Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Pango harron Nënë Terezën dhe Migjenin

    Asnjë ceremoni përkujtimore nuk është organizuar në Tiranë për 98- vjetorin e lindjes së bamirëses shqiptare Nënë Tereza. Në 70-vjetorin e vdekjes, Migjeni nuk kujtohet as në qytetin e lindjes, në Shkodër.

    TIRANE- Me gjak jam shqiptare... por i përkas gjithë botës", ka shkruar Nënë Tereza. Kjo i përkëdhel krenarinë çdo shqiptari. Po ashtu edhe të deleguarve të institucioneve tona shtetërore nëpër botë. Një misionare e paqes, e cila nderohet nga të gjithë popujt. Por duket se kjo ndodh sapo kalojnë kufijtë e u duhet një figurë për përfaqësim. Brenda vendit, i kap harresa. Dje është shënuar 98-vjetori i saj i lindjes. Tirana ka qenë plotësisht në heshtje. Dikush edhe e ka thënë një lutje për shpirtin e saj, ndërsa institucionalisht asgjë. Nga Ministria e Kulturës nuk pati asnjë lajmërim për ndonjë aktivitet. Madje nuk ka as ndonjë njoftim modest për këtë përvjetor. Sigurisht që me shpirtin e madh, Nënë Tereza do të na e kishte falur këtë harresë. Do të kishte bërë një lutje edhe për Shqipërinë dhe "mëkatarët" e saj. Ndërsa përmes internetit, vijnë lajmet nga India. Në Kalkuta, aty ku bamirësja konsideronte shtëpinë e saj, janë mbajtur që në mëngjes ceremoni në kujtim të murgeshës. Kanë qenë motrat e Misionit Humanitar, që janë mbledhur rreth varrit të Nënë Terezës për 98-vjetorin e saj të lindjes. Me lule, ato kanë shkruar "Happy Birthday Mother" mbi varrin e saj. Njëkohësisht në mëngjes, nga murgeshat e Urdhrit që ndërtoi Nënë Tereza dhe besimtarë të tjerë, është mbajtur një seancë speciale lutjesh. "Ne u lutëm për paqen e Nënë Terezës dhe falënderuam Zotin që na dërgoi atë si shpëtimtare", - ka thënë Motër Nirmala, drejtuesja e Misionit Humanitar. E lindur më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup, Nënë Tereza do të njihej në të gjithë botën për ndihmën që i dha të varfërve. Në qytetin e saj të lindjes janë organizuar disa aktivitete përkujtimore, duke nisur që nga vizita në memorialin e saj, përurimi i librit "Nëna ime, Nëna Terezë" dhe ndarja e çmimeve shtetërore, "Nënë Tereza". Për shqiptarët, figura e saj është bërë vonë e pranishme. Regjimi nuk e ka lejuar. Pas viteve '90-të filloi të flitej shumë për të, aq më tepër pas vizitës në Shqipëri. Por siç duket, tek ne është e theksuar sindroma e harresës kur këto personazhe nuk janë fizikisht. Ndoshta ministria mund të justifikohej me faktin se nuk është një përvjetor i rëndësishëm, ose me faktin që tani është periudhë pushimesh. Ndoshta edhe pse vjet, kjo ministri e kujtoi në 10- vjetorin e vdekjes me disa ceremoni, të cilat sigurisht që u njoftuan shumë më vonë aktiviteteve që vinin nga vende të ndryshme të botës. Por Nënë Tereza nuk është rasti i vetëm. Nëse do të ngulmonim te përvjetorë të plotë, atëherë do të ndalonim te Migjeni. Po dje, është shënuar 70-vjetori i vdekjes së "poetit të mjerimit".

    Migjeni

    Millosh Gjergj Nikolla vdiq i vetëm më 26 gusht të vitit 1938, në sanatoriumin e Torre Peliçes në Itali. Shkroi me fjalë dëshpërimin e heshtur. Pas 70 vitesh që nga dita e vdekjes, emri i tij vazhdon të mbështillet me këtë tis. Në këto ditë, përmes shkrimeve të ndryshme, Migjeni është afruar paksa mes atyre që "zhyten" në realitetin e poetit "revolucionar". Si për ironi të fatit, guximi i djaloshit që u shua në moshën 27-vjeçare, do ta linte në harresë për vite me radhë. As për të nuk ka pasur ndonjë aktivitet përkujtimor. Jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por heshtje ka qenë edhe në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Aty ku i gjendet vetëm një bust i gjymtuar dhe varri që shumë nga shkodranët as që e dinë ku është. Asnjë aktivitet nuk është planifikuar nga Bashkia e këtij qyteti, ku mund të mendohet se ndjenja e pranisë së tij është më e madhe. Sot personazhet migjeniane do të kishin një skamje më të madhe, por shpirtërisht. Ndonëse Ministria e Kulturës nuk e kujtoi në këtë përvjetor, ministri Pango e ka një meritë. Emri i Migjenit i është dhënë një prej çmimeve letrare të konkursit, që më parë është quajtur "Penda e Artë dhe e Argjendtë". "Për të inkurajuar autorët e rinj në fushën e prozës dhe poezisë, krijohet çmimi "Migjeni". Ky çmim do t'u jepet atyre autorëve të rinj, të cilët me krijimtarinë e tyre të botuar përgjatë një viti, kanë mundur të përcjellin tek lexuesi shqiptar modele dhe një nivel të lartë letrar", ishte motivi se pse lindi ky çmim.

