Close
Faqja 19 prej 53 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 521
  1. #181
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    keto klipe jane per tifozet me te cmendur te milanit !!! i pershendes te gjithe me kryetifozin e milanit tiziano crudeli !!!











    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  2. #182
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    oliinter, e shef ça elegance kan tifozat e milanit apo jo? sas nuk vuri derbin e 0-6, por nje me te lehte
    une nuk jam i pameshirshem !!! i jap dhurate ato ndeshje qe interi ka bere gola

    ia edhe nje tjeter per qejfin e tifozerise kuqezi !!!

    milan - lion 3- 1



    http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    I madh Crudeli. ahahaahaahahaaha Corrrrrrrrno! ahahaahahaha

  4. #184
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ta vem edhe qershin mbi torte, 11 mars 2001 Inter-Milan (0-6). Edhe imagjino interi ka qene skuader pritse.

    Life's too short to remove USB safely.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    baba hej keta duan vetem te fitojn se nuk jan mesuar te humbin ndonjeher...

    ka te bej shume me kulturen qe kan.

    po ti rroji berluskonja ktyre leprave-
    se mos tishte ai milani sdo figuronte fare as ne serin B .
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 03-10-2008 më 15:06
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  6. #186
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792






    ia edhe nje dy klipe te bukura per rinon zemren e milanit !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga SaS : 03-10-2008 më 15:27
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  7. #187
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Sapo ka dal raporti i ri nga doktori i Milani't, Massimo Manara i cili ka konfirmuar se nga lista e te demtuarve Nesta, Favalli, Borriello, dhe Senderos do jen te gatshem per te luajtur ne Tirane.


    Pervec ketyre priten te vijn dhe ata lojtar qe nuk jan thirur per kombetaren e tyre:
    Pato, Ronaldinho, Seedorf, Maldini, Inzaghi, Abbiati, Dida, Bonera, Cardacio, Emerson, Ambrosini...
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Roma kërkon të shkatërrojë më të fortën e mafieve, Camorrën nën shembullin e operacioneve të vitit ‘92, në Sicili

    Kur shteti i shpall luftë mafies

    Përse janë vendosur në Napoli 5000 forca policore shtesë


    Dje, në krahinën e Casertas, në
    veri të qytetit italian të Napolit,
    janë dërguar 5 mijë forca policie
    dhe kjo lëvizje është vetëm pjesë e një
    pakete masash urgjente dhe të ashpra
    që po ndërmerr qeveria italiane së
    fundmi, kundër krimit të organizuar.
    Në fillim të kësaj jave, në të njëjtën zonë
    u arrestuan 100 të dyshuar për bashkëpunim
    me mafien dhe u konfiskuan
    prona e pasuri të patundshme me një
    vlerë rreth 100 milionë dollarë. Ministri
    i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni, e
    ka konsideruar luftën kundër krimit të
    organizuar si një luftë të mirëfilltë dhe
    gjithë sa ka ndodhur këtë javë mund të
    krahasohet me një tjetër periudhë të
    vrullshme kundër krimit, atë të vitit
    1992 në Sicili, pas vrasjes së gjykatësit
    antimafie, Giovanni Falcone dhe Paolo
    Borselinon. Por përse, duke qenë se mafia
    është një fenomen sicilian, trupat
    janë përqendruar këtë herë në Napoli?
    Është fakt që Sicilia është atdheu dhe
    zanafilla e krimit të organizuar e sigurisht
    që vazhdon të jetë edhe sot një nga
    pikat e forta të saj, por fakt është edhe
    se e gjithë Italia e Jugut ka mafien e saj,
    që sigurisht ka ardhur nga ajo siciliane,
    por që me kalimin e viteve këto degë
    janë forcuar e kanë marrë përmasa të
    tilla për t‘u pasur zili nga vetë "mafia
    nënë". Nëndega më "e suksesshme"
    aktualisht është "Ndrangheta" e Kalabrisë,
    por edhe ajo gërryhet nga një luftë
    e brendshme. Strukturat tradicionale të
    familjes janë në kontradiktë të përhershme
    me të ashtuquajturit "Penitenti"
    (supergangsterë). Por "Camorra", mafia
    e Napolit dhe e zonave përreth është
    më e egra, më e paparashikueshmja
    dhe më e dhunshmja nga të gjitha të
    tjerat. Objektivi aktual i qeverisë italiane,
    sidomos javës që shkoi, është një
    klan i veçantë i "Camorra"-s, ose siç e
    quajnë në zhargon, "grupi i ashklave të
    çmendura", një ndër më të vjetrit dhe
    të dhunshmit e Napolit, një grup i përbërë
    më së shumti nga të rinj të pamëshirshëm,
    përdorues të rregullt të drogave
    të rënda dhe që i bashkon etja për
    pushtet e para. Mendohet se anëtarët e
    këtij grupi kanë vrarë të paktën 16 persona
    vetëm gjatë 6 muajve të fundit në
    luftën e tyre për zona influence dhe në
    atë të larjes së hesapeve. Në një
    masakër të dy javëve më parë, që provokoi
    edhe kundërpërgjigjen e fundit të
    qeverisë, u vranë me gjak të ftohtë 6
    afrikanë dhe një italian. Për këto vrasje
    nuk pati asnjë arsye të qartë dhe sipas
    specialistëve, e vetmja arsye që është
    gjetur është ajo e krijimit të një atmosfere
    terrori dhe frike në vend. Viktimat
    nuk ishin armiq të askujt, por thjesht
    ca të huaj miqësorë me komunitetin
    italian, që po përpiqeshin të mbijetonin.
    Pikërisht ata u shndërruan në objektivin
    e një masakre të përgjakshme
    e publike, që u kujtoi të gjithëve kohët
    e vjetra, kur qyteti nuk ishte një vend i
    sigurt për të jetuar. Një nga karakteristikat
    e këtij grupi është pamëshira dhe
    gjakderdhja, por ata sigurisht që nuk
    mbeten vetëm me kaq dhe për shumë
    arsye paraqesin një rrezik për Italinë.
    Qëllimi i masakrave të tilla është
    shumë më i mirëmenduar nga sa mund
    të duket fillimisht. Ajo çka ndodh në
    Campanja, krahinë e Napolit, përbën
    një tentativë të grupit për të marrë kontrollin
    e rajonit nga duart e shtetit, në
    mënyrë që të bëjnë me vendin ç‘të
    duan: të vrasin, grabisin, përdhunojnë
    pa pasur frikë për asnjë lloj pasoje. Sigurisht
    që shteti dhe institucionet e tij
    ekzistojnë ende në atë anë, edhe pse
    të dobët dhe të pafuqishëm për të kryer
    të gjitha funksionet siç duhet. Në
    këto zona ka qeveritarë të zgjedhur dhe
    të emëruar, stacione policie dhe çdo gjë
    tjetër, por me kalimin e viteve
    kërcënimet e bandave e kanë dobësuar
    funksionimin e tyre dhe ato u
    shndërruan pak nga pak në institucione
    kukull, me funksionarë që nuk
    mund të merrnin kurrë përsipër të ngriheshin
    apo të vepronin kundër "trimave".
    Sigurisht që ka pasur shembuj
    përjashtues, por ata kanë qenë të pakët
    dhe në pjesën më të madhe kanë
    pasur një fund fatal. Por rasti i fundit i
    masakrës makabre dhe të hapur të afrikanëve
    ishte mbushja e kupës dhe
    ngjarja që i vuri në punë autoritetet
    qendrore për të ndërhyrë në një vend
    në të cilin dukej qartë se shteti nuk kishte
    asnjë autoritet. Në rastin e vrasjes së
    emigrantëve, siç ndodh shpesh me mafien
    siciliane, tentohet gjithmonë manipulimi
    i situatës për t‘u shfaqur te
    njerëzit jo me qëllimin e vërtetë, por me
    një tjetër që mund të "gëlltitet" kollaj.
    Këtë herë kjo vrasje u paraqit si një akt
    kombëtar dhe patriotik i njerëzve që
    nuk mund të lejonin të huajt të "ndynin"
    vendin dhe të zinin vendet e
    punës. Vrasësit deklaruan, sigurisht
    përmes burimeve të tyre, se gjithçka
    ishte kryer për pastrimin e brigjeve nga
    dyndjet e emigrantëve, të cilët po prishnin
    mundësitë e biznesmenëve të
    ndryshëm që kanë për qëllim të investojnë
    në bregdet. Po a mund të konsiderohet
    kjo ndërhyrje e shtetit, ardhja
    e trupave dhe marrja e masave si një
    ndryshim i situatës dhe rikthim i pushtetit
    në duart e organeve të tij? Vështirë
    të ndodhë një gjë e tillë. Ardhja e trupave
    është shumë e lehtë. Gjithë vështirësia
    qëndron përpara, gjithë sfidat e
    mëdha të përplasjes janë ende për t‘u
    parë. Të çlirosh institucionet nga duart
    e mafies, nuk mund të bëhet sa hap e
    mbyll sytë, pasi ai ishte rezultat i një
    kohe të gjatë dhe taktikave të mirëmenduara.
    Edhe vetë e historia moderne
    e Italisë nuk është e mbushur me
    shembuj shumë pozitivë, për sa u përket
    përpjekjeve për çrrënjosjen e mafies
    nga institucionet. E megjithatë, në
    Sicili u arrit njëfarë suksesi. Mafia e ishullit
    mori një goditje të fortë kur shteti
    italian reagoi në mënyrë të menjëhershme
    dhe të egër pas vrasjes së dy
    gjyqtarëve të famshëm antimafie në
    vitin 1992, por arsyeja e vërtetë e "zhdukjes"
    së mafies, ose e tkurrjes së saj,
    ishte ndryshimi i strategjive nga ardhja
    e shefit të shefave, bosit të bosave,
    Bernardo Provencanos. Ai bëri shumë
    ndryshime në organizatë, e në këtë
    kuadër ndryshoi edhe pamjen e dukjen
    e jashtme të mafies. Ai e zëvendësoi
    politikën agresive të paraardhësit të tij,
    Salvatore Riina dhe u kërkoi të gjithë
    bashkëpunëtorëve që të operonin me
    sa më pak dhunë që të ishte e mundur.
    Kjo strategji funksionoi në Sicili për dy
    arsye: e para ishte se pas shkatërrimit
    të grupeve rivale nga corleonezët,
    Provencano u shndërrua në një lider me
    një pushtet tërësisht absolut. Asnjë bos
    mafioz para tij nuk kishte pasur një liri
    veprimi dhe pushtet në të gjitha sferat
    si Provencano. Fakti i dytë ishte se sicilianët
    vetë ishin dhe janë aq të mësuar
    dhe nënshtruar ndaj mafies, saqë nuk
    është i nevojshëm përdorimi i dhunës,
    përveç disa rasteve të rralla. Po a mund
    të ndodhë një ndryshim i tillë në Napoli?
    Po, por vetëm në ëndrra. "Camorra",
    ndryshe nga mafia siciliane, është
    shumë anarkiste dhe ndryshon shumë
    shpesh formë, objektiva, madje edhe
    armiq.
    Ajo përbëhet nga grupe dhe nëngrupe
    rivale që zihen dhe rivalizojnë me
    njëra-tjetrën dhe këto konfrontime
    përfundojnë shpesh me të vrarë dhe
    beteja të përgjakshme. Nëse një bandë
    bie shumë në sy, si në rastin e vrasjeve
    të fundit, atëherë asaj i hiqet e drejta e
    veprimit për një farë kohe dhe vendin
    ia zë menjëherë një bandë tjetër rivale.
    Por nëse kjo bandë do të dojë që të
    mbajë gjatë pushtetin dhe zonat e influencës
    të lëna bosh nga banda e dënuar,
    asaj i duhet të përdorë të gjitha mjetet
    për t‘ia arritur qëllimit, deri dhe te ngritja
    e kurtheve për rivalët dhe dorëzimi i
    tyre te forcat e policisë. I tillë është edhe
    rasti i fundit kur autorët e vrasjes së emigrantëve
    u denoncuan pikërisht nga
    kundërshtarët e tyre dhe përfunduan në
    duart e policisë. Po duke pasur parasysh
    edhe të kaluarën e Kryeministrit të vendit,
    Berluskoni, a kemi të bëjmë në këtë
    rast me një ndryshim në sjelljen e qeverisë
    italiane? Ndoshta. Për sa i përket Berluskonit,
    para se ai të hynte në politikë
    bashkëpunoi me një mafioz sicilian

    shumë të pasur për ndërtimin e kompleksit
    të vilave në periferi të Milanos. Më
    pas, një nga bashkëpunëtorët e tij më të
    afërt, si për sa i përket biznesit, ashtu
    edhe politikës, Marcello del Utri, ndodhet
    në burg pas një dënimi për bashkëpunim
    me mafien edhe pse e ka apeluar
    çështjen. Po në të shkuarën, Berluskoni
    i dha vetes mundësi ligjore për
    të mos qenë i detyruar që t‘u përgjigjej
    pyetjeve që kanë të bëjnë me lidhjet e tij
    me mafien. E megjithatë, së fundmi ka
    pasur lajme jo të mira për Kryeministrin.
    Revista italiane e përjavshme,
    "L‘Espresso", publikoi në numrin e saj të
    fundit dy scoop-e. Në to ka informacione
    në lidhje me dëshminë e një superbosi të
    "Camorra"-s, i cili pretendon se suksesi i
    Berluskonit për zgjidhjen e çështjes së plehrave
    të qytetit të Napolit ndodhi vetëm
    për shkak të bashkëpunimit të qeverisë
    me mafien e qytetit, madje ai dha edhe
    emrat e personave që bënë ndërmjetësit
    në këtë rast. Sigurisht që politikani të cilit
    iu lakua emri mohoi gjithçka dhe zyra e
    taksave pranë qeverisë dërgoi në zyrat e
    revistës "L‘Espresso" specialistë për të
    parë në hollësi të gjitha dokumentet. Pas
    këtij veprimi, artikujt e publikuar nuk
    patën më pjesë të dytë.


    http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=51039



    NUK E KUPTOJ, SI MUND TE JESH TIFOZ ME MAFIEN DHE LLUMIN E SHOQERISE ITALIANE.
    Cdo europian, ka neveri per Milanin dhe klube te tjera italiane, pikerisht per te tilla te verteta skandaloze, te shkrirjes se sportit, politikes dhe mafies, ne nje.
    Ku shembullin me te qarte e perfaqeson Milani.
    DINAMO KAMPIONE

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Ka Vetem DINAMO Lexo Postimin
    NUK E KUPTOJ, SI MUND TE JESH TIFOZ ME MAFIEN DHE LLUMIN E SHOQERISE ITALIANE.
    Cdo europian, ka neveri per Milanin dhe klube te tjera italiane, pikerisht per te tilla te verteta skandaloze, te shkrirjes se sportit, politikes dhe mafies, ne nje.
    Ku shembullin me te qarte e perfaqeson Milani.

    dinamo, tani i more vesh keto gjera per berlusconin?
    nuk e kuptoj se ça hyn futbolli ktu. un nuk bej tifozllek per berlusconin por per milanin. ku eshte shkrirja e milanit me mafien?
    me e bukura eshte se ti, nje tifoz i bayern e dinamos, vjen e i thua keto gjera. pse nuk merresh me ate qe po shkruajn gazetat keto dite per ndeshjen bayern-zenit, qe thone se bavarezet ja shiten mafies ruse?
    nje tifoz i dinamos qe ka qene prone e ministrise se brendshme, qe ka pase president mihal delijorgjin, vjen e i thot kto gjera

  10. #190
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    dinamo, tani i more vesh keto gjera per berlusconin?
    nuk e kuptoj se ça hyn futbolli ktu. un nuk bej tifozllek per berlusconin por per milanin. ku eshte shkrirja e milanit me mafien?
    me e bukura eshte se ti, nje tifoz i bayern e dinamos, vjen e i thua keto gjera. pse nuk merresh me ate qe po shkruajn gazetat keto dite per ndeshjen bayern-zenit, qe thone se bavarezet ja shiten mafies ruse?
    nje tifoz i dinamos qe ka qene prone e ministrise se brendshme, qe ka pase president mihal delijorgjin, vjen e i thot kto gjera
    JA KU E TREGON QE NUK KE HABER FARE NGA FUTBOLLI POR JE QORRUAR NE ATE CFARE JU TREGON BERLUSKONI! MILAN = MAFIE
    vari leshte

Faqja 19 prej 53 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. AC Milan - Djajte Kuq & Zi ne sezonin 2008-09
    Nga beerti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 504
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 19:24
  2. Parashikimet tuaja për sezonin vijues!
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 15:54
  3. Kalendari i Formula 1, me 19 gara për sezonin 2005
    Nga VAZELOS në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-07-2005, 08:22
  4. Ronaldo perandorë i ri Interist në sezonin 2005/06.
    Nga asteri në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 14:54
  5. Shejtani
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2004, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •