Ndersa zjarri që ra mesditën e se enjtes në disa fshatrat e Sarandës u shua plotesisht, ai ne Dhiver eshte aktivizuar qe ne oret e para te mengjesit te dites se sotme. Zjarri ndodhet ende larg zonave te banimit
SARANDE-Nje tjeter vater zjarri ka prekur komunen Dhiver ne fshatin Cerkovice të Sarandës. Nderkohe nga grupi i zjarrefikesve konfirmohet se jane nisur ne vendin e shperthimit te ketij zjarri, i cili mesa duket eshte ne vazhdim i atij te nje dite me pare, qe ra ne po kete komune dhe qe vazhdohet te dyshohet per nje zjarrevenie te qellimshme.
Pas nisjes ne vend te nje zjarrefikeseje po punohet per shuarjen e zjarrit, i cili per momentin ndodhet larg qendrave te banimit.
Ndersa zjarri që ra mesditën e se enjtes në fshatrat e Sarandës u shua plotesisht qe ne oret e para te mengjesit te dites se sotme. Në ndihmë të zjarrëfikesve të Sarandës, punoi edhe një avion i ardhur nga Greqia me kërkesë të palës shqiptare. Zjarri ra fillimisht në komunat Livadhja e Dhivër për t’u përhapur me shpejtësi edhe në fshatrat përreth duke perfshire dhe fshatrat Kalsat, Llazat. Gravë e Qesarat ku u dogjen deri tani më shumë se 40 ha me ullishta e kullota. Forca të shumta policie, ushtria dhe banorë të zonave u mobilizuan ne shuarjen e ketij zjarri që rrafshoi shumë shpejt rreth 40 ha. Aktualisht nuk mësohet të ketë dëme për banesat e fshatrave ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve të zjarrit.
(d.b/News24/Balkanweb)
Krijoni Kontakt