Thursday, 04 September 2008
Numri i turistëve në Shqipëri ka ardhur në rritje. Nga viti në vit Shqipëria ka filluar të bëhet vend ndjellës përsa i përket turizmit. Duke pasur resurse natyrore të favorshme, bregdet të mrekullueshëm si dhe fantazi të imprenditorisë shqiptare në aspektin e investimeve, nga viti në vit Shqipëria ka filluar të tërheqë vëmendjen e turizmit. Tashmë një prioritet i padiskutueshëm për zhvillimin ekonomik të vendit është industria e turizmit. Nëse para shumë vitesh në Shqipëri nuk mund të diskutohej ardhja e shtetasve maqedonë, bullgarë apo edhe atyre perëndimorë, sot shikohet realitet tjetër.Nëse, Durrësi ishte limani i turistëve kosovarë, u bë një kohë e gjatë që distribucioni pushuesve që vinë në bregdetin shqiptar ka pësuar shtrirje deri në bregdetin e Sarandës. Tashmë në bregdetin shqiptar ka vizitorë maqedonas jo shqiptarë, bullgarë dhe perëndimorë. Përgjithësisht nëse në bregdetin e Adriatikut ,kemi një pjesë të mirë tij të mbuluar me shërbime cilësore si me hoteleri dhe me shërbime të ndryshme sociale, pjesa tjetër e bregdetit pasqyroi cilësi të dobët shërbimi dhe mangësi kulture në sektorin e turizmit. Megjithë zhvillimin pozitiv të turizmit në vend mangësi ngelet ngritja e resorteve të mëdha turistike të cilat do të krijojnë atraksion për një eksod sa më të madh turistësh nga vendet perëndimore, të cilat akoma nuk e shikojnë Shqipërinë të përgatitur për një pritje masive dhe cilësore shërbimi. Sipas ministrit të Turizmit Pango edhe viti 2008 shënoi rritje të konsiderueshme të turistëve. Periudha Janar-Gusht 2008 shënoi një numër rekord pushuesish, 2089583 vizitorë që e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007 i bie të jetë rreth 390739 vizitorë më shumë. Konferenca ministrit të Turizmit Pango Dje në një konferencë për shtyp Ministri i Turizmit,Z.Ylli Pango theksoi se numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për periudhën janar- gusht 2008 është rreth 2089583 persona. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë hyrë 390739 vizitorë më shumë, që do të thotë një rritje 23%me shumë se 2007,ndërsa në krahasim me 2004 ky numër përbën rreth 10-fishin e numrit të turistëve. Z. Pango shtoi gjithashtu se këtë vit nuk është shënuar asnjë incident apo aksident tek pushuesit e huaj. Sipas të dhënave nga Misioni ICITAP (Departamenti i Kufirit dhe Emigracionit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit) për periudhën janar-gusht 2008 janë si më poshtë: -Vizitorë të huaj janë 984083 nga të cilët: 56732 janë vizitorë ditorë ( ekskursionistë) ndërsa 927351 janë vizitorë me netëqëndrime (turistë). Vizitorë më nënshtetësi shqiptare të cilët janë rezidentë në vende te ndryshme (që sipas Organizatës Botërorë të Turizmit llogaritën si turiste) janë rreth 1105500 persona. Periudha janar-gusht 2008 duke e krahasuar me 2007, ka 23% rritje të numrit të vizitorëve të huaj dhe krahasuar me vitin 2005 rritja është 80%. Sipas qëllimit të udhëtimit raporti në përqindje është 85% për pushime, 6% për biznes, 6% vizitorë ditorë dhe 3% të tjera. Numrin me të madh të vizitorëve të huaj e bëjnë europianët 92%, më pas amerikanë, aziatikë dhe të tjerë me respektivisht 5%, 2%, dhe 1%. Promocioni Për sa i përket Publicitetit Ministri Pango theksoi se këtë vit është bërë një punë shumë e madhe dhe efektet e tij kanë qenë të kënaqshme. Sipas Z.Pango, “disa nga arsyet kryesore që çuan në rritje rekord të vizitoreve kanë qenë dhe: Për herë të parë promovohet Turizmi Shqiptar nëpërmjet spotit i cili u shfaq në kanalin prestigjioz televiziv CNN. Panairi i Turizmit në Berlin,panairi i Turizmit në Londër. Janë hartuar paketat turistike 10 turet e mëdha të Shqipërisë dhe 11 itineraret kulturore dhe natyrore në bregdetin e jugut. Shfaqja e spotit rajonal të turizmit shqiptar “Pasioni Shqiptar” në Kosovë dhe Maqedoni, prezantimi i Albania Guide Turistike 2008, regjistrimit i spotit të turizmit shqiptar në rrjetin televiziv ndërkombëtar EURONEËS, publikimi dhe pasurimi i faqes zyrtare të ëë.albaniantourism.com, si dhe i ministrisë www.mtkrs.gov.al. Projekti i 40 Haneve: paketa turistike për shtëpi karakteristike në Theth, Valbonë, Kelmend, Pukë (turizëm malor).Përmirësimi i sinjalistikës turistike në të gjithë vendin”.