    Eqerem Çabej

    Më 6 gusht u shënua 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit të njohur Eqerem Çabej. Edhe kjo ditë u kalua në heshtje. Në fakt nga Ministria e Kulturës ky vit, në nder të tij ufol për një sërë aktivitetesh që do të organizoheshin me këtë rast. Në konferencën për shtyp nuk u dha një kalendar i programuar, por u premtua se gjatë kohës do të kishte sesione shkencore dhe të tjera veprimtari që do t'i kushtoheshin gjuhëtarit. Në fakt, pjesa më e madhe e vitit ka kaluar dhe aktivitete të rëndësishme që u thanë nuk janë parë.



    (s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    migjeni nuk vdiq i vetmuar.. por nen kujdesin e familjareve te tij e te mjekeve e motrave medicinale.. e pikerisht te murgeshave ose sorrelave te fese katolike te cilat i ngrati Migjen si i ri qe ish nuk i kuptonte ca gjera dhe i gicilon pak ne poezite e tije.. pra vdiq atje ne itali ne senatoriumin e njohur ku e dergoj shteti zogist.. pamvaresisht se migjeni shjkruante kritika ndaj atij regjimi ne poezit e tije..

    ne vitet e regjimit enverist.. gjithe plejada migjeniane.. gjith shoket e miqt e tij me te afert vdiqen burgjeve e birucave e gulageve envero stalino-xhahiloiste.. edhe se nuk kishin bere as nje varg jo me poema kunder dull satrapit.. pa pasur prane as familjar as sorrela as prift e hoxhallare e as shoket ish-partizan .. pervec ndonje operativi qe kryente porosite e fundit te sigurimit enverist.. izolim e mbikqyrje der ne frymen e fundit..

    ashtu ne heshtje e i harruar e izoluar iku dhe i ndjeri mik e shok e kujdestar i migjenit dhe i vepres se tij.. rilindasi e biri rilindasit.. profesor skender petro nini luarasi..

    respektin e nderimin e sinqerte e moren atdhetaret shkrimtaret e figurat e shquara.. vetem kur doli ne skene partia qe qeveris sot.. ku dhe ylli pangua ben pjese.. pra me PD -ne e azem hajdarit dhe sali berish e arbnor topallit.. e tjtj..

    pra.. altin arapoistet e aldo baristet e zan caushistet enveriste te gazetes shqiptare.. le ti kursejne lotet e krokodilit.. se nuk u ka mbetur gje atyre per te nderuar..


    rrofte pd.. qe u dha respekt e dinjitet dhe atyre qe vdiqen.. te damkosur.. nga shtaza ppsh.. qe don te na e sjell urgjentisht ne pushtet gsh -ja e bollin malltez aniles..

  3. #3
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    ti qenke gernete fare,seriozisht,u rrite u plake dhe mbete k.oq.e arre.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Analistja
    Anëtarësuar
    14-08-2008
    Vendndodhja
    Hmmm...
    Postime
    47
    Citim Postuar më parë nga bledikorcari Lexo Postimin
    ti qenke gernete fare,seriozisht,u rrite u plake dhe mbete k.oq.e arre.
    E shikon edhe ketu jemi bashke. E kam thene une qe shkojme mire si qytete

  5. #5
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar më parë nga Analistja Lexo Postimin
    E shikon edhe ketu jemi bashke. E kam thene une qe shkojme mire si qytete
    te pashe me flori te pashe,
    aty ne ballkon qe po qendroje
    te hodha nje lule me force
    por ti me ktheve nje poce ne koke ,aahahahahahah
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    keta po harrojne nenat e tyre,e jo me Nen Terezen
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Une personalisht mendoj se me te drejt institucionet e shtetit shqiptar nuk kan pasur asnje aktivitet per figuren ne fjal ngase nuk ka ber asgje per kombin shqiptar meritat e saja i perkosin kalkutes dhe vatikanit. Ne kemi figura edhe me meritore se sa kjo dhe nuk ua kemi dhen vleren dhe meritat qe ju perkasin.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Analistja Lexo Postimin
    E shikon edhe ketu jemi bashke. E kam thene une qe shkojme mire si qytete
    Nga je ti me çupke?
    ps.Ylli Pango eshte nje beqar kurvar.ça pret pret nga ai???????????????

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Analistja
    Anëtarësuar
    14-08-2008
    Vendndodhja
    Hmmm...
    Postime
    47
    [QUOTE=bledikorcari;2008744]te pashe me flori te pashe,
    aty ne ballkon qe po qendroje
    te hodha nje lule me force
    por ti me ktheve nje poce ne koke ,aahahahahahah

    Perzotin ja hodha nje kalimtari
    qe koka lart i mbeti
    te thashe ik me tutje
    por ti sme degjove

    opss harrova per temen. Sa te jete saliu nene terezja sdo kujtohet

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    analo-iste ja ke fut kot oj qik..

    disa koh me pare dhe ti do e kesh pare qe saliu peruroj monumentin e nen terezes..

    altruist.. per cudi nicku yt me mendimet qe thua qenkan larg si zelanda e re me kosoven..

    qeveria ka bere boll per te nderuar nen terezen.. e po ben boll dhe per te nderuar te tjere..
    dhe kurr nuk eshte e tepert me nderue nen terezen e as figurat e tjera..

    ngo bre altruisti pi prishtine..

    prishtina sot eshte qytet i lire.. e ne kte liri qe ka prishtina e krejt kosova.. ti e mijra si ty skeni asnji merit.. ( ani se e meritoni lirine) kurse ajo nan tereza i ka do merita.. por ti nuk i din as nuk mundesh me i kuptue e si ty jan mijra e mijra enveriste talibanoiste bin stalino ladenisto llapushnikiste kosovare.. sepse enveroizmi ju ka hi thell e nji nga shpifjet enveriste ka qen dhe ajo sipas te ciles nan tereza asht nji armike e shqiperise..nji agjente e vatikanit dhe imperializmit.. e ju me kte porosi te propagandes enveriste jeni rrit bab gjysh bab e ti i biri..
    kthjellohuni pak..
    ngo altrumist.. se altruoist spo koke hiq..

    asht nji qytet qe ka nji emer.. qe asnji kosovar brez mbaz brezi sduhet me e harrue..
    nuk i thon as vlor as gjirokaster as tiran e as prekaz a decan a skenderaj..
    i thon aviano.. e ndodhet ne itali .. aty asht nji baz ushtarake e natos.. e prej atyhit or djalosh jan nis avionat e natos e i kan ra sllobos e beligradit e i kan detyrue agresoret tan shum shekullore.. (qe ne vet smujtem asnjihere) qe nji dit me i marr valixhat e tenkat e policat e arkanat e udbashat e me ik ne shumadi..

    qe me u nis avionat pi avianos i thuj bab gjyshit qe numron tespijet.. e babes qe ruan veprat e enverit.. e vehtes qe leh per jakupa e mangupa.. asht dasht pelqimi i shtetit italian.. e vec asaj dhe i atij shtetit te vogel te vatikanit..
    e qe vatikani me dhan pelqim.. qe fuqit perendimore te krishtera..me sulmue nji shtet sllavo ortodoks.. per me shpetue nji popull gati krejt musliman.. asht dasht shekuj pun.. prej atyne bashkatdhetareve tan shqiptar por me fe te krishtero katolike.. e ne mesin e ketyre puntoreve te medhej qe ja kan zbukurue ftyren kombit shqiptar.. bajn pjese shum klerik te shquar katolik te shkodres e kosoves.. e ne mesin e tyre qendron dhe mikja e ketyre klerikve te larte.. nana tereze.. e cila ka prezantuar ne vatikan por dhe ne bote.. nji model.. e model te altruizmit ma te paster.. e se bashk me kte model ka lan dhe vulen.. se ajo i perket kombit shqiptar.. pra dhe shqiptareve te kosoves..
    pra qe nga aviano u nisen avionet kunder serbis e rusis pas saj.. ka merit dhe papa i vatikanit.. e ne kte merit asht dhe respekti i papeve ndaj nanes terez..

    lexoje kte qe te thash.. shkruje ne leter e shperndaje si hajmali nder bashk mendimtaret e tu te shumte..

    qashtu or nicka mdhaj e shpirta te vegjel..


    ..


    bledush.. thuj cka te dush..

    korca e ka nji djal flori.. qe i themi mondush..
    na mjafton ai si korcar..

    ti shko ne 5 dyqankat e merni porosi nga ben blushi e erion bracja.. apo vijn ne athin e ju instruktojn..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-08-2008 më 15:35

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  2. Dr. Gëzim Alpion “pelegrinazh” akademik për Nënë Terezën
    Nga Shijaksi-London në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 11:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •