Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Ambasadori rus ne Tirane: "Futja ne NATO, e pavlere"

    "Futja ne NATO, e pavlere"

    Nga Edison Kurani

    E Shtune, 30 Gusht 2008

    Perpjekjet e Shqiperise per t'u anetaresuar plotesisht ne NATO, jane te padobishme sepse NATO ne gjendjen aktuale eshte nje organizem i mbetur ne te shkuaren. Ky eshte vleresimi qe jep Ambasadori i Federates Ruse ne Shqiperi, Aleksander Lvovic Prishchepov, ne nje interviste ekskluzive dhene dje per "Koha Jone". Ambasadori per here te pare publikon per shqiptaret nje pasqyre te plote te zhvillimeve ne Kaukaz.

    I nderuar z.Ambasador. Konflikti i ndezur javet e fundit mes Rusise dhe Gjeorgjise dhe divergjencat mes Moskes nga njera ane, Uashingtonit e Brukselit nga ana tjeter, kane perhapur shume zerat se ka rinisur Lufta e Ftohte, madje disa analiste shkojne edhe me larg, duke vleresuar se keto jane shanse te mjaftueshme per te nisur nje lufte te trete Boterore. Diplomacia e Moskes si i sheh keto qendrime dhe ku i sheh mundesite e evitimit te ketyre rreziqeve?

    Rusia nuk eshte ne konflikt dhe nuk lufton me Gjeorgjine. Ajo qe eshte e vertete, eshte fakti qe Rusia zhvilloi nje operacion ushtarak per mbrojtjen e shtetasve te vet, per shmangien e gjenocidit, por dhe per shmangien e nje katastrofe humanitare dhe po ashtu, per te detyruar Gjeorgjine per te arritur paqe. E them kete, per te treguar se cfare ka ndodhur.

    Ndersa per sa i perket pyetjes suaj, lidhur me Luften e Ftohte, me duhet te them pike se pari, se eshte shume e lehte te flasesh per kete argument ne media, sikunder eshte shume e lehte te flasesh per politiken boterore. Por duhet te jete e qarte se Rusia nuk e deshiron luften e ftohte dhe nuk ka dashur kurre qe te kete kundervenie me Perendimin sepse ne ruajme bindjen qe Lufta e Ftohte, nuk i sjell mire askujt. Sepse ne besojme qe Lufta e Ftohte nuk ka fitimtare, ne te kundert, humbin te gjithe. Ne jemi per marredhenie te mira me te gjitha vendet. Ne jemi per qendrime pragmatiste sepse keshtu shmangen kunderveniet dhe gjithashtu, jemi kunder historive virtuale.

    megjithate marredheniet tuaja me shume shtete jane te acaruara, sidomos me SHBA-te?

    Sigurisht qe ne kemi mosmarreveshje me Perendimin. Por kjo eshte e natyrshme. Ju e dini se mungesa e mosmarreveshjeve do te sillte diktature dhe ruset e shqiptaret e dine fort mire kete. Pra mosmarreveshjet nuk jane fatale. Ne jemi per zgjidhje me leverdi te ndersjelle dhe nuk duam mosmarreveshje te reja. Ruajme bindjen qe te kemi marredhenie partneriteti me Perendimin sepse Rusia dhe Perendimi, kane nevoje per njeri-tjetrin. Nga ana politike, ne duhet te luftojme ne kete bote, terrorizmin, perhapjen e armeve te shkaterrimit ne mase dhe me tej, duhet te luftojme dukuri alarmuese ne nivel global si varferia etj.

    Ketu me duhet te shtoj dhe faktin se duhet te punojme edhe per anen ekonomike. Kriza amerikane, do te ndjehet edhe ne ekonomine ruse. Pra jemi te varur nga njeri-tjetri. Ne mendojme qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te merren me problemet ekonomike me mire, sesa me kanosje virtuale demokracie.

    Zhvillimet e fundit ne Kaukaz ku u perfshine republikat qe me pare i perkisnin Bashkimit Sovjetik, nuk doli jashte vemendjes se shtetit shqiptar. Kryetari i qeverise ka kritikuar Mosken zyrtare se "kjo eshte qartesisht nje perpjekje drejt krijimit te Bashkimit Sovjetik". Ju pajtoheni me kete qendrim apo mendoni se nuk ekziston nje perpjekje e tille nga ana e Rusise?

    Nje politikan rus ne mesin e viteve '90, kur u pyet per rikthimin e mundshem te Bashkimit Sovjetik, u pergjigj keshtu: "Ai qe nuk i vjen keq per Bashkimin Sovjetik, nuk ka zemer, kurse ai qe deshiron kthimin e Bashkimit Sovjetik, nuk ka tru. Kurse presidenti Medvedev kesaj pyetjeje ne CNN keto dite iu pergjigj keshtu: "Perandorite nuk rilindin dhe te kesh mall per te shkuaren perandorake, eshte dicka e gabuar".

    Dua qe ta shtjelloj me gjate kete pyetje lidhur me pavaresine e dy republikave. Kur u shperbe BS, 14 republika u shkeputen pa probleme. Rusia nuk i trazoi dhe jashte kufijve te saj mbeten 25 milione ruse. Ne sigurisht, qe shqetesohemi per ta dhe do te mbrojme te drejten e tyre per te jetuar, per te jetuar si njerez, pa spastrime etnike, pa gjenocid.

    Ministria e Jashtme shqiptare denoi njohjen nga Moska te pavaresise se Osetise se Jugut dhe Abkhazise. Si e konsideroni kete qendrim te diplomacise shqiptare?

    Me qortime dhe fajesime boshe nuk ben pune, nuk zgjidh probleme. Kemi pasur nje kohe kur ruset dhe shqiptaret luftonin se kush e donin me shume komunizmin. Ju e dini cfare ndodhi, humben qe te dyja vendet dhe komunizmi po ashtu. Rusia e njohu Abhkazine dhe Osetine e Jugut ne perputhje me aktin e Helsinkit. OKB thote se agresion quhet sulm i armatosur kunder shtetit apo forcave te tij te armatosura te kryera i pari. Batalioni paqesor rus ishte ne Osetine e Jugut ne baze te marreveshjes nderkombetare te vitit 1992, lidhur mes Gjeorgjise, Rusise, Osetise se Jugut, Osetise se Veriut. Mes Gjeorgjise dhe Osetise u vendos nje vije demarkacioni. Atje u vendosen tre batalione, nje rus, nje gjeorgjian, nje Osetiano Jugor. Me 8 gusht trupat gjeorgjiane u futen ne Osetine Jugore dhe shkelen marreveshjen sepse e drejta nderkombetare e ndalon shkeljen e vijes. Ata sulmuan batalionin rus, i goditen me qitje direkte, u vrane nente paqeruajtes dhe u plagosen 15 te tjere. Pra u konsumua akti i agresionit. Neni 51 i rregullores se OKB i jep te drejte shteteve per vetembrojtje kur ata sulmohen. Rusia u ndodh si shtet i sulmua. Tete ore pas sulmit, trupat ruse hyne ne Gjeorgji. Ka deshmi per sulm barbar nga Gjeorgjia, ata vrane popullsi civile dhe kjo eshte shkelje te drejtes nderkombetare. OKB lejon nderhyrjen dhe kur sulmohen shtetas rus jashte shtetit. Ne Osetine Jugore 80 per qind ishin ruse, Gjeorgjia ishte e para qe sulmoi forcat ruse dhe civile. Pas 8 gushtit, Sakashvili shkeli ai vete teresine territoriale te Gjeorgjise duke sulmuar popujt qe jetojne ne vendin e tij. Pra ai nuk na la rrugedalje tjeter vec shpalljes se pavaresise.

