besaa Shkruan " Dje dhe sot
Momentet tona te jetes nuk mundi e as nuk do te munde t'i mbaje mend se si rrodhen ne ditet e gjata te kesaj jete te shkurter.Momentet jane copeza jete qe mbushin ditet e netet tona,per t'u permbushur me pas Caku i Fundit qe e percakton Krijuesi i Boterave.
Momentet jane ato qe flasin per te djeshmen dhe per te sotmen tone ,nderkohe e ardhmja nuk dihet nese do te shenoje momente e qaste te veqanta,apo do te vije papritur per te marre perpara qeniet tona , ne qe nuk pame se qfar beme dje , q'pergatitem sot dhe cili do te jete vizioni yne per te ardhmen.
E djeshmja dhe e sotmja perenduan,askush nuk do t'i mbaje mend keto dite veq atij qe i mbushi ato me minuta pendimi e falenderimi per gjithqka qe pa dhe qe shijoi ne to --Miresi e Drite prej Miresive te All-llahut xh.sh.
Shume prej nesh shohim tek nderrohen ditet,netet rrokulisen vaktet pa u ndier ,por asnjeri prej nesh nuk dihet ne perfitoi prej tyre apo humbi begatine e dhene ne to.Gjithe keto qaste perbejne begatine me te madhe Kohen,Minuta jete.Nderkohe qe te tjeret treten poshte dheut ,jane minutat tone....DJE DHE SOT,te cilat na duken vetem dy dite ,por ne te vertete jane dy pragjet ku jemi ndalur ,kemi marre e shijuar nga Miresite e Zotit dhe vetem Ai e di nese ishim falenderues per to apo perbuzes te tyre.
Shume prej nesh mendojme se si iku e djeshmja e serish shohim tek zhduket tashme edhe e sotmja nga shkujdesja jone,nga hutimi,harrimi,trubullirat e dynjase.
Mangesia e djeshme duhet te na nxise per vrull ne ditet e sotme dhe e sotmja te jete pergatitje e shpirtit per te nesermen...
Ky do te ishte cikli qe do te na duhej te gjitheve ,besimtareve qe ia dijne vleren kesaj Kohe ne rrembim dhe Jetes qe jepe nje here ,por me te cilen mund te jetosh ne te dyja Botet ,nese nuk hutohemi ne hutim dhe nuk harrohemi ne harrim...
Qdo njeri eshte peng i vepres se vet dhe mjafton te kujtosh Librin e Jetes tende per te llogaritur te djeshmet e tua ,te sotmet, te kaluaren e larget , e te jesh me pas Llogarites i vetvetes....
Pra,"Llogaritni vetveten para se te llogariteni,
Peshoni para se te peshoheni" Omer Ibn Hatab..
Ky shkrim eshte marre nga nje numer i Revistes Argumenti .