Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mendoni se do fitoje zgjedhjet ne US?

Votues
122. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • PR: McCain/Palin

    60 49.18%
  • PD: Obama/Biden

    62 50.82%
Faqja 11 prej 41 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 409
  1. #101
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Dhe Klinton nuk deshiron nje fitore te Obama, bile ajo ua ka bere te qarte ne biseda private qe me vone u bene publike, eksponenteve te larte te demokrateve se "Ai (Obama) nuk fiton dot ne nentor". Shpresa e Klinton eshte nje humbje e Obames ne 2008 dhe nje rikandidim ne 2012.

    ...
    Bashkohem me mendimin e Klintoneve jo sepse Baraku na doli nje flluske ne uje, por per shkak te interesave kombetare. (Edhe pse ndryshimi i presidentit nuk do te thote ndryshim i politikave amerikane ne Ballkan dhe me gjere, pasi ne SHBA pasardhesi vijon politiken e paraardhesit jo si ne Shqiperi kur vjen nje qeveri e re ia fillon nga 0).


    Dritan Prifti (gazeta Panoram)

    Nė sondazhet qė janė bėrė nė SHBA mes shqiptarėve del se ata do tė votojnė rreth 80% pėr John McCain, senatorin nga Arizona dhe kandidatin e Republikanėve pėr Shtėpinė e Bardhė. Arsyeja kryesore duket se ėshtė afėrsia qė ka senatori demokrat i Illinois, Barack Obama me lobin serb nė Amerikė. Zona e Chicago-s nė shtetin e Illinois ėshtė njė qendėr e fuqishme e lobit serb nė Amerike, ku dhe postin e guvernatorit e mban njė amerikan me origjinė serbe, i cili ka pasur dhe ka ndikim tė madh nė mbėshtetjen e Obamės nė garėn presidenciale. Ky fakt ėshtė bėrė i ditur pėr shqiptarėt pas letrės qė Obama i dėrgoi presidentit serb Tadiē, tė cilėn shqiptarėt nuk e pėlqyen shumė. Nė njė nga faqet e preferuara tė shqiptarėve nė internet www.balkanweb.com shihet qartė sentimenti jo pozitiv pėr Barack Obamėn pėr lidhjen me lobin serb. Pra, shqiptarėt qė e dinė kėtė fakt nuk do votojnė pėr Obamėn pėr shkak tė nacionalizmit tė tyre dhe mbėshtetjes qė gjithė kombi ka pėr Kosovėn dhe pavarėsinė e saj, tė cilėn Obama nuk e kundėrshton hapur, por as nuk e mbron hapur siē bėn kandidati republikan McCain.
    Unė kalova rreth 45 ditė nė SHBA kėtė verė dhe kam takuar dhe biseduar me shumė shqiptarė, tė cilėt kishin mendime tė ndryshme pėr 2 kandidatėt pėr Shtėpinė e Bardhė. Shumė shqiptarė nė SHBA nuk janė tė interesuar pėr politikėn, gazetat e televizionin, nuk i intereson gara presidenciale, por interesohen tė jenė mirė, ata vetė dhe familja e tyre. Madje shumė prej tyre nuk janė tė regjistruar tė votojnė nė SHBA pėr shkak tė neglizhencės karakteristike shqiptare, pavarėsisht se janė qytetarė amerikanė. Megjithatė lobi shqiptar nė SHBA ėshtė aktiv dhe nė kėto zgjedhje presidenciale. Nė kohėn kur nė garėn e demokratėve ishte Hillary Clinton, shumica e shqiptarėve ishin mbėshtetės tė saj dhe do tė mbeteshin deri nė fund nėse ajo do ishte kandidatja zyrtare demokrate pėr Shtėpinė e Bardhė. Pas eliminimit tė znj. Clinton nga gara, faktori shqiptar nė SHBA ėshtė ndarė sipas preferencave dhe lidhjeve me tė 2 kandidatėt pėr president.
    John McCain dhe Barack Obama janė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri dhe preferenca nė votė pėr shqiptarėt do tė jetė shumė personale. Barack Obama ėshtė njė afrikano-amerikan qė ka 3 vjet senator kombėtar nė Washington dhe ka qenė 8 vjet senator i shtetit tė Illinois. Ai ka prejardhje myslimane nga babai, i cili ka qenė nga Kenia, por pastaj Barack Obama ėshtė kthyer nė kristian dhe frekuenton njė kishė tė komunitetit afrikano-amerikan nė Chicago. Ai ėshtė njė njeri me ngjyrė i lindur nga njė baba nga Kenia dhe njė nėnė e bardhė amerikane. Barack jetoi nė Kenia 2 vjetėt e parė tė jetės pastaj shkoi nė Amerikė tek gjyshėrit e nėnės sė tij. Pasi nėna e tij u martua pėr herė tė dytė me njė qytetar indonezian, ai shkoi tė jetonte atje deri nė klasėn e 3 ose 4 fillore. Pastaj u kthye nė SHBA pėrsėri tek gjyshėrit e nėnės nė Hawai ku kaloi dhe fėmijėrinė. Shkollat qė ka bėrė Obama, qė nga Hawai dhe deri tek juridiku nė Harvard kanė qenė mė tė mirat nė SHBA. Ai ka punuar pas shkollės si punonjės social nė ndihmė tė komunitetit nė Chicago deri sa vendosi tė hyjė nė politikė duke kandiduar pėr senatin e shtetit tė tij. Obama ėshtė 47 vjeē. Ai ėshtė energjik, shumė karizmatik dhe mbase oratori mė i mirė nė politikėn amerikane qė nga koha e Ronald Reganit. Obama ka tėrhequr amerikanėt me forcėn e fjalės sė tij. Obama ka qenė i aftė tė mbledhė fonde dhe tė sigurojė mbėshtetje pėr fushatė mė shumė se ēdo kandidat tjetėr demokrat deri tani. Paratė, Obamės nuk i mungojnė. Ai harxhon rreth 70 milionė dollarė nė muaj nė fushatėn e tij dhe ka pasur mbi 1 milion donatorė privatė, qė kanė dhuruar shuma tė konsiderueshme pėr fushatėn e tij. Obama ėshtė shumė popullor me shtresėn e afrikano-amerikanėve, mbėshtetjen e tė cilėve e ka 95%, por dhe me shtresat e punėtorėve, apo tė rinisė. Obama ėshtė kandidati i majtė nė SHBA qė pėrfaqėson shtresat nė nevojė dhe klasėn e mesme. Obama 47-vjeēar, zgjodhi senator Joe Biden tė Delaware pėr Zv.President, njė 65-vjeēar me 35 vjet eksperiencė nė Senat, i cili ėshtė kryetar i komisionit tė jashtėm nė Senatin amerikan. Senatori Biden plotėson Obamėn nė eksperiencėn ndėrkombėtare, tė cilėn Obama nuk e ka, dhe pėr tė cilėn amerikanėt ndjehen keq. Kritikat mė tė mėdha pėr Obamėn janė pėr mungesėn e eksperiencės sė tij. Republikanėt thonė se nuk mund tė drejtojė Amerikėn njė njeri qė ka 3 vjet eksperiencė nė politikėn kombėtare si senator. Republikani Giuliani, ish-kryetar bashkie i New York-ut, i tha Obamės qė, ai s’ka drejtuar kurrė asnjė institucion, s’ka asnjė ditė eksperience ekzekutive. Kjo ėshtė e vėrtetė pėr Obamėn. Ai nuk ka pasur asnjė ditė eksperiencė ekzekutive dhe kjo i bėn amerikanėt shumė hezitues pėr t’i dhėnė atij detyrėn mė tė rėndėsishme dhe mė tė fuqishme nė Botė, atė tė Presidentit tė SHBA-sė. Mungesa e eksperiencės ėshtė shqetėsuese pėr Obamėn. Kandidatja pėr zv.presidente Republikane, Sarah Palin e sulmoi Obamėn duke thėnė qė Shtėpia e Bardhė nuk mund tė jetė trajnim nė detyrė pėr Obamėn. Ai shpreson se Joe Biden me eksperiencėn e tij 35-vjeēare nė Washington do ta ndihmojė atė nė pikėn e tij mė tė dobėt, eksperiencėn nė punė. Obama deri tani ka qenė nė krye sipas sondazheve ditore tė Gallup. Ai sot ėshtė 2% mė shumė se McCain nė garėn pėr president. Avantazhin e Obamės e favorizon emri shumė i keq nė sondazhe i Presidentit Bush, i cili ėshtė republikan. Njė nga pikat e forta tė Obamės ėshtė dhe qėndrimi i tij i hershėm dhe i prerė kundėr luftės nė Irak. Ky qėndrim i dha atij avantazh nė garėn brenda partisė dhe kundėr Hillary Clinton-it. Lufta nė Irak ėshtė shumė anti-popullore nė SHBA dhe kjo favorizon Obamėn. Republikanėt, nga ana tjetėr, e sulmojnė Obamėn pėr demagogji duke thėnė se ai ėshtė kundėr luftės, por pranon para nga terroristė islamikė, duke marrė shembull ndihmėn qė i dha atij nė blerjen e shtėpisė 1 milion dollarėsh njė i dėnuar pėr korrupsion dhe dyshuar si i lidhur me sulmet e 11 shtatorit. Obama sulmohet si njė njeri me prirje ekstremiste tė majta dhe me shoqėri tė rrezikshme. Prifti i kishės sė tij u kap nė kamera duke predikuar dhe mallkuar Amerikėn nė njė meshė tė zakonshme. Obama ėshtė distancuar nga prifti dhe miku qė e financoi pėr shtėpinė, por amerikanėt thonė qė ai u distancua pėr hir tė fushatės. Obama u distancua dhe nga njė miku i tij kėngėtar rap, i cili bėri njė kėngė ku thoshte se Obama do ta lyej tė zezė Shtėpinė e Bardhė pasi tė fitojė. Tė gjithė analistėt thonė se kjo fushatė ėshtė njė referendum pėr Obamėn. Nuk do votohet Obama – McCain nė SHBA, por njerėzit do votojnė nėse pranojnė Obamėn president. Nėse jo, atėherė McCain bėhet president, sepse njerėzit nuk donin Obamėn. Ėshtė e ēuditshme kur sheh se Obamėn e mbėshtet 80% e mediave nė SHBA, dhe nė mėnyrė tė hapur. Me Obamėn janė televizionet ABC, NBC, MSNBC, CNN etj., kurse me McCain vetėm FOX. Mbėshtetja mediatike e jashtėzakonshme pėr Obamėn rezulton dhe si reagim kundėr presidentit Bush.
    Megjithatė kandidati republikan John McCain ėshtė po aq dinjitoz sa dhe kundėrshtari i tij. McCain ėshtė njė njeri i arsimuar me arsim ushtarak, ashtu si gjyshi dhe babai i tij. Ai qė 19 vjeē i ka shėrbyer Amerikės nė ushtri. McCain ėshtė pilot veteran dhe ish i burgosur lufte nė Vietnam, ku kaloi 5 vjet nė burgim. Ai ka 26 vjet senator nė Senatin amerikan nė Uashington. McCain ėshtė njė konservator liberal nė gjithė historinė e tij. Nė 26 vjet karrierė politike askush nuk ka gjetur njė shembull tė keq pėr ta kritikuar McCain. Ai ėshtė 72 vjeē dhe nėse do zgjidhet president, do jetė presidenti nė mandat tė parė mė i vjetri nė historinė e Amerikės. Pėrveē moshės sė madhe, McCain ka ēdo cilėsi qė i duhet njė presidenti nė SHBA. Ai njeh politikėn e brendshme dhe tė jashtme, njeh ushtrinė nė kohė paqe dhe lufte. Disavantazhi mė i madh i McCain ėshtė mosha e tij dhe fakti qė ėshtė republikan si George Bush. Me zgjedhjen e Sarah Palin, 43 vjeēe si kandidate pėr zv.presidente, ai tenton tė sfumojė shqetėsimin e amerikanėve pėr moshėn e tij, por dhe tė tėrheqė votat e votueseve femra, mbėshtetėse tė Hillary Clinton-it. John McCain ka deklaruar se Amerika ėshtė mė keq sot se 4 vjet mė parė, duke kritikuar dhe u distancuar kėshtu nga presidenti Bush. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk merr urdhra nga partia e tij, duke dashur gjithashtu tė distancohet nga Partia Republikane e George Bush-it. McCain ka 7 fėmijė, 2 nga martesa e parė, 4 nga e dyta dhe 1 tė adoptuar. Fėmija e adoptuar ju dha kėsaj familje nga Nėnė Tereza nė Kalkutė. Gruaja e McCain ėshtė e pasur se ka trashėguar tė drejtėn e shpėrndarjes sė birrės “Budweiser” nė njė pjesė tė SHBA. Pasuria e tyre ėshtė e madhe aq sa McCain nuk mund t’i pėrgjigjej njė pyetje tė gazetarėve se sa shtėpi kishte. McCain tha se do pyeste stafin, duke treguar se nuk e dinte sa shtėpi kishte. Nė fakt, ai ka 7 shtėpi, njė fakt qė Obama e pėrdori pėr tė treguar qė McCain ėshtė i pasur dhe jashtė realitetit amerikan. McCain iu pėrgjigj Obamės se shtėpitė e tij janė blerė me punė tė ndershme, dhe nuk janė blerė me ndihmė nga kriminelė tė dėnuar nga drejtėsia amerikane, si nė rastin e shtėpisė sė tij.
    Gara pėr Shtėpinė e Bardhė ėshtė shumė interesante ta ndjekėsh dhe ka qenė pėr mua njė kėnaqėsi ta ndjek nga afėr kėtė verė. Nė kėtė garė janė harxhuar qindra milion dollarė. Hedhja e parasė kaq nė sasi tė madhe bėn qė mesazhi tė shtrembėrohet dhe ndonjėherė tė vij jo i saktė tek votuesi. Obama dhe McCain do harxhojnė secili rreth 500 milionė dollarė vetėm nė javėt qė kanė mbetur deri nė 4 nėntor. Kjo sasi parash ėshtė e paimagjinueshme pėr impaktin qė jep. Disa thonė se nė SHBA presidentin e zgjedhin paratė qė harxhohen. Deri tani Obama ka shpenzuar mbase 2-fishin e parave tė McCain dhe ka udhėhequr nė sondazhe me 2%, por vetėm 3 ditėt e fundit McCain ka dalė pėrpara 3%. Por sondazhet kombėtare nuk janė gjithmonė tregtues tė drejtė, sepse nė SHBA votohet me shtete dhe jo nė garė kombėtare. Kush fiton njė shtet dhe me 1 votė diferencė merr gjithė votat elektorale tė atij shteti, dhe kandidati tjetėr nuk merr asgjė nė atė shtet. Gara nė SHBA bėhet shtet mė shtet, prandaj duhen kaq shumė para, sepse reklamat dhe shtabet elektorale janė tė veēanta pėr secilin shtet. Shtetet kanė vota elektorale sipas madhėsisė sė tyre. Gara mes McCain dhe Obama do tė ndahet nė pak shtete, mbase nė Pensilvania, Ohio, Idaho, Colorado, Florida, Michigan, Virginia apo New Mexico. Kėto janė shtete qė lėvizin nga njė kandidat tek tjetri, kurse shtetet e tjerė janė tradicionalisht demokratė apo republikanė.
    Me kėtė sistem zgjedhor nuk besoj se vota e shqiptarėve nė SHBA mund tė ndikojė shumė nė zgjedhjen e presidentit, mbase pak nė Michigan. Kurse nė pėrgjithėsi garėn do ta vendosė njė qėndrim i cili deri tani nuk kuptohet qartė nga sondazhet nė Amerikė. A do votojnė amerikanėt e bardhė pėr njė president tė zi, dhe ēfarė roli do tė ketė raca nė votėn e tyre? Askush deri tani nuk ėshtė nė gjendje ta thotė kėtė me siguri. Kjo do tė jetė dhe ēėshtja e cila do vendosė presidentin nė SHBA.
    Ajo qė me ka habitur mua nė kėtė fushatė nė SHBA ka qenė mungesa e debatit direkt deri tani mes kandidateve pėr ēėshtjet qė shqetėsojnė Amerikėn: ekonomia, energjia, arsimi, shėndetėsia, etj. Dhe mbi tė gjitha jam habitur me sasinė e madhe tė anti-reklamės qė pėrdoret hapur nėpėr spote televizive. Njė kandidat sulmon njė kandidat tjetėr ēdo ditė nė gjithė televizionet dhe radiot amerikane, duke i dhėnė mė shumė rėndėsi karakterit dhe personalitet tė njėri-tjetrit sesa ēėshtjeve shqetėsuese tė Amerikės.
    Shqiptarėve mund t’i pėlqejė kjo betejė pėrbaltje, sepse janė mėsuar mirė me kėtė taktikė nė Shqipėri. Shpresoj qė ata nė Amerikė tė mos vendosin se pėr kė do votojnė nga sasia e baltės qė hidhet mbi kandidatėt, por nga programet e tyre pėr Amerikėn e Botėn, dhe qėndrimet e tyre pėr Shqipėrinė, Kosovėn dhe rajonin. Nė kėtė fushė Obama duhet tė lexohet dhe kuptohet, sidomos me dyshimet qė ngre nė librin e tij tė fundit “Audacity of Hope”, ku hidhte pikėpyetje pėr politikėn e jashtme tė SHBA duke pyetur: “Pse Bosnja dhe jo Darfur, pse Irak dhe jo Burma?”. Duket se Obama ėshtė mė shumė pro-afrikan. Obama nė librin e tij ėshtė pėr njė politikė tė fokusuar brenda nė SHBA dhe pėr njė rol mė tė tėrhequr nga Bota. Edhe kjo do luajė rol nė votėn e shqiptarėve nė zgjedhjet presidenciale nė SHBA, sigurisht tė atyre qė do votojnė dhe janė tė informuar.
    Do jetė shumė interesante tė shohim si do pėrfundojė kjo garė. Unė besoj se nė ditėt qė vijnė do kemi zhvillime tė tjera tė cilat do ndikojnė nė rezultat. Shumė analistė amerikanė thonė qė kjo garė do jetė e hapur, pa fitues tė sigurt, deri natėn e 3 nėntorit, pra deri njė ditė para votimeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeNi_25 : 13-09-2008 mė 05:24
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  2. #102
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Shkaku i zgjedhjes se zonjes Sarah Palin: mbi 8 miljon adhurues te zonjes Clinton ende nuk jane percaktuar per ke do te votojne..dhe sigurisht se shumica e tyre kete Obamen e shohin si pa klase , te ngushte dhe seksist...pra nuk e ka keq McCain me zgjedhjen e saj sikur edhe nje te treten te te papercaktuarve ta fitoje me zgjedhjen e Palin...eshte ndihmese e madhe...Nga ana tjeter eshte edhe per te ashtuquajturen rryme Pro-jetes kjo si nje fanatike religjioze qe eshte( Amerika i ka plot - dhe votojne keta shume bile....)

    Une mendoj se nuk eshte e keqe per ta pa.lper sherr kjo....... sigurisht qe nuk eshte per nenkryetare- kryetare bote ..por cdo gje eshte e mundshme ne Amerike..
    Sa per eksperience politike dhe substance njerezore jane si baraz me Obamen.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2006
    Postime
    241
    [QUOTE=xfiles;2010719]Jam ne favor te McCain per dy arsye, eshte me nje parti me Bushin(dhe une e adhuroj bushin) QUOTE]

    Hahahahaha ti paske nje sens humori shume te holle plako.

  4. #104
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Shkaku i zgjedhjes se zonjes Sarah Palin: mbi 8 miljon adhurues te zonjes Clinton ende nuk jane percaktuar per ke do te votojne..dhe sigurisht se shumica e tyre kete Obamen e shohin si pa klase , te ngushte dhe seksist...pra nuk e ka keq McCain me zgjedhjen e saj sikur edhe nje te treten te te papercaktuarve ta fitoje me zgjedhjen e Palin...eshte ndihmese e madhe...Nga ana tjeter eshte edhe per te ashtuquajturen rryme Pro-jetes kjo si nje fanatike religjioze qe eshte( Amerika i ka plot - dhe votojne keta shume bile....)

    Une mendoj se nuk eshte e keqe per ta pa.lper sherr kjo....... sigurisht qe nuk eshte per nenkryetare- kryetare bote ..por cdo gje eshte e mundshme ne Amerike..
    Sa per eksperience politike dhe substance njerezore jane si baraz me Obamen.
    Une e thashe qe kur u bene zgjedhjet e kandidateve qe Obames do i duhet te perballet me 4 shtete qe adhurojne Clinton:

    MICHIGAN
    PENNSYLVANIA
    FLORIDA
    OHIO

    Floriden e ka marre McCain. Ohio anon nga McCain, pritet qe ai ta fitoje.

    Michigan dhe Pennsylvania jane shume te pavendosur...Pennsylvania biles eshte barazim sipas sondazhit me te fundit.

    Dhe plus, sikur kjo mos mjaftonte.....McCain ka bere progres te fuqishem ne Wisconsin, Minnesota dhe Washington. Tre shtete tradicionalisht demokratike dhe qe tani jane pothuajse ne barazim me McCain.

    Obames do i duhet shume pune per te bere, sepse dihet qe pika e tij me e dobet jane shtetet e medha. Dhe kesaj rradhe nuk ka me sistem proporcional! Ose fiton ose humb!

    Nqs Obama humb Michiganin dhe Pennsylvanian.....s'ka me shanse per te fituar.
    As qe du me dit!

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-06-2008
    Postime
    68
    Kam pershtypjen se Obames do ja fusin ne fund.Ndoshta eshte gjithēka e thurur deri tani e presidentit me ngjyre,eshte thjesht nje demostrim demokracie ndaj botes...por ne fund ,besoj per pak,fitues do jete McCain.
    Na kane infektuar me "kulturen e dyshimit".Tashme dyshojme per ēdo gje...

  6. #106
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Nuk jam optimist per asnje nga te dy !!!

    Zonja Hillary Clinton qe mund te fitonte mesiguri u skualifikua

  7. #107
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Il Cavalliere Lexo Postimin
    Kam pershtypjen se Obames do ja fusin ne fund.Ndoshta eshte gjithēka e thurur deri tani e presidentit me ngjyre,eshte thjesht nje demostrim demokracie ndaj botes...por ne fund ,besoj per pak,fitues do jete McCain.
    Na kane infektuar me "kulturen e dyshimit".Tashme dyshojme per ēdo gje...
    Besim ta heq dyshimin!



    Nuk mendoj se Obama eshte kaq i trashe sa te mos ta kuptoje?
    Po ashtu nuk harxhon njeri miliona $ . (Sipas te dhenave Obama eshte perpara McCain-it per donacione)


    Megjithate McCain duhet dhe do te jete presidenti i ardhshem.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  8. #108
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shkruante nje analist i CNN para disa ditesh qe Obama po ben gabim ashtu si dhe paraardhesit e vet ne garen kunder Bush: po lufton gabimisht kunder kandidates per zevendesGpresidente dhe nese vazhdon keshtu eshte e sigurte qe do te humbe.

    Mbaj mend kur lexoja vjet qe problemin e vertete McCain do e kishte sikur te fitonte Clinton ne garen e demokrateve. Clinton shkoi for good. Palin erdhi te forcoje radhet e McCain.

    Sa Kot analize te mire ke sjelle me trajtimin e shteteve. Po te doli fjala, je vertet per analiste te politikes se SHBA.

  9. #109
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Obama do fitoje sepse ka mbeshtetjen me te madhe dhe promovimi mediatik qe i eshte bere eshte goxha i madh ka fituar goxha popullaritet ne USA
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  10. #110
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sensuali, Obama ishte i preferuari, tani ylli i ri mediatik eshte Palin. Nje lajm interesant nga Wikipedia:

    http://news.yahoo.com/s/cnet/2008091...57831004408538


    Me daljen ne Saturday Night Live te personazhit Palin imituar aq sa per te ngaterruar vertet publikun qe nuk e njihte mire nga pamja, besoj se kandidates Palin i jane shtuar akoma dhe me shume pike ne popullaritet. Edhe vete natyra e skecit, kunder seksizmit ne fushate, flet mjaft.

    Si me poshte skeci:

    http://www.nbc.com/Saturday_Night_Li...y-open/656281/

Faqja 11 prej 41 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •