Nje tjeter kenge e bukur !
Nje tjeter kenge e bukur !
Gjithmon e kam pelqyer Anjezen, eshte kengetare e mire.
E urte e qeshur dhe me nje ze te mbrekullueshem! Kengetare per tu marr shembull ne Shqiperi eshte Anjeza Shahini.
Anjeza Shahini, nje nga zėrat mė tė mirė e mė premtues tė muzikės moderne shqiptare ka punuar me produksionin “Entermedia” qė ta lancoj klipin e ri.
Duke mos i ikur stilit tė saj Shahini ka presentuar kėngėn “Magnet” nė 8 Shtator, 2014.
/Indeksonline/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-09-2014 mė 10:18
Projektin e saj mė tė ri e ka titulluar “Magnet”. Kėtė kėngė e ka punuar Mario Deda, kurse tekstin e kėsaj kėnge e ka shkruar rep artisti i njohur Big Basta. Ndėrkaq videoklipi i kėngės ėshtė punuar nga produksioni ‘Entermedia’.
E menjėherė pas publikimit tė kėngės, ai qė i pari e ka lavdėruar Anjezėn pėr kėngėn ishte Big Basta i cili nuk hezitoj tė tregoj qė ndjehej krenar pėr punėn e bėrė nė kėtė projekt.
“Big up pėr Anjeza Shahini me kėngėn/klipin Magnet, njė punė e shkėlqyer si me muzikėn ashtu edhe me klipin. Proud of u guys”, ishte komenti i autorit tė tekstit. Ndryshe duket se kjo kėngė edhe nga publiku po pėlqehet shumė, kjo duke u bazuar nė klikimet e shumta qė projekti i ka marrė./Tribuna/
http://www.rajonipress.com/shfleto-a...t.php?id=27982
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-09-2014 mė 10:19
po pse e quajne Klipi i Ri...c'kuptim ka fjala Klip???!!! Klip+Klip+Klip+Klip=Videoklip
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Anjeza Shahini: Pse zgjodha tė jem jashtėtokėsore
Njė kėngė pėr magnetin qė kemi tė gjithė brenda nesh, ndėrsa tėrheqim dhe na tėrheqin tė tjerėt. Anjeza Shahini ia ka kushtuar pikėrisht kėsaj force pėr tė zotėruar dhe energjisė qė shkėmbejmė me njėri-tjetrin, kėngėn e saj tė re me kėtė titull. E plotėsuar nė dashurinė e saj katėrvjeēare me diplomatin anglez Pol, kėngėtarja e njohur kėsaj here vjen me atributet e jashtėtokėsores nė stilin personal nė muzikė. Pėr jetėn nė ēift, dashurinė dhe ēfarė ka komerciale nė klipet e saj, flet nė kėtė intervistė tė “Panorama Plus”.
Pas “Ujė nė shkretėtirė” rikthehesh me klip ndryshe tė titulluar “Magnet”. Ē’ėshtė kjo fabul?
Fabula e “Magnet” ėshtė njė tjetėr ngjarje e pazakontė. Njė objekt i ardhur nga hapėsira, njihet me planetin tokė me natyrėn njerėzore. Njerėzit e duan, e marrin, e zbresin te ngjyra, te lulet, ndėrtesat, i tregojnė sa e larmishme ėshtė toka, sa melodike, sa me ritėm. Dy forca tė mėdha tėrhiqen me njėra-tjetrėn dhe kalojnė njė ditė magjike sė bashku. Objekti i ardhur prej hapėsirės sigurisht nuk mund tė qėndrojė mė gjatė nė tokė. E dashuroi tokėn, e mori me vete dhe me njė forcė magnetike u ngjit nė hapėsirė.
Duket si njė udhėtim astronomik. Ēfarė ka mistike nė kėtė lloj arti qė ti sjell?
Mistike ėshtė shprehja e muzikės nė formė metaforike. Sikurse fabula, edhe muzika ėshtė e tillė, krijohet, tė tėrheq, e pėrjeton. Njerėzit e duan, jetojnė me tė momente tė rėndėsishme, e shijojnė si tė jetė e fundit herė.
Edhe “look-u” yt duket si i pėrket tjetėr kohe, pra njė imazh larg femrės sė ditėve tona. Pse zgjodhe tė vish me pamjen e statujave perfekte?
Besoj qė tashmė indentifikohem si fanatike ndaj “rregullave” tė kėngės. Me look-un tim gjithmonė kam dashur tė identifikoj kėngėn, ta ilustroj mesazhin qė pėrcillet. Nuk ka rėndėsi nėse dukem mjaftueshėm e bukur, pasi mendoj qė nėse ke diēka pėr tė shprehur edhe me look nė njė kėngė, do tė dukesh gjithsesi pėrherė e bukur. Kėtė herė megjithatė kam marrė shumė komplimente pėr look-un, sigurisht kjo mė bėn tė ndihem mirė, tė ndihem bukur.
Si shkoi vera pėr ty, preferove Londrėn ku jeton i dashuri yt, apo ndonjė vend tjetėr pėr tė pushuar?
Nuk di, nė fakt a u duhet bėrė mė kjo pyetje artistėve, sepse ndryshe nga punonjėsit 8-orarėsh, artistėt punojnė me orare tė zgjatura ose bėjnė pushime, flenė ditėn e rrinė natėn, e rutina tė tjera si kėto. U mundova tė punoja pėr projektet e mia gjatė verės, kur ishte dhe mė qetė nė Tiranė, dhe tani qė i vura pėrpara punėt e mia, kam arsye pėr tė pushuar.
Si po shkon lidhja me Pol dhe cilat janė planet qė bėni bashkė pėr tė ardhmen?
Mirė shumė, plane kemi, por edhe shumė nuk bėjmė se na shkon ters (qesh).
Mė intrigojnė meshkujt e qėndrueshėm, si partneri im
Tė jesh magnet pėr publikun, cili ėshtė sekreti?
Shumė i thjeshtė, unė i dua, ata mė duan, ja ku u pėrputhėm.
Me stilin qė ke nė klipet e tua, je reminishencė e kohėve kur femra intrigonte, apo je femra e se ardhmes, e ftohtė dhe e pavarur?
Si nė kėngė, ashtu edhe nė videot e mia dallohen qartė shenjat e ndjesive, dashurisė, romantikės, madje edhe kėtė herė qė vij si njė femėr jashtėtokėsore, futuriste, madhėshtore, e pavarur. Nga metali gri kthehem nė tė kuqe, nė femrėn e tokės, nė atė me shpirt intrigues.
Nė kėndvėshtrimin tėnd, si duhet tė jetė femra apo mashkulli qė tė konsiderohen seksi?
Qė unė ta konsideroj njė femėr seksi, duhet qė sė pari vetė kjo femėr ta konsiderojė veten tė tillė, duke pasur siguri nė hiret e saj, njė femėr inteligjente di si tė sillet natyrshėm seksi. Ndėrsa njė mashkull nuk do tė mundja gjithsesi ta konsideroja seksi nga muskujt apo nga vetulla e bukur. Meshkujt qė tregojnė qėndrueshmėri dhe janė tė kujdesshėm pėr ato qė thonė e bėjnė, gjithmonė mė kanė intriguar (kėshtu mė ka intriguar mua partneri im). Sidoqoftė, unė mendoj qė meshkujt nė pėrgjithėsi janė mė naivė nė kėtė pikėpamje dhe, sado tė mundohen, nėse nuk janė seksi, ėshtė e kotė tė sillen si tė tillė.
E ke ndier fuqinė e magnetit nė dashuri e si mund ta pėrshkruash kėtė ndjesi?
Forca magnetike ėshtė e tillė, nėse tė shtyn nuk je pėr tė, nėse tė tėrheq, tė merr pas vetes e nuk tė lėshon mė.
Me kalimim e viteve ke kuptuar se dashuria e vėrtetė ėshtė pasion apo siguri?
Siguria ėshtė e mirė, sepse e konsolidon njė marrėdhėnie, e ngjit nė shkallė tė larta pa frikė se rrėzohesh. Por s’di sa siguri mund tė kėtė njė dashuri kur nuk ka mė pasion.
http://www.express.al/index.php/inte...jashtetokesore
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-10-2014 mė 11:37
" E Diell " , 2017 .
Krijoni Kontakt