Bashkohem me mendimin e Klintoneve jo sepse Baraku na doli nje flluske ne uje, por per shkak te interesave kombetare. (Edhe pse ndryshimi i presidentit nuk do te thote ndryshim i politikave amerikane ne Ballkan dhe me gjere, pasi ne SHBA pasardhesi vijon politiken e paraardhesit jo si ne Shqiperi kur vjen nje qeveri e re ia fillon nga 0).
Dritan Prifti (gazeta Panoram)
Nė sondazhet qė janė bėrė nė SHBA mes shqiptarėve del se ata do tė votojnė rreth 80% pėr John McCain, senatorin nga Arizona dhe kandidatin e Republikanėve pėr Shtėpinė e Bardhė. Arsyeja kryesore duket se ėshtė afėrsia qė ka senatori demokrat i Illinois, Barack Obama me lobin serb nė Amerikė. Zona e Chicago-s nė shtetin e Illinois ėshtė njė qendėr e fuqishme e lobit serb nė Amerike, ku dhe postin e guvernatorit e mban njė amerikan me origjinė serbe, i cili ka pasur dhe ka ndikim tė madh nė mbėshtetjen e Obamės nė garėn presidenciale. Ky fakt ėshtė bėrė i ditur pėr shqiptarėt pas letrės qė Obama i dėrgoi presidentit serb Tadiē, tė cilėn shqiptarėt nuk e pėlqyen shumė. Nė njė nga faqet e preferuara tė shqiptarėve nė internet www.balkanweb.com shihet qartė sentimenti jo pozitiv pėr Barack Obamėn pėr lidhjen me lobin serb. Pra, shqiptarėt qė e dinė kėtė fakt nuk do votojnė pėr Obamėn pėr shkak tė nacionalizmit tė tyre dhe mbėshtetjes qė gjithė kombi ka pėr Kosovėn dhe pavarėsinė e saj, tė cilėn Obama nuk e kundėrshton hapur, por as nuk e mbron hapur siē bėn kandidati republikan McCain.
Unė kalova rreth 45 ditė nė SHBA kėtė verė dhe kam takuar dhe biseduar me shumė shqiptarė, tė cilėt kishin mendime tė ndryshme pėr 2 kandidatėt pėr Shtėpinė e Bardhė. Shumė shqiptarė nė SHBA nuk janė tė interesuar pėr politikėn, gazetat e televizionin, nuk i intereson gara presidenciale, por interesohen tė jenė mirė, ata vetė dhe familja e tyre. Madje shumė prej tyre nuk janė tė regjistruar tė votojnė nė SHBA pėr shkak tė neglizhencės karakteristike shqiptare, pavarėsisht se janė qytetarė amerikanė. Megjithatė lobi shqiptar nė SHBA ėshtė aktiv dhe nė kėto zgjedhje presidenciale. Nė kohėn kur nė garėn e demokratėve ishte Hillary Clinton, shumica e shqiptarėve ishin mbėshtetės tė saj dhe do tė mbeteshin deri nė fund nėse ajo do ishte kandidatja zyrtare demokrate pėr Shtėpinė e Bardhė. Pas eliminimit tė znj. Clinton nga gara, faktori shqiptar nė SHBA ėshtė ndarė sipas preferencave dhe lidhjeve me tė 2 kandidatėt pėr president.
John McCain dhe Barack Obama janė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri dhe preferenca nė votė pėr shqiptarėt do tė jetė shumė personale. Barack Obama ėshtė njė afrikano-amerikan qė ka 3 vjet senator kombėtar nė Washington dhe ka qenė 8 vjet senator i shtetit tė Illinois. Ai ka prejardhje myslimane nga babai, i cili ka qenė nga Kenia, por pastaj Barack Obama ėshtė kthyer nė kristian dhe frekuenton njė kishė tė komunitetit afrikano-amerikan nė Chicago. Ai ėshtė njė njeri me ngjyrė i lindur nga njė baba nga Kenia dhe njė nėnė e bardhė amerikane. Barack jetoi nė Kenia 2 vjetėt e parė tė jetės pastaj shkoi nė Amerikė tek gjyshėrit e nėnės sė tij. Pasi nėna e tij u martua pėr herė tė dytė me njė qytetar indonezian, ai shkoi tė jetonte atje deri nė klasėn e 3 ose 4 fillore. Pastaj u kthye nė SHBA pėrsėri tek gjyshėrit e nėnės nė Hawai ku kaloi dhe fėmijėrinė. Shkollat qė ka bėrė Obama, qė nga Hawai dhe deri tek juridiku nė Harvard kanė qenė mė tė mirat nė SHBA. Ai ka punuar pas shkollės si punonjės social nė ndihmė tė komunitetit nė Chicago deri sa vendosi tė hyjė nė politikė duke kandiduar pėr senatin e shtetit tė tij. Obama ėshtė 47 vjeē. Ai ėshtė energjik, shumė karizmatik dhe mbase oratori mė i mirė nė politikėn amerikane qė nga koha e Ronald Reganit. Obama ka tėrhequr amerikanėt me forcėn e fjalės sė tij. Obama ka qenė i aftė tė mbledhė fonde dhe tė sigurojė mbėshtetje pėr fushatė mė shumė se ēdo kandidat tjetėr demokrat deri tani. Paratė, Obamės nuk i mungojnė. Ai harxhon rreth 70 milionė dollarė nė muaj nė fushatėn e tij dhe ka pasur mbi 1 milion donatorė privatė, qė kanė dhuruar shuma tė konsiderueshme pėr fushatėn e tij. Obama ėshtė shumė popullor me shtresėn e afrikano-amerikanėve, mbėshtetjen e tė cilėve e ka 95%, por dhe me shtresat e punėtorėve, apo tė rinisė. Obama ėshtė kandidati i majtė nė SHBA qė pėrfaqėson shtresat nė nevojė dhe klasėn e mesme. Obama 47-vjeēar, zgjodhi senator Joe Biden tė Delaware pėr Zv.President, njė 65-vjeēar me 35 vjet eksperiencė nė Senat, i cili ėshtė kryetar i komisionit tė jashtėm nė Senatin amerikan. Senatori Biden plotėson Obamėn nė eksperiencėn ndėrkombėtare, tė cilėn Obama nuk e ka, dhe pėr tė cilėn amerikanėt ndjehen keq. Kritikat mė tė mėdha pėr Obamėn janė pėr mungesėn e eksperiencės sė tij. Republikanėt thonė se nuk mund tė drejtojė Amerikėn njė njeri qė ka 3 vjet eksperiencė nė politikėn kombėtare si senator. Republikani Giuliani, ish-kryetar bashkie i New York-ut, i tha Obamės qė, ai ska drejtuar kurrė asnjė institucion, ska asnjė ditė eksperience ekzekutive. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr Obamėn. Ai nuk ka pasur asnjė ditė eksperiencė ekzekutive dhe kjo i bėn amerikanėt shumė hezitues pėr ti dhėnė atij detyrėn mė tė rėndėsishme dhe mė tė fuqishme nė Botė, atė tė Presidentit tė SHBA-sė. Mungesa e eksperiencės ėshtė shqetėsuese pėr Obamėn. Kandidatja pėr zv.presidente Republikane, Sarah Palin e sulmoi Obamėn duke thėnė qė Shtėpia e Bardhė nuk mund tė jetė trajnim nė detyrė pėr Obamėn. Ai shpreson se Joe Biden me eksperiencėn e tij 35-vjeēare nė Washington do ta ndihmojė atė nė pikėn e tij mė tė dobėt, eksperiencėn nė punė. Obama deri tani ka qenė nė krye sipas sondazheve ditore tė Gallup. Ai sot ėshtė 2% mė shumė se McCain nė garėn pėr president. Avantazhin e Obamės e favorizon emri shumė i keq nė sondazhe i Presidentit Bush, i cili ėshtė republikan. Njė nga pikat e forta tė Obamės ėshtė dhe qėndrimi i tij i hershėm dhe i prerė kundėr luftės nė Irak. Ky qėndrim i dha atij avantazh nė garėn brenda partisė dhe kundėr Hillary Clinton-it. Lufta nė Irak ėshtė shumė anti-popullore nė SHBA dhe kjo favorizon Obamėn. Republikanėt, nga ana tjetėr, e sulmojnė Obamėn pėr demagogji duke thėnė se ai ėshtė kundėr luftės, por pranon para nga terroristė islamikė, duke marrė shembull ndihmėn qė i dha atij nė blerjen e shtėpisė 1 milion dollarėsh njė i dėnuar pėr korrupsion dhe dyshuar si i lidhur me sulmet e 11 shtatorit. Obama sulmohet si njė njeri me prirje ekstremiste tė majta dhe me shoqėri tė rrezikshme. Prifti i kishės sė tij u kap nė kamera duke predikuar dhe mallkuar Amerikėn nė njė meshė tė zakonshme. Obama ėshtė distancuar nga prifti dhe miku qė e financoi pėr shtėpinė, por amerikanėt thonė qė ai u distancua pėr hir tė fushatės. Obama u distancua dhe nga njė miku i tij kėngėtar rap, i cili bėri njė kėngė ku thoshte se Obama do ta lyej tė zezė Shtėpinė e Bardhė pasi tė fitojė. Tė gjithė analistėt thonė se kjo fushatė ėshtė njė referendum pėr Obamėn. Nuk do votohet Obama McCain nė SHBA, por njerėzit do votojnė nėse pranojnė Obamėn president. Nėse jo, atėherė McCain bėhet president, sepse njerėzit nuk donin Obamėn. Ėshtė e ēuditshme kur sheh se Obamėn e mbėshtet 80% e mediave nė SHBA, dhe nė mėnyrė tė hapur. Me Obamėn janė televizionet ABC, NBC, MSNBC, CNN etj., kurse me McCain vetėm FOX. Mbėshtetja mediatike e jashtėzakonshme pėr Obamėn rezulton dhe si reagim kundėr presidentit Bush.
Megjithatė kandidati republikan John McCain ėshtė po aq dinjitoz sa dhe kundėrshtari i tij. McCain ėshtė njė njeri i arsimuar me arsim ushtarak, ashtu si gjyshi dhe babai i tij. Ai qė 19 vjeē i ka shėrbyer Amerikės nė ushtri. McCain ėshtė pilot veteran dhe ish i burgosur lufte nė Vietnam, ku kaloi 5 vjet nė burgim. Ai ka 26 vjet senator nė Senatin amerikan nė Uashington. McCain ėshtė njė konservator liberal nė gjithė historinė e tij. Nė 26 vjet karrierė politike askush nuk ka gjetur njė shembull tė keq pėr ta kritikuar McCain. Ai ėshtė 72 vjeē dhe nėse do zgjidhet president, do jetė presidenti nė mandat tė parė mė i vjetri nė historinė e Amerikės. Pėrveē moshės sė madhe, McCain ka ēdo cilėsi qė i duhet njė presidenti nė SHBA. Ai njeh politikėn e brendshme dhe tė jashtme, njeh ushtrinė nė kohė paqe dhe lufte. Disavantazhi mė i madh i McCain ėshtė mosha e tij dhe fakti qė ėshtė republikan si George Bush. Me zgjedhjen e Sarah Palin, 43 vjeēe si kandidate pėr zv.presidente, ai tenton tė sfumojė shqetėsimin e amerikanėve pėr moshėn e tij, por dhe tė tėrheqė votat e votueseve femra, mbėshtetėse tė Hillary Clinton-it. John McCain ka deklaruar se Amerika ėshtė mė keq sot se 4 vjet mė parė, duke kritikuar dhe u distancuar kėshtu nga presidenti Bush. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk merr urdhra nga partia e tij, duke dashur gjithashtu tė distancohet nga Partia Republikane e George Bush-it. McCain ka 7 fėmijė, 2 nga martesa e parė, 4 nga e dyta dhe 1 tė adoptuar. Fėmija e adoptuar ju dha kėsaj familje nga Nėnė Tereza nė Kalkutė. Gruaja e McCain ėshtė e pasur se ka trashėguar tė drejtėn e shpėrndarjes sė birrės Budweiser nė njė pjesė tė SHBA. Pasuria e tyre ėshtė e madhe aq sa McCain nuk mund ti pėrgjigjej njė pyetje tė gazetarėve se sa shtėpi kishte. McCain tha se do pyeste stafin, duke treguar se nuk e dinte sa shtėpi kishte. Nė fakt, ai ka 7 shtėpi, njė fakt qė Obama e pėrdori pėr tė treguar qė McCain ėshtė i pasur dhe jashtė realitetit amerikan. McCain iu pėrgjigj Obamės se shtėpitė e tij janė blerė me punė tė ndershme, dhe nuk janė blerė me ndihmė nga kriminelė tė dėnuar nga drejtėsia amerikane, si nė rastin e shtėpisė sė tij.
Gara pėr Shtėpinė e Bardhė ėshtė shumė interesante ta ndjekėsh dhe ka qenė pėr mua njė kėnaqėsi ta ndjek nga afėr kėtė verė. Nė kėtė garė janė harxhuar qindra milion dollarė. Hedhja e parasė kaq nė sasi tė madhe bėn qė mesazhi tė shtrembėrohet dhe ndonjėherė tė vij jo i saktė tek votuesi. Obama dhe McCain do harxhojnė secili rreth 500 milionė dollarė vetėm nė javėt qė kanė mbetur deri nė 4 nėntor. Kjo sasi parash ėshtė e paimagjinueshme pėr impaktin qė jep. Disa thonė se nė SHBA presidentin e zgjedhin paratė qė harxhohen. Deri tani Obama ka shpenzuar mbase 2-fishin e parave tė McCain dhe ka udhėhequr nė sondazhe me 2%, por vetėm 3 ditėt e fundit McCain ka dalė pėrpara 3%. Por sondazhet kombėtare nuk janė gjithmonė tregtues tė drejtė, sepse nė SHBA votohet me shtete dhe jo nė garė kombėtare. Kush fiton njė shtet dhe me 1 votė diferencė merr gjithė votat elektorale tė atij shteti, dhe kandidati tjetėr nuk merr asgjė nė atė shtet. Gara nė SHBA bėhet shtet mė shtet, prandaj duhen kaq shumė para, sepse reklamat dhe shtabet elektorale janė tė veēanta pėr secilin shtet. Shtetet kanė vota elektorale sipas madhėsisė sė tyre. Gara mes McCain dhe Obama do tė ndahet nė pak shtete, mbase nė Pensilvania, Ohio, Idaho, Colorado, Florida, Michigan, Virginia apo New Mexico. Kėto janė shtete qė lėvizin nga njė kandidat tek tjetri, kurse shtetet e tjerė janė tradicionalisht demokratė apo republikanė.
Me kėtė sistem zgjedhor nuk besoj se vota e shqiptarėve nė SHBA mund tė ndikojė shumė nė zgjedhjen e presidentit, mbase pak nė Michigan. Kurse nė pėrgjithėsi garėn do ta vendosė njė qėndrim i cili deri tani nuk kuptohet qartė nga sondazhet nė Amerikė. A do votojnė amerikanėt e bardhė pėr njė president tė zi, dhe ēfarė roli do tė ketė raca nė votėn e tyre? Askush deri tani nuk ėshtė nė gjendje ta thotė kėtė me siguri. Kjo do tė jetė dhe ēėshtja e cila do vendosė presidentin nė SHBA.
Ajo qė me ka habitur mua nė kėtė fushatė nė SHBA ka qenė mungesa e debatit direkt deri tani mes kandidateve pėr ēėshtjet qė shqetėsojnė Amerikėn: ekonomia, energjia, arsimi, shėndetėsia, etj. Dhe mbi tė gjitha jam habitur me sasinė e madhe tė anti-reklamės qė pėrdoret hapur nėpėr spote televizive. Njė kandidat sulmon njė kandidat tjetėr ēdo ditė nė gjithė televizionet dhe radiot amerikane, duke i dhėnė mė shumė rėndėsi karakterit dhe personalitet tė njėri-tjetrit sesa ēėshtjeve shqetėsuese tė Amerikės.
Shqiptarėve mund ti pėlqejė kjo betejė pėrbaltje, sepse janė mėsuar mirė me kėtė taktikė nė Shqipėri. Shpresoj qė ata nė Amerikė tė mos vendosin se pėr kė do votojnė nga sasia e baltės qė hidhet mbi kandidatėt, por nga programet e tyre pėr Amerikėn e Botėn, dhe qėndrimet e tyre pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe rajonin. Nė kėtė fushė Obama duhet tė lexohet dhe kuptohet, sidomos me dyshimet qė ngre nė librin e tij tė fundit Audacity of Hope, ku hidhte pikėpyetje pėr politikėn e jashtme tė SHBA duke pyetur: Pse Bosnja dhe jo Darfur, pse Irak dhe jo Burma?. Duket se Obama ėshtė mė shumė pro-afrikan. Obama nė librin e tij ėshtė pėr njė politikė tė fokusuar brenda nė SHBA dhe pėr njė rol mė tė tėrhequr nga Bota. Edhe kjo do luajė rol nė votėn e shqiptarėve nė zgjedhjet presidenciale nė SHBA, sigurisht tė atyre qė do votojnė dhe janė tė informuar.
Do jetė shumė interesante tė shohim si do pėrfundojė kjo garė. Unė besoj se nė ditėt qė vijnė do kemi zhvillime tė tjera tė cilat do ndikojnė nė rezultat. Shumė analistė amerikanė thonė qė kjo garė do jetė e hapur, pa fitues tė sigurt, deri natėn e 3 nėntorit, pra deri njė ditė para votimeve.
Krijoni Kontakt