“Grupi i Dukagjinit” dėnohet me gjithsej 31 vjet burg; Daut Haradinaj dėnohet me 5 vjet

PRISHTINE, 17 dhjetor
- Trupi gjykues ndėrkombėtar nė Prishtinė dha sot dėnimin prej 31 vjetėsh pėr 5 tė akuzuarit e tė ashtuquajturit “Grupi i Dukagjinit”. Kryetari i Trupit gjykues Moris Tevenad tha se tė akuzurait dėnohen pėr heqje tė paligjshme tė lirisė qė si pasojė ka sjellė vdekjen.
Idriz Balaj u dėnua me 15 vjet burg, Daut Haradinaj dhe Bekim Zekaj u dėnuan me nga 5 vjet burg, Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj me nga 3 vjet burg. Sipas trupit gjykues ndėrkombėtar, tė gjithė tė akuzuarit kanė kryer nė bashkėpunim heqjen e paligjshme tė lirisė nė kundėrshtim me nenin 63 tė Ligjit Penal tė Serbisė dhe me nenin 22 tė Ligjit Penal tė Jugosllavisė. “Po ashtu kanė bėrė burgim tė paligjshėm qė ka si pasojė vdekjen nė kundėrshtim me nenin 63 tė LPS-sė dhe nenin 22 tė LPJ”, tha kryetari i trupit gjykues Moris Tevenad.
Avokatėt e pesė ish-pjesėtarėve tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e quajtėn vendimin e gjykatės njė absurditet shumė tė madh. “Vendimin e sotėm e konsiderojmė njė absurditet shumė tė madh, kjo ėshtė padrejtėsia mė e madhe qė mund tė bėhet nė emėr tė drejtėsisė”, tha Nikė Shala, mbrojtės i njėrit nga pesė tė dėnuarit, Idriz Balajt.
“Duke u bazuar nė deklaratat e tė akuzuarve, tė cilėt nė mėnyrėn kategorike kanė mohuar veprat penale tė cilat iu vijnė nė barrė, njė pjesė tė tillė e kanė mohuar edhe vetė dėshmitarėt okularė, ndėrkohė qė kjo ėshtė njė vėrtetim shumė i mirė se tė gjithė tė akuzuarit kanė qenė tė pafajshėm dhe konsideroj se ky vendim ėshtė i padrejtė”, ka thėnė avokati Teki Bokshi.
Edhe avokati Mustafa Radoniqi tha se vendimi ishte jashtėzakonisht i rėndė. “Ne do ta shikojmė aktgjykimin nė hollėsi dhe do tė shohim se ēka ka gjetur gjykata qė e ka shqiptuar njė dėnim kaq tė rėndė”, tha ai.
Kreu i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, vėllai i tė cilit Dauti u dėnua me 5 vjet burg, vendimin e gjykatės e ka quajtur mjaft tendencioz. “Mund tė them se ky vendim ishte mė tepėr tendencioz dhe politik se sa i bazuar nė fakte. Mirėpo, sidoqė tė jetė ky ėshtė vendim i ndėrkombėtarėve, tė cilėt njė ditė do tė shkojnė, kurse ne do tė mbesim kėtu”, tha Haradinaj.
Tė pesė tė dėnuarit janė arrestuar nė qershor tė kėtij viti pasi njė prokuror ndėrkombėtar nė Pejė ngriti aktakuzė kundėr tyre.
----------------------------
no commente