MILOT- Një ngjarje e rënde ka ndodhur rreth orës 22 të mbremjes së sotme në qytetin e Milotit. Një 13-vjeçar vret pa dashje me pistoletë bashkëmoshatarin e tij. 13-vjeçari me inicialet Q.B ka qëlluar nga pakujdesia me një plumb pistolete shokun e tij E.SH duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të dy bashkëmoshatarët ishin duke shkuar me familjet e tyre në një dasëm dhe gjatë rrugës fëmija me inicialet Q.B po I tregonte shokut të tij E.SH pistoletën që e mbante prej minutash të tëra në dorë, me të cilën fëmijët kishin parashikuar të shtinin në dasëm. Por ky moment ka rezultuar fatal për 13-vjeçarin E.SH i cili pasi është qëlluar nga shoku i tij ka mbetur I vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e Milotit. Me njëherë në vendgjarje kanë shkuar efektivat dhe drejtuesit e policisë së Laçit, të cilët jane duke punuar për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
(a.r/news24/balkanweb)
Krijoni Kontakt