    Me duhet t'ju ve ne dukje, per te qartesuar opinionin publik shqiptar se problemet ne Kaukaz nuk jane thjesht te tanishme. Deri ne shekullin e XVIII, Gjeorgjia, Rusia, Abhkazia, ishin shtete me vete. Osetia kerkoi te nderhyje ne perandorine ruse. Ne vitin 1801 kerkoi te hyje edhe Gjeorgjia. Ajo e perseriti madje tre here kerkesen por senati e refuzoi. Pastaj Cari e mori mbi vete pergjegjesine dhe e pranoi Gjeorgjine ne perandori. Kurse me 1812 hyri Abhkazia. Me 1817 nisi shperberja e perandorise ruse. Gjeorgjia doli nga perandoria. Kurse Osetia dhe Abhkazia kerkuan te qendrojne. Gjeorgjia nisi ushtrine ne Abhkazi dhe Oseti qe t'i mbaje ato me dhune. U vrane 18 mije civile. Osetet e quajten gjenocidin e pare te Gjeorgjise. Ne 1921 u perserit operacioni, prag gjenocidi i dyte. Me pas Gjeorgjia hyri ne Bashkimin Sovjetik, kurse Abhkazia dhe Osetia mbeten ne BS. Para luftes se dyte boterore Stalini, nje gjeorgjian, Abhkazine dhe Osetine Jugore ia dha Gjeorgjise. Kryeministri Putin, jo me kot dje ne CNN tha se ata qe mbrojne kete veprim te Stalinit jane stalinist.

    Ju kerkuat te takoheni me autoritetet shqiptare, i keni konfirmuar ato?

    Kryeministri Berisha dhe ministri Basha pranuan zhvillimin e takimeve qe une kerkova. Kurse Presidenti nuk me ka konfirmuar ndonje date takimi qe une kam kerkuar. Une e kam percaktuar temen e bisedes, te sqaroj Kaukazin. Kam frike se ne Shqiperi ka pak specialiste per Kaukazin dhe mendoj se udheheqja shteterore shqiptare duhet te informohet.

    Kalojme ne nje tjeter argument. Ne muajin shkurt te ketij viti, Kosova shpalli pavaresine dhe ajo u njoh nga SHBA dhe pjesa me e madhe e vendeve te Bashkimit Evropian. Ne total deri tani e kane njohur shtetin e ri, 46 shtete. Pyetja ime eshte: Ju nuk e pranoni njohjen e Kosoves, per shkak se mbeshtetni Serbine?

    Cdo shtet ka te drejte ose jo te njohe nje shtet tjeter. Ne nuk e njohem me 17 shkurt Kosoven sepse pavaresia e saj ra ndesh me aktin perfundimtar te Helsinkit dhe rezoluten 1244.

    A mendoni se ne nje te ardhme Moska do ta njohe shtetin e ri te Kosoves. Dhe per ta plotesuar, per te ndodhur nje gje e tille, cfare kushtesh do te paraqiste diplomacia ruse?

    Ne nuk jemi shprehur kunder pavaresise se Kosoves ne parim dhe nuk jemi shprehur kunder saj. Por ne aktualisht ne nuk e njohim dot Kosoven. Sepse ne kemi propozuar rinisje te bisedimeve. Ne ofrojme nje rruge te re qe te arrihet nje rezolute e re. Ne duam qe zgjidhja te kenaqi te dyja vendet sepse keshtu zgjidhja do te jete me e forte dhe me e qendrueshme.

    Si mund te funksionojne bisedimet kur thelbi i tyre eshte pavaresia, ku dy palet jane ekstremist kunder njera-tjetres?

    Pikerisht per kete duhen bisedimet. Te mos harrojme se kur hyhet ne bisedime, gjithmone ka kushte fillestare, te cilave u meshohet fort dhe me tej negociohet. Prandaj eshte diplomacia, prandaj jane bisedimet per zgjidhjet produktive.

    Disa analiste mendojne se Moska nuk e njeh pavaresine e Kosoves si nje hakmarrje sidomos per SHBA-ne. Sa eshte e vertete kjo?

    Ne nuk duam kundervenie me SHBA. Nuk e duam sepse e kemi vuajtur me "Luften e Ftohte", sepse keshtu humbim dhe nuk fiton askush.

    Kalojme ne marredheniet mes Rusise dhe Shqiperise. Si i konsideroni ato dhe ne keto vitet e fundit mendoni se ka permiresim apo regres?

    Ne kemi mosmarreveshje per Kosoven me autoritetet shteterore shqiptare te cilat nuk i fshehim. Por retorika nuk eshte pune me mend. Ne do ta vazhdojme dialogun Shqiperi-Rusi, pa irritime, pa deklarata retorike, por ne interes te dy popujve. Mos harron ne vitin 1961 diskutimi midis dy vendeve tona per besnikerine ndaj komunizmit dhe gara mes nesh solli shkaterrimin e lidhjeve.

    Po per marredheniet ekonomike dhe fusha te tjera me interes dypalesh si tregtia, arsimi, kultura etj., si jane mes dy vendeve?

    Une nuk mendoj se marredheniet ekonomike jane edhe aq te vogla, eksport-importi eshte rritur 1.5 here, Shqiperia blen shume mallra ruse.

    Ne menyre direkte apo tranzitore behet kjo tregti?

    Nje pyetje shume e drejte. Ne te vertete pothuajse te gjitha mallrat ruse, pra tregtia me Rusine e biznesit shqiptar behet ndermjet Greqise, Bullgarise, Maqedonise. Duhet te evidentoj faktin se karburanti qe perdoret ne Shqiperi, 80 per qind eshte prodhim rus. Kurse 50 per qind e grurit gjithashtu eshte rus. Mendoj se ka shkaqe objektive pse nuk ka tregti direkte, nevojat e Shqiperise jane shume te vogla.

    Maqedonia qe ju permendet eshte nje vend edhe me i vogel se ne...?

    Po, e vertete, por maqedonasit blejne edhe per rishitje, ndersa shqiptaret jo. Une kam biseduar me shume biznesmene shqiptare dhe u kam kerkuar lidhje tregtare me Rusine. I ftoj ata te shkojne ne Rusi, por ata tuten ende. Mos harroni, ujkun e ushqejne kembet, ndaj ne kete pike duhet te jemi agresiv, turqit jane shembull per tregtine masive qe zhvillojne me Rusine.

    Po biznesmenet ruse, pse nuk afrohen ne Shqiperi dhe ne kete kuader a po punon ambasada per t'i ndjellur ata drejt Shqiperise?

    Te njejten gje qe bejne biznesmenet shqiptare, bejne edhe ata ruse, pra tuten. Ambasada po punon vazhdimisht per kete, por duhet te pranojme se biznesi shkojne atje ku ka leverdi dhe kompanite e medha shkojne atje ku kane projekte te medha. Ndaj zhvillimin e marredhenieve ekonomike Shqiperi-Rusi e shoh tek biznesi i mesem. Ne kemi ftuar dhomen e tregtise dhe biznesmene ruse, por vetem perpjekjet e ambasades jane pak.

    Ju deklaroni se kerkoni te keni marredhenie te mira me Shqiperine. Por ne te vertete, si e shihni qendrimin e qeverise shqiptare, eshte dhe ajo duke bere perpjekje per te pasur marredhenie te mira dhe bashkepunim me Rusine?

    Nga qeveria shqiptare ka vetem deklarata, per te zhvilluar marredheniet.

    Shume shqiptare besojne se integrimi ne Bashkimi Evropian do te sjelle avantazhe per Shqiperine dhe deshirojne te pranohen sa me shpejt ne BE dhe te anetaresohen plotesisht ne NATO. Ndalemi tek kjo e fundit, ju i shikoni dobiprurese keto perpjekje apo jo?

    Cdo vend kerkon te permiresoje jeten e qytetareve te vet. NATO ne gjendjen aktuale eshte nje organizem i mbetur ne te shkuaren. Ana ushtarake e NATO-s eshte mbeturine e "Luftes se Ftohte". NATO u krijua si nje instrument i zhvillimit te "Luftes se Ftohte". "Lufta e Ftohte" mbaroi, NATO mbeti. NATO nuk ndihmon afrimin e vendeve, ne te kundert ndihmon ndarjen ndermjet tyre dhe vijat ndarese mes tyre. Ka ardhur koha per nje transformim te NATO-s, por ka vetem fjale, vetem po te transformohej, NATO mund te ishte e dobishme. Shqiptaret mendojne se do te jetojne me mire, i mbetet qe te jetojne si te duan.

    Per sa i perket BE-se, Rusia nuk sheh asnje rruge te futjes ne Bashkimin Evropian. Ju kujtoj ketu nje thenie te Barrozos: "Sikur Rusia te hynte ne BE, selia e Brukselit duhet te shkonte ne Moske".

    Nje pyetje tani, jashte politikes dhe jashte punes suaj si diplomat. Gjate kohes qe ju po jetoni ne Shqiperi, si i shihni qytetaret shqiptare, a jane ata miqesore me ju dhe per me teper, si i shihni ju shqiptaret, ne keto vite te demokracise, pasi u shemb komunizmi dhe po behen perpjekje per t'u zhvilluar vendi dhe permiresuar jeta e njerezve?

    Une jam babai i dy femijeve, nje djale dhe nje vajze, e cila eshte 35-vjece dhe im bir pese vjet me i vogel, dhe kam dy mbesa. Une jetoj me bashkeshorten time ketu ne Tirane. Vajza dhe mbesat e kane vizituar Shqiperine dhe i ka pelqyer shume, ne shtator ata duan te vijne serish. Kurse djali, eshte vazhdimisht i zene.

    Si e kaloni kohen e lire ne vendin tone dhe a keni vizituar ju zonat turistike. Cilat jane pershtypjet qe keni krijuar?

    Me pelqen te udhetoj shume dhe e kam vizituar te tere Shqiperine, shume qytete i kam pare disa here. Me pelqen Durresi, Korca, Vlora, Berati. Ata jane qytete qe kane ruajtur origjinalitetin e tyre, me pelqen natyra shqiptare.

    Dhe se fundi, si jane raportet tuaja me qytetaret shqiptare?

    Ruset ngjajne shume me shqiptaret, une kam shume miq ne te gjithe Shqiperine. Me pelqejne shqiptaret, me pelqejne ciltersia dhe mikpritja e tyre. Ju shqiptaret, keni veti dhe cilesi qe jane karakteristika te popullit rus.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Skemi pare asnje te mire nga sllavizmi gjate gjithe historise sone kombatare.
    As nga pushtimet bullgare gjate bizantit, as nga dyndjet sllave ,as nga aneksimet qe na bene 1913, as nga serbet qe moren padrejtesisht kosoven, as nga komunizmi tip sllav mbreteroi 50 vjet ne Shqiperi, as nga maredheniet me shetin rus qe desh te na bente plantacion potokallesh per perandorine e kuqe.
    Stalini ja firmosi Titos aneksimin e Shqiperise si republike te 7 te Jugosllavise.
    Komunizmi ne Shqiperi erdhi nga Jogosllavia.
    Shyqyr qe erdhi dita te shkeputemi nga influenca sllave
    Prandaj skemi pse cuditemi qe ambasadori rus te shprehe gjera te tilla

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Po pse cfare do thote ai rusi. Mos do te na pergezoje per futjen ne NATO?

  4. #4
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Po pse cfare do thote ai rusi. Mos do te na pergezoje per futjen ne NATO?
    Po ai nje cope ambasador eshte.Fundjaven e kalon ne pub.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Rusia e ka kthyer ne politike te jashtme elementin e konfliktualitetit. Sa here blloku perendimor ndermerr nje politike te caktuar nderkombetare, blloku sllav me mongoloidet ne krah u dalin kunder. Kete nuk e bejne sepse politika e tyre eshte e sakte dhe njerezore, por sepse politika e Perendimit i ngacmon nurin e semure sllavik.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Me shume se ēeshtja e NATO-s , e Kosoves dhe e zhvillimeve ne Kaukaz mua personalisht me ēuditen frazat e meposhteme qe me skandalizuan jashte mase:

    "Une nuk mendoj se marredheniet ekonomike jane edhe aq te vogla, eksport-importi eshte rritur 1.5 here, Shqiperia blen shume mallra ruse.

    Ne menyre direkte apo tranzitore behet kjo tregti?
    Nje pyetje shume e drejte. Ne te vertete pothuajse te gjitha mallrat ruse, pra tregtia me Rusine e biznesit shqiptar behet ndermjet Greqise, Bullgarise, Maqedonise. Duhet te evidentoj faktin se karburanti qe perdoret ne Shqiperi, 80 per qind eshte prodhim rus. Kurse 50 per qind e grurit gjithashtu eshte rus.


    KU ESHTE EKONOMIA SHQIPTARE?

    KU ESHTE NACIONALIZMI EKONOMIK SHQIPTAR?

    PSE SHQIPERIA NUK KA NJE POLITIK EKONOMIKE KOMBETARE PER TE KRIJUAR DHE MBROJTUR SUPERMACINE E KOMPANIVE DHE PRODHIMEVE SHQIPTARE??

    PSE GJITHSHKA NE SHQIPERI IMPORTOHET NGA JASHTE , NE VEND QE TE NDODH E KUNDERTA???

    KY NUK QUHET ZHVILLIM POR E KA EMRN VETVRASJE!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bnik : 02-09-2008 mė 19:13

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ncnc si i mbyti zilia mer keta, qe e shohin popullin shqiptare duke perparuar!
    Sui generis

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar mė parė nga bnik Lexo Postimin
    Me shume se ēeshtja e NATO-s , e Kosoves dhe e zhvillimeve ne Kaukaz mua personalisht me ēuditen frazat e meposhteme qe me skandalizuan jashte mase:

    "Une nuk mendoj se marredheniet ekonomike jane edhe aq te vogla, eksport-importi eshte rritur 1.5 here, Shqiperia blen shume mallra ruse.

    Ne menyre direkte apo tranzitore behet kjo tregti?
    Nje pyetje shume e drejte. Ne te vertete pothuajse te gjitha mallrat ruse, pra tregtia me Rusine e biznesit shqiptar behet ndermjet Greqise, Bullgarise, Maqedonise. Duhet te evidentoj faktin se karburanti qe perdoret ne Shqiperi, 80 per qind eshte prodhim rus. Kurse 50 per qind e grurit gjithashtu eshte rus.


    KU ESHTE EKONOMIA SHQIPTARE?

    KU ESHTE NACIONALIZMI EKONOMIK SHQIPTAR?

    PSE SHQIPERIA NUK KA NJE POLITIK EKONOMIKE KOMBETARE PER TE KRIJUAR DHE MBROJTUR SUPERMACINE E KOMPANIVE DHE PRODHIMEVE SHQIPTARE??

    PSE GJITHSHKA NE SHQIPERI IMPORTOHET NGA JASHTE , NE VEND QE TE NDODH E KUNDERTA???

    KY NUK QUHET ZHVILLIM POR E KA EMRN VETVRASJE!!!
    Sot degjova qe Rusia shet grure, me sa e di une ajo kurr si ploteson nevojat e veta. Nejse me falni nese jam gabim

  9. #9
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar mė parė nga mendimi Lexo Postimin
    Sot degjova qe Rusia shet grure, me sa e di une ajo kurr si ploteson nevojat e veta. Nejse me falni nese jam gabim
    Nga ky shkrimi yt mu kujtua njė thėnie e Stalinit nė mos gaboj drejtuar Shqipėrisė.
    "Aq grur sa konsumon Shqipėria e hanė minjtė nė hambarėt e Rusisė"
    Tani ata ndoshta nuk i plotėsojnė nevojat e tyre por kjo ėshtė ekonomia e tregut e shet atje ku ėshtė tregu i shtrenjtė dhe pastaj shkon dhe e blen nė Kanada me ēmim mė tė ulėt
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Po pse cfare do thote ai rusi. Mos do te na pergezoje per futjen ne NATO?
    Ruset dhe Serbet jane patetike. Mundohen te grumbullojne sa me shume miq ne "aleancen kunder perendimit" te cilen e kane themeluar dhe ngulitur thelle ne mendjet e tyre.

    Mos valle duhet t'u behet e qarte qe PAKTI I VARSHAVES KA KOHE QE KA VDEKUR, bashke me te dhe PROLETARIATI RUS dhe KOMUNIZMI (per kete s'jam shume i sigurte se ka akoma shtete komuniste edhe ne Azi edhe ne Ballkan).
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •