Panorama 29/08/2008
Rreziku i zgjedhjeve pa zgjedhjeBlendi Kajsiu
"Tė gjithė njėsoj janė!. Kjo shprehje pėrmbledh pak a shumė frustrimin qytetar me njė proces politik qė duket se prodhon gjithēka pėrveē alternativave. Pėr qytetarin e thjeshtė, politikanėt dhe partitė kanė tė njėjtin surrat, edhe pse fytyra tė ndryshme. Kjo ndjesi shpesh ėshtė reflektuar nė media tek denoncimi qė mjaft analistė i kanė bėrė politikės nė emėr tė popullit. Megjithatė duke mbuluar dhe komentuar fenomenet politike, media ka kryer dashur apo padashur edhe diferencimin mes palėve nė politikė. Ky proces shpesh ėshtė reduktuar tek theksimi i diferencave mes liderėve dhe karakterit tė tyre, sepse nė mungesė tė vizionit politik apo ideologjik partitė politike janė formėsuar gjithnjė e mė tepėr sipas kallėpit tė lidershipit. PD-ja sot mbetet njė pasqyrė e Berishės, ashtu si PS-ja dje ishte njė pasqyrė e Nanos dhe sot po kthehet nė njė pasqyrė tė Ramės. Gjithsesi media duke theksuar diferencat nė karakter dhe stil mes liderėve tė ndryshėm artikulonte edhe modele tė dallueshme qeverisje.
Kėshtu dje ishte media ajo qė mbi tė gjitha artikulonte dhe theksonte diferencėn mes modelit qeverisės Nano nė pushtet dhe modelit Berisha nė opozitė.
Nga njėra anė Nano dhe PS-ja portretizoheshin nga njė stil qeverisės liberal, qė theksonte mė shumė bashkėpunimin dhe kooptimin, dhe qė pėr pasojė prodhonte shumė korrupsion, por edhe njė hapėsirė tė madhe demokratike dhe tolerance. Nga ana tjetėr, Berisha nė opozitė pėrfaqėsonte stilin qeverisės autoritar, luftarak dhe pa kompromis, qė nga njėra anė ngushtonte hapėsirėn demokratike, por nga ana tjetėr reflektonte mė shumė sinqeritet, vendosmėri pėrballė korrupsionit dhe mė pak arrogancė nė raport me qytetarin. Se sa reale ishin kėto diferenca ka pak rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė qė ato artikuloheshin nė media duke prodhuar dy alternativa tė dallueshme, nė raport me tė cilat palėt pozicionoheshin. Simpatizantėt e PS-sė theksonin mė shumė dimensionin liberal dhe tolerant tė modelit Nano, minimizonin aspektin korruptiv dhe theksonin autoritarizmin e modelit Berisha. Simpatizantėt e PD-sė nga ana tjetėr theksonin aspektin korruptiv dhe antidemokratik tė modelit Nano, ndėrsa minimizonin dimensionin autoritar tė modelit Berisha. Nė kėtė mėnyrė media riprodhonte njė hapėsirė politike pluraliste, ku minimalisht krijohej iluzioni se mes palėve kishte diferenca reale dhe pėr pasojė edhe mundėsi zgjedhje.
Sot mediat e kanė gjithnjė e mė tė vėshtirė ta kryejnė kėtė funksion, pėr tė paktėn tre arsye. Sė pari, PD-ja luftarake dhe konfrontuese e viteve tė para tė qeverisjes ėshtė kthyer tashmė gjithnjė e mė shumė nė PD-nė kooptuese. Pavarėsisht ndonjė shpėrthimi tė Berishės, stili aktual i qeverisjes sė PD-sė nuk ėshtė aspak i ndryshėm si nė formė ashtu edhe nė pėrmbajtje nga ai i PS-sė dje nė ekzekutiv apo sot nė Bashki. Nė tė dyja rastet qeverisja nė sytė e qytetarėve bazohet tek aferat, klientelizmi dhe korrupsioni. Pak rėndėsi ka nėse kėto fenomene janė reale apo jo, perceptimi ėshtė i tillė. Sė dyti, pas ndryshimit tė sistemit elektoral PD-ja dhe PS-ja ngjasojnė edhe mė shumė nga mėnyra e organizimit dhe funksionimit, ato janė parti tė centralizuara me kryetar tė fortė dhe njė grup parlamentar tė rreshtuar pas tij. Sė treti, nata famėkeqe e 21 prillit, ku PD dhe PS sė bashku ndryshuan Kushtetutėn duke refuzuar referendumin popullor, tregoi se tė dyja palėt ndajnė njė vizion tė pėrbashkėt tė demokracisė, qė pėrfshin futjen e presidentit dhe gjyqėsorit nėn tutelėn e ekzekutivit. Nė kėtė aspekt nė natėn e 21 prillit, Partia Socialiste humbi kapitalin moral tė opozitės si garante e demokracisė. Dhe ky ėshtė njė kapital i rėndėsishėm qė bėn diferencėn me partinė nė pushtet. Nga ana tjetėr ajo tregoi se vizioni i saj pėr demokracinė ėshtė i njėjtė me atė tė Berishės, tė cilin e akuzon si diktator.
Natyrisht ėshtė e lehtė tė kontrastosh Berishėn me Ramėn si individė. Simpatizantėt e kėtij tė fundit mund tė theksojnė se Rama ėshtė mė i gjatė, mė i ri, mė trendi, mė i artikuluar, mė bashkėkohor dhe mė i aftė se Berisha nė qeverisje. Nė njė masė tė mirė tė gjitha kėto janė tė vėrteta, ėshtė shumė mė e lehtė tė lexosh intervistat qė Rama bėn nė media sesa artikulimin e rrėmujshėm tė Berishės. Rama ėshtė njė nga politikanėt e pakėt qė ende mund tė lexohet dhe dėgjohet. Problemi mbetet pėrmbajtja. Cili ėshtė programi konkret pėr arsimin? Pėr shėndetėsinė? Ėshtė e qartė se kėta sektorė janė nė krizė, por si do zgjidhet thembra e Akilit tė kėsaj krize; skema e financimit? E thėnė mė shkurt, pyetja qė kėrkon pėrgjigje ėshtė; Pėrtej parullave modernizuese dhe evropiane, cili ėshtė modeli zhvillimor qė ofron PS-ja?
Deri tani PS-ja ka ofruar Tiranėn si model zhvillimi. Por suksesi i Tiranės ėshtė dėshmia mė e qartė e dėshtimit tė zhvillimit shqiptar. Zhvillimi i Tiranės buron nga pėrqendrimi i kapitalit dhe burimeve njerėzore nė kryeqytet si pasojė e varfėrimit tė pjesės tjetėr tė vendit. Njė tjetėr shembull ėshtė Durrėsi. Nė tė dyja rastet kemi tė bėjmė me xhepa zhvillimi qė tėrheqin dhe konsumojnė burimet financiare nga i gjithė vendi, por pa prodhuar mjaftueshėm burime shtesė me tė cilat tė zhvillohet pjesa tjetėr. Qytete tė tilla janė njė miniaturė e Shqipėrisė, qė nėpėrmjet remitancave konsumon tė ardhurat qė prodhohen jashtė saj, por nuk i shumėfishon kėto tė ardhura, ato ose derdhen nė ndėrtim ose nė konsumin e importeve. Kjo nuk ia ul vlerat Ramės si kryebashkiak i suksesshėm, punėtor apo menaxher i zoti, arsye pėr tė cilat qytetarėt mesa duket e rivotuan si kryebashkiak. Dhe nuk ėshtė ēudi qė kėto aftėsi nesėr tė prodhojnė pak mė shumė zhvillim sesa sot, por menaxhimi nė mungesė tė njė vizioni politik dhe nė prani tė njė demokracie tė ngushtuar shumė shpejt reduktohet nė klientelizėm stanjativ, situata nė tė cilėn ne vegjetojmė sot. Nė kėtė aspekt modeli Rama ofron njė diferencė sasiore, por jo cilėsore nga modeli Berisha. Ai premton se do tė bėjė mė shumė sesa Berisha, ndėrkohė qė problemi ėshtė se gjėrat duhen bėrė jo mė shumė, por mė ndryshe.
Prandaj edhe pse tė gjithė gazetarėt dhe analistėt kritikojnė qeverisjen Berisha, ata e kanė gjithnjė e mė tė vėshtirė tė theksojnė diferencat parimore, politike apo programore tė modelit tė PS-sė, i cili nė thelb bazohet tek ideja se Rama ėshtė mė efikas se Berisha. Pėrndryshe tė dy modelet janė karakterizuar nga akuza pėr korrupsion dhe autoritarizėm. Ndėrsa bashkėpunimi Rama Berisha si nė ndryshimin e Kushtetutės, ashtu edhe nė sektorin e ndėrtimit nė Tiranė, tregoi se ata ndajnė njė vizion tė pėrbashkėt pėr sistemin politik dhe ekonomik. Pėr pasojė pozicionimi me njėrėn apo tjetrėn palė mė shumė sesa parime nxjerr nė pah preferenca apo luajalitete personale. Kjo e ka futur nė ngėrē debatin publik, ku tė gjithė kritikojnė gjithēka, por nuk mbrojnė dot asnjė model. Vakumi gjithnjė e mė tepėr mbushet nga debati mes eksponentėve politikė tė PS-sė dhe atyre tė LSI-sė, qė tashmė mund tė luajnė me tė drejtė kartėn e opozitės parimore. Ama kjo e ngushton hapėsirėn mediatike dhe publike tek pėrplasja e eksponentėve politikė, duke e zbrazur nga debati publik nė lidhje me alternativat qeverisėse. Nė kėto kushte ne rrezikojmė tė shkojmė drejt njė demokracie ku ka zgjedhje, por jo zgjedhje.
Krijoni Kontakt