Paga bazë e minatorëve të kombinatit “Trepça”, do të jetë 370 euro, e menaxherëve 780,ndërsa pastrueset do të kenë pagë prej 220 eurosh
Mitrovicë, gusht 2008-Sipas një komunikatë të lëshuar ditë më parë nga BSPK-ja thuhet se ka përfunduar sistematizimi i vendeve të punës në kombinatin “Trepça”. Minatorët e “Trepçës” në Stan Tërg janë shprehur të kënaqur me ecurinë e realizimit të marrëveshjes së arritur më 16 gusht, ditën kur ata i dhanë fund grevës treditëshe në horizontin XI.Sistematizimi i vendeve të punës në minierën e “Trepçës” ka përfunduar sipas afatit të përcaktuar në marrëveshje. Sipas këtij sistematizimi, paga bazë për minatorët do të jetë 370 euro, e pastruesve 220, ndërsa paga e menaxherit do të jetë 780 euro.
Hajdin ISLAMI,VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.shqipo.com
www.vushtrriapress.tk
Krijoni Kontakt