
Postuar më parë nga
rm_renald
Shpesh-here kam pare ne forum pyetje se si mund te fsheh nje folder dhe pergjigjet kane qene ca programe ku duhet te mbash mend nja 10 passworda. Une perdor nje menyre qe ska nevoje per asgje.
1. Folderin ose skedarin qe do ta fshehesh e Kompreson me WinRar. Sigurohuni te zgjidhni opsionin. "Delete files after archiving" . Pasi kompresohet te gjitha skedaret e folderit mblidhen ne nje arkiv Rar me prapashtese .rar .
2.Shkoni te My Computer - Tools - Folder Options - View dhe hiqini tikun opsionit Hide extensions for known type files.
3. Shkoni te arkivi juaj rar dhe ndryshoni prapashtesen nga .rar ne .dll ose .com
dhe verini nje emer psh. stdlib.dll qe te duket si pjese e nje programi.
4. Kopjojeni te ndonje folder programi psh. C:\Program Files\Adobe\Adobe Dreamweaver CS3 dhe mbaroi.
5. Kur te doni te aksesoni skedaret thjesht nderroni prap. nga dll ne rar dhe mos harroni ta ndryshoni prap ne dll LOL.
5. Po te doni arkivit rar kur beni kompresimin mund ti vendosni password.
Krijoni Kontakt