Dy operacione antidrogë kanë sekuestruar 2 kg heroinë në Tiranë dhe Vlorë, si dhe kane vënë në pranga 7 persona. 2 grupet e kapura nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin ndërsa sipas policisë arrestimi është kryer në momentin që ishin duke shitur lëndën narkotike. Operacioni i parë është kryer pranë shkollës së mesme “Ali Demi” në Vlorë, ndërsa operacioni i dytë është kryer në sheshin përballë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë.
VLORË / TIRANË - Plot 2 kilogram heroinë dhe 7 të arrestuar është bilanci i dy operacioneve në orët e pasdites nga policia e Vlorës dhe nga policia e Tiranës. Operacioni i parë është kryer në Vlorë ku është sekuestruar 1 kilogram heroinë dhe janë arrestuar katër persona. Operacioni është realizuar pranë shkollës së mesme “Ali Demi” në Vlorë teksa katër të arrestuarit ishin duke shitur lëndën narkotike. Ndërkohë operacioni i dytë i pasdites së sotme është realizuar në Tiranë ka sekuestruar një tjetër sasi prej 1 kilogram heroinë dhe janë arrestuar tre persona të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga uniformat blu të cilët kanë deklaruar se ende vazhdojnë hetimet për trafikun e lëndës narkotike.
Sipas efektivave të Vlorës pas hetimeve të vazhdueshme dhe prej disa muajsh, ata kanë arritur të bien në gjurmët e trafikantëve. Në momentin e arrestimit të katër të arrestuarit janë kapur duke trafikuar 1 kilogram heroinë çka ka sjellë edhe arrestimin e tyre në kushte flagrante. Pas kësaj policia ka nisur të kryejë kontrolle nëpër automjete dhe banesa. Aktualisht ende nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve por policia pohoi se do të ketë të tjera arrestime nën akuzën e trafikut të drogës.
Ndërkaq një tjetër operacion antidrogë i realizuar pranë stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë ka sekuestruar një tjetër sasi droge. Plot 1 kilogram heroinë ishin nën posedimin e tre personave të arrestuar të cilët dyshohet të jenë të arrestuarit e parë të një rrejti trafiku droge. Sipas të dhënave të policisë ende nuk bëhen të ditura emrat dhe të dhënat e të arrestuarve të cilët aktualisht janë shoqëruar në qelitë e paraburgimit nën akuzën e trafikut të drogës.
Aktualisht të arrestuarit janë duke u marrë në pyetje lidhur me mënyrën e sigurimit të lëndës narkotike dhe rrjetit e shpërndarjes së saj në Tiranë dhe Vlorë.
(a.s/Balkanweb)
Krijoni Kontakt