Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Milot, 13-vjeçari vret bashkë-moshatarin me pistoletë

    MILOT- Një ngjarje e rënde ka ndodhur rreth orës 22 të mbremjes së sotme në qytetin e Milotit. Një 13-vjeçar vret pa dashje me pistoletë bashkëmoshatarin e tij. 13-vjeçari me inicialet Q.B ka qëlluar nga pakujdesia me një plumb pistolete shokun e tij E.SH duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të dy bashkëmoshatarët ishin duke shkuar me familjet e tyre në një dasëm dhe gjatë rrugës fëmija me inicialet Q.B po I tregonte shokut të tij E.SH pistoletën që e mbante prej minutash të tëra në dorë, me të cilën fëmijët kishin parashikuar të shtinin në dasëm. Por ky moment ka rezultuar fatal për 13-vjeçarin E.SH i cili pasi është qëlluar nga shoku i tij ka mbetur I vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e Milotit. Me njëherë në vendgjarje kanë shkuar efektivat dhe drejtuesit e policisë së Laçit, të cilët jane duke punuar për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes së rëndë.


    (a.r/news24/balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    rrushja Maska e Bejbi
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Këndej rrotull
    Postime
    382
    S'kane faj femijet, por prinderit qe mos qofshin.
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    Citim Postuar më parë nga Bejbi Lexo Postimin
    S'kane faj femijet, por prinderit qe mos qofshin.
    Fajin e kane ata qe i shperndane dhe jo prinderit , fajin e ka shteti qe nuk vendos shtet , fajin e kane politikanet qe vetem zihen si qener per karrige.

    Ju pershendes.
    Ne Tirone.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    po mij bejbi ke te drejte mos qofshin me mire ata prinder
    ku ishin kta prinder se ma sa e lexova kto po shkonin ne nje dasem me familjet
    qe kshtu prindrit kan qen bashke me femijet
    po kshtu eshte kur rrij e bejne bla-bla-bla me njeri tjetrin
    po syte ku i kishin kta prinder nuk i pan femijet e tyre qe po luanin me pistolet

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Keshtu ndodh kur femijeve u jepen arme ne vend te lodrave!

    Dhe jo, nuk mund te fajsohet qeveria per gjera te tilla. Arme egzistojne ne cdo shtet te botes, si dhe njerez qe i mbajne ne menyre te paligjeshme ka plot. Por ne raste te tilla si kjo me siper, eshte pergjegjesi e plote e familjes.

    Me vjen shume keq per femijen.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Kadare: Poshtërimi i Ballkanit
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  3. Ismail Kadare-Ese per ballkanin
    Nga StormAngel në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:17
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •