Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    mbaje te ndezur luften revolucionare o shoki sali ...

    mos kujto se stili i prokurorit pi uje si dikur ...

    roli qe ti ke, ashtu dhe braēja jane te stisur me kohe, edhe ti je viktime, ndaj te lejojne qe te vjedhesh e te pervetesosh pasuri te patundshme ...

    merresh me ata qe e kane mbyllur dosjen ... te tjere ne boten tjeter ...

    ujq, hiena, ēakej ... lukuni sigurim-puniste

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Erioni te jete valle jo mor se nuk ka mundesi. Ai eshte burre zamani dhe din te shaje bukur. Me siguri e kane ngaterru.

  3. #13
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Keto bisedat telefonike nuk jane prova te mjaftushme.
    Duhet vertetuar origjina e pasurise se cdo politikani ne Shqiperi. C`do muhabet tjeter eshte theater.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Erionit mund ti kene vene shume epitete,por ai qe me shkul gazit eshte

    Erion xhepisti

    Hahahahhahahahahahahahhahahah

    Fiks xhepist atobuzi kombinati
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    begby na trego dicka per erionin si xhepist..
    e ke llafin per autobusa kombinati stalin apo mao ce dun?

    per pasurite..

    mir e ke o skrapari..

    rd eshte e varfer ne argumenta.. ndoshta edhe se rd si organ i pd-s ska rrjet informativ sic ka ps ne cdo skute fshat lagje rrugic furr buke e bile shpi sic e verteton dhe taulanti i ballajve ..
    nejse..

    ja cthot tjater rd-ja..

    --



    Pjesa e dytė e letrės sė "Ujkut gri", skaner i politikės sė re socialiste. Janė tė njėjtėt


    Rrėfimi i Kadriovskit: Si dėrgohej kokaina me pasaporta diplomatike


    "Me Greqinė e kishim kollaj dhe trafiku i drogės kryhej rregullisht me automjete zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Pa problem kalonim nga 20 kilogram kokainė. I bėj thirrje A.G. ta shikojė mirė fotografinė time, qė tė mė njohė"


    ....Pas bisedės erdhi edhe njė zonjė qė tani ėshtė nė njė post tė rėndėsishėm shtetėror (viti 2002). Mbeta i habitur kur mė kėrkuan kokainė qė ta trafikonin vetė. Njė mik qė ishte me mua u mbaroi punėn dhe kėshtu u bėmė mė tė afėrt.


    ...nė Vlorė na shėtitėn nė disa vende ku njerėzit e pushtetit mė treguan se ēfarė gjėrash disponojnė me njerėz dhe motoskafe. Mė thonin duam vetėm tė fillojmė punėn


    Nė numrin e nesėrm do tė lexoni reagimin skandaloz tė zėdhėnėsit tė politikės sė re tė PS pėr dosjen "Kadriovski"

    Nė numrin e ditės sė dielė gazeta "RD" botoi pjesėn e parė tė letrės sė baronit tė drogės, Daut Kadriovskit, i njohur si "Ujku gri", dėrguar nė shkurt tė vitit 2002 medias shqiptare. Nė pjesėn e parė tė letrės sė tij, Kadriovski tregonte se si mbėrrinte droga nga SHBA nė Shqipėri, ku paketohej dhe si merrej ajo nė aeroportin e Rinasit me targat qeveritare "RSH". Kush ishte zyrtari i lartė socialist me inicialet L.H. qė fshihej pas kėtij trafiku dhe me vilė nė Amerikė. "Ujku gri", i cili tani po vuan dėnimin nė burgjet italiane, pėrmes letrės dėrguar medias, pranon se ai ka qenė njė nga krerėt e trafikut tė drogės, por ai shton se njė trafik tė tillė nė Shqipėri e ka bėrė me zyrtarė tė lartė tė pushtetit socialist. Aty dukej qartė se si ishte implikuar zėdhėnėsi i politikės sė re nė pazaret e pista tė drogės dhe vrasjeve tė mafies. Nė pjesėn e dytė tė letrės sė Kadriovskit, sot po botojmė tė dhėna tė reja rrėnqethėse pėr kapjen e politikės sė re socialiste nga mafia, njerėzit e sė cilės militojnė pa shkėputje qė nga viti 2001. Kadriovski tregon se si e transportonte drogėn nė Greqi me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Ai thotė se nė Greqi e kishte shumė kollaj, pasi e dėrgonin drogėn rregullisht dhe pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainė. Makinat zyrtare tė mbushura me drogė kalonin pa asnjė problem sepse personat qė ishin brenda ishin tė pajisur me pasaporta diplomatike. Kadriovski pėrmend edhe A.G., duke i bėrė thirrje "ta shikojė mirė fotografinė time, qė tė mė njohė". "Ujku gri" tregon se si njė ditė i kishte shkuar njė zonjė zyrtare dhe i kishte kėrkuar qė kokainėn ta transportonin vetė zyrtarėt pėr nė Greqi.


    Gazetari i pushtetit, mik i trafikut tė drogės


    Jam befasuar me ju gazetarėt. Ju nuk informoni kaq shumė dhe kaq pėr kasapėt, barbarėt e Ballkanit qė lanė me mijėra fėmijė pa prindėr dhe e dogjėn Kosovėn para syve tė botės. Sa pėr mua, qeshja me vete kur dėgjova pėr njė gazetė, kryeredaktori i sė cilės mė duket se nuk mė ka njohur nė fotografi dhe nuk mė ka ditur si "Daut" apo si "Mehmet". Mė ka njohur dhe u bė shumė kohė qė nuk mė ka takuar, prandaj ėshtė ngatėrruar. Tani nuk e di se ēfarė pune bėn, por 2-3 vite mė parė mbante disa poste, inicialet i ka A.G. Mė kujtohet nėpėrmjet njė miku, u takuam tek piceri "Shushica" nė Tiranėn e Re, e m'u prezantua si ish-pėrgjegjės i gazetės, i paprekshėm, diplomat etj. Mė erdhi pak ēudi se ishte shumė i ri, mirėpo kur u takuam prapė e vėrtetova se bashkė me tė ishin edhe dy veta qė i njihja unė mirė. Ishin nė atė kohė shoqėruesit e njė ministri. Pas disa minutash erdhi edhe njė zonj, qė tani ėshtė nė njė post tė rėndėsishėm. Gjatė bisedės ngela i habitur kur mė kėrkuan kokainė pėr vete. A.G. dhe pėr disa tė tjerė, por prapė njė mik qė ishte me mua, u mbaroi punėn dhe kėshtu u bėmė mė tė afėrt. Pas disa ditėsh mė afruan tė rrinim nė Vlorė ku ishin edhe tre femra qė na i prezantuan si shoqe.

    Nė Vlorė, tek Uji i Ftohtė afėr tunelit hėngrėm nga njė peshk e pastaj kaloi biseda pėr biznes. Na shėtitėn nėpėr disa vende qė mė treguan se ēfarė gjėrash disponojmė me njerėz me motoskafe. Duam vetėm tė fillojmė punėn, mirėpo unė u tėrhoqa, vetėm ai miku im filloi biznesin me AG.


    Trafiku me grekėt


    Sidomos me Greqinė e kishim kollaj dhe rregullisht me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike, pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainė, por edhe vendet nė makina ishin mirė tė rregulluara. Po i bėj thirrje A.G. ta shikojė mirė fotografinė time, qė tė mė njohė, ndėrsa pėr njė tjetėr koleg tuajin nuk mė vjet ēudi se ai vetėm emrin e ka nė atė gazetė. E kam paur rastin ta takoj nė Pogradec, thonė te vila e Enver Hoxhės, ishte sė bashku me ish-prefektin e Shkupit dhe me shefin e Policisė sė Ohrit. Unė isha me shoqen dhe dy fėmijėt. Duhet t'i kujtohem mirė zotėrisė. Por habitem kur dėgjoj se kush shkruan.

    Ju, nė vend qė tė gėrmoni punėn e cigareve Slim si tregtarėt grekė e marrin nga Ukrahina qė ka mbetur qysh nė kohėn e eksplodimit tė Ēernobilit dhe e sjellin dikund afėr Janinės, ku e pastrojnė me njė lloj acidi e pastaj miqtė e tyre e bien nė Shqipėri, qė pas disa viteve tė fillojnė pasojat e tė lindin edhe deshnit e jo vetėm mushkat. Mė vjen keq qė po pėrmend Slimin, se personat qė e organizojnė i kam miq, mirėpo mė vjen keq edhe pėr njerėzit e ngratė, meqenėse kjo punė ju takon juve qė ta zbulonit nė vend qė tė merreni me mua.


    Mė takonin deputetė e ministra


    Nė tė vėrtetė vinin deputetė e ministra dhe mė takonin nė Australi. Pėrshembull. Njėri nga ministrat mė tha se, kam njė fėmijė tė sėmurė me njė sėmundje tė pashėrueshme nė Shqipėri. Mė tha se, ka kėrkuar, por se nuk kam gjetur ilaēe pėr atė lloj sėmundje. Unė bėra ēmos, 4 mijė km larg shkova dhe ia gjeta ilaēin dhe tani e ka fėmijėn top. Si mundet tė jem pėr ju asi lloj egėrsie dhe i keq shembull, si mundet njė njeri sipas jush aq i keq e fėmijėt e tij tė jenė nxėnėsit numėr njė si nė Australi, ashtu edhe nė Shqipėri. Aq tė shkėlqyer sa qė vajza mbaroi shkollėn e mesme dhe brenda 2 vjet tė lartėn, duke kaluar nga njė vit nė dy vite. Gjithashtu edhe ēuni, Berati, pyeteni nė kolegjin turk se ata do t'iu tregojnė mė mirė. Nuk dua t'ju ofendoj se e di qė njė pėrqindje e juaj jeni gazetarė tė mrekullueshėm dhe tė aftė, kurse njė pėrqindje e madhe nuk ka lidhje me gazetarinė. Ju e dini mirė se nė tė tjera vende gazetarėt e luajnė edhe rolin e dedektivit, duke gėrmuar mė shumė zbulohet lloj-lloj skandali nga ata se nga policia. Shembull merrni nė Amerikė nga presidentėt e gjer te terrorizmi, nė Turqi shembull 90 pėrqind e krimeve, kontrabandės, terrorizmit etj., ėshtė zbuluar nga gazetarėt.


    Arrestimi

    Daut Kadriovski arrestohet nė Golem tė Durrėsit, Supertrafikanti, super i kėrkuari. Kjo ėshtė formula me tė cilėn ėshtė shprehur menjėherė drejtėsia shqiptare. Janė tė paktėn 13 shtete qė e kėrkojnė njeriun me kėmbė platini.


    "Ujku"

    Anėtar i bandės "Ujqėrit gri" nė Itali, nė mesin e viteve '90. Ka ikur nga prangat italiane dhe prej pesė vjetėsh jetonte nė Shqipėri. Nė shtetin fqinj, pėrtej Adriatikut, ishte i dėnuar me 12 vjet heqje lirie nė mungesė. Dėnimi ėshtė marrė nga Apeli i Romės, por trafikanti ka ikur.


    Gjermania

    Nė Gjermani sėrish emri i Mehmet Ajdinit apo Daut Kadriovskit njeri qė sipas akuzės ka pėrdorur rreth 20 emra, ėshtė ndėr mė tė kėrkuarit nga drejtėsia e kėtij vendi. Po sipas organit tė akuzės edhe nė Gjermani ėshtė dėrguar nė qeli. Por ujku ka arritur tė dalė nga qelia. Arratisja i ka kushtuar jo pak Kadriovskit, qė ėshtė plagosur nė kėmbė.


    Maqedonasit

    Disa shtete kėrkojnė ta rimarrin Kadriovskin mes tė cilave dhe Maqedonia, por e para e ka kėrkuar Italia. Mė pas, Gjermania dhe Australia. Por, Daut Kadriu ka kundėrshtuar duke pretenduar se ėshtė pala serbe ajo qė kėrkon ta fusė nė dorė, pasi ai ėshtė atentatori i ministrit tė Brendshėm aktual serb. Janari e ka gjetur nė Itali, nė qelinė e munguar ujkun gri.


    Faqe nga libri "Sekrete tė mafies shqiptare"


    Sekretat e mafies shqiptare ėshtė libėr i autorit Dejan Lluēiē, qė i ka kushtuar njė vend tė veēantė rastit Kadriovski. Don Korleone quhet Daut. Kėshtu nis tregimi pėr kumbarėn e mafies shqiptare sipas serbėve.

    Fq.123

    Daut Kadriovski ėshtė lindur mė 1948 nė Shkup e gjykuar sipas tė gjitha gjėrave ėshtė njė kriminel shumė inteligjent. Kadriovski ėshtė kumbar (nun) i mafies shqiptare.

    Fq.130

    Nė interes tė dyanshėm ėshtė bėrė njė marrėveshje nė mes tė mafies shqiptare dhe asaj italiane. Mafia shqiptare ka marrė pėrsipėr furnizimin me drogė tė Italisė sė Veriut pėr kundėrvlerė janė marrė para ose armatim qė ėshtė vlerėsuar si biznes i fortė.

    Fq.134

    Interesante ėshtė qė qendrat e porosisė sė drogės pėr kėtė grup tė mafies shqiptare nė tė njėjtėn kohė janė dhe qendra tė emigracionit shqiptar, ē'ka tė sjell nė pėrfundim qė ky grup nuk do tė ishte kaq efikas nėse s'do tė ishte krijuar bindje qė nė aksionet e saj nuk ka vetėm veprime kriminale, por edhe mėnyrė qė tė krijohet kapital pėr blerjen e pasurisė sė serbėve nė Kosovė. Qė lidhja nė mes tė emigracionit politik dhe kriminaliteti ekziston, tregon edhe angazhimi i oficerit tė Ushtrisė Popullore tė Jugosllavisė, gjithashtu shqiptari Tahir Zehaj nė punė me drogėn.

    Fq.138

    Korruptimi i njėrit prej njerėzve kyē, oficerit tė UPJ-sė i cili punon nė Sekretariatin pėr Mbrojtjen Popullore nė Prishtinė na tregon neve qė puna e mafies shqiptare ėshtė drejtpėrsėdrejti nė funksion tė destabilizimit tė Jugosllavisė.





    Baroni i drogės flet pėr lidhjet e tij me funksionarė tė lartė socialistė. Politika e re, e njehsuar me interesat e mafies


    Letra e Kadriovskit: Ju rrėfej linjėn e trafikut tė drogės me targa "RSH"

    "Ujku gri", anėtar i bandės qė ushtronte aktivitet nė Romė nė mesin e viteve '90, i akuzuar nga mėse 13 shtete pėr trafik tė lėndėve narkotike. Ėshtė arrestuar mė 3 tetor tė vitit 2001 nė Golem tė Durėsit, ndėrsa nė janar tė vitit 2002 ėshtė ekstraduar pėr nė Itali ku po vuan dėnimin me 12 vjet heqje lirie, qė i ėshtė dhėnė nga gjykata italiane.

    I akuzuar dhe pėr vepra tė tjera, shqiptaro-maqedonasi nė fillim tė shkurtit 2002, Kadriovski nga brenda qelisė i ka dėrguar njė letėr shtypit shqiptar. Ai flet se kush janė veprimtaritė e tij. Miqtė, armiqtė, trafiku, njerėzit e pushtetshėm qė u njohėn dhe u lidhėn me tė. Kokaina dhe heroina. Kush ia kėrkonte Kadriovskit, mallin e ndaluar. Si e nxirrnin nė Greqi kokainėn dhe heroinėn me makina me targa RSH, si dhe njerėz tė pajisur me pasaporta diplomatike. Lidhje tė ēuditshme me median, njerėz tė njohur dhe tė panjohur. Pėr kėto dhe gjėra tė tjera Daut Kadriovski ka shkruar nė letrėn qė po ribotojmė.

    "Ujku gri", i cili tani po vuan dėnimin nė burgjet italiane pėrmes njė letre dėrguar medias pranon se ai ka qenė njė nga krerėt e trafikut tė drogės, por ai shton se njė trafik tė tillė nė Shqipėri e ka bėrė me zyrtarė tė lartė tė pushtetit socialist. Si mbėrrinte droga nga SHBA nė Shqipėri, ku paketohej dhe si merrej ajo nė aeroportin e Rinaist me targat qeveritare "RSH", kush ishte zyrtari i lartė socialist me inicialet L.H. qė fshihej pas kėtij trafiku dhe me vilė nė Amerikė.

    Inicialet e emrave qė Kadriovski pėrmend nė letrėn e tij janė bėrė sot zėdhėnės tė sė ashtuquajturės "politikė e re", e cila nuk rezulton gjė tjetėr veēse njė politikė e interesave tė grupeve kriminale tė shkatėrruara gjatė kėtyre tre viteve, por qė mbajnė ende shpresė se mund tė rilindin duke pasur si garanci pikėrisht kėta zėdhėnėsa tė politikės sė re qė gjenden nė PS. Letra e Kadriovskit, pjesėn e parė tė sė cilės gazeta po e boton sot nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pjesė e njė historie tė mafies shqiptare. Por ajo qė tė shqetėson, nuk ėshtė realiteti i sė kaluarės, i cili tashmė dihet nga tė gjithė se ka qenė njė pushtet i kapur nga mafia, por mbajtja kapur nga tė njėjtat segmente kriminale e tė njėjtės parti qė ishte nė pushtet nė atė kohė edhe pas rrėzimit nga pushteti nė 2003. Njerėzit tė cilėt "Ujku gri" i denoncon me iniciale janė pėrfaqėsues tė PS dhe natyrisht qė ato do tė zbardhen sikurse do tė zbardhet gjatė ditėve tė ardhshme edhe letra e dytė e Kadriovskit nė tė cilėn ai jep detaje tė reja tė emrave tė "polikės sė re" tė lidhur me mafien.


    LETRA


    Unė Daut Kadriu, shfrytėzoj rastin t'ju dėrgoj kėtė letėr nėpėrmjet njė miku, i cili lirohet nga burgu dhe t'ju siguroj se ku qėndron e vėrteta. Kryesorja jam shėndosh e mirė e me kėtė rast dėshiroj t'i faliminderohem personelit tė burgut, pėr sjelljet njerėzore dhe civilizuese tė tyre ndaj meje. Sa i pėrket drejtėsisė shqiptare ka kaluar ēdo kufi me padrejtėsira ndaj meje. Unė jam i dėnuar nga drejtėsia italiane, vetėm me tė dhėnat e njė personi. Nuk e kam ditur se kam qenė i dėnuar gjer nė ditėn e arrestimit e si rregull drejtėsia shqiptare u ka dash tė thėrriste hetuesit italianė qė tė vinin nė Shqipėri pėr tė hetuar ēėshtjen, se a ėshtė e vėrtetė apo jo. Kur u mbajt seanca e parė, vendosėn me 40 ditė burg pa mė dhėnė sqarime, nė seancėn e dytė akoma pa kaluar 40 ditė dhe pa e parė dosjen, prokurori nė sallė ia dorėzoi avokatit dosjen, kurse gjyqtari lejoi vetėm 10 minuta kohė pėr ta studiuar atė. Avokati refuzoi tė mė mbrojė pa studiuar dosjen, kurse prokurori kėrkoi 90 ditė burg e gjykatėsi e vendosi siē kėrkoi prokurori. Tė nderuar gazetarė, ju siguroj se dėnimi qė mė ėshtė dhėnė nė Romė ėshtė i montuar nga ana e jugosllavėve, me qėllim qė tė mė deportojnė nė Jugosllavi. Kur do tė lexoni dosjen, atėherė do tė shihni tė vėrtetėn.


    PAKETIMI I KOKAINES


    Puna qėndron kėshtu. Pėr veprat qė akuzohem, bėhet fjalė nė vitet '90, '91, '92 nė kohėn kur kam qenė nė Australi, e qė mundin tė dėshmojnė mbi 100 artistė. Shembull e kisha rastin nė Amerikė pa dashje tė hasi nė vilėn e njė ish-funksionari tė rėndėsishėm, nuk e di a ėshtė akoma, L.H. Aty u bėnte paketimi i kokainės nė krye me mikun tim e pastaj u bė dhe mik i krye... A.B.

    A mendoni se ish- funksionari nuk ka dijeni pėr ngarkesat dhe paketimet qė bėhen nė vilėn e tij nė Amerikė dhe i pret nė Rinas me makinė "RSH". Si punė delegacioni. Sikur tė ishit tė guximshėm dhe gazetarė tė vėrtetė do tė zbulonit arinjtė nė vend tė lepujve. Unė me dėshirė do ju udhėzoja, mirėpo nė situatėn qė gjendem unė duhet shumė guxim, se personi qė ma montoi procesin e Romės ka lidhje me disa njerėz tė rėndėsishėm. Unė pėr momentin po ju tregoj tregun e ju mundohuni pak vetė. Shembull pse nuk gjurmoni pėr arrestimin tim. Si bėhet qė bash pėrpara katėr muajve tė arrestohem kur unė jam prej vitesh nė Shqipėri dhe ka pas mundėsi me mė arrestue me herėt se policia e ka ditur se unė jam nė kėrkim dhe jam i dėnuar, kurse unė nuk e kam ditur dhe lirshėm ecja nėpėr Tiranė. Mė erdhi ēudi kur dėgjova me thėnė "Ujku gri", se atė emėr ma kanė ngjitur jugosllavėt para 25 vjet, bile njė kryeēetnik i gazetarėve tė Serbisė, i cili e ka shkruar njė libėr kundėr shqiparėve e sidomos pėr mua e pėrmend njė libėr. Librin e kam nė Tiranė dhe do ia dorėzoj njė avokatit e do vėrtetoni se emri vjen nga Beogradi e shumė gjėra tė tjera janė tė dhėna nga Beogradi e Shkupi me anė tė nipėrit e njerkės sime sllave qė i ka nė Shqipėri.


    KAM BERE VEPRA TE RENDA


    Unė, nuk them se jam ėngjell, kam bėrė vepra aq tė rėnda, nis nga armėt vrasjet, droga e tė tjera punė, por i kam bėrė kundra Jugosllavisė e jo kundra Shqipėrisė e as Italisė dhe nė kėtė rast jam i pafajshėm. Kur ta shihni nė libėr sa keq mė akuzojnė Beogradi saqė sipas tyre duhet me mė rrjep pėr sė gjalli. Neve kemi qenė mbi 100 veta nė grup qė punonim dhe e mbushnim Beogradin me drogė pa asnjė lloj fitimi se agallarėt e Beogradit nuk kujdeseshin pėr fėmijėt e tyre, por si t'i zhduknin kokat dhe popullin e Kosovės dhe neve me atė qė mundeshim e bėnim. Unė nuk fshehi realitetin, sikur edhe unė tė bėhem ėngjėll ėshtė e kotė se dihet procesi i Prishtinės e shka ka folur ish-shefi i policisė serbe tashti ministėr rendi, i cili ka qenė rėndė i plagosur nga ana ime. Atė kohė gazetarėt serbė dhe maqedon e pėrmendėn fjalėn ujk. Mė kujtohet shumė bukur kur doli nė televizion e gazetarėt thanė a mendoni se keni korrur sukses pa u kapur "Ujku" dhe atė ski qė edhe ju e pėrdorėt nė gazeta. Kurse ke prokurori ėshtė pasaporti im me Kadrija dhe nė flet arrest qė ma dhanė nė Drejtori me Kadriu. Gjurmoni pak sa e kam pasur....

    Vijon nė numrin e ardhshėm



    --
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 02-09-2008 mė 03:49

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli Marte, 02 Shtator 2008

    Asgjėsimi i parimeve
    Nga Vangjush Saro


    Nė disa shkrime kohėt e fundit, shohim njė lloj debati pėr shtypin. Debatuesit kanė cekur (sė paku, ashtu iu duket) probleme tė rėndėsishme tė shtypit. Asgjėsimin e parimeve, pėr fat tė keq, nuk e kanė cekur. Tė gjithė e dinė se kjo qeveri nuk e fitoi dot luftėn me korrupsionin dhe trafiqet; (atėherė u tha se do tė ēmontohej mekanizmi i korrupsionit).

    Mirėpo sot, krerėt e shumicės akuzohen se janė tė lidhur ose mė e pakta, rezultojnė mbėshtetės tė kėtij fenomeni nė rritje. Por shumė media heshtin. Tė gjithė e panė se si ky pushtet, pėr tė dytėn herė, e shkeli me kėmbė shenjtėrinė e pronės private, aq sa ka vėnė nė dyshim hapat e mėtejshėm integrues tė vendit; dhe prapė, njė pjesė e mirė e mediave e mbajnė gojėn kyēur. Statistikat e muajve tė parė tė vitit 2008, folėn pėr njė rritje tė vazhdueshme tė deficitit tregtar; (pėrmbi 20 pėr qind, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar). Por shumė gazeta kopjojnė atė ēka ofron zėdhėnėsi mė i parė. Faleminderit me kaq! Dhe prapė: Parime, lamtumirė!

    Situata e problemeve sociale, paraqitet mjaft e rėnduar, (pėr tė mos e tepruar me cilėsorė tė tjerė). Pabarazia, babėzia, padrejtėsitė sy pėr sy, papunėsia, fukarallėku, kanė prodhuar njė tufė me halle, nga mė tė padėgjuarit ndonjėherė. Dhe qeveria e sotme pothuaj i ka lėnė pas dore ēėshtje tė tilla, tradicionalisht tė vėshtira, pėr mė tepėr nė njė shtet qė kurrherė nuk mban pėrgjegjėsi pėr dramat e qytetarėve tė vet. Pėr shkallėn e papunėsisė, institucionet nė varėsi tė ekzekutivit, nuk thonė asnjėherė tė vėrtetėn. Dhe prapė disa nga mediat shkelmojnė parimet dhe pėrcjellin mediokritete tė tilla, si “Filanka, ajo e kafazit, po shkruan njė libėr...”.

    Nga shumė kolegė, ėshtė harruar krejt e famshmja “Skema e kafshatės”. Rritja galopante e ēmimeve, sikundėr ndryshimet e herėpashershme nė skemat e sigurimeve, e kanė sfumuar edhe atė pak rritje tė pagave e pensioneve, qė megjithatė, gjithnjė ėshtė shoqėruar me bujė tė madhe. Kakofonia e ligjeve dhe udhėzimeve fiskale, ēmimet e referencės dhe termat e tjerė lloje-lloje, qė ndryshojnė e kokolepsen dita-ditės, i kanė mbėrthyer paq bizneset e kėtij vendi dhe vetė fatin e qytetarėve tė tij.

    E megjithatė, disa media (mė saktė shumica, sepse ato qė vazhdojnė tė ruajnė integritetin profesional, sot numėrohen me gishtat e dorės) e kanė qepur gojėn; ose janė tė prirur, mė sė pari, vetėm pėr beteja “personale”. Le tė vijmė mė kėtej nė kohė. Tė gjithė konstatojnė se po bėhen pėrpjekje pėr ta hedhur pas krahėve tragjedinė e Gėrdecit dhe faji mbeti qyrk; tė gjithė e panė se si ish-emisarėt e SHIK-ut akuzonin njėri-tjetrin pėr vrasjen e biznesmenit Hoxha, por u kthyen sėrish nė detyrat e tyre “tė shenjta”, ku i kėrkon dhe i mbron Partia. Kėto dhe tė tjera, kėto media i harrojnė shumė shpejt, pėr t’i zėvendėsuar me aktivitetet e mėrzitshme tė Kryeministrit e tė Kryeparlamentares; pa u shqetėsuar aspak qė ėshtė krijuar njė hendek i thellė mes tyre dhe publikut.

    Humbja e parimeve ėshtė njė nga arsyet kryesore pse sot shumė media gjenden tė hutuara, tė shkrehura, pa politikė editoriale, pa motive mbijetese, pa mbėshtetje nga publiku, pa strehė, pa rrobe fare. Tė thuash, lakuriq. Pak a shumė si fotot nudo tė vajzave a grave, qė ato i botojnė nė faqen e parė, nė pothuaj gjysmėn e sipėrfaqes sė ēmuar, gjoja nė emėr tė... specialeve tė tyre. Sėrish duke shkelur parimet.

    Meqė ra fjala, edhe debatuesit e menēur kanė folur shumė pak pėr “specialet” me nudo e “vip”-a; mbase ngaqė shfaqen edhe vetė ndonjėherė nė kėto rubrika. Por kjo ėshtė njė vogėlsi, pėrballė faktit qė ata ende nuk kanė zėnė nė gojė risinė mė tė hidhur nė kėtė fushė: njė pjesė e mediave janė bėrė copė e ēikė pėr tė “pastruar” figura tė dyshimta e personazhe tė padėshirueshėm; tamam ashtu siē pastrohen paratė e pista.

    Kėshtu ka ndodhur deri diku me pėrpjekjet e dėshtuara pėr tė shpėlarė figura tė diskredituara, si disa ish-drejtues tė SHIK-ut apo tė policisė nė vitet ‘96-97; ka ndodhur kjo edhe me familjarė tė krerėve tė qeverisė a tė shtetit, qė kanė rrėfyer “ndershmėrisht” sa ndershmėrisht e kanė vėnė pasurinė e tyre. E tė tjera, e tė tjera. Ajo qė gjithashtu iu mungon shumė analizave tė derisotme, duket se ėshtė edhe verifikimi i fenomenit tė “trafikimit”... Ashtu siē ka ndodhur rėndom shitblerja e votave, shitblerja e deputetėve, shitblerja e tenderėve soj-soj, e mendjeve intelektuale madje, edhe shumica e mediave na rrėfejnė sot sa zbuluar kanė dalė - apo janė tė detyruara tė dalin - pėrpara qytetarėve, hera-herės tė zhgėnjyer prej tyre.

    E vėrteta ėshtė se njė pjesė e mediave shqiptare, prej kohėsh, e kanė braktisur publikun e gjerė. Ata qė sot mbahen si “gazetarėt” mė me emėr, ca analistė tė pėrjetshėm dhe moderatorė muhabetesh medemek politike pa fund nė TV, i shohin zhvillimet e sotme nga perdet e bukura tė hoteleve mė tė mėdha tė vendit, qė shpeshherė janė burimi i preferuar i informacionit dhe thashethemeve. Edhe nė se duhet tė shkelin diku, e bėjnė kėtė vetėm atje ku gjendet kryeministri apo pushtetarė e politikanė tė tjerė, qė tashmė shpirtėrisht janė shumė larg popullit tė djathtė e tė majtė, pėr tė cilin (thua se) pėrgjėrohen.

    Por mė nė fund, asgjė nuk varet nga debatuesit dhe teoricienėt e medias. Thelbi i debatit nė fjalė, pas shumė kohėsh heshtjeje e pajtimi me mediokritetin, ėshtė njė zhvillim pozitiv. E mbase kjo i ndihmon shumė nga mediat tė kthehen nė bazė; nė se nuk ėshtė fjala pėr ndonjė fanfarė, siē kanė qenė rėndom shumė zhvillime tė tjera nė kėto vite tranzicioni.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tė vėrtetat e hidhura tė "ujkut gri" sjellin reagimin skandaloz tė zėdhėnėsit tė Ramės


    Letra e "Kadriovskit", Braēe kėrcėnon me burg gazetarin


    Botimi i letrės sė baronit tė drogės, Daut Kadriovskit, nė dy numra rresht nga gazeta, ka sjellė reagimin e politikės sė re socialiste. Zėdhėnėsi i Ramės, Erion Braēe, kėrcėnoi nėpėrmjet telefonit gazetarin Basir Ēollaku se "do ta fuste nė burg dhe se nuk do t'i ndahej pėrgjatė gjithė jetės". Ajo ēfarė e shqetėson politikėn e re tė Ramės janė tė vėrtetat e hidhura tė baronit tė drogės, i cili historitė e tij nė Shqipėri nuk i ka pasur me njerėz tė rastėsishėm, por me zyrtarė dhe njerėz tė lartė tė ish-qeverisjes socialiste dhe qė sot kanė gjetur strehė si zėdhėnėsa tė politikės sė re.

    Menjėherė pas botimit tė letrės sė Kadriovskit, Braēe ka telefonuar gazetarin Basir Ēollaku, duke iu prezantuar si deputeti dhe nėnkryetari i Grupit parlmentar tė PS. Me tone kėrcėnuese, Braēe i ka kėrkuar llogari gazetarit pėr botimin e kėsaj dosjeje. Gazetari i ka kėrkuar qė tė mos abuzojė me imunitetin qė i jep mandati i deputetit, por nėse kėrkon tė pėrballet me tė, t'i drejtohet drejtėsisė. Braēe i ėshtė pėrgjigjur se nuk do t'i ndahet pėrgjatė gjithė jetės pėr kėtė dosje tė botuar dhe se do tė bėnte gjithēka pėr ta futur nė burg.

    Ajo ēfarė e shqetėson Braēen janė tė vėrtetat e hidhura tė "ujkut gri", tė cilat do tė vazhdojnė tė zbardhen edhe nė tė ardhmen, pėrmes njė letre tė dytė, e cila ėshtė zhdukur sapo ka dalė nga dera e burgut ku gjendej Kadriovski. Dhe janė tė vėrtetat e kėsaj letre ato qė e frikėsojnė zėdhėnėsin e Ramės. Gjithsesi, njė pjesė e mirė e saj ėshtė lexuar dhe ka lidhje me njė vrasje tė ndodhur nė ato ditė dhe se autorėt e saj tė dyshuar janė pikėrisht zėdhėnėsa tė politikės sė re.

    Pėrpara se Braēe tė kėrkojė bllokimin e tė vėrtetave tė letrės sė Kadriovskit, ai duhet tė bėjė tė qartė se cilat janė arsyet e kėtij tensionimi tė tepėrt tė tij, qė e bėjnė tė humbasė toruan dhe tė kėrcėnojė pėrmes telefonit gazetarin. Ai duhet tė sqarojė se cilat janė arsyet qė ai kėrkonte me ngulm ekstradimin e Kadriovskit nė ato ditė tė para tė arrestimit tė tij pėrmes gazetės qė drejtonte nė atė kohė. Ai duhet tė japė sqarime se cili ėshtė gazetari qė Kadriovski e pėrmend nė letrėn e tij. Po kėshtu, Rama duhet tė japė shpjegime se si ėshtė e mundur qė ato emra tė pėrmendur nga Kadriovski me iniciale dhe qė kėrkonin kokainė pėr ta eksportuar me skafe drejt Italisė dhe Greqisė janė sot pjesė e srukturave drejtuese tė PS.

    Ndėrmjet tė tjerash, nė letrėn e tij Kadriovski tregonte se si mbėrrinte droga nga SHBA nė Shqipėri, ku paketohej dhe si merrej ajo nė aeroportin e Rinasit me targat qeveritare "RSH". Kush ishte zyrtari i lartė socialist me inicialet L.H. qė fshihej pas kėtij trafiku dhe me vilė nė Amerikė. "Ujku gri", i cili tani po vuan dėnimin nė burgjet italiane, pėrmes letrės dėrguar medias, pranon se ai ka qenė njė nga krerėt e trafikut tė drogės, por ai thotė se njė trafik tė tillė nė Shqipėri e ka bėrė me zyrtarė tė lartė tė pushtetit socialist. Nė letrėn e Kadriovskit dukej qartė se si ishte implikuar zėdhėnėsi i politikės sė re nė pazaret e pista tė drogės dhe vrasjeve tė mafies. Nė letrėn e Kadriovskit flitej qartė pėr kapjen e politikės sė re socialiste nga mafia, njerėzit e sė cilės militojnė pa shkėputje qė nga viti 2001.

    Botimi i kėsaj letre nxori edhe njė herė nė pah se trafiku i drogės, korrupsioni dhe kriminaliteti nė Shqipėri pas vitit '97 e deri nė fund tė rėnies sė qeverisė sė majtė, drejtohej nga vetė pushtetarėt socialistė. Nėpėrmjet letrės, Kadriovski tregon se si e transportonte drogėn nė Greqi me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Ai thotė se nė Greqi kalonin me nga 10-20 kg kokainė, pa asnjė problem, sepse lejohej nga vetė zyrtarėt qė merrnin pjesėn e tyre tė luanit. Makinat zyrtare tė mbushura me drogė kalonin pa asnjė pengesė, sepse personat qė ishin brenda ishin tė pajisur me pasaporta diplomatike. Pra, letra e Kadriovskit nxori zbuluar politikėn e re socialiste dhe mė shumė se cilindo prej tyre tėrboi Braēen.

    Zėdhėnėsi i politikės sė re socialiste, Erion Braēe, nuk bėri asnjė reagim pas botimit tė letrės sė Kadriovskit, por pėrdori rrugėn e tij tė preferuar, atė tė kėrcėnimit tė njė gazetari. Kjo gjuhė ėshtė pėrdorur nga Braēja dhe zyrtarėt e tjerė tė PS sa herė qė u ėshtė prekur interesi dhe sa herė qė u janė zbuluar fijet lidhėse me mafian. Ky zėdhėnės i politikės sė re socialiste nuk bėri asnjė reagim, edhe pas botimit nė gazetėn "RD" tė lidhjeve tė tij kriminale me bandėn e Lushnjes. Pesė ditė mė parė gazeta "RD" botoi disa pjesė tė bisedave tė Bandės sė Lushnjes, tė zbardhura nga Prokuroria italiane tre vjet mė parė, ku Erion Braēe, nė atė kohė kryeredaktor i gazetės "Zėri i Popullit" dhe deputet i PS, konsiderohej si njė nga njerėzit mė tė besuar tė bandės sė Aldo Bares. Nė kėto pėrgjime ėshtė zbuluar se Braēe ka dalė garant tek njėri prej anėtarėve tė bandės sė Aldo Bares pėr fitimin e tenderit tė autostradės Lushnje-Fier, ndėrsa vetė Erioni do tė pėrfitonte nė ndėrtimin e pikave tė karburantit pėrgjatė autostradės. Ky fakt i botuar nė gazetė ka tronditur opinionin publik dhe ka tėrbuar Braēen, i cili nuk guxoi ta pėrgėnjeshtronte apo tė bėnte qoftė dhe njė reagim formal.

    Rexhep POLISI

    rd

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tė PENDUARIT qė trembin "politikėn e re"


    Bledi KASMI


    Shumė pikėpyetje kanė mbetur pa pėrgjigje nga sjellja e strukturave shtetėrore ndaj atij qė njihej nga shumė shtete tė Evropės si baroni i drogės. Mėnyra se si erdhi nė Shqipėri nė njė kohė qė ishte nė kėrkim nga mėse 12 shtete evropine pa i hyrė gjemb nė kėmbė, madje i mirėpritur. Si ai qėndroi i lirė pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa ishte nė top-listėn e tė kėrkuarve ndėrkombėtarė. Si ishte e mundur qė zyrtarė tė lartė tė pushtetit socialist e frekuentonin dhe arrinin deri atje sa i kėrkonin hapur drogė, duke bėrė pazare pėr ta bėrė atė ortak nė trafikimin e kokainės me pasaporta diplomatike nė drejtim tė Italisė dhe tė Greqisė. Pas arrestimit, ai nuk ka qėndruar mė shumė se katėr-pesė ditė nė Shqipėri dhe ekstradimi ėshtė bėrė me njė urgjencė tė madhe, ndėrsa enigma mė e madhe dhe qė ėshtė lėnė nė heshtje, ka qenė vrasja e gruas sė tij, ndėrsa ai sapo ishte arrestuar.

    Kur kishte kaluar vetėm pak orė nė burg, Kadriovski pėrgatiti njė letėr drejtuar medias shqiptare. Nuk ishte letra e njė krimineli, i cili kėrkonte pafajėsi. Ishte letra e njė tė PENDUARI. Ai nuk mohonte krimet qė kishte kryer, pėrkundrazi i pranonte ato duke shkruar edhe nė letėr se kishte vrarė dhe kishte kryer trafik droge. Sjellja e tij prej tė penduari trembi jo pak njerėz nė ato ditė. Vetė Kadriovski po bėnte njė skaner tė pushtetit tė atyre ditėve, ku zyrtarė tė lartė i trokisnin nė derėn e shtėpisė dhe i kėrkonin heroinė pėr ta trafikuar nė Itali dhe Greqi me pasaporta diplomatike, ndėrsa tė tjerė e kishin nisur aktivitetin e drogės duke e bėrė ortak "ujkun gri" dhe duke e transportuar drogėn nga Rinasi nė destinacionin tjetėr me targa "RSH", qė tė gjithėve u kujtohet se ishin targat qė dispononin vetėm ministrat.

    Tė PENDUARIT janė nė tė gjithė fjalorėt e mafies si armiqtė mė tė zinj tė saj. Ata kėrkohen tė eleminohen me ēdo kusht dhe me ēdo ēmim. Sepse ata trembin me dėshmitė e tyre bashkėpunėtorėt, trembin kundėrtshtartė, trembin sistemin nėse ai ėshtė i fėlliqur sikurse ai i disa viteve mė parė, trembin kėdo qė ėshtė i njollosur me afera tė pista. Ndaj ai sistem reagoi ndaj tė PENDUARIT Kadriovski menjėherė dhe me egėrsinė e mafies. Vetėm pak orė pas botimit tė letrės sė Kadriovskit, bashkėshortja e tij, Dile Kadriovski u helmua ndėrsa po pinte kafen e mėngjesit. Mesazhi ishte i qartė pėr Kadriovskin. Kishte prekur aty ku nuk duhet tė prekte, kishte pėrmendur emra zyrtarėsh tė lidhur me trafiqet si dhe kishte zbardhur linjėn e trafikut tė drogės qė si nė asnjė vend tė botės, as nė Kolumbinė e 20 viteve mė parė, nuk kryehej me targa ministrore.

    Asnjė hetim nuk u ndėrmor ndaj atij helmatimi vrasės tė Dile Kadriovskit, sepse i gjithė sistemi ishte nė funksion tė mafies. Hapi i dytė qė u ndėrmor pėr ti mbyllur gojėn pėrfundimisht Kadriovskit ishte esktradimi i menjėhershėm i tij pėr nė vendin fqinj. Tė bėn pėrshtypje se gazeta qė kėrkonte ekstradimin e menjėhershėm tė Kadriovskit pas botimit tė letrės sė tij, ishte ajo e organit zyrtar tė partisė qė ishte nė pushtet dhe qė kishte pėr drejtues atė qė sot njihet si zėdhėnės i politikės sė re. Vetė Kadriovski nuk u tėrhoq. I penduari kishte premtuar se po pėrgatiste njė letėr tė dytė edhe pėr vrasjen e bashkėshortes sė tij dhe autorėt qė fshiheshin pas asaj vrasje.

    Letrat e Kadriovskit trembi shumė njerėz tė kollarisur nė ato ditė dhe kjo nuk ėshtė ēudi. E ēuditshme ėshtė se edhe pesė vjet pas daljes nė dritė ajo tremb edhe sot e kėsaj dite njerėz tė sistemuar tek "politika e re". Zėdhėnėsi i kėsaj politike, Erion Braēe ka reaguar ndaj gazetarit Ēollaku duke i telefonuar atij dhe duke e paralajmėruar se nuk do t'i ndahet sa tė jetė jeta pėr t'a futur nė burg. Nuk bėhet fjalė pėr njė njeri tė ēfardoshėm, i cili merr telefonin dhe kėrcėnon njė gazetar, por bėhet fjalė pėr Nėnkryetarin e Grupit Parlamentar tė asaj force politike, e cila nesėr synon tė marrė pushtetin.

    Nėse pesė vjet mė parė pas botimit tė letrės sė Kadriovskit, sistemi reagoi ndaj atij tė Penduari duke i helmuar bashkėshorten, tani po bėhemi dėshmitarė se si tė njėjtėt njerėz tė atij sistemi tė pesė viteve mė parė, nxjerrin dhėmbėt dhe kėrcėnojnė sėrish me gjuhėn e mafies njė gazetar pėr mbyllje goje, i cili nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse detyrėn e tij tė investigimit tė njė afere mafioze. Dhe pėr ironi kėta njerėz shesin pėr ēdo ditė moral nėn etiketėn "politika e re".

    Si ėshtė e mundur qė ky Nėnkryetar Grupi Parlamentar tė PS, nuk guxon qė tė dalė publikisht dhe tė mohojė lidhjet e tij me mafien, nė njė kohė qė del pėr ēdo ditė para mediave duke denoncuar rritjen e ēmimit tė qepėve apo tė domateve. Si ėshtė e mendur qė Kryetari i PS hesht dhe nuk reagon publikisht kur emri i pėrmendet nė aferat korruptive tė njė prej bandave kriminale tė kėtij vendi, si ajo e "Hakmarrjes pėr Drejtėsi", si ėshtė e mundur qė zėdhėnėsi nuk del dhe reagon publikisht kur emri i tij del nga prokuroria italiane si sekser i bandės sė Aldo Bares.

    Sipas gjuhės sė mafies denoncimet nuk zgjidhen nė mėnyrė zyrtare, por nė mėnyrė private. Ndaj nuk zgjidhet podiumi i konferencave tė shtypit, por merren nė telefon gazetarėt duke i kėrcėnuar ata me mbyllje goje. Duke i kujtuar atyre histori se si mund tė kenė pėrfunduar ata qė kanė dekonspiruar rrjetin e mafies nė kėtė vend, pse jo, duke i servirur edhe fatin e familjarėve tė tė penduarit Kadriovski. Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e politikės sė re qė e nxori nė pah ribotimi i letrės sė Kadriovskit. Ėshtė gjuha e mafies e veshur me mantel politik qė po pret revansh dhe qė kėtė e demonstron pėr ēdo ditė.



    rd

  9. #19
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Erion Braēe, Kriminel?

    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Erion Braēe, Kriminel?
    Thuj te drejten a nuk ka tamam ftyr xhepisti?:
    BASHKIMI BEN FUQINE!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  2. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  3. Rrėzohet mocioni i opozitės pėr Topallin nė parlament me 70 vota
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 18:54
  4. Akuza ndaj kryebashkiakut Rama
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 426
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •