  6. #106
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Smile Nė Köln pritet ndėrtimi i xhamisė me dy minare.


    Pas shumė diskutimeve dhe shtyrjeve tė panumėrta, Kėshilli bashkiak i Kölnit aprovoi ndėrtimin e xhamisė mė tė madhe nė Gjermani nė kėtė qytet.


    Kundėrshtimet e grupit ultradjathtist nuk patėn sukses t'i parandalojnė planet tė cilat do ta ndryshojnė pamjen historike tė kėtij qyteti.

    Katedralja nė Köln ėshtė kisha mė e njohur gotike nė botė. Pas vendimit tė Kėshillit bashkiak kėtė qytet nė tė ardhmen do ta zbukuroj edhe njė xhami moderne.

    Para ndėrtesės bashkiake ishin mbledhur rreth 30 demonstrues tė cilėt kundėrshtuan ndėrtimin dhe pritnin vendimin e kėshillit. Tė gjitha partitė, pėrveē partisė konservative 'CDU' dhe iniciativės ekstreme ultradjathtiste 'Pro Cologne', aprovuan ndėrtimin e xhamisė nė kėtė qytet.

    Xhamia e re do tė ndėrtohet nė Ehrenfeld, pjesėn industriale tė Kölnit, ku pėr momentin ekziston xhamia e cila funksionon nėn kulmin e fabrikės sė vjetėr.

    Nė planin e ri zvogėlohet hapėsira e xhamisė, por mbesin tė dy minaret 55 metra tė larta rreth sė cilave kishte kundėrshtime.

    Unioni turko-islamik pėr ēėshtje fetare (DITIB), i cili filloi kėtė projekt, premtoi se thirrja e myezinit nuk do tė dėgjohet jashtė xhamisė.

    Kėrkesa e bashkiakut tė Kölnit Fritz Schram qė tė gjitha ligjėratat tė pėrkthehen nė gjuhen gjermane ende nuk ėshtė shqyrtuar.

    Ndėrtimi i xhamisė do tė kushtoj 15 - 20 milion euro. Pėrfundimi i ndėrtimit tė kėsaj xhamie pritet tė bėhet nė vitin 2010.

    Xhaminė mė tė madhe nė Gjermani e dizajnuan arkitektėt gjerman Paul dhe Gottfried Böhm, xhami do tė ketė muret prej xhami dhe dy minare me lartėsi 55 metra, dhe pritet tė pranoj 4000 besimtar.

    "Shpresoj se xhamia do tė jetė njė vepėr e lartė arkitektonike tė cilėn do ta vizitojnė edhe turistė tė shumtė", deklaroi njė anėtar i Kėshillit bashkiak.

    Nė mbarė Gjermaninė 3.4 milion besimtar musliman kanė nė dispozicion 159 xhami me minare. Nė pėrgatitje ėshtė projekti pėr ndėrtimin e 184 xhamive tė tjera.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 04-09-2008 mė 11:54
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  7. #107
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Smile Festivali i Ramazanit 2008

    Nė Prishtinė, ka nisur pėr tė parėn herė "Festivali i Ramazanit 2008", ku gjatė gjithė muajit tė Ramazanit do tė kenė mundėsi qė nevojtarėt tė bėjnė iftar nė platonė e Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė.

    http://islamgjakova.net/aktualitete/...p_image002.jpg

    Pėr kėtė qėllim ėshtė ngritur njė tendė qė ka kapacitet prej 1000 ulėsesh, ēka do tė thotė qė pėr ēdo natė gjatė ramazanit do tė mund tė bėjnė iftar nė kėtė vend 1000 persona.

    http://islamgjakova.net/aktualitete/...p_image003.jpg

    Pos nevojtarėve, njė organizim i tillė ėshtė i mirėseardhur edhe pėr nxėnės e studentė si dhe pėr punėtorėt qė i zė koha e iftarit nė Prishtinė.
    Ky organizmin ėshtė bėrė nga Bashkėsia Islame e Kosovės nė bashkėpunim Shoqatėn qeveritare turke "TIKA" si dhe me disa organizata joqeveritare nga Kosova e Turqia si dhe ėshtė mbėshtetur e pėrkrahure dhe disa ndėrmarrje e afarist ku duhet veēuar: "ÜLKER," "ABI", "TEB", "BKT", "VITAMINKA", "BUĒAJ" etj.

    http://islamgjakova.net/aktualitete/...p_image005.jpg

    Nė iftarin e parė qe i pranishėm edhe Myftiu i Kosovės. Mr. Naim Tėrnava i cili nė fjalėn e tij, pasi ua uroi agjėrimin tė pranishmėve, falėnderoi tė gjitha ata qė ndihmuan pėr kėtė organizim.
    Nė iftar qe i pranishėm edhe ambasadori i Turqisė nė Kosovė Musatafa Sarniē, pastaj pėrfaqėsues tė KOFR-it e policisė turke qė janė me mision nė Kosovė si dhe tė ftuar tė tjerė.

    http://islamgjakova.net/aktualitete/...p_image009.jpg

    Nga pjesėmarrėsit dhe qytetarėt e Prishtinės kjo nismė ėshtė pritur mirė.
    Pas iftarit nė qiell u lėshuan fishekzjarr qė ishte njė simbolikė mė tė cilėn shėnohej pėrfundimi i iftari dhe fillimi i suksesshėm i Festivalit tė Ramazanit 2008.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  8. #108
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Angel, ish krishtere, SHBA
    Konvertime December 25th, 2007





    E pranoi Islamin pėr shkak tė sjelljeve tė mira tė muslimanėvePrej familjes dhe shoqėrisė sė shkatėrruar, gruaja gjeti pėrkrahje prej disa shokėve muslimanė.Ēdo musliman ka njė histori pėr udhėtimin e tij nė Islam. Secili ėshtė i interesuar dhe kurreshtar pėr mua. Zoti me tė vėrtetė udhėzon vetėm atė qė Ai dėshiron. Unė ndihem shumė e lumtur qė jam njėra prej tė zgjedhurve. Ja historia ime.
    Unė gjithmonė kam besuar nė njė Zot. Gjithė jetėn time gjatė vuajtjeve, e kam lutur Zotin pėr ndihmė, madje edhe si fėmijė. Mė kujtohet kur qaja nė kuzhinė e ulur nė gjunjė. Religjioni, nė anėn tjetėr, kurrė nuk linte pėrshtypje. Njerėzit mendonin se ata ishin ndėrmjetėsues nė mes teje dhe Zotit.
    Kėshtu ndihesha edhe pėr Jezusin, Zoti e mėshiroftė. Si mundet qė ky njeri tė na ruajė tė gjithė neve prej gabimeve tona? E refuzova biblėn nė tė gjitha versionet, duke besuar se pėrshkrimi dhe pėrkthimi disa herė i saj nuk mund tė jenė fjalėt e vėrteta tė Zotit. Rreth viteve tė pesėmbėdhjeta mė lindi ideja ta gjeja Zotin.
    Familja ime ishte familje mesatare amerikane. Babai ishte punėtor i dhėnė pas alkoolit. Me kalimin e kohės kushtet e tij keqėsoheshin, dhe ai ēoroditej. Abuzimet fizike dhe frika u ngulitėn nė fėmijėrinė time dhe u reflektuan pastaj nė jetėn time. Ai shkoi kur isha nė klasėn e gjashtė. Prindėrit e mi u ndanė. Isha mė e vogla prej tetė fėmijėve. Nėna ime shkonte nė punė tė na mbajė neve, dhe unė qėndroja vetėm nė shtėpi pėr shumė kohė.
    Ja ku isha, njėri prej kėtyre fėmijėve tė tėrhequr tė shoqėrisė. Fillova tė vesh rroba tė zeza dhe tė vė grim tė zi. Dėgjoja muzikė mesjetare dhe fanatazoja rreth vdekjes. Vdekja dukej tė ishte frikė mė e vogėl dhe zgjidhje mė e mirė e problemeve tė mėdha. Ndihesha e vetmuar gjatė gjithė kohės, madje edhe pėrreth shokėve. U mundova ta mbushi boshllėkun me cigare, pastaj alkool, drogė dhe pastaj me ēdo gjė qė mund tė mė largonte prej mendimeve tė mia. Jam munduar ta mbys veten sė paku pesėmbėdhjetė herė. Pa marrė parasysh se ēka kam provuar dhimbja brenda meje kurrė nuk dukej se po qetėsohej.
    Isha nė kolegj kur mbeta shtatzėnė me djalin tim dhe kisha frikė pėr shėndetin e tij. Nuk mund tė paramendoja ta largoja atė. Kam punuar shumė pėr t’u kujdesur pėr birin tim. Duke e shtrėnguar gjithė dhimbjen dhe zemėrimin tim, e ndryshova pak jetėn time. Gjatė kėsaj kohe nuk i kam besuar askujt. Pas tri vitesh, unė fillova tė dal pėrsėri. U fejova. Vėrtet, dėshiroja tė kisha diēka mė tepėr. Me tė gjitha pėrjetimet e kaluara, fjalėt e mia ranė. Isha 25 vjeē dhe shtatzėnė me vajzėn time kur ndėrpreva lidhjen me tė fejuarin pasi ai vazhdimisht mė mashtronte dhe mė torturonte psiqikisht.
    Gjatė kėsaj kohe, isha duke punuar pėr njė djalė nga Pakistani i cili ishte musliman. Unė nuk i pėrcillja kurrė lajmet e as nuk interesohesha se ē’po ndodhte. Tė jesh musliman pėr mua nuk ishte mė ndryshe se sa tė kishe religjion tjetėr. Me kalimin e kohės unė u shoqėrova edhe me disa muslimanė tė tjerė. Fillova tė vėrej ndryshime drastike. Ata kishin moral tė padyshimtė. Devotshmėria e tyre ndaj Zotit vėrehej nė mėnyrėn qė ata i faleshin pesė herė nė ditė. Ta lėmė faktin se ata nuk pinin alkool as drogė. Pėr brezin tim kjo ishte moral i vjetėr i shkollės, ndoshta gjyshėrit tuaj e kanė pėrcjellur.
    Kur lindi vajza ime, nuk mund ta paramendoni befasinė time kur njėri prej kėtyre djemve erdhi dhe mė solli dhurata. Isha tepėr e befasuar kur ai e mbajti dhe i foli asaj. Kurrė nuk kisha parė burrat tė silleshin kėshtu pas njė foshnjeje. Mirėsia vetėm sa u shtua brenda katėr muajve. Nuk mund ta pėrshkruaj dashurinė qė u tregua ndaj nesh. Dalėngadalė, u rritėn interesimet e mia pėr fenė e tyre. Isha kurreshtare se cila fe mund tė rrėnjos kėto lloje tė vlerave brenda njerėzve.
    Jetoja nė njė shtėpi me shtatė njerėz dhe njė natė vendosa t’ia huazoj njė shoqes sė dhomės kompjuterin. Frikėsohesha se mos po i ofendoj shokėt e mi duke u bėrė pyetje, kėshtu qė iu drejtova kompjuterit. Faqja e parė qė e hapa ishte http://www.islam-brief-guide.org. Mbeta tėrėsisht e shtangur. Sikur rrobat e mia tė zeza mė ishin ngjitur pėr trupi dhe ju betohem se kurrė nuk jam ndier mė afėr Zotit. Brenda njėzet e katėr orėve, e thashė shehadetin.
    Prej asaj dite shumicėn e kohės sime e kaloj nė studim. Pėr herė tė parė nė jetėn time diēka e ndali zemėrimin dhe dhimbjen time. Unė vėrtet e ndjeva dashurinė dhe frikėn ndaj Zotit. Zoti e zėvendėsoi dhimbjen brenda meje me dritėn e tij dhe besimin nė Tė. Prej pranimit tė Islamit, Zoti vėrtet mė ka bekuar mua. Zoti mė dha fuqi ta ndaloj tėrėsisht duhanin, pirjen e alkoolit dhe drogės qe gati dy vite. Jam martuar me njė musliman tė mrekullueshėm. Ai i ka marrė fėmijėt e mi dhe i kemi bėrė tanėt. Tani kam diēka qė gjithmonė e kam dėshiruar – familjen.
    Gjithė falėnderimi i takon Zotit.
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  9. #109
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    BISEDE E MUSLIMANIT ME TE KRISHTERIN

    Bised e vertet mes nje muslimani dhe i krishteri...




    Biseda e Ebu Jezidit me njė kishtar

    Ndodhia nė qytetin e Basres nė Irak.

    Ndodhia e njė te dashuri prej te dashureve tė All-llahut.

    Ai ėshtė Ebu Jezid el-Bestanij, All-llahu e mėshiroftė atė!

    Ebu Jezid el-Bestani duke fjetur njė natė, dėgjoi nė gjumė njė thirrje pas namazit tė sabahut qė po e thėrret atė, dhe po i thotė: O Eba Jezid: Kjo natė ėshtė festė e krishterėve, merr abdes dhe shko te ata nė manastirin e tyre, pėrcille porosinė e tė dėrguarit tė All-llahut, Muhamedit a.s. dhe do tė gjeshė prej urtėsisė sė All-llahut ēudi dhe befasi."

    U ngrit Ebu Jezidi nga gjumi qė te zbatoje kėtė urdhėr, mori abdes dhe hyri nė manastirin e krishterėve nė qytetin e Basres.

    U ulė nė manastirin e tyre duke menduar se ata nuk do ta njohin.

    Pasi u ngrit prifti {Papa} me u mbajt fjalim atyre tha: Unė nuk mundem tė flas sepse nė mesin tonė ėshtė njė njeri Muhamedan i cili ka hyrė nė manastirin tonė.

    I thanė tė pranishmit: O Prifti{papa} ynė e si po e dinė se ai ėshtė Muhamedan?

    Iu pėrgjigj papa atyre: Vėrtetė shokėt e Muhamedit kanė shenja nė fytyrat e tyre prej gjurmeve tė sexhdes!

    Pastaj bėri me shenjė nga Ebu Jezidi dhe i tha: Dil nga kėtu!

    Iu pėrgjigj Ebu Jezidi duke i thėnė: Pėr Zotin nuk dal nga kėtu deri sa tė gjykoje All-llahu ndėrmjet meje dhe juve se Ai ėshtė gjykuesi mė i mirė.

    I tha Prifti do ti drejtojmė disa pyetje, nė qoftė se na pėrgjigjesh neve do tė besojmė se All-llahu ėshtė njė dhe Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij, e nė qoftė se nuk pėrgjigjesh vetėm nė njė pyetje nuk ke me dalė ndryshe pėrpos se i vdekur nga duart tona.

    I tha Ebu Jezidi: Pyet ēka tė duash se All-llahu thotė: Frikėsojuni All-llahut se All-llahu ju mėson juve, All-llahu ėshtė i njohur pėr ēdo send!

    U ngrit prifti pėr ta pyetur, kurse Ebu Jezidi e dėgjon.

    Tha prifti:

    Cili ėshtė njė qė se ka tė dytin?

    Cilat janė dy gjėra qė se kanė tė tretin?

    Ēka janė tre qė se kanė tė katėrtin?

    Ēka janė katėr qė se kanė tė pestin?

    Ēka janė pesė qė nuk e kanė tė gjashtin?

    Ēka janė gjashtė qė se kanė tė shtatin?

    Ēka janė shtatė qė se kanė tė tetin?

    Ēka janė tetė qė se kanė tė nėntin?

    Cilat janė nėntė mrekullitė?

    Ēka ėshtė e dhjeta qė pranohet shumėfishimi i saj?

    Kush janė 11 vėllezėrit?

    Cila ėshtė mrekullia e pėrbėrė prej 12 gjėrave {sendeve}?

    Kush janė trembėdhjetėt?

    Cilat janė 14 sendet qė i kanė folur All-llahut?

    Ēka ėshtė njė send qė ėshtė fryer nė tė e nuk ka shpirt?

    Cili ėshtė varri qė ka ecur me pronarin e tij?

    Cila ėshtė njė gjė qė e ka krijuar All-llahu dhe i ka dhene ndikim te njerezit(e ka nderuar)?

    Cila ėshtė njė gjė qė e ka krijuar All-llahu dhe e ka urrejtur?

    Kush janė ata qė kanė thėnė tė verteten dhe kanė hyrė nė zjarr?

    Kush janė ata qė kanė gėnjyer dhe kanė hyrė nė xhenet?

    Cilat janė ato gjėra tė cilėt i krijuar All-llahu pa babė e pa nanė?

    Ēka ėshtė Dharijati dherva?

    Ēka ėshtė Hamilati vikra?

    Ēka ėshtė Xharijati jusra?

    Ēka ėshtė Mukassimati emra?

    Cila ėshtė njė pemė qė ėshtė e pėrbėrė prej 12 degėve, nė ēdo degė ka 30 fletė, nė ēdo fletė ka 5 frute, tri prej tė cilėve janė nė errėsirė e 2 janė ne diell?

    Pėrgjigju o Eba Jezid!

    U ndal Ebu Jezidi duke kėrkuar ndihmė nga Ai qė i ka ngritur qiejtė pa shtylla pasi qė All-llahu e kishte qetėsuar zemren e tij, dhe tha:

    Sa i perket tė pares se ēka ėshtė Njė qė se ka tė dytin? Ai ėshtė All-llahu.

    Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė {Kur'an}!

    Ndėrsa dy gjėra qė se kanė tė treten, ato janė nata dhe dita!

    I kemi bėrė natėn dhe ditėn dy argumente {Kur'an} .

    Ndėrsa sa i pėrket atyre treve qė se kanė tė katėrtin ato janė: Vėrejtjet e Musait ndaj Hidrit. Kur kanė hipur nė anije deshi ti fundos duke e hequr njė dėrrasė tė anijes, kur e takoj fėmijen e mbyti, kur iu afruan fshatit e ndreqi murin dhe nė fund tha: Ky ėshtė dallimi ndėrmjet meje dhe teje!

    Katėr tė cilėt nuk e kanė tė pestin janė: Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kur'ani!

    Pesė tė cilat nuk e kanė tė gjashtin janė: Pesė namazet qė na ka obliguar All-llahu xh.sh. diten dhe naten.

    Gjashtė tė cilėt nuk e kanė tė shtatin janė : Ditėt qė i ka krijuar All-llahu qiejtė dhe token.

    Ne krijuam qiejt e tokėn dhe gjithė ēka ka ndėrmjet tyre brenda gjashtė ditesh{Kur'an} .

    Iu drejtua prifti duke i thėnė e pse All-llahu nė fund tė kėtij vėrseti ka thėnė: dhe Ne nuk ndiem lodhje {Kur'an}?

    Tha Ebu Jezidi: Sepse jehuditė kanė thėnė se All-llahu i ka krijuar token dhe qiejtė pėr gjashtė ditė dhe e ka kapluar lodhja dhe nė ditėn e shtune ka pushuar, e pėr kėtė ka thėnė All-llahu se : Ne nuk ndiem lodhje! Dmth. Nuk kemi ndi lodhje qė me pushuar.

    Ndėrsa e shtata qė nuk e ka tė teten ėshtė: Krijimi i shtatė qiejve.

    Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi pale {Kur'an}.

    Tetė tė cilėt nuk e kanė tė nėnten janė: {Engjėjt} Mbajtėsit e arshit {fronit} tė All-llahut nė ditėn e Kijametit.

    E atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tend {Kur'an}.

    Ndėrsa nėntė mrekullitė janė: Mrekullitė e Musait a.s., atėherė i tha prifti Ebu Jezidit: Pėrmendi ato mrekulli?

    U pėrgjigj Jezidi:

    1. Dora {dora e tij ka bėrė dritė sikurse njė pjesė e hėnes}

    2. Shkopi {kur e ka hedhur shkopin nė tokė ėshtė shėndėrruar nė gjarpėr}

    3. Mrekullia e detit {ėshtė ndarė deti derisa ka kaluar Musai dhe shokėt e tij, ndėrsa kur ėshtė hyrė Faraoni me ushtrinė e tij, ėshtė bashkuar deti dhe ėshtė pėrmbysur Faraoni me ushtrinė e tij}

    4. Skamja dhe pakėsimi i frutave ndaj popullit tė Faraonit.

    { All-llahu e ndihmoi Musain me kėtė mrekulli dhe e sprovoi Faraonin dhe popullin e tij, saqė palma e hurmes nuk ka bė mė tepėr se njė hurmė nė tėrė vitin}

    5. Vėrshimi i ujit {i cili ka vazhduar derisa kanė thėnė populli i Faraonit: O Musa lute Zotin qė tė na hjek kėtė vėrshim, ndėrsa ne do tė besojmė}

    6. Karcellat {All-llahu ua dėrgoi karcellat tė cilėt ngrėnen tė gjitha bimėt, fletėt, derisa ngrėnen edhe drunjėt e shtėpijave ku banonin}

    7. Insektet {All-llahu ua dėrgoi njė lloj insekti qė u mbushėn shtėpitė e tyre, derisa edhe ushqimin nuk mund ta hanin,e as tė flenin prej kėtij insekti}

    8. Karkalecat {u mbushen shtėpitė, ushqimet dhe rrobat e tyre me karkaleca, saqė cdonjėri qė merrte ushqim apo rroba gjente nė to karkaleca}

    9. Gjaku {u shėndėrrua uji i popullit tė Faraonit nė gjak, saqė nė cdo pus apo bunar qė e merrnin ujin pėr ta pirė u shėndėrrojke nė gjak}

    Kėto ishin 9 mrekullitė e Musait qė ia kishte dhėnė All-llahu xh.sh.

    Ndėrsa sa i pėrket atyre tė dhjetėve qė u pranohet shumėfishimi janė:

    Kush mė vjen me njė tė mirė, atij ia shumėfishojmė me dhjetė te mira, All-llahu ua shumėfishon tė mirat kujt tė do Ai!

    Kush janė 11 vėllezėrit?

    Ata janė vėllezėrit e Jusufit a.s.

    Tha Jusufi: Unė pashė nė ėndėrr 11 yje {Kur'an} .

    Ndėrsa sa i pėrket mrekullisė se pėrbėrė prej 12 gjėrave {sendeve} ėshtė?

    Dymbėdhjetė krojet e Musait!

    Dhe (pėrkujtoni) kur Musai kėrkoi ujė pėr popullin e tij, e Ne i thamė: “Bjeri gurit me shkopin tėnd”, atėherė nga ai gufuan dymbėdhjetė kroje {Kur'an}.

    Kush janė tė trembėdhjetėt?

    Janė 11 vėllezėrit e Jusufit sė bashku me babain dhe nėnen e tij!

    Unė i pashė 11 yje, diellin dhe hėnen duke mė bėrė sexhde {Kur'an}.

    11 vėllezėrit e tij diellin dhe hėnen apo babain dhe nėnen, kėta janė trembėdhjetėt.

    Cilat janė 14 sende qė i kanė folur All-llahut?

    I tha atij: 7 qiejt, 7 tokat, I ka krijuar 7 qiejt mbrenda 2 ditėve pastaj 7 tokat dhe i ka thėnė All-llahu atyre: A po mė nėnshtrohuni me dhunė apo me dėshirė? Thanė tė kemi ardhė tė bindur {Kur’an}!

    Ēka ėshtė njė send qė ėshtė fryer nė tė e nuk ka shpirt?

    Ėshtė: Agimi {mėngjesi} kur ia shkrep {Kur'an}.

    Cili ėshtė varri qė ka ecur me pronarin e tij?

    Ėshtė varri i Junusit a.s.

    Dhe atė e kafshoi (e gėlltiti) peshku, zatėn ai ishte qė e meritoi qortimin {Kur'an}.

    Cila ėshtė njė gjė qė e ka krijuar All-llahu dhe i ka dhene ndikim te njerezit (e ka nderuar)?

    Dredhia e grave!

    {Ine kejdekune adhim} vėrtet dredhia juaj ėshtė e madhe!{Kur'an}.

    Cila ėshtė njė gjė qė e ka krijuar All-llahu dhe e ka urrejtur?

    Zėri i gomarit!

    Zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit {Kur'an}!

    Cilat janė ato gjėra tė cilat i krijuar All-llahu e qė nuk kanė as babė e as nanė?

    Ademi a.s., Melaiket e ndershme, dashi i Ismailit dhe deveja e Salihut.

    Kush janė ata tė cilėt kanė gėnjyer dhe kanė hyrė nė Xhenet?

    Ata janė vėllezėrit e Jusufit a.s.

    E nė mbrėmje erdhėn duke qarė te babai i tyre.

    Thanė: “O baba ynė, ne shkuam tė bėjmė gara, e Jusufin e lamė te teshat tona edhe atė e kishte ngrėnė ujku.

    Megjithėkėtė Jakubi a.s iu tha: All-llahu ua falė juve, Ai ėshtė mėshiruesi mė i madhė.

    Cilėt janė ata qė kanė dhėnė sadakė dhe kanė hyrė ne zjarr?

    Iu pėrgjigj Jezidi: Lexo fjalėn e All-llahut: Jehuditė thanė se tė krishterėt nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė (nuk kanė fé tė vėrtetė). Edhe tė krishterėt thanė se jehuditė nuk janė tė mbėshtetur nė asgjė.

    Dmth. janė Jehuditė dhe krishterėt.

    E kush kėrkon fe tjetėr pėrpos Islamit, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe nė boten tjetėr ėshtė prej tė humburve!

    Cila ėshtė njė pemė qė ėshtė e pėrbėrė prej 12 degėve, nė ēdo degė ka 30 fletė, nė ēdo fletė ka 5 frute, tri prej tė cilėve janė nė errėsirė e 2 janė ne diell?

    E para se t'i pėrgjigjet kėsaj pyetje i tha do tė pėrgjigjem pėr Dharijati dherva e qė janė erėrat qė ngrehin dheun dhe e shpėrndajnė

    E Hamilati vikra janė: retė qė e bartin shiun e rėndė

    Xharijati jusra janė: anijet qė lundrojnė lehtė nė shtresa tė tokes

    Mukassimati emra janė : engjėjt qė i ka urdhėruar All-llahu me ndarjen e shpirtrave, tė punėve tė mira, tė kėqija dhe shkrimin e tyre.

    Ndėrsa sa i pėrket pemės qė mė pyete ajo ėshtė viti, nė tė janė 12 degė, dmth 12 muaj, viti i ka 12 muaj, nė ēdo degė ka 30 fletė, dmth 30 ditė,nė cdo muaj janė 30 dite, nė ēdo fletė ka 5 frute, dmth 5 namazet,nė ēdo ditė janė 5 namaze, tri prej tė cilave janė nė errėsirė, dmth: Akshami, Jacia dhe Sabahu, e 2 janė nė diell, dmth Dreka dhe Ikindia.

    Pastaj i tha Ebu Jezidi Papes {priftit}: Unė po tė pyes ty vetėm njė pyetje, pėrgjigju asaj pyetje!

    Tha prifti {papa}: Pyet o Ebu Jezid!

    Tha Ebu Jezidi: Cili ėshtė ēelėsi i Xhenetit?

    U ndal prifti {papa} duke heshtur dhe duke mos folur asgjė, ndėrsa ata qė ishin prezent thanė: I parashtrove gjithė kėto pyetje dhe tu pėrgjigj, e tė pyet ai vetėm pėr njė pyetje e nuk mund t'i pėrgjigjesh.

    Tha prifti {papa}: Pasha Zotin une e di pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje por kam frikė prej juve.

    Thanė ata: Thuaje e mos u frikėso se ne jemi pas teje.

    U ndal prifti {papa} e ngriti zėrin dhe tha: Ēelėsi i Xhenetit ėshtė: La ilahe il-lall-llah Muhammedun resulullah.

    Dmth tė dėshmosh se nuk ka Zot tjetėr pėrpos All-llahut xh.sh, dhe Muhammedi ėshtė i dėrguar i All-llahut.

    Atėherė u ngriten tė gjithė dhe thanė: La ilahe il-lall-llah Muhammedun resulullah.
    Dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr, pėrpos All-llahut xh.sh. dhe Muhammedi ėshtė i dėrguari i All-llahut. Pastaj kėtė manastir e shndėrruan nė xhami qė tė adhurohet vetėm njė Zot.
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  10. #110
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Ramazani im i parė

    Kėtė vit, zonja Panderias e pati rastin ta ketė te njėjtėn pėrvoj si shoqet e saja Muslimane.


    Pėr 4 vite me radhė, Jelli Panderias shikonte shoqet e saj muslimane, prej tyre disa jo praktikante te rregullta te Islamit, duke agjėruar muajin e Ramazanit.
    "I pyesja pėr ndjenjat e tyre dhe pse nuk hanin apo pinin si zakonisht," thotė ajo.
    Kėtė vit, zonja Panderias e pati rastin ta ketė te njėjtėn pėrvoj si shoqet e saja Muslimane.
    "Ėshtė Ramazani im i parė si muslimane," thotė 22 vjeēarja.
    E lindur nga prind katolik, ajo e shprehu Shehadetin – dėshminė se nuk ka Zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguar i Tij – nė njė xhami tė Francės veriore para 2 muajsh.
    "Tani jam duke jetuar me ndjenja sikur te 1 miliard muslimanėve nė tere boten."
    Zonja Panderias e kaloi ditėn e parė te Ramazanit me familjen e njė shoqeje te saj nga Maroku.
    "Shoqja ime me ftoi pėr iftar dhe shkuam sė bashku pastaj nė namazin e teravive nė xhami"
    Muaji i Ramazanit ėshtė njė faktor kryesor i atyre qė donė ta pranojnė Islamin thotė kryetari i Imamėve tė Francės, Zuhejr Burejk.
    Statistikat Franceze thonė se 3500 njerėz hyjnė ne Islam ēdo vit ne Evrope gjersa numri i pakonfirmuar vendosin numrin ne rreth 50.000. /IOL
    KOSOVA E MADHE

Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •