TEPELENË - Aksident i rëndë në aksin Tepelenë - Kras pranë fshatit Mogila. Dy djem kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të automjetit tip Benz ku udhëtonin së bashku. Benzi model 240 me targa të Tepelenës 1376 B, ka qenë duke udhëtuar në rrugën e vështirë rurale Tepelenë-Kras, kur ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura duke u shembur në pjesën e poshtme të rrugës.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur një 17 vjeçar dhe një fëmijë 8 vjeçar të cilët sipas informacioneve të para nga policia nuk kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin, por janë banorë të të njëjtit fshat të Mogilas. Automjeti drejtohej nga 17 vjeçari, Xhevahir Dobrai, ndërsa 8 vjeçari Egli Mahmutaj ka qenë pasagjer. Burimet nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që automjeti i drejtuar nga 17-vjeçari Xhevahir Dobrai, të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në një rrugë të vështirë, ku për pasojë ka dalë jashtë rrugës.
(a.s/Balkanweb)
Krijoni Kontakt