Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Sa e saktë je në zgjedhje?!

    Për të kuptuar një pjesë shumë të domosdoshëm të karakterit, që është saktësia që ekzaktësisht është tipike e karaktereve të prera dhe intuitive, provoni dhe zbulojeni përmes këtij testi…!!

    Dilni për të bërë shoping, përpara se të zgjidhni një palë këpucë në dyqan mendoheni?



    a. asnjëherë, pasi e di se çfarë dua



    b. disa herë



    c. më ndryshon mendja, marrë diçka tjetër edhe pse e kisha menduar se çfarë doja





    Planifikoni shumë kohë më parë të ndërmerrni një udhëtim ku datën dhe vendin e keni vendosur, si veproni?





    a. mjafton ta kem vendosur, nuk pyes, iki menjëherë



    b. ndryshoj mendim në momentin e fundit



    c. nuk e di, por nuk më dalin planifikimet





    Shikoni një djalë shumë simpatik në rrugë, gjë që ju mbetet mendja, e takoni sepse ai ishte i interesuar i pari sikur t’ju kishte lexuar mendjen.Çfarë ndodh?



    a. zhgënjehem totalisht. Aparenca dhe intelekti nuk kanë asnjë lidhje



    b. kisha kohë që në ëndrrat e mia kërkoja një mashkull të tillë



    c. nuk ishte aq keq si eksperiencë





    4. Keni vendosur për t’i dhënë fund një lidhjeje?



    a. sa do që të përgjunjet, përgjigjja është e prerë jo



    b. e kam shumë të vështirë edhe pse më ka ardhur në majë të hundës



    c. më në fund u bëra e ndërgjegjshme se nuk vlen





    Një mikut tuaj i ktheni kurrizin?



    a. kur ju zhgënjen



    b. kur nuk pajtohet me mendimet e juaja



    c. kur e kuptoni se ju ka mashtruar




    Pyetjet a b c



    1 3 2 1

    2 3 1 2

    3 1 3 2

    4 3 1 2


    5 3 1 2





    përgjigjet deri në 1- 12 pikë





    Asnjëherë nuk dini të bëni zgjedhjen e duhur. Në shumicën e rasteve zhgënjeheni nga preferencat e juaja, që fillimisht humbni pas tyre. Por ka ardhur momenti që ju të bëni një reflektim, që të dini të jeni më e saktë në zgjedhjet. Tek ju vlen shumë proverbi: “dielli i mirë shihet që në mëngjes”. Një pjesë të fajit në zgjedhjen e keni personalisht, sepse përpara se të bëni një zgjedhje nuk mblidhni asnjë mendim. Mendimet vlejnë gjithmonë, ndaj ndryshoni dhe veproni kështu.





    Mbi 12 pikë





    Jeni e saktë dhe racionale në zgjedhje, kjo ju ndihmon shumë që mos të bini në gabim. Ju jeni e qartë në zgjedhjet tuaja, këtë e bëni shumë kohë më parë në mendje, pastaj e zbatoni pa frikë. Si në aspektin material dhe sentimental syri dhe intuita nuk ju lënë kurrë në baltë. Duhet të përgëzoheni për këtë fakt dhe pse jo të merreni si shembull nga njerëzit e tjerë.
    skerdigodo@hotmail.com

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    une kisha 11 pike per vete, por sikur s'me shkon shume ajo pergjigja si jo-racionale
    La vita è bella...

  3. #3
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Pershendetje zakonisht ne jet kam hasur shum teste psikologjikete ngjajshme mirpo interesante qe te rriten kureshtjen do ishte edhe me interesante sikur te postonim teste psikologjike te ndryshme .

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:29
  2. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  4. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  5. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •